Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NJOFTIM DHE FTESË për bashkëpunim (Suedi)

Shko poshtë

NJOFTIM DHE FTESË për bashkëpunim (Suedi) Empty NJOFTIM DHE FTESË për bashkëpunim (Suedi)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 13, 2013 2:51 pm

NJOFTIM DHE FTESË për bashkëpunim (Suedi) Thumbnail.php?file=ne_skandinavi_mbahet_revy_mode_485616160
NJOFTIM DHE FTESË për bashkëpunim
 
 
Të gjithë anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi "Papa Klementi XI Albani" (ShShAKShS),bashkatdhetarët e veprimtarët që jetojnë e krijojnë në Suedi, individë të tjerë që kanë jetuar e vepruar në të kaluarën në Suedi në shërbim të atdheut e të kombit,si dhe bashkatdhetarë të tjerë nga e tërë gjeografia shqiptare e nga diaspora që janë të prirur për të shkruar dhe posedojnë dokumente për këso veprimtarie,

 
njoftohen
 
se puna në përgatitjen e librit ”Thesar Kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi, numër 3, për pavarësinë e Republikës së Kosovës” është në valën intensive të përgatitjes. Prandaj të gjithë
 
ftohen
 
që të bashkëpunojnë me ShShAKShS dhe të sjellin e dorëzojnë punime dhe materiale për botim në librin e cekur.
Afati i fundit i dorëzimit të materialeve është data 31 janar 2014.
Materialet dërgohen në adresat elektronike: fetahbahtiri@hotmail.com ose hysenibrahimi@hotmail.se
 
RREGULLAT DHE KRITERET
 
për botimin e shkrimeve në librin "Thesar Kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi - Për pavarësinë e Republikës së Kosovës"
 
Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi "Papa Klementi XI Albani" (ShShAKShS) ka përcaktuar këto Rregulla dhe kritere për shkrimet të cilat botohen në librin "Thesar Kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi - Për pavarësinë e Republikës së Kosovës":
 
1. Shkrimet duhet të jenë origjinale, të pakumtuara në ndonjë mjet informimi apo aktivitet tjetër, të pabotuara dhe jo në proces vlerësimi ose botimi (në ndonjë redaksi tjetër, revistë, gazetë apo faqe të internetit).
 
2. Një autor, mund të paraqesë më shumë shkrime për botim - pra, nuk ka kurrfarë kufizimi sa i përket numrit të shkrimeve. Autori mund të jetë si autor i parë, i dytë, bashkautor ose pjesëtar i grupit të autorëve.
 
3. Shkrimi duhet të jetë në gjuhën shqipe, suedeze ose angleze, i shkruar me kompjuter dhe dërgohet për botim si fil i bashkangjitur me ndonjë shkresë përcjellëse sqaruese.
 
4. Autorët janë përgjegjës për redaktimin dhe lektorimin gjuhësor të tekstit, ndërsa komisioni për redaktim i ShShAKShS-së vetëm vlerëson dhe vendos se a duhet të botohet apo jo një shkrim i caktuar.
 
5. Afati i dorëzimit të shkrimeve për secilin numër të Thesarit skadon më datë 31 janar të vitit në të cilin botohet Thesari Kombëtar.
 
6. Këto Rregulla dhe kritere do të aplikohen dhe do të respektohen rreptësisht duke filluar nga përgatitja e materialit për numrin 3 të Thesarit Kombëtar, d. m. th. nga data 1 qershor 2013.
 
 
Ju presim me përzemërsi,
 
Hysen Ibrahimi, Kryetar i ShShAKShS-së
Fetah Bahtiri, Kryetar i Komisionit redaktues
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi