Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi pohon se më 3 nëntor bashkohet Mitrovica

Shko poshtë

Thaçi pohon se më 3 nëntor bashkohet Mitrovica Empty Thaçi pohon se më 3 nëntor bashkohet Mitrovica

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 04, 2013 8:08 pm

Thaçi pohon se më 3 nëntor bashkohet Mitrovica F1_04thamit-me-vule-jpg1380895494

Thaçi pohon se më 3 nëntor bashkohet Mitrovica

Stadiumi olimpik, ‘Ademi Jashari’, do të bëhet sikurse stadiumi Vembli në Londër. Do t’i hapim 4000 vende të reja pune si dhe do të investojmë 100 milionë euro në katër vjetët e ardhshme. Me këto premtime u është drejtuar i pari sot votuesve në Mitrovicë, Avni Kastrati, kryetra I degës së PDK-së dhe kandidat për kryetar të kësaj komune. Por, siç raporton Koha Ditore nga qyteti ndarë, kryeministri i Kosovës dhe i LDK-së, Hashim Thaqi, iu drejtua të tubuarve me fjalët: “ Avni Kastrai tha se në katër vjetët e ardhshme do të investojmë 100 milionë euro në Komunën e Mitrovicës, mirëpo unë sot mora vendim se në katër vjetët e ardhshme do të investojmë 150 milion euro”.  

Kastrati ka theksuar se “programi ynë është shumë interesat për Mitrovicën dhe për të gjitha qytet e tjetra të Kosovës”, duke arsyetuar pse kjo parti nuk e kishte shpalosur programin, meqë “Partitë e tjetra do të na e kopjonin”. 

Në 4 vjeçarin e ardhshëm jemi përcaktuar për zhvillim ekonomik, punësim, në Trepçë do të fillojnë se funksionuari dy metalurgjitë - ajo e plumbit dhe e zingut. Sipas tij në qendrën e re tregtare, që do të nisë punën në fillim të vitit të ardhshëm, do të punësohen 350 punëtorë të rinj. 

Kastrati,  me tej ka theksuar se në këto 4 vjet qeverisje janë investuar 100, milionë euro, mbi 80 për qind punët në Mitrovicë I kanë marrë kompanitë vendase dhe ato të rajonit, kështu kemi ndihmuar biznesin. Tani kemi edhe Universitetin, do të ndërtojmë një shkollë në lagjen ‘Bair’ me materiale ndërtimi EKO, do ndërtojmë shkollën për fëmijët me aftësi të kufizuara në fidanishte ... Kemi dërguar në specializim 42 specializantë  të rinj, që do të kthehen në Mitrovicë pas 4 vjetësh. Kastrati ka premtuar se stadiumin olimpik ‘Adem Jashari’ ne Mitrovicë do të bëhet sikurse Stadiumi I Vemblit, që do të jetë krenaria e sportistëve mitrovicas.   

Sipas Kastratit, në katër vjetët e ardhshme PDK-jado të fokusohet në zhvillimin ekonomik të Mitrovicës, ku do të realizojë 400 projekte të tjera si dhe do të hapë 4000 vende të reja të punës. 

POR, kryeministri i Kosovës dhe i LDK-së, Hashim Thaqi, i emocionuar, duke iu drejtuar të tubuarve ka theksuar se “për katër vjetët e ardhshme Avniu premtoi 100 milionë euro nvestime, por unë sot kam marrë një vendim dhe ju premtoj se në katër vjetët e ardhshme me qeverisjen e PDK-së do të investoj 150 milionë euro”.  Në vazhdim ai shtoi se “Unë ndihem mitrovicas. Të gjithë janë me Mitrovicën,  edhe Brukseli, edhe Washingtoni, edhe NATO-ja. Më 3 nëntor Mitrovica do të bashkohet pasi që për herë të parë votohet në tërë Kosovë”.  

Thaçi në Mitrovicë shoqërohej edhe nga Kadri Veseli, Enver Hoxhaj, Memli Krasniqi, Flora Brovina e Bajrush Xhemajli.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thaçi pohon se më 3 nëntor bashkohet Mitrovica Empty Sharmanti Eqrem Kryeziu “Eqo” pritet ta pushtoj “Jerusalemin” e Hashim Thaçit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 04, 2013 8:14 pm

Sharmanti Eqrem Kryeziu “Eqo” pritet ta pushtoj “Jerusalemin” e Hashim Thaçit
Thaçi pohon se më 3 nëntor bashkohet Mitrovica Largea_eqa1380889749
Ndërkombëtaret parashikojnë se LDK-ja këtë vjeshtë do të rikthehet në pushtet në Prizren
Harta e fitores së LDK-së në këto zgjedhje është e sigurt se do të shtrihet në Prizren, Ferizaj, Gjilan, Prishtinë, Kamenicë, Obiliq, Fushë Kosovë, Podujevë, Rahovec, etj. Sharmanti Eqrem Kryeziu “EQO” pritet ta pushtoj “Jerusalemin” e Hashim Thaçit. Kjo për faktin se LDK-ja është në avantazh, dhe pjesëmarrja e “VV” në zgjedhje do ta tkurr PDK-në në pushtet, sikurse dhe kandidati i “Bashkimit Demokratik”/ BD, Zafir Berisha, me votat e tij në disa fshatra të trevës së Vërrinit dhe Prizren pritet ta eliminoj PDK-në nga pushteti në Prizren. Edhe malishevasit e Fatmir Limajt që jetojnë në Prizren, ja kanë kthyer shpinën PDK-së. Kjo u dëshmua në tubimin e 26 shtatorit në Prizren. Aktualisht kandidatët e LDK-së si dhe sharmanti “EQO” ka gatuar një program real të zhvillimit të Prizrenit, i cili konsiderohet kryeqyteti i kulturës së Kosovës.
Parashikimet ndërkombëtare të bazuara në analiza e fakte dëshmojnë se LDK-ja këtë vjeshtë do të rikthehet në pushtet në Prizren. Në zgjedhjet për kryetar komune të 2009-ës rezultati ishte i barabartë ”fifti-fifti” në mes PDK-së dhe LDK-së, dhe nuk pati rinumërim të votave, dhe PDK fitoi falë pak votave të komunitetit turk. Ndërsa këtë vjeshtë janë disa faktorë që LDK-ja do rikthehet në pushtet: 1) Ribashkimi i LDK-së me LDD-në në nivel të Kosovës, 2) marrëveshja e heshtur LDK-së me disa komunitetet minoritare, 3) përplasjet e brendshme të taborëve brenda PDK-së në mes të krahut të Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit dhe Hashim Thaçit, 4) faktori përcaktues anti PDK është partia e re “Bashkimi Demokratik” i Zafir Berishës sikurse partia e re “Partia Konservatore” e Munir Bashës që ja ktheu shpinën PD-së në koalicionin me PDK-në; 5) fakti se gjatë këtyre viteve PDK-ja nuk tregoi shkathtësi në udhëheqjeje dhe krerët komunal janë nën akuza për keqpërdorime dhe hajni; 6) Po ashtu humbjen e PDK-së do ta përcaktojnë dështimet e një pas njëshme sikurse gënjeshtra e PDK-së për projekte kapitale sikurse ai “Hidrocentrali i Zhurit”; 7) dështimi i PDK-së dhe Hashim Thaçit në copëzimin e elektoratit të Hasit nga ai i Prizrenit, janë faktor negativ për PDK-në.
Ndërsa, në anën tjetër, risia e LDK-së në këto zgjedhje është se kjo vjen e përforcuar nga bashkimi masiv i individëve/anëtarëve të LDD-së së Nexhat Dacit. Sikurse kohëve të fundit në Kosovë, skenat politike lokale rezultuan me një LDK shumicë në disa asamble komunale. Ndërsa, lideri Isa Mustafa po synon aleancë të madhe me qytetarët e Kosovës dhe jo me parti të vogla e fantazma dhe fiktive, që s’kanë anëtarë, siç vepron Hashim Thaçi me partitë fiktive rome, ashkalinjt, boshnjake etj. Në krah të Isa Mustafës janë edhe partitë që tradicionalisht ishin afër LDK-së, sikurse demokristianet e PSHDK-së, të djathtët e PNDSH-së etj. Këto ditë, LDK-së në ndihmë pritet t’i vijnë miqtë e Partive Popullore Evropiane/ EPP nga Brukseli.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi