Merkel nuk do të ndryshojë politikën ndaj Evropës
Faqja 1 e 1
Merkel nuk do të ndryshojë politikën ndaj Evropës
Merkel nuk do të ndryshojë politikën ndaj Evropës
Fituesi i zgjedhjeve 2013: Angela Merkel dhe CDU
CDU ka fituar qartë zgjedhjet parlamentare 2013 në Gjermani, por ka humbur partnerin në koalicion, liberalët. Angela Merkel pritet të jetë kancelarja e ardhshme.
(I plotësuar)- Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, janë një votë e fuqishme për unitetin e Bashkimit Evropian.
Merkel, koalicioni i së cilës ka fituar 41.5 për qind të votave në zgjedhjet e së dielës, ka thënë se nuk sheh nevoja për ndryshim të politikës gjermane ndaj Evropës.
Gjermania ka qenë mototri i ekonomisë së Evropës dhe mbështetësja kryesore e monedhës euro.
Merkel ka thënë se tashmë ka kontaktuar social-demokratët për mundësinë e formimit të koalicionit qeverisës.
Partneri i koalicionit të Merkelit qysh në vitin 2009, Partia Demokratët e Lirë, nuk ka fituar vota të mjaftueshme për të hyrë në Parlament.
Rezultatet e plota: Merkel fituese me 41.5% të votave
Koalicioni i kancelares gjermane, Angela Merkel, ka shënuar fitore dërrmuese në zgjedhjet e së dielës.
Rezultatet e plota kanë treguar se demokristianët e Merkelit, së bashku me Unionin Kristian-Social, kanë fituar 41.5 për qind të votave.
Megjithatë, partneri aktual i saj, Partia Demokratët e Lirë, ka pësuar humbje me më pak se 5 për qind të votave, të cilat nuk janë të mjaftueshme për të hyrë në Parlament.
Kjo është hera e parë në më shumë se gjysmë shekulli që Demokratët e Lirë nuk do të përfaqësohen në Bundestag, që është Dhoma e Ulët e Parlamentit.
Rezultatet sugjerojnë se Merkel do të duhet të negociojë koalicionin me social-demokratët e qendrës së djathtë, të cilët kanë dalë të dytët me 25.7 për qind të votave.
Partner tjetër i koalicionit mund të jenë edhe Të Gjelbrit, që anojnë kah e majta dhe kanë fituar 8.4 për qind të votave. Por, analistët thonë se një koalicion i tillë ka më pak gjasa, marrë parasysh dallimet e gjera që ekzistojnë midis politikave të Merkelit dhe Partisë së Gjelbër.
Bisedimet për koalicionin e ri mund të zgjasin disa javë.
Angela Merkel është kancelarja e tretë që fiton mandatin e tretë që prej Luftës së Dytë Botërore. Dy të tjerët kanë qenë Konrad Adenauer, lideri i parë i pas-luftës në Gjermani, dhe Helmut Kohl, i cili ka udhëhequr vendin drejt ribashkimit më 1990.
Të dielën vonë, Merkel u është drejtuar edhe mbështetësve të saj:
“Dua të them: Jini të lumtur dhe lumturia do të na japë fuqinë për t’i ndërtuar vitet e ardhshme ashtu siç duhet. Kemi shumë përgjegjësi, por ne mund ta menaxhojmë atë. Të gjitha të mirat, faleminderit”, ka thënë Merkel.
Merkel, 59 vjeçe, i ka sjellë përfitime ekonomisë gjermane, e cila mbetet e fortë dhe krenohet me normën e ulët të papunësisë, prej rreth 7 për qind.
Kjo e ka ndarë atë nga udhëheqësit e vendeve të tjera, si Irlanda, Portugalia, Italia, Greqia, Spanja dhe Franca, të cilët nuk janë votuar nga qytetarët, për shkak të trajtimit të borxhit dhe papunësisë së lartë.
Merkel ka bërë polemika të ashpra me vendet si Greqia, duke kushtëzuar paketat e ndihmës për to vetëm më shkurrtime të mëdha të shpenzimeve dhe reforma.
Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, ka uruar Merkelin, duke shprehur besimin se ajo do të vazhdojë të punojë për një “Evropë të begattë”.
Urime kanë dërguar edhe udhëheqësit e Francës, Britranisë, Belgjikës dhe Italisë.
CDU e Angela Merkel fitues të zgjedhjeve parlamentare në Gjermani
Gjermania zgjodhi sot parlamentin e ri. 61,8 milionë vetë ishin ftuar të përcaktonin me votën e tyre përbërjen e Bundestagut të ri, ndër ta tre milionë votues, që votonin për herë të parë.
Sipas prognozave të institutit për demoskopi "Infratest dimap", CDU ka fituar 41,8% të votave, reth 8 % më tepër se në vitin 2009. SPD fitoi 25,5% të votave, pra 2-3% vota më tepër se në vitin 2009. Të Gjelbrit kanë humbur 2,7% të votave në krahasim me vitin 2009 dhe kanë fituar vetëm 8,4% të votave.
Liberalët, FDP, kanë humbur rreth 10% në krahasim me vitin 2009 dhe me 4,5% të votave me sa duket nuk do të arrijnë të hyjnë në parlamentin e ri. Partia e Majta ka humbur 3,4% në krahasim me vitin 2009 dhe ka marrë 8,5% të votave. Kurse partia më e re, e cila kandidoi për herë të parë në këto zgjedhje Alternativa për Gjermaninë (AfD)duket se ka fituar 4,9% të votave.
të kenë në parlament 298 deputetë, SPD 181, E Majta 60 dhe Të Gjelbrit 58. Kështu Bashkimi CDU/CSU duket se ka arritur shumicën absolute dhe mund të qeveriste i vetëm. Nëse kjo do të ndodhë, nuk dihet ende.
Në këtë mënyrë në Gjermani mund të ketë sërish një koalicion të madh mes CDU/CSU dhe SPD-së. Teorikisht është i mundur edhe një koalicion mes CDU/CSU dhe ekologjistëve. Nga ana tjetër në rast se SPD, bashkohet në koalicion me Të Majtën dhe ekologjistët, ajo ka gjithashtu një shumicë në parlament.
Pjesëmarrja në votime ishte me 73% rreth 3 % më të lartë se në vitin 2009.
Edhe një herë Merkel por me kë?
Pak ditë para së dielës së votimit (22.09.) në miliona kuti poste të qytetarëve gjermanë mbërriti një letër e nënshkruar nga "Angela Merkel, Kancelare dhe kryetare e Partisë Kristiandemokrate (CDU)". Në të shkruhej: "Nëse doni që unë edhe më tej të jem Kancelarja juaj, atëherë shkoni të votoni të dielën dhe të dy votat jepini për CDU-në". Katër fjalët e fundit ishin shkruar me bojë të trashë të zezë. Fushata e shtrenjtë është përgjigja e shpejtë e Merkelit për partnerin në koalicion FDP (Demokratët e Lirë), të cilët pas humbjes së fortë në zgjedhjet për parlamentin e landit në Bavari, kërkojnë me ngulm votën e dytë, pra atë për subjektin elektoral nga zgjedhësit e kristiandemokratëve. FDU kërkon të sigurojë 5 për qind të votave për të hyrë në Parlament. Por në qendrën e CDU-së tani thuhet se secili duhet të luftojë për vete.
Merkel nuk ka dëshirë dhe nuk e ka as të nevojshme ta lidhë fatin e saj me partnerin e dobësuar në koalicion, i cili sipas sondazheve të fundit është vetëm pak mbi 5 për qind. Analistët e sondazheve e shohin kampin konservatoro-liberal (CDU/CSU-FDP) me e shumta një pikë përqindje avantazh ndaj opozitës. Për shkak të marzhit të gabimit prej 2 deri 3 për qind të sondazheve, është e pasigurt nëse koalicioni aktual mund të vazhdojë të qeverisë.
Por Kancelarja është në një situatë komode: Unioni CDU/CSU me një rezultat të pritshëm prej 40 për qind do të rezultojë partia më e fortë dhe mund të zgjedhë partnerin në koalicion. Nëse FDP nuk e kalon kufirin për të hyrë në parlament, kandidati i mundshëm janë socialdemokratët. Merkel dhe sfiduesi i saj socialdemokrat Peer Steinbrück vërtet kanë theksuar vazhdimisht se një koalicion i madh nuk është dëshira e tyre.
Aleanca e majtë është vetëm një fantazëm e fushatës elektorale
Por SPD dhe ekologjistët sipas sondazheve të fundit së bashku nuk marrin më shumë se 36 për qind. Si rrugëdalje e mundshme në Berlin shihet koalicioni i dy partive të mëdha popullore CDU dhe SPD, me Merkelin dhe pa Steinbrück, zgjidhje e padëshëruar nga politologët dhe mediet, por e preferuar nga qytetarët. Në SPD udhëheqja e socialdemokratëve duket se po pregatitet për një përsëritje të të ashtuquajturit koalicion i madh me Unionin CDU/CSU, i cili pati qeverisur nga 2005 deri 2009.
Teorikisht socialdemokratët së bashku me ekologjistët dhe partinë E Majta mund ta përmbysnin Merkelin. Për këtë është e nevojshme që kampi i majtë të bashkohet, gjë që nga konservatorët në fushatën elektorale paraqitej si një skenar i frikshëm. Por SPD dhe të gjelbrit e refuzojnë një aleancë me partinë E Majta. "E paaftë të qeverisë", cilësohet kjo parti pasi deri tani ka votuar kundër të gjitha paketave të shpëtimit për euron, kërkon t'u japë fund të gjitha misioneve të ushtrisë gjermane jashtë vendit dhe të shpërbëjë NATO-n. Këtyre u shtohet edhe vështirësia e parashikimit të pozicionit të partisë për shkak të rrymave të shumta të saj dhe krahut të majtë radikal.
E mundur me shifra por që nuk ka shumë gjasa të ndodhë është një aleancë mes konservatorëve të Unionit CDU/CSU dhe ekologjistëve, që do të ishte e para e këtij lloji në rang federate. Por dallimet në politikën e familjes dhe atë sociale janë ende shumë të mëdha dhe kjo do ta bënte dikur shumë të vështirë bashkëpunimin.
Me shumicë të ngushtë përmes krizës së euros?
Veç kësaj të gjitha sondazhet tregojnë se tek zgjedhësit një koalicion i madh mes konservatorëve dhe socialdemokratëve, nën drejtimin e Kancelares Merkel është alternativa më e preferuar pasi në një koalicion të tillë temat "drejtësi sociale" dhe "shpëtimi i euros" do të trajtoheshin njëlloj me kujdes. Nëse kundërshtarët e euros të grupuar në partinë e themeluar para pak kohësh "Alternativa për Gjermaninë" do të arrinin kufirin prej 5 për qind për të hyrë në parlament, Kancelarja do të jetë edhe më e varur nga një front i gjerë mbështetës për shpëtimin e euros në Bundestag.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Lajme nga Maqedonia-Ilirida
» U lendue në skijime Angela Merkel-Merkel beim Ski-Langlauf verletzt - Beckenring gebrochen
» URIME FITORJA ANGELA MERKEL-HERZLICHEN GLÜCKWUNSCH ZUM GEWINN ANGELA MERKEL!
» AI, nis hetimet ndaj policisë kosovare për sulme brutale dhe tortura ndaj protestuesve
» LDK reagon ndaj tentim atentatit ndaj mjekut Xhavit Hajdari
» U lendue në skijime Angela Merkel-Merkel beim Ski-Langlauf verletzt - Beckenring gebrochen
» URIME FITORJA ANGELA MERKEL-HERZLICHEN GLÜCKWUNSCH ZUM GEWINN ANGELA MERKEL!
» AI, nis hetimet ndaj policisë kosovare për sulme brutale dhe tortura ndaj protestuesve
» LDK reagon ndaj tentim atentatit ndaj mjekut Xhavit Hajdari
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi