Albert Zholi: Mirë politika, po vetë çamët ku janë?
Faqja 1 e 1
Albert Zholi: Mirë politika, po vetë çamët ku janë?
Mirë politika, po vetë çamët ku janë?
Nga Albert Zholi
Vizita e para tre ditëve e Kryeministrit grek Kostas Karamanlis në Tiranë, përcolli vlerësime të shumta pozitive në median vendase. Sipas saj, kjo vizitë është konsidruar një prej vizitave më të suksseshme të kreut të qeverisë greke në vendet ballkanike dhe më gjerë. Edhe opozita që nuk lë gur pa lëvizur për të gjetur hapësirat e nevojshme për kritika ndaj mënyrës së qeverisjes së “Nea Demokracia”, në këtë vizitë, lideri i opozitës “PASOK” Jorgos Papandreu, thuajse u tregua inaktiv dhe pa ndonjë “sulm” agresiv” për të luftuar kundërshtarin e tij që s’po mund ta largojë qeverisja. Karamalis u kthye në Athinë triumfator. Ajo që priste më shumë opozita greke që të shërbente si “bombë tymuese” në goditjet e saj ishte dhe “Çështja çame”. Pra a do të hidhej në tryezën e bisedimeve kjo çështje (agjenda thuajse ishte e panjohur) kaq e koklavitur që qëndron si shpata e Damokleut në këto 19 vjet të mardhënieve psotkomuniste Shqipëri.Greqi, kur krerët kryesorë të plotitikës greke në vijimësi e kanë quajtur këtë “çështje të mbyllur”?.
Parë tashmë disa ditë më vonë, me qetësi, pas zhvillimit të bisedimeve Berisha-Karamanlis dhe mënyrës së zhvillimit të tubimit paqësor të çamëve në sheshin Skënderbej, mund të themi se, përveç politikës shqiptare, fajin kryesor për mos sensibilizimin e opinionit brenda dhe jshtë vendit (pasi Karamanlis e mori rrugën pasi ishte garantuar që agjenda nuk do ta përmbante këtë çështje), e kanë vetë çamët.
Përse?
Atë ditë në tubim, sheshi Skënderbej dukej si në një ditë të zakonshme (për të mos thënë përtej të zakonshmes). Rreth 350 vetë (sa mund të ketë kalimtar të rastit), përcaktonin numrin e përgjithshëm të tubusve. Dy parulla bardhe e blu (8x1 metër) “Kërkojmë të drejtat tona”, 7 flamuj kombëtarë, një qendër zëri që më shumë ishte jashtë funsksionit, 80 % e pjesmarrsve të moshuar, 24 fëmijë, 32 pjesmarrëse të gjinisë femërore, ishte i gjithë “dekori” i tubusve!!!. Një burrë me një qeleshe ku në ballinë të saj (qeleshes) shkruhej “Rroftë Çamëria”, ndoshta ishte e veçanta e këtij “dekori”. Asnjë politikan (përveç kryetarit të PDI). Asnjë personalitet shkencor, akademik. Asnjë ovacion. Më shumë njerëz kishte në kafenenë e “Opera-s”, se sa në shesh ku zhvillohej tubimi (mitingu). Edhe gjatë fjlaës së oratorëve, më shumë pjesmarrsit zhvillonin biseda mes tyre, se sa dëgjonin. Atmosfera dukej që ishte e mbytur, pa “nerv”, pa gjallëri, pa organizim. Pjesmarrsit më shumë rrudhnin buzët, se sa shihnin tek fjala e oratorëve zgjidhjen e padrejtësisë dhe kërkesave të tyre afërsisht një shekullore (padrejtësia e parë Konfrenca e Londrës e vitit 1913). Pra, kjo ishte atmosfera e datës 26 prill në sheshin Skënderbej. Më shumë sehirxhinj, se sa miting serioz. Një tubim apatik, si i detyrueshëm, pa atmosferë pa sens,që nuk ngjallte as kureshtjen më të vogël dhe jo më të sensibilizonte opinionin mbarëshqiptar apo edhe atë ndërkombëtar. Një ditë që duhet të rëndojë në ndërgjegjen e çdo çami. Sipas drejtuesve të shoqatës “Camëria” , në kryeqytet ka 60 mijë çamë. Ku ishin atë ditë?! Në mos 60 mijë, 1 mijë nuk mund të vinin në këtë tubim?! A mund të merret një nismë e tillë pa matur forcat dhe ta kthesh pa dashje një çështje nga problem madhor në një kërkesë mëshirore (indiferente)!? E vetmja anë pozitive që u vu re në këtë tubm ishin kërkesat:
-Nisja e bisedimeve Shqipëri- Greqi, për zgjidhjen e çështjes çame, që do t'i shërbejë të tashmes e së ardhmes së Shqipërisë dhe Ballkanit
-Miratimi i një ligji për konservimin e pronave.
-Të lejohen moshat e mëdha të shkojnë pranë varreve të të parëve të tyre për t'i nderuar dhe vizituar.
-Ngritja e një memoriali në nderim të viktimave të pafajshme çame, gjatë viteve '44-'45.
Si përfundim ?
Në momentin që shoqatës “Camëria” nga qeveria shqiptare ju refuzua kërkesa për një takim me kryeministrin grek Kostas Karamanlis duhej të kishin marrë masa për një tubim model, pa eksese, pa thirrje ekstreme, por një tubim tejet paqësor, me pjesmarrje masive, që të zgjonte interes tek opinioni, ku dhe media do të ishte më e pranishme. Por me atë pjesmarrje, me atë organizim, sigurisht që dhe media do të ishte indiferente. Camët më 26 prill nuk ditën çtë kërkonin dhe fajin në këtë rast nuk e ka vetëm politika. Ajo mbi shpatullat e saj ka kusurin e saj të padiskutueshëm, por “ i zoti e di ku i pikon çatia”. Kjo tregon se çamët nuk janë të aftë të organizohen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre në mënyrë të vazhdueshme, ligjore, demokratike. Kjo del si detyrë imediate, tashmë pas mësimit nga ky tubim dhe pasi takimi mes dy homologëve, jo vetëm që nuk shërbeu për sensibilizimin e politikës së dy vendeve për zgjidhjen përfundimtare të çështjes çame, por as që e mori fare në konsideratë këtë çështje.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Albert Zholi: Era të dua
» Albert Zholi: Unë dhe ai
» Albert Zholi: Tradhëtia
» Albert Zholi: Përçmimi
» Albert Zholi: Unë dhe Hëna
» Albert Zholi: Unë dhe ai
» Albert Zholi: Tradhëtia
» Albert Zholi: Përçmimi
» Albert Zholi: Unë dhe Hëna
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi