Bllaca – Miftarit: Ku mbeten kërcënimet?

Një ditë pasi i shkroi ish-shokut të tij Fahredin Gashi, i vetëshpalluri agjent i SHIK-ut, Nazim Bllaca, i ka shkruar letër të hapur edhe ish-agjentit tjetër të SHIK-ut, Naim Miftarit.
Në letër ai shkruan:
“Naim, ku mbet “Ua bej 500 herë më zi se Bllaca”?!
Procesit Bllaca 2, u tentua t’i bahet devijim, me nxjerrjen e një ish-agjenti të SHIK-ut!
Ky i fundit, doli me deklarata bombastike, dhe pretendonte se mban shumë informata, të cilat dëshmonin për urdhëruesit e vrasjeve të pas luftës. Po ashtu, akuzonte drejt për së drejti, komplet udhëheqësit e Shtabit të Përgjithshëm të ish-UÇK-ës, në krye me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Xhavit Halitin, Latif Gashin, Elmi Recicen, për dhënie urdhrash për rrahje, frikësim dhe deri ne likuidim fizik!
Paradoksalisht, asnjëherë nuk e përmendi Azem Sylën, person shumë kontrovers dhe i njohur te ne dhe nga Perëndimi.
Sipas deklaratave te lartpërmendurit në disa gazeta, Naim Miftari, mban edhe disa incizime të marrjes në pyetje të të ndjerit Ibush Kllokoqi, ish-punëtor i sigurimit shtetëror serb.
Akuzonte drejtpërsëdrejti SHIK-un, për frikësim dhe likuidim fizik të kundërshtarëve politik të PDK-së!
Atë botë, të gjitha gazetat, çdo ditë ishin të mbushura me deklaratën e ish-punëtorit të SHIK-ut, e si titull ishte:” Mos ma plasni filmin, se ua bëjë 500 herë më zi se Bllaca”!
Nazim Bllaca një ish-ushtar i UÇK-së, i cili më datën 29 nëntor 2009 u vetëdenoncua për pjesëmarrjen në disa vrasje, rrahje, kërcënime dhe frikësime, gjithsej 17 raste.
Bllaca pranon se vetë ka marrë pjesë, me urdhëratë e SHIK-ut, me një grup i cili po gjykohet aktualisht nga EULEX, mision ndërkombëtar i drejtësisë, i cili po vepron ne Kosove.
Rasti Bllaca II, ku po vazhdojnë të merren në pyetje dëshmitarët, ku se shpejti pritet epilogu përfundimtar, dëshmoi edhe ish agjenti i G2-shit dhe punëtor i SHIK-u, Naim Miftari.
Ishin shumë kundërthënëse deklaratat e dhëna neper shtyp e gazeta, me ato të cilat dëshmoi para prokurorëve ndërkombëtar të EULEX-it.
Ish agjenti i G2 dhe i SHIK-ut, njëherit, ish polici hetues, para prokurorit tha se :”‘SHIK-u s’e vrau Kllokoqin, e kishte informator’”!
Një dallim i madh dhe shumë kundërthënës, në krahasim të deklaratave të tij dhënë shtypit kosovar. Ai në gjykim shtoi se “nuk beson që ShIK-u ta ketë vrarë Kllokoqin, pasi ishte një burim i mirë”. Po ashtu dëshmoi dhe tregoi se :”si agjent i Shërbimit Informativ Kombëtar (ShIK), ai kishte punuar deri në vitin 2002, kur edhe e kishte lënë këtë shërbim; e gjatë luftës ai kishte punuar në Shërbimin e Kundërzbulimit, i njohur si ZKZ, ose G2, pjesë e UÇK-së. “Deri në vitin 2002, kam qenë pjesë e ShIK-ut dhe kam qenë VIP, shifrën e kam pasur 031”.
Pyetjen të cilën ia bëri një avokat i te akuzuarve, nëse UDB kishte interes ta vriste Kllokoqin? Ish agjenti u përgjigj: ” Ata mund ta kishin vrarë edhe para e gjatë luftës, por ai më shumë besonte se atë e kishin vrarë bashkëpunëtorët e UDB-së”. Ne pyetjen e radhës së prokurorit ndërkombëtar se”A e njeh Nazim Bllacen”? Dëshmitari tha:”As qe e njof, as qe dua ta njof……”!
Kjo len vend për shume dyshime !
Tel.044932128
n.bllaca1@gmail.com
Me respekt:
Nazim Bllaca, anëtar i skuadrës së vrasjeve të SHIK-ut dhe autor i një vrasjeje”, përfundon letra.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kurora e bukurisë iu vu Liridona Miftarit
» Kërcënimet e Gjergjit
» Surroi: Tri kërcënimet për Kosovën
» Kërcënimet ‘milosheviçiane’ të Ramës
» Kërcënimet terroriste bëhen faktike
» Kërcënimet e Gjergjit
» Surroi: Tri kërcënimet për Kosovën
» Kërcënimet ‘milosheviçiane’ të Ramës
» Kërcënimet terroriste bëhen faktike
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi