Lajme nga Maqedonia-Ilirida
2 posters
Faqja 1 e 3 • 1, 2, 3
Lajme nga Maqedonia-Ilirida
Forcohen reagimet shqiptare pas bastisjeve | |||||||
Ky konstatim vjen pas reagimeve të mëdha në subjekte shqiptare rreth një aksioni policor në fundjavë ku u bastisën disa dhjetra shtëpi në Shkup dhe Kumanovë. PDSH, partia më e madhe opozitare shqiptare tha se situata është shqetësuese. Kryetari i grupit parlamentar të BDI-së, Tahir Hani, ka bërë publike shqetësimet e partisë së tij për bashkëqeverisje me VMRO DPMNE-në. Zoti Hani thotë se subjekti i tij ka vëshirësi, por se do të përpiqet që zëri i saj të dëgjohet. "Pavarësisht që kemi vështirësitë, shpresoj se koalicioni, patjetër të ketë rrjedhë pozitive edhe për shqiptarët". Këto deklarata të zoti Hani vijnë pas reagimeve të mëdha nga subjekte të ndryshme politike dhe qytetare të shqiptarëve, pas një aksioni që ndërmori policia në Shkup dhe në Kumanovë. Menduh Thaçi, kryetari i PDSH-së në opozitë tha se veprimet e fundit të zyrtarëve qeveritarë janë shqetësuese. "Maqedonia është në rrezik të madh nga politika e mbapshtë", tha ai. Por policia tha se aksionet kishin të bënin me hetimin e vrasjes së një polici të njësive speciale disa javë më parë. Vëzhgues thonë se sjellja e policisë është e papranueshme, sepse në disa raste janë bastisur shtëpi të personave, ndaj të cilëve nuk ka asnjë dyshim. Arben Ratkoceri, botuesi i gazetës "Koha" ishte gjithashtu një nga personat, shtëpia e të cilit u kontrollua dhe ai u mor në pyetje nga policia. Kjo e fundit më pas tha se ai nuk ishte në shenjestër të hetimeve. Por për zotin Ratkoceri, vetë ngjarjet tregojnë se sa pak ndikim kanë subjektet shqiptare që janë pjesë e qeverisë. Sipas tij për këtë situatë ndikon edhe mosbashkëpunimi mes tyre i partive. "Rastet e fundit na bëjnë të qartë se sa të pafuqishme janë subjektet shqiptare. Ndërkohë nga rasti u kuptua se është i pamundur unifikimi mes subjekteve politike shqiptare". Por edhe përkundër këtyre reagimeve policia thotë se mediat nuk janë në focus të hetimeve. Deklaratat e policisë nuk kanë mjaftuar. Subjektet e ndryshme shqiptare, disa parti opozitare dhe organizata joqeveritare kanë bërë thirje për më shumë kujdes. Polica edhe pas disa aksioneve nuk ka gjetur autorët e vrasjes së policit, ndërkohë që thotë se hetimi do të vazhdojë. |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Lajme nga Maqedonia-Ilirida
Maqedonia nuk do të ekzistojë si shtet, thotë Samaras
Shkup, 12 janar - Maqedonia do të shpërbëhet dhe nuk do të ekzistojë gjatë si një njësi e vetme shtetërore, thotë ministri i ri grek i Kulturës, Antonis Samaras, i njohur për qëndrimet e tij radikale dhe nacionaliste. "Besoj se shumë shpejt Shkupi nuk do të ekzistojë si subjekt i vetëm. Kjo do të thotë se koha është në anën tonë, dhe praktikisht është në anën tonë, për shkak se mendoj se ata nuk do të kenë sukses që të ruajnë unitetin, i cili tani nuk ekziston", ka thënë Samaras për televizionin shtetëror grek. Por ai ka shtuar se Greqia nuk duhet të frikësohet nga Shqipëria e Madhe apo Bullgaria e Madhe, të cilat do të krijohen pas shkatërrimit të Maqedonisë. Samaras si ministër i jashtëm i Greqisë në vitin 1993 ishte larguar nga qeveria e kryeministrit Micotakis për shkak të qëndrimeve të tij të forta.

Thaci perjashton nga partia Besim Doganin
24.02.2009
Me kërkesë të kryesisë së degës së PDSH-së në Gostivar dhe qytetarëve të Gostivarit, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ka përjashtuar nga partia e tij deputetin Besim Dogani.
Zëdhënësi i PDSH-së, Adriatik Imeri, tha se përjashtimi i Doganit vjen pas një takimi urgjent që dega e Goastivarit kishte zhvilluar me kreun e partisë Thaçi të cilit i kanë dhënën detaje pse kërkojnë përjashtimin e tij. Në arsyetimin e tyre përmenden sjelljet jo të hijshme të Doganit në Gostivar, dehja nëpër lokale të ndryshme, shtënia me armë në vende të ndryshme dhe ofendime të ndryshme duke treguar amoralitet të skajshëm të pahijshme për qytetarët e thjesht e lërë më për një deputet. Për të ruajtur imazhin e partisë dhe nderin e qytetarëve të Gostivarit, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi vendosi të përjashtojë Besim Doganin menjëherë, thuhet në njoftimin e PDSH-së.

Shqiptaret mund ta humbin Strugen
24.02.2009
Analizat e shumta flasin se ndarja e votave në tre pjesë në Strugë rrezikon fitoren e kandidatit shqiptar. Edhe kësaj here shqiptarët janë të pa koordinuar për komunat ku rrezikohet vota shqiptare, siç është rasti i Strugës.
“Ne kemi qenë të interesuar që në start kur janë bërë kandidimet që të ulemi dhe të bisedojmë duke pas parasysh se Struga kësaj radhe po rrezikohet dhe jo gjithherë kjo duhet të na shërbej neve që të mësojmë nga pala tjetër se si duhet të organizohemi mes veti për të ruajtur diçka që është kombëtare, për të ruajtur diçka që është në interes të gjithë shqiptarëve”, deklaroi Abedin Zymberi, deputet i DR-së.
“Nuk besoj se shqiptarët do të lejojnë për neglizhencën e tyre, për mos daljen në votim apo për mospajtime për interesa vetjake apo partiake që të humbet komuna e Strugës”, tha Rafis Haliti, deputet i BDI-së.
Demokracia e Re ka shprehur gatishmëri që të përkrah kandidatin shqiptar cilido qoftë në raundin e dytë, ndërsa BDI pret rezultatin nga raundi i parë.
“Nëse kemi fat që të dalim në rrethin e dytë, atëherë ne si Demokraci e Re jemi të gatshëm t’ia shtrijmë dorën palës shqiptare cilido qoftë që kalon në rrethin e dytë”, shtoi deputeti Zymberi. Megjithatë duhet të bëjmë një garën shumë fer dhe demokratike duke respektuar kundërshtarin që të mundemi së paku në rrethin e parë mos të na i marrin Strugën.
“Unë do të thërras popullatën që të del në mënyrë sa më masovike të votoj. Sa i përket marrëveshjeve apo si do të veprohet në raundin e dytë do të varet nga rezultati i raundit të parë kështu që tash për tash nuk kemi ndonjë marrëveshje me ndonjë subjekt tjetër politik”, tha deputeti Haliti.
Në garën për kryetar komune në Strugë garojnë 5 kandidatë Ramiz Merko nga BDI, Mendi Qyra nga PDSH, Xhevdet Nasufi - DR, Sllavo Kotevski nga VMRO-DPMNE dhe Fijat Canovski nga Partia për Ardhmëri Evropiane.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Lajme nga Maqedonia-Ilirida
Muzeu historik do të tregojë me saktësi çfarë kanë bërë shqiptarët
Ish-presidenti shqiptar, Alfred Mojsiu, vizitoi monumentet shqiptare në Shkup
Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu gjatë qëndrimit të tij në Shkup ka vizituar “Muzeun e Lirisë” dhe ka vendosur kurorë lulesh para bustit të Skënderbeut në Çarshinë e vjetër të qytetit. I shoqëruar nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ai tha se nuk mund të rrinte pa vizituar disa nga monumentet historike të shqiptarëve të cilët me shekuj jetojnë në këto treva.
"Pash në të vërtet një nismë shumë interesante, shumë të mirë siç është nisma për krijimin e Muzeut historik, një muze që mesa u informova do të tregojë me saktësi çfarë kanë bërë shqiptarët, si kanë luftuar ata për të drejtat e tyre, për liritë e tyre dhe si i kanë arrit këto të drejta. Sigurisht kjo ka vlera jo vetëm për t’u përkujtuar çfarë është bërë në shekullin nga paraardhësit tanë, por ka vlera dhe prejudikim e të rinjve, nxënësve të shkollave të cilët sigurisht do të vijnë të shikojnë, sepse njeriu po nuk diti nga ka ardhur, kush është e ka vështirë të dijë se ku do të shkojë.”, tha ish-president i Shqipërisë, Alfred Moisiu. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se gjenerali Mojsiu nuk mundë të largohej prej Shkupit pa vënë kurora te përmendorja e Skënderbeut. "Desha që gjenerali t'i prek me dorë dhe t’i shijojë të arriturat e shqiptarëve të Maqedonisë, të arriturat e Marrëveshjes së Ohrit, s'do të thotë se punët këtu kanë përfunduar, kemi akoma punë të mëdha për të bërë në drejtim të avancimit të mëtejmë të çështjes shqiptare në Maqedoni", shtoi Ahmeti. Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, në Shkup qëndroi me rastin e konferencës përkujtimore të 5-vjetorit të vdekjes së kryetarit të Maqedonisë Boris Trajkovski.

A ka qëllim Ramiz Merko që të hapë shkollë private në Strugë?
PDSH-ja akuzoi për skenar në Niko Nestor
Struga
A thua Ramiz Merko në bashkëpunim me qeverinë me qëllim e zvarrisin zgjidhjen e problemit në shkollën Niko Nestor dhe a thua në prapa kësaj fshihet qëllimi i Merkos që të hap shkollën e vetme të mesme private në Strugë, për çka tash më kishte propozim në mbledhjen e qeverisë më 17 shkurt? Këto pyetje kryetarit të komunës së Strugës nga radhët e BDI-së, ia drejtoi dega e PDSH në qytet, kurse edhe më tej pohojnë se Merko, drejtoresha e shkollës Niko Nestor dhe ministri i Arsimit kanë firmosur dokumentin me të cilin u obliguan se mësimi do të ndiqet në turne të pastra etnike. “Sigurisht që ka dokument dhe kjo duhet të jeta arsyeja që fëmijët nuk shkojnë në shkollë. Pra nxënësit kanë njohuri se ka dokument të shkruar dhe për atë nuk shkojnë në shkollë”, thotë Mendi Qyra, kandidat për kryetar të komunës së Strugës, transmeton Alsat. Nga PDSH prezantuan edhe kërkesën nga Qeveria për hapjen e shkollës së mesme private në Strugë.
”I ftoj qytetarët të analizojnë datën ku është dërguar kërkesa që do të thotë se kërkesa është dërguar në periudhë të njëjtë kohore kur ndodhën edhe incidentet e padëshiruara në Niko Nestor”, tha Lulzime Zulali nga PDSH.
Kryetari i komunës Merko edhe një herë mohoi se ai qëndron pas nismës për hapjen e shkollës së mesme private. Ai tha se pushteti vendor edhe në të ardhmen do t’i mbështes të gjitha nismat në fushën e arsimit. Konsideron se deklaratat e PDSH janë vetëm marketing parazgjedhor. Lidhur me problemin në shkollën Niko Nestor nga Sektori i arsimit në komunën e Strugës thonë se do të gjendet zgjidhje me ndërmjetësimin e OSBE-së.
”Shpresojmë se do t’i afrojmë qëndrimet, kurse qëndrimi i komunës ka qenë dhe do të jetë që në Strugë të implementohen projekte të përbashkëta, e jo projekte që na ndajnë. Struga është poligon i shkollave të përbashkëta, e jo poligon për eksperimentim me projekte në baza kombëtare”, thekson Xhemi Hajredini, drejtues i sektorit të arsimit. Edhe krahas paralajmërimeve optimiste, tani për tani as nga qeveria e as nga komuna nuk kanë qëndrim konkret se deri kur situata në këtë shkollë do të vend numëroj.

Menduh Thaci braktisi takimin e lidereve
01.03.2009
Takimi i fundit i liderëve të katër partive më të mëdha politike kaloi nën hijen e braktisjes së këtij takimi nga ana e kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi.
Një ditë para se zyrtarisht të fillojë fushata për zgjedhjet presidenciale dhe vendore në Maqedoni, në Shkup janë takuar udhëheqësit më me ndikim politik në vend.
Takimi i katër udhëheqësve, Nikolla Gruevskit, Ali Ahmetit, Zoran Zaevit dhe Menduh Thaçit ka patur për qëllim organizimin sa më të mirë të procesit zgjedhor.
Nga takimin është larguar më herët kryetari i Parisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi i cili siç ka deklaruar se me këtë akt ka shprehur pakënaqësinë e tij për shkak se nga ana e gjykatave ndiqen vetëm aktivistët e partisë së tij dhe jo edhe të partisë së Ali Ahmetit, Bashkimit Demokratik për Integrim, të cilët po ashtu duhet të përgjigjen për incidentet e zgjedhjeve të vitit të kaluar.
Thaçi ka thënë se pas veprimeve të tilla qëndron marrëveshja mes kryeminsitrit Gruevski dhe partnerit të koalicionit qeverisës Ali Ahmeti, për ta dëmtuar PDSH-në, pohime të cilat janë mohuar nga vetë kryeministri Gruevski i cili ka thënë se i ka parasysh vërejtjet e Thaçit.
Ndërsa Xhevat Ademi, funksionar i lartë i BDI-së, pjesëmarrës në këtë takim, ka thënë se Partia Demokratike Shqiptare nuk guxon të sillet si viktimë e procesit zgjedhor të vitit të kaluar, por kjo çështje i duhet lënë gjykatave, ndërsa problemet e brendshme partiake të mos i përgjithësojë. (bbc)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Lajme nga Maqedonia-Ilirida
Maqedoni, dhunohen simbolet e rilindjes shqiptare
07.03.2009
Ne Struge nuk kane te ndalur problemet nderetnike mes shqiptareve dhe maqedonasve. Pas historise se ndarjes ne klasa te nxenesve, te enjten ne mesnate persona te panjohur kane dhunuar edhe simbolet e rilindjes shqiptare.
Bustet e rilindasve Dervish Hima dhe Ibrahim Temo jane shkarravitur me kryqe e parrulla me germa cirilike ku shkruhej VMRO-DPMNE.
Historianet shqiptare kane reaguar duke deklaruar se akte te tilla nuk i sherbejne bashkejeteses nderetnike.
“Keto akte te kujtojne periudhat me te zymta te ish-Jugosllavise, ku regjimi shkaterronte gjithcka qe nuk ishte jugosllave”, ka deklaruar perfaqesuesi i shoqates se historianeve, Skender Hasani.
Nderkohe, autoritetet policore maqedonase kane bere te ditur se po zhvillohen hetime per identifikimin e autoreve te aktit, por deri tani nuk ka pasur ndonje rezultat.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Lajme nga Maqedonia-Ilirida
Rufi Osmani u kthye në skenën politike pas13 vjet pushim
Kandidati i pavarur për kryetar komune i Gostivarit, Rufi Osmani në tubim në sallën sportive i kërkoi votat e banorëve të Gostivarit me moton "Është koha për ndryshime".
"T'i bëjmë ndyrshimet në qytetin që na dha kaq shumë. Ta pastrojmë nga korrupsioni, nepotizimi dhe mafia urbane, të cilat tani qeverisin me të. Me fitoren në këto zgjedhje do të hapim perspektiva të reja dhe do të vazhdojmë të angazhohemi për to në nivelin qëndror", tha Osmani.
Osmani u fokusua edhe në mungesën e tij në poltikë dhe theksoi se për dallim nga më parë, tani në Maqedoni ka një klimë të favorshme politike.
Në tubim fjalim, përveç kandidatëve për anëtar në Këshill, mbajti edhe bartësi i listës Fadil Zendeli.
| 07.03.2009
Rufi Osmani

Gur Kepi- Numri i postimeve : 59
Age : 71
Registration date : 08/01/2009
Re: Lajme nga Maqedonia-Ilirida
Hoxha: Të thellohet bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë
Kandidatët vazhduan aktivitetet parazgjedhore
Kandidatët presidencialë kanë vazhduar aktivitetet e tyre parazgjedhore. Ai i VMRO-DPMNE-së Gjorge Ivanov u takua me Ullrika Karsllon, anëtare e parlamentit suedez e cila aktualisht është për vizitë në Maqedoni. Pas takimit deklaroi se gjatë kryesimit të Suedisë me BE-në pret që Maqedonia të filloj negociatat për anëtarësim në BE, ndërkohë kundër kandidati i tij nga LSDM Lubomir Fërçkovski në vazhdën e aktiviteteve të tij parazgjedhore u takua me qytetarët e lagjes së Gjorçes. “Këtë vizitë të shkurtër e shfrytëzuam për të shkëmbyer përvojat dhe informatat sepse e dini Suedia do të jetë kryesuese e BE-së gjatë 6 muajt e ardhshëm, e fituam mbështetjen e sinqertë dhe dëshirën që të fillojnë negociatat gjatë kohës kur ato të kryesojnë me BE-në dhe gjatë periudhës së tyre të bie Shengen barriera për Maqedoninë”, theksoi Gjorge Ivanov, kandidat i VMRO-DPMNE-së për president. “Shqiptarët, bashkëqytetarët tanë na mbështesin në luftën për identitetin dhe emrin. Por shqiptarët në Maqedoni duhej të ishin shqiptarët e parë në rajon të cilët duhej të hynin në NATO dhe BE, tani janë të fundit. Në një moment kjo pakënaqësi ajo dilemë do të pëlcasë, ne mund që shtetin ta rrezikojmë në paqe, pa luftë, pa ndërrim të kufijve, vetëm nga varfëria dhe izolimi”, u shpreh Lubomir Fërçkovski, kandidat i LSDM-së për president.
Selmani: Maqedonia mund të rilind
Ndërkohë kandidati i DR-së për president, Imer Selmani në qendër të Shkupit organizoi garën Reli për femrat dhe njëherësh ju uroi 8 marsin, ndërsa kandidati i PLD-së Nano Ruzhin u takua me qytetarët e lagjes së Aerodromit. “Mundohemi që të ofrojmë programin tonë, vizionin tonë për komunat, për Maqedoninë se si e shohim, unë shoh që Maqedoni që mund të rilind, mund të vij pranvera e vërtet e Maqedonisë në këto zgjedhje dhe oferta jonë është për zgjidhje edhe për çështjet integrative të Maqedonisë edhe kontestit të emrit edhe ndërtimit të një harmonie më të fuqishme brenda etnike në republikën e Maqedonisë”, u shpreh Imer Selmani, kandidat i DR-së për president. “Është dëshpëruese ajo se edhe përkundër ofertave të mira në treg, prej aq shumë prodhimeve të mira, konstatojmë se populli nuk ka të holla, prodhimet prishen a populli nuk i blen ato. Kjo paraqet vërtetim se harxhojnë pare të shtetit, ndërtojnë përmendore, hedhin para për fushatë a për fat të keq populli edhe më tej po varfërohet. Sepse siç e dini gjatë krizës, kur agjërohet të shëndoshët dobësohen a të dobëtit vdesin”, tha Nano Ruzhin, kandidat i PLD-së për president.
Hoxha: Do të punojë për shqiptarët
Kandidatja presidenciale e PDSH-së, Mirushe Hoxha deklaroi se Maqedonia ka nevojë të thellojë bashkëpunimin në planin ekonomik me Shqipërinë dhe Kosovën, sepse me këto shtete nuk ka probleme të pazgjidhura. “Nuk i kushtohet kujdes bashkëpunimit ekonomik me Shqipërinë dhe Kosovën. Me këto shtete fqinje Maqedonia mund të realizojë një bashkëpunim të frytshëm ekonomik sepse nuk ka probleme ose konteste të pazgjidhura”, theksoi kandidatja presidenciale Mirushe Hoxha në një tubim me qytetarët Poroit. Ajo deklaroi se do të punojë që shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në diasporë t’u mundësohen kushte të mira për të investuar në Maqedoni.
Osmani: Do ta ndryshojë komunën e Gostivarit
Kandidati i pavarur për kryetar komune i Gostivarit, Rufi Osmani në tubimin në sallën e sporteve në Gostivar ka lëshuar disa mesazhe për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve të 22 marsit duke dhënë edhe disa premtime se nëse merr kreun e kësaj komune do të pasojnë ndryshimet e mëdha në këtë qytet. I udhëhequr me moton "Është koha për ndryshime" kandidati Rufi Osmani ka deklaruar para të pranishmëve në sallë se " do t'i bëjmë ndryshimet në qytetin që na dha kaq shumë. Ta pastrojmë nga korrupsioni, nepotizmi dhe mafia urbane, të cilat tani qeverisin me të”, tha Osmani duke vazhduar se me fitoren në këto zgjedhje do të hapen perspektiva të reja dhe do të vazhdojmë të angazhohemi për to në nivelin qendror", theksoi Osmani. Ai u fokusua edhe në mungesën e tij në politikë dhe deklaroi se për dallim nga më parë, tani në Maqedoni ka një klimë të favorshme politike. Në tubim një fjalim, përveç kandidatëve për anëtar në Këshill, mbajti edhe bartësi i listës Fadil Zendeli. Ndryshe Osmani kthehet në skenën politike pas 13 vite abstenimi.
| 08.03.2009
Kandidatja presidenciale e PDSH-së, Mirushe Hoxha

Fillon votimi ne te gjithe Maqedonine
Fillon votimi ne te gjithe Maqedonine
21.03.2009
Mbi 1 milion e 700 mije qytetare, shqiptare e maqedonas, me te drejte vote ne oren 7 kane filluar te japin voten e tyre per te zgjedhur presidentin e ri te vendit dhe kreret lokale.
Per postin e presidentit garojne shtate kandidate, mes tyre dhe tre shqiptare, ndersa per prefekte te 84 komunave garojne shtateqind kandidate.
Ne garen per president gjenden shtate kandidate, kater maqedonas dhe tre shqiptare.
Albeu.com gjate tere dites do te informoje per ecurine e zgjedhjeve ndersa ne mbremje, duke filluar nga ora 19:00 do te transmetoje live rezultatet e para jozyrtare nga qendrat e votimit nga e gjithe Maqedonia.
Stafi i Albeu.com, i perbere nga 38 bashkepunetor te shperndare ne te gjitha komunat shqiptare ne Maqedoni, do te percjellin deri tek ju minute pas minute rezultatet e para te arritura nga qendrat e votimit. Aty nga mesi i nates pritet edhe hapja e 95% te kutive te votimit dhe transmetimi deri tek ju i ketyre rezultateteve.
Albeu.com, per kete nate ka pergatitur nje software te vecante, permes se cilit ne menyre grafike dhe te klasifikuar do te mund te ndiqni rezultatet nga te gjitha komunat e Maqedonise.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
KSHZ: Pjesemarrja ne zgjedhje 49%
KSHZ: Pjesemarrja ne zgjedhje 49%
22.03.2009
Komisioni Shteteror i Zgjedhjeve pak me pare deklaroi se jane mbyllur votimet ne tere territorin e Maqedonise. Sipas KSHZ-se, pjesemarrja ne zgjedhje ka qene 49%.
Deri ne oren 17 perqindja e pjesemarrjes ka qene 45,90 %.
KSHZ vleresoi se zgjedhjet kane kaluar ne nje atmosfere te qete dhe demokratike, pa u shenuar asnje incident serioz.
Sipas KSHZ-se, ne 134 vendvotime zgjedhjet nuk jane mbajtur. Keto vendvotime kane nje trup votues prej 12.556 votues.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Cervenkovski: Presidenti i ri me perkushtim te zgjidh ceshtjen e emrit
Cervenkovski: Presidenti i ri me perkushtim te zgjidh ceshtjen e emrit
22.03.2009
Zgjedhjet në vend, zgjuan interesim të madh edhe te mediat ndërkombëtare të cilat zbarkuan në numër të madh në Shkup. Gazetarët e huaj nuk anashkaluan as pyetjet se si do të zgjidhet kontesti ...
... maqedono-grek rreth emrit. Presidenti Cërvenkovski tha se vazhdimi i bisedimeve nuk duhet të cenohet.
"Unë shpresoj se presidenti i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me qeverinë dhe të gjitha institucionet e tjera, me përkushtim dhe me sinqeritet do të vazhdojnë bisedimet me Greqinë rreth kontestit të emrit dhe se me përpjekje të sinqerta nga të dy palët do të arrijmë një zgjidhje korrekte dhe demokratike, të pranueshme edhe për Maqedoninë edhe për Greqinë", deklaroi presidenti Branko Cërvenkovski.
Kryeministri Nikolla Gruevski nuk deshi të prononcohej rreth kësaj çështjeje, ndërsa kandidati presidencial nga partia e tij Gjorge Ivanov, pret që të lind një brez i ri politikanësh, i cili do të zgjidhte kontestin.
"Sot është dita e zgjedhjeve dhe nuk mund të komentoj asgjë për këtë çështje”, tha kryeministri Nikolla Gruevski.
“Çështja e emrit është një çështje komplekse, mendoj se pas zgjedhjeve në Maqedoni dhe atyre evropiane në Greqi, një brez i ri do të kuptojë thelbin e këtij problemi dhe do të gjejë një zgjidhje korrekte dhe të përbashkët“, theksoi Gjorgje Ivanov, kandidat për president i VMRO-DPMNE.
Presidentit të ri të Maqedonisë i mbetet detyrë të arrij kompromis me Greqinë rreth kontestit të emrit. Presidenti, në bazë të kushtetutës së Maqedonisë është i obliguar që në bashkëpunim me kryeministrin e vendit të ndërtojë strategji shtetërore për të gjitha çështjet me interes kombëtar. (alsat)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Lajme nga Maqedonia-Ilirida
KSHZ: Zgjedhje te qeta dhe demokratike
22.03.2009
Zgjedhjet e sotme lokale dhe presidenciale deri në orën 17, janë zhvilluara në mënyrë të qëtë dhe demokratike me përjashtim të disa parregullsive shumë të vogla nsërsa në votime kanë dalë 48.73% e trupit ...
... të përgjithshëm votues.Këto të dhëna janë prezentuar nga Komisioni Shtetoëror i Zgjedhjeve .
“Numri i votuesve që kanë votuar deri në orën 17 është 788.147 votues, ndërsa përqindja e votimit arrin në në 48.73 %. Për jehonën e votuesve në qytetin e Shkupit deri në orën 17, nga të dhënat e marra nga 515 qendra votimi arrinë në 45.25 %.”, tha Aleksandar Novakovski, kryetar i KSHZ-së.
Novakovski theksoi numri përfundimtar i vendvotimeve që nuk janë hapur arrinë në 134 dhe kjo ka ardhur si pasojë e reshjeve tëe shumta të borës në zonat e thella malore ku nuk është arritur të dërgohet me kohë materiali zgjedhore.
“Për listën përfundimtare të vendvotimeve jo të hapura, numri i përgjithshëm dhe përfundimtar është 134 vendvotime ose në votues 12.556 votues.”, shtoi Aleksandar Novakovski.
Rezultatet zyrtare për daljen e qytetarëvë në votime KSHZ-ja do ti kumtoj varësisht nga arritja e rezultateve nga komisionet komunale zgjedhore.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Lajme nga Maqedonia-Ilirida
Mbyllen vendvotimet; ka filluar numerimi i votave
22.03.2009
38 bashkepunetore te Albeu.com te shperndare ne te gjitha komunat shqiptare ne Maqedoni, do te percjellin deri tek ju minute pas minute rezultatet e para te zgjedhjeve lokale dhe presidenciale.
Stafi i Albeu.com, i perbere nga 38 bashkepunetor te shperndare ne te gjitha komunat shqiptare ne Maqedoni, do te percjellin deri tek ju minute pas minute rezultatet e para te arritura nga qendrat e votimit. Aty nga mesi i nates pritet edhe hapja e shumices te kutive te votimit dhe transmetimi deri tek ju i ketyre rezultateteve.
Albeu.com, per kete nate ka pergatitur nje software te vecante, permes se cilit ne menyre grafike dhe te klasifikuar do te mund te ndiqni rezultatet nga te gjitha komunat shqiptare te Maqedonise.
Duke filluar nga ora 20:00, faqja kryesore e Albeu.com do te transformohet ne nje ekran rezultatesh prej ku do te mund ti ndiqni rezultatet e para jozyrtare nga te gjitha komunat ku garojne partite shqiptare.
Qendroni me ne ...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Lajme nga Maqedonia-Ilirida
Riker dhe Fuere vezhgojne zgjedhjet
22.03.2009
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Filip Riker vëzhgimin e zgjedhjeve e filloi në Tetovë, ndërsa ambasadori i BE-së, Ervan Fuere në qytetin e Kërçovës.
Gjithashtu edhe ambasadori i Sllovenisë ishte në hapjen e vendvotimin në lagjen Çair, ku në zgjedhjet e kaluara kishte incidente. Ambasadorë e huaj janë shprehur të kënaqur me rrjedhën e procesit zgjedhor.
Siç bëjnë të ditur reporterët e agjencisë së lajmeve INA, portalit Albeu.com dhe Televizionit Alsat, deri më tani gjatë procesit zgjedhor nuk janë shënuar incidente dhe parregullsi. Edhe burimet policore, por edhe ato të Komisionit Shtetëror Zgjedhor pohojnë se gjatë orëve të para të votimit dhe pasdite nuk janë shënuar incidente.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Lajme nga Maqedonia-Ilirida
Edhe Tetova me zgjedhje te qeta
22.03.2009
Në Tetovë procesi i votimit është zhvilluar normalisht. Problemet në fshatrat e Malësisë së Sharrit janë tejkaluar në kohë dhe votimi ka shkuar pa probleme. Jehona deri në orën 13 ishte 23.74 përqind.
"Statistika prej 70 përqind të vendvotimeve tregojnë se deri tani kanë dalur 23.74 përqind e popullatës në votim", thotë Xhemile Alili nga Komisioni komunal zgjedhor.
Ajo shprehet se deri më tani nuk ka pasur parregullësi dhe se procesi vijon pa probleme.
E njëjta gjë ndodhë edhe me Gostivarin përvecse në 5 fshtra ku nuk ka filluar votimi për shkak të kushteve të këqia të motit. Bëhet fjalë për fshatrat Brodec, Cafa, Jellovcë, Leshnicë, dhe Sushicë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Votojnë për Presidentin e ri
Votojnë për Presidentin e ri
Maqedonia votoi për Presidentin e ri dhe lidershipin komunal.
Nga Express më 22.03.2009 në ora 19:05
Maqedonia ka votuar të dielën për Presidentin e ri dhe lidershipit e ri komunal, në masa të rrepta të sigurisë pasi ky kusht kërkohet nga NATO dhe Bashkimi Europian.
Më pak se një për qind e elektoratit mund të mos ketë pasur mundësi të votojë shkaku i kushteve të vështirësuara prej borës, por procesi nuk ka kaluar me ndonjë incident serioz megjithë raportimet për parregullsi në disa vendvotime.
26 për qind e elektoratit prej 1.8 milionë vetash ka dalë deri në orën 13:00. Sipas kësaj tendence rreth 50 për qind mund të kenë dalë deri në mbylljen e kohës së votimeve.
Gjorge Ivanov nga VMRO-DPMNE-ja, Lubomir Fërçkovski i Lidhjes Social-Demokrate, Agron Buxhaku i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ymer Selmani nga Demokracia e Re, Nano Ruzhin nga Partia Liberal-Demokratike, Lube Boshkovski si kandidat i pavarur dhe Mirushe Hoxha nga Partia Demokratike Shqiptare kanë qenë kandidatët.
Nëse asnjëri nga kandidatët e mundshëm nuk e fiton shumicën e duhur, pas 14 ditësh organizohet raundi i dytë, në të cilin hyjnë dy kandidatët me më shume vota të fituara në raundin e parë. Fitues, në raundin e dytë, do të jetë ai kandidat, i cili do të marrë më shumë vota, me kusht që në zgjedhje të dalin së paku 40 për qind e zgjedhësve.
Sipas Kushtetutës së Maqedonisë, nëse as gjatë raundit të dytë asnjëri nga kandidatët nuk e fiton shumicën e duhur të votave, atëherë përsëritet e gjithë procedura për zgjedhjen e Presidentit i cili do të ketë mandat prej pesë vjetësh.
Maqedonasit kanë votuar edhe për lidershipit komunal. Kanë qenë gjithsej 370 kandidatë për kryetarë komune dhe rreth 700 lista me kandidatë për anëtarë të këshillave zgjedhore.
Në pajtim me organizimin ekzistues territorial, në zgjedhjet vendore do të zgjidhen kryetarë dhe këshilltarë në 84 komuna dhe në qytetin e Shkupit si njësi e veçantë e vetadministrimit lokal.

PDSH dhe BDI ne gare per Tetoven
PDSH dhe BDI ne gare per Tetoven
23.03.2009
Partia Demokratike Shqiptare njofton se prinë lehte në Tetovë, nderkohe qe BDI ka siguruar kater komuna qe ne raundin e pare por eshte lekundur në Tetove dhe Gostivar.
Asnjë nga partitë shqiptare nuk ka arritur që të sfidojë bindshëm në komunat shqiptare. Tetova dhe Gostivari shkojnë për raundin e dytë.
Në anën tjetër, edhe në Gostivar, BDI do të shkojë në raundin e dytë me kandidatin e pavarur Rufi Osmani. Poashtu edhe Struga do përcaktojë se cila nga dy partitë më të mëdha shqiptare do të shkojnë në raundin e dytë, BDI apo PDSH, të cilët kanë rezultate të përafërta. Në bazë të rezultateve paraprake të këtyre zgjedhjeve, BDI e cila udhëhoqi me shumicën e komunave shqiptare tashmë ka dobësuar pozicionet e saj në disa komuna, ku pretendohej se do të korrë fitore bindëse që në raundin e parë. Jozyrtarisht, por edhe shefi i shtabit zgjedhor i kësaj partie, Gëzim Ostreni nuk saktësoi se a kanë fituar në bastionin e tyre në Çair.
PDSH sfidoi tërë skenaret e errëta dhe ka suksese
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në një konferencë para mesnate ka theksuar se zgjedhjet e djeshme në Maqedoni kanë qenë të qeta, por sipas tij aspak demokratike.
“Aspekti i parë është prezenca e madhe e policisë pasqyroi një shtet policor dhe aspak demokratik. Aspekti i dytë është se lufta dhe skenaret e ndryshme kundër PDSH-së dhanë efektet minimale për të na luftuar. Aspekti i tretë është se njerëzit që u larguan nga PDSH-ja kanë arritur efekte minimale”, ka theksuar Thaçi, duke shtuar se është i mahnitur me mbështetjen që i dhanë PDSH-së, qytetarët e Tetovës, njofton agjencia e lajmeve INA.
“Jam i mahnitur me qytetin tim se kemi një epërsi të lehtë me disa qindra vota kundërejt BDI-së. Në katër komuna tjera të rajonit të Tetovës shkojmë në raundin e dytë, duke pritur edhe rezultatet në Strugë dhe ende këtu nuk është definu”, ka theksuar kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi. Ai ka deklaruar hapur se në rast se PDSH nuk shkon në raundin e dytë në Strugë, atëherë do t`i jap mbështetje kandidatit të BDI-së, i cili siç bëhet e ditur është afër raundit të dytë dhe këtu është një garë e ngushtë me PDSH-në.
Lidhur me mbështetjen e mundshme për kandidatët presidencial në raundin e dytë, Thaçi ka theksuar se është herët të flitet por sipas tij nuk ka arsye që PDSH-ja të mbështes ndonjë kandidat. “Ndoshta do ti lëm shqiptarët të vendosim vetëm”, ka theksuar kryetari i PDSH-së. Sipas shtabit të PDSH-së, kjo parti garon në raundin e dytë në Tetovë, Tearcë, Bogovinë, Zhelinë dhe Bërvenicë.
BDI megjithatë shpallë fitore në disa komuna
Shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së, Gëzim Ostreni ka theksuar mbrëmë se sipas të dhënave të përpunuara kjo parti ka fituar katër komuna që në raundin e parë
Ostreni ka theksuar se në bazë të dhënave të përpunuara, BDI ka fituar që në raundin e parë në Studeniçan, Zajaz, Osllomejë , Tearcë ,Zhelinë, Saraj dhe Dibrën.
“Në balotazh do të shkojë Vrapçishtë, Bërvenicë, Dollnen, Bogovinë, Haraçinë, Strugë, Likovë, Gostivar dhe Tetovë”, ka theksuar shefi i shtabit të BDI-së, Gëzim Ostreni.
Sipas tij, nuk është shpallur e fituar që në raundin e parë edhe komuna e Çairit, një bastion i njohur i kësaj partie. Ostreni ka theksuar se partia e tyre është e kënaqur nga dalja e qytetarëve në votime dhe se aty ku ka garuar kjo parti kanë votuar mbi 50 për qind e votuesve. Por edhe partia Demokracia e Re shkon në balotazh në disa komuna në Likovë, Haraçinë, Çair, etj. Në Gostivar në raundin e dytë shkon kandidati i BDI-së, Nevzat Bejta si dhe kandidati i pavarur Rufi Osmani. Zgjedhjet vendore u zhvilluan për 84 komunat e Maqedonisë dhe për qytetin e Shkupit, ku shqiptarët konkurruan në afër 20 komuna. (ina/albeu)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Lajme nga Maqedonia-Ilirida
Partite shpallin fitore ne disa komuna
23.03.2009
PDSH ka shpallur fitore ne komunen e Tetoves nderkohe qe BDI shpalli fitore të sigurtë në zgjedhjet lokale në katër komuna. Sipas shefit të shtabit zgjedhor të BDI-së, Gëzim Ostreni BDI ka fitore të sigurtë në komunat ...
... Saraj, Dibër, Studeniçanë dhe Zhelinë, Vrapçishtë, Tearcë dhe Osllomej.
Ostreni deklaroi se në komunat Strugë, Gostivar, Haraçinë, Likovë dhe Dollneni kandidatët e BDI-së shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Shtabet e tre kandidateve presidencial, Gjorgji Ivanov, Lubomir Ferckovski dhe Imer Selmani kane paralajmeruar se posedojne votat e nevojshme per te hyre ne balotazh.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Struga rrezikon te humbet
Struga rrezikon te humbet
22.03.2009
Ne Struge garojne tre kandidate shqiptare per postin e drejtuesit lokal duke rrezikuar qe te humbasin drejtimin e ketij qyteti. Rreziku per Strugen konfirmohet edhe nga vete partite politike, ...
... burime te te cilave deklarojne per Top Channel se nuk kane gjetur konsensus per te dale me nje kandidat te vetem.
Shqiptaret ne kete komune jane ne shumice por te percare ne tre grupime. Kandidatet maqedonas kane arritur nje marreveshje dhe ne rast te balotazhit do te bashkojne votat.
Per shqiptaret ne kete komune kandidon Ramiz Merko, i BDI, Mendi Qyra i PDSH dhe Xhevdet Nasufi i Demokracise se Re.
VRMO DPMNE ka si kandidat Sllavko Kotevski dhe nga Partia per Ardhmerine Europiane kandidon, Fijat Cankovski.
Votimet jane mbajtur pa incidente. Dy nga tre kandidatet shqiptare ne keto zgjedhje konfirmojne faktin se kandidimi i ndare rrezikon fitoren ne Struge.
Ne zgjedhjet e kaluara ne Struge pjesmarrja ne votim e shqiptareve eshte konsideruar e dobet. Dalja e tyre ne votim ka qene 29%. Ne rast se perseritet i njejti skenar ne kushtet kur votat e 22 marsit shkojne ne tre pjese Struga rrezikon te qeveriset nga maqedonasit. (tch)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Lajme nga Maqedonia-Ilirida
Kandidatët e BDI-së fituan në katër komuna
Bashkimi Demokratik për Integrim shpalli fitore të sigurtë në zgjedhjet lokale në katër komuna. Sipas shefit të shtabit zgjedhor të BDI-së, Gëzim Ostreni BDI ka fitore të sigurtë në komunat Saraj, Dibër, Studeniçanë dhe Zhelinë, Vrapçishtë, Tearcë dhe Osllomej.
Ostreni deklaroi se në komunat Strugë, Gostivar, Haraçinë, Likovë dhe Dollneni kandidatët e BDI-së shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve

PDSH dhe BDI në garë për Tetovën
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) i ka prirë fitores në raundin e parë në Tetovë, por duke hyrë në balotazh edhe në katër komuna të tjera, duke mos përjashtuar edhe Strugën. BDI ka shënuar lëkundje duke humbur pozicionet e saja në Tetovë dhe Gostivar, por edhe në disa komuna tjera
Asnjë nga partitë shqiptare nuk ka arritur që të sfidojë bindshëm në komunat shqiptare. Tetova dhe Gostivari shkojnë për raundin e dytë, me ç`rast në të parën garës i prinë kandidati i PDSH-së, Sadi Bexheti përballë Hazbi Likës së BDI-së. Në anën tjetër, edhe në Gostivar, BDI do të shkojë në raundin e dytë me kandidatin e pavarur Rufi Osmani. Poashtu edhe Struga do përcaktojë se cila nga dy partitë më të mëdha shqiptare do të shkojnë në raundin e dytë, BDI apo PDSH, të cilët kanë rezultate të përafërta. Në bazë të rezultateve paraprake të këtyre zgjedhjeve, BDI e cila udhëhoqi me shumicën e komunave shqiptare tashmë ka dobësuar pozicionet e saj në disa komuna, ku pretendohej se do të korrë fitore bindëse që në raundin e parë. Jozyrtarisht, por edhe shefi i shtabit zgjedhor i kësaj partie, Gëzim Ostreni nuk saktësoi se a kanë fituar në bastionin e tyre në Çair.
PDSH sfidoi tërë skenaret e errëta dhe ka suksese
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në një konferencë para mesnate ka theksuar se zgjedhjet e djeshme në Maqedoni kanë qenë të qeta, por sipas tij aspak demokratike.
“Aspekti i parë është prezenca e madhe e policisë pasqyroi një shtet policor dhe aspak demokratik. Aspekti i dytë është se lufta dhe skenaret e ndryshme kundër PDSH-së dhanë efektet minimale për të na luftuar. Aspekti i tretë është se njerëzit që u larguan nga PDSH-ja kanë arritur efekte minimale”, ka theksuar Thaçi, duke shtuar se është i mahnitur me mbështetjen që i dhanë PDSH-së, qytetarët e Tetovës, njofton agjencia e lajmeve INA.
“Jam i mahnitur me qytetin tim se kemi një epërsi të lehtë me disa qindra vota kundërejt BDI-së. Në katër komuna tjera të rajonit të Tetovës shkojmë në raundin e dytë, duke pritur edhe rezultatet në Strugë dhe ende këtu nuk është definu”, ka theksuar kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi. Ai ka deklaruar hapur se në rast se PDSH nuk shkon në raundin e dytë në Strugë, atëherë do t`i jap mbështetje kandidatit të BDI-së, i cili siç bëhet e ditur është afër raundit të dytë dhe këtu është një garë e ngushtë me PDSH-në.
Lidhur me mbështetjen e mundshme për kandidatët presidencial në raundin e dytë, Thaçi ka theksuar se është herët të flitet por sipas tij nuk ka arsye që PDSH-ja të mbështes ndonjë kandidat. “Ndoshta do ti lëm shqiptarët të vendosim vetëm”, ka theksuar kryetari i PDSH-së. Sipas shtabit të PDSH-së, kjo parti garon në raundin e dytë në Tetovë, Tearcë, Bogovinë, Zhelinë dhe Bërvenicë.
BDI megjithatë shpallë fitore në disa komuna
Shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së, Gëzim Ostreni ka theksuar mbrëmë se sipas të dhënave të përpunuara kjo parti ka fituar katër komuna që në raundin e parë
Ostreni ka theksuar se në bazë të dhënave të përpunuara, BDI ka fituar që në raundin e parë në Studeniçan, Zajaz, Osllomejë , Tearcë ,Zhelinë, Saraj dhe Dibrën.
“Në balotazh do të shkojë Vrapçishtë, Bërvenicë, Dollnen, Bogovinë, Haraçinë, Strugë, Likovë, Gostivar dhe Tetovë”, ka theksuar shefi i shtabit të BDI-së, Gëzim Ostreni.
Sipas tij, nuk është shpallur e fituar që në raundin e parë edhe komuna e Çairit, një bastion i njohur i kësaj partie. Ostreni ka theksuar se partia e tyre është e kënaqur nga dalja e qytetarëve në votime dhe se aty ku ka garuar kjo parti kanë votuar mbi 50 për qind e votuesve. Por edhe partia Demokracia e Re shkon në balotazh në disa komuna në Likovë, Haraçinë, Çair, etj. Në Gostivar në raundin e dytë shkon kandidati i BDI-së, Nevzat Bejta si dhe kandidati i pavarur Rufi Osmani. Zgjedhjet vendore u zhvilluan për 84 komunat e Maqedonisë dhe për qytetin e Shkupit, ku shqiptarët konkurruan në afër 20 komuna. (Muhamer Pajaziti /INA)

Ja rezultatet perfundimtare te raundit te pare te zgjedhjeve
Ja rezultatet perfundimtare te raundit te pare te zgjedhjeve
23.03.2009
Pa shume befasi perfundon raundi i pare i zgjedhjeve lokale dhe presidenciale ne Maqedoni. Albeu.com me sukses gjate tere nates ishte media e vetme qe percolli deri tek ju rezultatet e fundit minute pas minute.
Sipas rezutateve perfundimtare, BDI kryeson ne 15 komuna para PDSH-se dhe DR-se. Ne kater prejt tyre BDI ka fituar qe ne raundin e pare, ndersa ne 11 komunat tjera do te shkoje ne balotazh.
BDI do te shkoje ne balotazh ne Gostivar por me nje diference te madhe prej 6200 votash minus ku ne epersi eshte kandidati i pavarur Rufi Osmani, ndersa ne Tetove ruan epersine e brishte prej 93 votash para kandidatit te PDSH-se.
Ne zgjedhjet presindeciale, kandidati presidencial i partisë në pushtet VMRO-DPMNE Gjorgje Ivanov ka fituar 285.842 vota, që është për 35,33 për qind të numrit të përgjithshëm të fletëvotimeve të vlefshme.
Kandidati i LSDM-së opozitare Lubomir Danaillov Fërçkoski është në vendin e dytë me 162.785 vota të fituara, që paraqet 20,12 për qind.
Përafërsisht numër të njëjtë të votave kanë kandidati i pavarur Lube Boshkoski, të cilit besimin ia kanë dhënë 122.225 (15,11 për qind) dhe kandidati i Demokracisë së Re, Imer Selmani, i cili ka fituar 121.094 vota (14,97 %).
Kandidati i BDI-së Agron Buxhaku ka 61.216 vota (7,57 %), ndërsa përfaqësuesi i PLD-së, Nano Ruzhin fitoi 30.250 (3,74 %) për qind të votave. E fundit është kandidatja e PDSH-së Mirushe Hoxha, e cila fitoi mbështetjen e 25,564 votuesve (3,16 për qind %).
Per te pare te gjitha rezultatet ne detaje, klikoni ketu: http://zgjedhjet.albeu.com/maqedoni2009/
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Ahmeti dhe Gruevski merren vesh per komunat

26.03.2009
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti si dhe kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski janë marrë vesh që të bashkëpojnë në nivel lokal edhe atë ...
... në 25 komuna ku kandidatët e njërës parti kanë hyrë në rrethin e dytë, marrim vesh nga burime partiake. Në këtë takim Ahmeti dhe Gruevski nuk kanë arritur marrëveshje lidhur me kandidatin presidencial. Nuk dihet se në cilat komuna BDI-ja do ta mbështesë VMRO-në apo kjo e fundit partinë e Ahmetit. Kandidatët e BDI-së në rrethin e dytë do të kërkojnë fitore në Tetovë, Gostivar, Strugë, Çair dhe në disa komuna tjera më të vogla. Ndërsa kandidatët e VMRO-DPMNE-së në rrethin e dytë do të kërkojnë mbështetjen e BDI-së për Qytetin e Shkupit, Ohrit si dhe në disa komuna tjera. Ndërsa në ato komuna ku në rrethin e dytë kanë hyrë kandidatët e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së sipas marrëveshjes mes Ahmetit dhe Gruevskit në rrethin e dytë do të ketë “fer play”, me qëllim që të mos ketë incidente gjatë votimit.
Po ashtu të martën janë takuar edhe u.d.lideri i LSDM-së Zoran Zaev me kandiatin e pavarur për president shteti Lube Boshkovski. Takime kanë pasur edhe kandidati i LSDM-së për president nga radhët e LSDM-së Lubomri Fërçkovski me kandidatin për president nga radhët e Demokracisë së Re, Imer Selmani. Në këto takime nuk dihet se për çka është biseduar dhe cilat janë marrëveshjet mes këtyre kandiatëve presidencialë. (Bekim Buçi, lajm)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 3 • 1, 2, 3
Similar topics
» Baki Ymeri: Maqedonia Multietnike dhe Albano-Maqedonia
» Lajme taze nga KEK-u!
» Ferit Ramadani: Ilirida, rirreshtimi politik!
» Gjakush Tana: Nga ekspozeja e Presidentit të Republikës ILIRIDA , z . Nevzat Halili
» Lajme nga EULEX-i

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi