Drita LUSHI:Kur fjala peshon më shumë se guri
Faqja 1 e 1
Drita LUSHI:Kur fjala peshon më shumë se guri
Drita LUSHI:Kur fjala peshon më shumë se guri
“Jam gur i vendit tim” - Vëllim poetik i Miradije Gashit
Kur një grua shkruan dhe ndihet, “Gur i vendit tim”, natyrshëm të shtyn kureshtja e dëshira, që të lexosh se ç’fshihet pas këtij titulli dhe libri. E sigurisht, nuk ka si të mos bëhesh pjesë e gjendjes emocionale e poetike të autores, gjatë shfletimit dhe leximit të këtij vëllimi poetik.
Nuk ka si të mos ndihesh dhe ti, si vetëtimë apo si rrufe, kur ajo shkreptin në këto vargje:
“Në vendim tim
jam gur e qëndresë
që thith nga qielli rrufé“
Poetja Miradije Gashi jeton larg vendit të saj Kosovës, së cilës i dha nga ditët e veta e ajo e mëkoi me dashuri për trojet e tokën, e ndonëse larg, kokën dhe vështrimin e ka përsëri nga Atdheu i të parëve, i burrave e patriotëve të vërtetë, e nuk mund të rrijë pa shkruar:
“Eh, ç’burra që qenë
dy zemra në gjoks, thonë - i patën,
një, si diellin, për atdhenë
tjetrën si zjarr në vatër!”
Autorja i qëndron besnike temës së Atdheut, e cila zë pjesën më të madhe të vëllimit poetik të saj. Kjo është e justifikuar duke qenë se ajo jeton larg tij, por edhe duke kaluar një kalvar vuajtjesh e peripecish në kohën e pushtimit serb,të cilat e detyruan të emigronte.
E kështu natyrshëm, ajo derdh gjithë dashurinë e mirënjohjen për pishtarin e Flamurit shqiptar Ismail Qemalin kur thotë:
“Për Shqipëri, një jetë të tërë
që atdheu të frymojë i lirë,
ku nuk shkoi e ku s’u gjend
Plaku i Vlorës, zemërmirë!”
Shpesh poezitë e Miradijes, të bëjnë të udhëtosh në kohë pas, së bashku me të, sepse ajo di të depërtoje bukur me vargun në fantazinë tonë, e vesh me ngjyra e ngrohtësi sa ne nuk mund të mos ndihemi komodë gjatë leximit të tyre.
“-Eh, po të isha bareshë,
ç’grigjë luleborash
do të kullotja shpateve, bjeshkëve
në vend të metaforave!?”
Në udhëtimin imagjinar me poezitë e saj, sheh me sytë e mendjes e shpirtit, personazhet e saj poetike, që janë Atdheu,nëna, fëmija, heroi që jep jetën për liri e befas ndalesh nga një lot, kur lexon “Letër Nënës”.
Më shumë se trill poetik, kjo poezi është lindje prej dejesh.
“Të dua nënë, të dua sa askënd tjetër
ndaj sonte dua të të shkruaj letër
e të të them
sa herë loti për ty rrugën ma preu”.
Autorja, anashkalon moralizimet, që e vrasin poezinë, sepse ajo e di se poezia ka nevojë për ajër e frymëmarrje ashtu si dhe njerëzit.
Ajo qëndis mendimin metaforik, si ujë i rrjedhshëm dhe natyral, e kështu ajo depërton pastër në ndjenjat tona.
“Sonte, mund të vij,
Në krahët e një kënge apo vargu”,
-shkruan autorja duke bërë vargun e poezinë zog, që fluturon e që e lidhin me njeriun, sepse veç kështu shprehet e bukura dhe ajo që dëshiron.
Apo:
“qé ditë vjeshte,
dhe retë qanin në heshtje”
Poezia e saj, hap pas hapi, arrin të ngrejë një folezë brenda nesh.
Ato vërtet janë larg moralizimeve, por veç anës poetike janë përfundime e konkluzione të jetës e viteve të jetuara të autores, vite me punë, përpjekje e pse jo dhe të mundimshme
Në to gjejmë ndjenjat e një gruaje me ndjeshmëri fine, që brishtësinë e ruajnë jo vetëm në fjalë por edhe në zemër.
“S’të them dot: më fal!
se edhe pa fjalë
flet zemra e zjarrtë”
ajo vazhdon:
“Si një frymë vjen
dhe jetës, jetë m’i sjell
si gjithherë“
Nga to ke ç‘mëson, e s’të mungojnë çastet e meditimit dhe nxjerrja e mësimeve të vlefshme për jetën.
KA ÇASTE
Ka çaste kur të zezën e jetës
e bën të bukur
DASHURIA.
Ka çaste
kur zënkën djegëse
e përndrit
MIQËSIA.
Doemos që ka çaste
që firojnë si vesa,
kur jetën e bën të mrekullueshme
edhe HARRESA!
Ajo vërshon poetikisht si lumë, e derdhet në fjalë që peshojnë sa vetë Atdheu.
“Në jetën e atdheut
me ngjyra gjaku pikturuan lirinë”
Si grua dhe si poete, ajo është një siameze në poezinë e saj, sepse poetja dhe gruaja shkojnë ngjitur e binjakëzuar përmes vargut e ndjenjës.
“ TI
Je uji,
jam etja.
Je drita,
jam syri.
Je rruga,
jam hapi.
Je shenjti im
Ti,
jam Unë, jotja,
më së paku“
Struktura e poezisë së Miradijes nuk komplikohet dhe rëndohet me fjalë të tepërta apo që kërkojë metafora e shprehje të lodhshme.
Ajo ka varg e poezi të shkurtër, por me peshë të madhe ndjesore.
Ka poezi, ku një varg i vetëm, mund të mbajë gjithë peshën poetike.
Në poezitë e saj, zënë vend dhe njerëz e heronj të njohur, emra të përveçëm që i japin poezive të saj, një dimension të gjerë, të një njeriu që nuk sheh vetëm një drejtim, por të një gruaje të gjithanshme, me veprimtari të zgjeruar të interesave të saj jetësore dhe poetike.
Këtu do të veçoja poezinë mbi Vëllezërit Gërvalla:
LOT, DHEMBJE, DRITË
(Vëllezërve Gërvalla)
1.
“Nëse për dhembjen
vetiu rrjedhin lotët
deti i lotëve
do t'i lagë brigjet e mendimit.
E në shirat e shpresës
bëhen ngjyrë pene
e shkrimi.
Për portretin tuaj
atdheu i gjithi atëherë
bëhet pëlhurë
ku derdheni ju
me pirgje drite“
Vitet e saj në emigrim, natyrisht që janë gjurmë mes grisë e diejve me ngjyra (fëmijëve e familjes),e kanë lënë “hapa“ origjinalë në poezinë e saj.
MËRGIMTARËT
“Vijnë me shpresë
kthehen
presin
durojnë
jetojnë
vdesin.
Shpresa
vdes e fundit - thonë
dhe mërgojnë nga jeta“
Ky është vëllimi i parë poetik i Miradije Gashit.
Një sprovë e kaluar me sukses,në pritje të provave më të mëdha.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Drita Fejza:FJALA KA NJË VLERË...
» Drita Krasniqi:SHUMË URIME NGA ZEMRA IME
» Gazeta Fjala: Fjala dhe kultura - Osip Mandelshtam
» Sa më shumë kohë që do të kalojë, aq më shumë do të rritet e lartësohet gjeniu i kombit Dr. Ibrahim Rugova
» Fadil Demaku: Sa më shumë e njoh Fatmirin aq më shumë e dua Hashimin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi