Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulohet shtatorja e presidentit historik Ibrahim Rugova (VIDEO)

Shko poshtë

Zbulohet shtatorja e presidentit historik Ibrahim Rugova (VIDEO) Empty Zbulohet shtatorja e presidentit historik Ibrahim Rugova (VIDEO)

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 27, 2013 7:29 pm





Zbulohet shtatorja e presidentit historik Ibrahim Rugova (VIDEO)
 Zbulohet shtatorja e presidentit historik Ibrahim Rugova (VIDEO) Largea_z-sh-ibrahim-rugova-9801380281087
 
(E plotësuar) -- Komuna e Prishtinës, me një ceremoni solemne, përuroi sot shtatoren e presidentit historik të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova të vendosur para Kuvendit të Kosovës. Presidentja e vendit Atifete Jahjaga dhe kryetari i Komunës, Isa Mustafa me fjalë të zgjedhura lavdëruan figurën e presidentit të ndjerë Rugova.
 Zbulohet shtatorja e presidentit historik Ibrahim Rugova (VIDEO) Presiisa4
Mustafa: Kosova e nderon ideatorin e Pavarësisë

Prishtina sot po e inauguron shtatoren e ikones së pavarësisë, presidentit të parë të Republikës së Kosovës, themeluesit dhe liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës , njeriut që i priu Kosovës në ditët më të rënda të historisë së saj . Rugova mjeshtri i artit poetik dhe dijetari doli në ballë të popullit të Kosovës në orët më të liga të historisë së re të kësaj pjese të Evropës . Ndërsa ish-federate Jugosllave po shembej nga lufta dhe nga krimet e tmerrshme fushata antishqiptare tashmë kishte marrë hov në këtë pjesë. Rugova bënte thirrje për zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve shekullore të popujve përherë të hasmuar në këtë pjesë të Ballkanit .

Më lejoni të ju kujtoj se në janar të vitit 2006 presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gjorgj ë Bush në letrën ngushëlluese për familjen Rugova dhe për popullin e Kosovës shkruante : Shtetet e Bashkuara kanë humbur një mik të vërtetë . Gjatë ditëve të konfliktit Rugova ishte zëri i arsyes dhe i maturisë që i ndihmoi popullit të Kosovës për të bërë themelet e një të ardhme paqësore . Urtësia dhe vizioni e shndërruan presidentit Rugova në një personalitet të respektuar kudo në botë , prandaj Rugova prijësi i një populli të shtypur zyrtarisht , u bë i mirëpritur në të gjitha qendrat vendimmarrëse në botë.
 Zbulohet shtatorja e presidentit historik Ibrahim Rugova (VIDEO) Presiisa1
Jahjaga: Sot një ditë historike
 
FJALIMI I PRESIDENTES ATIFETE JAHJAGA ME RASTIN E ZBULIMIT TË SHTATORES SË PRESIDENTIT RUGOVA
 
Sot është një ditë historike, është një ditë e lumtur për të gjithë ne, për të gjithë miqët tanë sepse nga sot përjetësisht në këtë vend në Sheshin kryesor të Prishtinës, të kryeqytetit të Republikës së Kosovës, do të qëndrojë shtatorja e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, si përmendore që na kujton gjithë veprimtarinë e këtij intelektuali, të këtij veprimtari, të këtij burrështetasi, të këtij vizionari që nëpërmjet atdhedashurisë e përkushtimit të paluhatshëm besoi dhe ndërtoi platformën politike dhe shtetin tonë, Republikën e Kosovës, shtet sovran dhe të pavarur, duke na bërë neve popull të lirë, të barabartë dhe të dinjitetshëm, që i kthehemi rrënjëve tona në familjen e civilizimit evropian.
 Zbulohet shtatorja e presidentit historik Ibrahim Rugova (VIDEO) Presiisa2
E nderuara zonja Fane, e nderuara Familje e Presidentit të parë të Republikës së Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova,
I nderuari Kryetar, Dr. Isa Mustafa,
I nderuar zëvendëskryeministër Kuçi,
Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës të nivelit qendror dhe lokal,
Të nderuar përfaqësues të jetës akademike, arsimore dhe shkencore,
Të nderuar bashkëveprimtarë të Presidentit Rugova,
Të nderuar ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë,
Të nderuar qytetarë të Prishtinës, të nderuar qytetarë të Kosovës, të nderuar bashkatdhetarë,
Të nderuar të pranishëm,

 
Sot është një ditë historike, është një ditë e lumtur për të gjithë ne, për të gjithë miqët tanë sepse nga sot përjetësisht në këtë vend në Sheshin kryesor të Prishtinës, të kryeqytetit të Republikës së Kosovës, do të qëndrojë shtatorja e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, si përmendore që na kujton gjithë veprimtarinë e këtij intelektuali, të këtij veprimtari, të këtij burrështetasi, të këtij vizionari që nëpërmjet atdhedashurisë e përkushtimit të paluhatshëm besoi dhe ndërtoi platformën politike dhe shtetin tonë, Republikën e Kosovës, shtet sovran dhe të pavarur, duke na bërë neve popull të lirë, të barabartë dhe të dinjitetshëm, që i kthehemi rrënjëve tona në familjen e civilizimit evropian.
Kjo shtatore e Presidentit tonë themeltar, na nderon neve, na kujton e dëshmon, për rrugën që e kaluam gjatë historisë, për sakrificën që e bëmë gjatë shekujve, për Liri, Pavarësi, Demokraci.
Ne që sot po e ndërtojmë shtetin dhe shoqërinë demokratike, e kemi shumë më lehtë, sepse po e vazhdojmë rrugën që e ndërtuan të parët tanë, po e vazhdojmë programin që u bë themel i fortë i shtetit tonë, pikërisht në saje të punës së palodhshme e të veprimtarisë së gjithmbarshme të bijve dhe bijave më të mira të popullit, gjatë shumë brezave, që u vu kurorë me luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dr. Ibrahim Rugova është intelektuali që tek ne ndër të parët e solli frymën e demokracisë perëndimore, mendimin kritik, vlerësimin jashtë koncepteve ideologjike, që si mendje e ndritur u përhap në elitën intelektuale e politike tonën dhe në brezat e ri të studentëve duke ndërtuar konceptin e ri të botëkuptimit, përkushtimin dhe misionin e intelektualit në mendjen e çliruar, duke mposhtur njëmendësinë dhe diktaturën si koncept.
Në kohën e trazimeve të mëdha shpirtërore, njerëzore, në kohën e vlimeve qytetare, në periudhën e gërshetimeve të ideve politike, Ibrahim Rugova, me një urtësi të theksuar, me një largpamësi vizionare për të ardhmen, diti me guxim dhe pa asnjë hamendje të përcaktohet drejt, të ndërtojë konceptin intelektual dhe politik dhe të vihet në ballë të lëvizjeve për çlirim kombëtar, që ishte e barasvlershme dhe në disa segmente pararendëse e lëvizjeve përparimtare qytetare të vendeve të ndryshme të Evropës dhe të botës.
Filozofia paqësore politike e Rugovës tashmë është e pranuar dhe e dëshmuar si koncept i Filozofisë së re Politike, arriti që me sukses të tubojë gjithë popullin rreth kësaj ideje të çlirimit kombëtar dhe çliruese demokratike.
Kjo filozofi politike, e përjetësuar si politike aktive paqësore, e ndërtoi shtetin e Republikës së Kosovës duke anashkaluar okupimin e egër, që i ishte imponuar me dhunë popullit dhe me funksionalitetin e plotë të të gjitha segmenteve organizoi jetën e gjithë qytetarëve, si kundërvënie konkrete masave shtypëse të një regjimi diktatorial, me të cilën gjë fitoi admirimin e mbarë botës, përkrahjen dhe mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të vendeve të Bashkimit Evropian, për kauzën tonë të drejtë për të qenë të lirë dhe të dinjitetshëm në tokën tonë Dardane, siç e thoshte gjithmonë Presidenti Rugova.
Organizimi i shtetit autonom, nën projektimin dhe udhëheqjen e Presidentit Ibrahim Rugova, i dëshmoi botës se duke përdorur padëgjueshmërinë qytetare, arritëm të shpërfillim okupimin, duke treguar aftësi për të organizuar shtet të bazuar në solidaritetin e plotë dhe vullnetar, të ndërtuar mbi traditat më të larta morale dhe njerëzore, në vlerat e civilizimit evropian, të një shoqërie demokratike, në të cilën të gjithë qytetarët pa dallim gëzojnë liritë dhe të drejtat e barabarta.
Me veprimtarinë e Dr. Ibrahim Rugovës ndërlidhet rënia e komunizmit në Kosovë, ndërlidhet organizimi i jetës shumëpartiake dhe ndërtimi i parlamentarizmit, që u hapi rrugë ideve dhe koncepteve demokratike të ndërtimit të shoqërisë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe të ndërtimit të bashkëqeverisjes në platformën zhvillimore të shtetit.
Presidenti Rugova na lidhi përjetësisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si vend lider demokratik, mbrojtëse e popujve të lirë, dhe me vendet e Bashkimit Evropian.
 
Të nderuar qytetarë,
 
Kosova e ka të ardhmen e sigurt në anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Republika e Kosovës po ndërtohet si shtet qytetar, në respektim të plotë të ligjit dhe të kushtetutës së saj.
Kosova e kishte fatin dhe është krenare që konceptin e lirisë dhe të pavarësisë së saj e ndërtoi intelektuali i përmasave evropiane, Dr. Ibrahim Rugova, që përjetësisht në zemrat dhe në mendjet tona e mbolli farën e Lirisë, konceptin e demokracisë, të ndërtimit të shoqërisë së njerëzve të lirë dhe të barabartë, që ndërtojmë shtetin tonë të pavarur.
Kjo shtatore e Presidentit të parë të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, si bazament i lirisë në tokën tonë, na nderon të gjithë neve.
 
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
 
Ta gëzojmë dhe ta mbajmë me krenari shtatoren e këtij njeriu të madh që me punën dhe angazhimin e paepur në të mirë të atdheut, na obligoi të gjithë neve, duke qenë fanar drite në rrugën drejt të ardhmes sonë.
Zoti e bekoftë dr. Ibrahim Rugovën
Zoti e bekoftë Kosovën.

 
Ju faleminderit!
 
Shumë qytetarë në shesh, presin ta shohin Rugovën
 
Qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës kanë ardhur sot në Prishtinë për të qenë të pranishëm me rastin e zbulimit të shtatores së presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova.
 
Gati për përurimin e shtatores
 
Shtatorja e Presidentit Ibrahim Rugova është vendosur në bazamentin përballë Kuvendit të Kosovës. Tani janë bërë të gjitha përgatitjet për përurimin e saj.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, ka shkruar në profilin e tij në Facebook se, shtatorja e Rugovës e punuar me dashuri në bronz nga artistët shqiptarë hyri triumfalisht në Kosovën e ti në përcjellje të Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë.
“Dhe deri sa udhëtoja në kolonë, mu kujtua viti 1994, kur gjatë një vizite në Tiranë u takova me Presidentin Rugova. Isha me djalin tim Arbenin dhe medoja për të udhëtuar deri në Shkup që ta takoj familjen, pasi atëherë isha i ndjekur me fletarrest dhe nuk guxonja të hyj në Kosovë. Rugova më ftoi të kthehem me të deri në Shkup në makinën e tij së bashku me djalin. I thash jo, sepse bëheshim shumë. Por me insistimin e tij u futëm në makinë katër vetë në ulësen e pasme së bashku me Rugovën. Atë nuk pengonte, ishte i lumtur për një veprim të tillë. Ishte njeri i madh, njeri që dëshironte të bënte mire”, ka rrëfyer një rast, kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa.
Ai tha se, ky njeri i Kosovës nga sot, në shtatoren e tij të bronzt, do të vulosë kryeqytetin tonë.
 
Mbërrinë në Prishtinë shtatorja e Presidentit Rugova
 
Ka mbërritur shtatorja e ish Presidentit Ibrahim Rugova në sheshin ku mbanë edhe vet emrin e tij. Të pranishëm në këtë ngjarje janë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës Isa Mustafa, Deputeti i Kuvendit të Kosovës Ismet Beqiri,si dhe kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu.
Poashtu edhe qytatarët kanë dalë për ta pritur arritjen e shtatorës, me ç’rast janë parë shumë të entuziazmuar.
 
Zbulohet shtatorja e presidentit historik Ibrahim Rugova (VIDEO) GardaaZbulohet shtatorja e presidentit historik Ibrahim Rugova (VIDEO) Gardaa1Zbulohet shtatorja e presidentit historik Ibrahim Rugova (VIDEO) Gardaa3Zbulohet shtatorja e presidentit historik Ibrahim Rugova (VIDEO) Presiisa3Zbulohet shtatorja e presidentit historik Ibrahim Rugova (VIDEO) PresiisaZbulohet shtatorja e presidentit historik Ibrahim Rugova (VIDEO) Gardaa2Zbulohet shtatorja e presidentit historik Ibrahim Rugova (VIDEO) Presiisa5Zbulohet shtatorja e presidentit historik Ibrahim Rugova (VIDEO) TuzbuZbulohet shtatorja e presidentit historik Ibrahim Rugova (VIDEO) Tuzbu1Zbulohet shtatorja e presidentit historik Ibrahim Rugova (VIDEO) Tuzbu2Zbulohet shtatorja e presidentit historik Ibrahim Rugova (VIDEO) Tuzbu3Zbulohet shtatorja e presidentit historik Ibrahim Rugova (VIDEO) Tuzbu4
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi