Mexhid Yvejsi: Ç'është Dita e Shën Gjergjit?
Faqja 1 e 1
Mexhid Yvejsi: Ç'është Dita e Shën Gjergjit?
Ç’ËSHTË DITA E SHËN GJERGJIT?
Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Dita e Shën Gjergjit, 23 prill, 6 maj, është një festë kristiane, me rrënjë pagane, por që kremtohet në Lindje e Perëndim, kremtohet me shumë gëzim, e kremtojnë edhe shqiptarët, sepse e trashëguan nga të parët…!
Një pjesë e shqiptarëve që e kremtojnë, për këtë aspak nuk mendojnë…! Ata që nuk mendojnë, të vërtetën si mund ta kuptojnë…?
E vërteta rreth Shën Gjergjit?
Historianët me renome botërore kanë hulumtuar, kanë debatuar, deri në imtësi, për të zbuluar të vërtetën rreth tij. Dhe si përfundim, këtë të vërtetë ende s’e kanë gjetë…!
The Catholic Encyclopedia (Enciklopedia Katolike) shkruan se nuk ka dyshim për ekzistencën historike të Shën Gjergjit, por nuk duhet besuar në ngjarjet fiktive që janë thurrur rreth tij…
Pra, ngjarjet rreth Shën Gjergjit nuk janë historike, por janë mitike, mitet nuk janë të rralla, ato janë si përralla…!
Kush ishte Shën Gjergji?
Legjenda thotë se Shën Gjergji ka lindur në Kapadokia, Azi, në gjysmën e dytë të shekullit të tretë, rreth viteve 275-385 dhe është martirizuar në Palestinë…
Shën Gjergji ka jetuar në kohën e perandorit romak, Dioklecianit, perandor me prejardhje ilire, por që ishte një nga armiqtë më të tmerrshëm të Krishterimit, i cili e kishte emëruar në një post ushtarak me shumë përgjegjësi, pa e ditur se ai është i krishterë, armik i tij…!
Kur më në fund, perandori romak, Diokleciani, e zbuloi që Shën Gjergji ishte i krishterë, atëherë e burgosi e torturoi dhe në fund ia preu kokën dhe trupin ia coptoi…
Por, edhe pasi i pritet koka dhe trupi i coptohet, Shën Gjergji, sërish, ringjallet dhe tri herë në këmbë çohet…!
Me pak fjalë, sepse ka edhe shumë mite, legjenda dhe përralla të tjera rreth Shën Gjergjit, kjo është e “vërteta”, pra, secili ka të drejtë nga këto të “vërteta”të nxjerrë përfundimet e veta…!
Me gjithë këto mite, përralla, Shën Gjergji nderohet. Nderohet si një nga shenjtët më të mëdhenjë tek të krishterët, e nderojnë deri në adhurim, duke kërkuar nga ai mbrojtje, shpëtim: Kisha Katolike, Kisha Anglikane, Kisha Orthodokse dhe shumë bashkësi ose kisha më të vogla kristiane, Lindore dhe Perëndimore…!
Shën Gjergji dhe Shën Mitri
Siç nderohet, adhurohet Shën Gjergji, nderohet, adhurohet edhe Shën Mitri apo Shmitri, Dimitrios-greqisht, Demetrius-latinisht, me, 26 tetor, 8 nëntor…
Shën Mitri (275-306) ka lindur në Selanik, është një martir i krishterë, por nderohet, adhurohet më shumë nga Kishat Orthodokse, në veçanti nga grekët dhe sllavët, siç janë serbët, bullgarët, rusët…, kuptohet edhe nga shqiptarët othodoks…
Jeta dhe vdekja e Shën Mitrit është e ngjajshme me jetën dhe vdekjen martire të Shën Gjergjit…
Dy-tri fjalë rreth miteve
Mitet janë rrëfime me bazë historike, por janë të ndërthurura me elemente mitike…Mitet krijohen, por edhe ndryshohen. Ndryshohen në periudha të vrullshme historike, kur identitetet hyjnë në faza kritike…Në periudha të tilla kohore, mitet janë si me thënë disa prej mjeteve, instrumenteve, në lindjeve të identiteteve…
Mitet rreth Ditës së Shën Gjergjit dhe Ditës së Shën Mitrit janë krijuar në Mesjetë. Mesjeta në anglisht quhet: Dark Age, Periudha e Errësirës…
Sipas llogaritjeve të lashta pagane, Dita e Shën Gjergjit shënonte fillimin e stinës së verës, kurse Shën Mitri shënonte fillimin e stinës së dimrit…
Për fillimin e stinës së verës, mbas dimrit të gjatë e të vështirë, për paganët s’kishte gëzim më t’mirë, prandaj e shënonin, e kremtonin..
Kurse për fillimin e stinës së dimrit, mbas verës së bereqetshme, me plotë begati, sërish e shënonin, por tani me frikë, me lutje hyjnive, që dimri të jetë i butë, jo i vështirë, që të shpëtonin pa u ngrirë…!
Shkurt, këtyre ditëve të shënuara, festave të lashta pagane, Kisha në Mesjetë ju dha ngjyra kristiane…
Dita e Shën Gjergjit tek Shqiptarët
Sot, para Evropës, para botës, krenohen shqiptarët që e pranuan Krishterimin të parët…!
Sot krenohen shqiptarët që janë popull i lashtë, autokton, që janë shumica myslimanë…!
Sot, shumë shqiptarë, edhe pse fetarë, janë të lidhur ngushtë me bindjet dhe traditat e tyre të lashta pagane, duke u krenuar se këto festa pagane kanë prejardhje ilire - dardane…!
Kjo krenari, për këto festime, për këto kremtime, nuk janë mësime, por janë pësime, sepse o të dashur shqiptarë, iliro-dardan, këto nuk përputhen me Fjalën e Zotit, as në Bibël, as në Kur’an…
Krishti, hazreti Isai (a.s.) tregoi pse është e rrezikshme të ndjekësh traditat e sajuara nga njerëzit kur u tha udhëheqësve fetarë të ditëve të tij:
“E keni bërë Fjalën e Zotit të pavleshme, për shkak të traditës suaj.” Pastaj citoi këto Fjalë të Zotit:
“Ky popull më nderon me buzë, e megjithatë zemra e tyre është larguar shumë nga Unë. Më kot vazhdojnë të më adhurojnë, sepse mësimet e tyre janë thjeshtë urdhërime njerëzish.”
(Bibla, Mateu 15:1-9, Isaia 29:13)
Zoti në Kur’an thotë:
“Kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë…”
(Kur’an, 20:124)
A ka kuptim që shqiptarët, besimtarët, të udhëzohen nga mësimet e thjeshta njerëzore e të largohen nga urdhërimet biblike dhe kuranore?
(Autori është studiues i religjioneve)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mexhid YVEJSI: Ç’ËSHTË DITA E NEVRUZIT?
» Mexhid Yvejsi: Hafiz Selim Yvejsi
» Mexhid Yvejsi: Aty ku ka Ramazan...
» Mexhid Yvejsi: Zoti është një
» Mexhid Yvejsi: Ferid Vokopola
» Mexhid Yvejsi: Hafiz Selim Yvejsi
» Mexhid Yvejsi: Aty ku ka Ramazan...
» Mexhid Yvejsi: Zoti është një
» Mexhid Yvejsi: Ferid Vokopola
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi