Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DEDË PREQI:IKJA SHPEJTË E LULIT NË AMSHIM, SIKUR ETJA E GJETHIT DIGJET NË SHKËLQIM

Shko poshtë

DEDË PREQI:IKJA  SHPEJTË  E LULIT NË AMSHIM, SIKUR  ETJA E GJETHIT DIGJET NË SHKËLQIM Empty DEDË PREQI:IKJA SHPEJTË E LULIT NË AMSHIM, SIKUR ETJA E GJETHIT DIGJET NË SHKËLQIM

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 10, 2013 9:06 pm

 
IKJA  SHPEJTË  E LULIT NË AMSHIM, SIKUR  ETJA E GJETHIT DIGJET NË SHKËLQIM
(Potrete mërgimtarësh-postmortum, Lulzim Saliquni  1974-2013)
DEDË PREQI:IKJA  SHPEJTË  E LULIT NË AMSHIM, SIKUR  ETJA E GJETHIT DIGJET NË SHKËLQIM U1_u1_DedePreqi
Nga Dedë Preqi
Njeriu është pjesë e kohës së një kohe, edhe populli është pjesë e një populli, një pjesë e dhëmbjes të një dhëmbje, një pjesë pikëllimi të një pikëllimi, dhe një pjesë rruge të një rruge, që fillon edhe me zanafillën tonë, duke lënë vetëm gjurmë gjatë  jetës dhe  pas vdekjes. 
Jo vetëm Evropa, por e tërë bota po mundohet dhe po përjeton ndryshime, sikur edhe shqiptarët që arritën të bëjnë  pavarësinë e tyre  dhe e heqën zgjedhën e okupatorit dhe robërisë, por më vështirësi ta heqin zgjedhën e skamës dhe të varfërisë. Çë mbas mbarimit të luftës së dytë botërore shumica e shqiptarëve ikën jashtë vendit, për të siguruar kafshatën e gojës, prej të cilëve shumica e tyre ikën me dhunë për në Turqi, disa të tjerë u shpërndanë nëpër Evropë dhe të tjerët arritën deri në Amerikë e Australi, të cilët disa u kthyen pas disa vitëve, kurse disa  të tjerë, nuk u kthyen kurrë më, ose vetëm atëherë  për ti pushuar eshtrat e tyre në atdhe.
Mërgimi  është plagë e kohës, një pjesë e dhimbshme e historisë dhe  shoqërisë tonë, i cili i tërheqë njerëzit nga vetja  edhe pa dashur, duke i ngatërruar ëndërrat tyre  për një copë jete më të mirë, ku edhe sot kjo rrugë kultivohet në mendjet e shumë njerëzve, përshkak të kushteve  ekonomike, politike  dhe sociale. Sëcili njeri i ka iluzionet e veta dhe planet e jetës, ashtu  si çdo i ri edhe Luli nga Jagoda e Klinës, pasi që e kreu gjimnazin në Klinë, në pa mundësi për ti vazhduar studimet, ai si shumë shokë të tjerë, planifikoj të merrte rrugën e mërgimit, atje ku e kishte edhe babain  e vet në Zvicërr, me çrast një ditë iu bashkangjitën edhe tërë familja, nëna, motrat dhe vëllau Bekimi, duke vazhduar jetën së bashku,  largë atdheut në mërgim.
Luli kishte besim në ardhmërinë  e vet, dhe qëllimi i ëndrrës së tij ishte një vizion i çartë për të  arritë  të mundshmën, për të realizuar planet e jetës dhe përmes vullnetit që kishte,  Luli  në Zvicërr nuk ndejti duarkryq,  ai shumë shpejt e mësoi gjuhën gjermane dhe integrohet në rrethin zvicërran, dhe  përkrah punës që kishte në jetën e përditshme , ai kreu  shkollën për Grafikë e Dizajn, me  sukses të lakmueshëm, dhe duke parashikuar mundësitë për  të bërë diçka më shumë dhe pozitive në jetën e vet, Luli shumë shpejtë angazhohet  edhe në jetën kulturore të shqiptarëve në mërgatë, i cili me vullnetin e madh që kishte  dëshiroi ta shfrytëzoj kohën dhe kushtet, dhe të  gjitha përjetimet e tij në mërgatë, ti kthej në fitore e suksese  dhe në ditë më të mira.
Përpjekjet  e Lulit  për të zhvilluar aktivitetin e vet në mërgim, tregonin  shprehjet  dhe talentin që  kishte për të punuar ,  i cili  çdo herë  dallohej  edhe me një sens humori  e buzëqeshje të ëmbël me sëcilin njeri, pothuaj se ajo  ishte  dhuntia dhe arma më e këndshme e shpirtit  të tij. Që nga themelimi i Shoqërisë Kulturo-Artistike  „Arbëresha“ në Sirnach të Zvicrres lindore, në vitin 2003, e cila themelohet me iniciativën e dom Marjan Markut, Luli ishte i pa ndashëm  dhe gjithherë aktivist i dalluar i kësaj shoqërie së bashku me bashkëshorten Marien dhe vëllaun Bekimin, të cilët përmes valleve dhe këngëve tradicionale, pasqyronin traditat dhe kulturën shqiptare ku do në Zvicërr dhe jashtë saj. Pas një kohe të shkurtë, duke u bazuar në aktivitetin dhe punën e palodhshme të Lulit, zgjedhët edhe udhëheqës i Shoqërisë Kulturore „Arbëresha“ , e më vonë  koregraf i valleve dhe këngëve shqipe. Luli ishte edhe bashkëpunëtor i zellshëm i portalit „Rrezore“,        që nga themelimi i saj, në të cilën kultivohen dhe promovohen vlerat e kulturës, traditës, artit, letërsisë, shkenncës dhe vlerat kombëtare në diasporë e më gjerë.
Jeta është gjithçka që mendon njeriu,  nganjëherë  ajo është shumë e  ëmbël , kur  shijohet me elementet e veta të ëmbëla, duke arritë  kuptimin e saj,  por kurrësesi  edhe kulmin , sepse nganjëherë  jeta  është aq e  idhtë , sa  që krahasohet me  asgjë, sepse njëra ditë nuk i ngjanë tjetres  dhe njeriu kurrë nuk e di,  se çfarë e pret e nesërmja. Sëcili njeri në jetën e vet mund të konfrontohet me fatin e tij, posaqërisht  ata të cilët vuajnë nga ndonjë sëmundje e rëndë, apo  e pashërueshme.  Një fat i tillë e tradhëtoj  edhe Lulin e dashur,  i cili vuajti nga një sëmundje e rëndë, e cila ia muar jetën pa mëshirë,  në gusht të këtij viti, po sa i kishte mbushur 39 pranvera, në kohën më të duhur që kishte familja për të, në kohën kur tri vajzat e veta të vogla, Isabella, Dafina, Salome dhe bashkëshortja  Maria, e kërkonin ndihmën e tij prindore dhe bashkëshortore.
Deri në momentet e fundit të vdekjes, Luli ishte i vetëdijshëm dhe e dinte se po ecën drejtë  një bote tjetër, por fare nuk e humbi besimin te zoti, dhe duke treguar me gisht kah dritarja thoshte,  përmes kësaj dritare shoh një degë  gështenje, ajo  ishte mikja e vetme e jetës time,  në të cilën qelën  tri lule të bukura, si lule dielli, që i dua shumë,  kështu rrëfenin të pranishmit e tij, të cilët i kishte pranë natë e ditë, sidomos bashkëshorten, vëllanë dhe familjarët e ngushtë, deri në momentet  e fundit të jetës dhe lamtumirës  në amshim.
DEDË PREQI:IKJA  SHPEJTË  E LULIT NË AMSHIM, SIKUR  ETJA E GJETHIT DIGJET NË SHKËLQIM U1_LulzimSaliquni
Vdekja është e pa mëshirshme, ajo mund të ndodhë në çdo cep të botës, por vdekja largë atdheut është vdekje e rëndë, atje  këmbanat rrahin ndryshe, atje fuqia  e vullkanit shpirtëror zbrazët ndryshe, atje rrethanat janë  ndryshe, atje pikmamjet, reagimet shpirtërore janë ndryshe, edhe nëse rrethi  dhe vendi  ku gjindesh kanë  konsideratë e respekt , prapë se prapë je në vend të huaj, vdekja në atdhe, është vdekje e lehtë. Ndarja e Lulit në moshën e re, duke e ndalë hovin më të këndshëm të jetës së tij, shkakëton  dhimbje të rëndë, sidomos te vajzat e vogla, që nuk e besonin ndarjen e tij, të cilat ishin mësuar me buzëqeshjet e tij të përditshme dhe duke  i  pri vallës  së bashku, në ditët më të lumtura  të jetës.
Lulzim Saliquni, ishte një baba dhe bashkëshort i sinqertë, ishte shok  dhe mik i vërtetë, ishte aktivist i shkëlqyer  në jetën kulturore, poashtu i dalluar edhe në veprimtari  tjera, të  qështjes humanitare  dhe kombëtare,  dhe atëherë  në kohët më të nevojshme, gjatë luftës dhe pas luftës në  Kosovë. Luli ishte dhe  një besimtar i denjë i zotit, dhe merrte pjesë  aktive  në Misionin Katolik në Sirnach, aty ku bëhëshin organizime të ndryshme humanitare për të vafërit  në  Kosovë,  i cili dallohet si shembëlli më  origjinal  i vlerave kombëtare dhe humanitare , që  motiv të jetës  kishte, „Me qenë i mirë është vështirë, të mbetësh i mirë është edhe më vështirë“.
Asnjëherë  kuptimi i vdekjes nuk  bëhët  i njohur,  shpeshherë ndodhin të papritura  edhe nëse njerëzit refuzojnë një gjë të tillë, duke e injoruar  vdekjen, apo duke u fshehur prej saj,  edhe i varfëri edhe i pasuri nuk mund t‘îa kthejnë shpindën, sepse vdekja është një detyrë dhe obligim të cilin do ta kryenë  sëcili, edhe pse  dallimet  janë të mëdha, sidomos vdekjet  e dhunshme, ato të cilat ishin një kohë më parë në luftën  e Kosovës,  që e shkakëtoj  pushtuesi  serb, ku eshtrat e tyre ende kërkohen që të pushojnë në tokën e vet, dhe vdekjet tjera të luftrave të përditshme, nëpër vendet e ndryshme të botës, të cilat nuk mund ti quajmë  normale dhe aspak  njerëzore, poashtu,  edhe në mërgim vdekja  ka tjetër  kuptim dhe tjetër dhimbje, sidomos e atyre që po ikin në moshën rinore, sikur rasti i Arbenit, Ndrecës, Lulit, Mërgimit, Ismailit, Kosovares, Dardanit, Vjollcës dhe shumë e shumë të tjerë, që ikën në amshim në  moshë të re, brenda një viti, dhe sa herë që aeroplanët  udhëtojnë  për në Kosovë, më vete  sjellin  edhe ndonjë kufomë nga mërgata .
Njeriu  tërë jetën  e vet  e jeton „  në rërën  e kohës“ ,  duke  lënë vetëm gjurmë, të cilat janë edhe të pavdekshme, për të mirë dhe për të keq, e cila do të mbetët  përkujtimorja e jetës së tij, e vlerave ekzistenciale  dhe pas  vdekjes në amshim, por ai cili e kultivon vepren e mirë, vepra e tij nuk harrohet për jetë, i  tillë ishte edhe Luli, veprat  e të cilit e bëjnë  të pa harrueshëm . Qenja njerëzore në asnjë mënyrë nuk mund të përseritet,  edhe pse shkenctarët tentojnë ta bëjnë një gjë të tillë, por ajo është gjithmonë unikate , edhe pse  njeriu nuk e dëshiron vdekjen e vet, mirëpo  të vdesësh me dinjitet dhe qetë , është vdekje normale dhe njerëzore. 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi