Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dalan Luzaj: Luan Çipi, vlonjati pa dekorata

Shko poshtë

Dalan Luzaj: Luan Çipi, vlonjati pa dekorata Empty Dalan Luzaj: Luan Çipi, vlonjati pa dekorata

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 02, 2009 11:56 am





Dalan Luzaj: Luan Çipi, vlonjati pa dekorata U1_DalanLuzaj
Dalan Luzaj
Luan Çipi, vlonjati pa dekorata
“Është vështirë në jetë, tepër e vështirë, kur ti të kesh kaluar të gjashtëdhjetat, dhe të kesh kthyer krahët, ndërkohë të tjerët të të thonë: ja një burr i mire”.
Bernard Show
E fillova me B. Shoun, jo se s'kam të tjerë për të thirrur në ndihmë për Luanin, por ky m'u duk më i pershtatshëm, për rastin në fjalë.
Kur për Luan Cipin para teje, kanë shkruar pena si Robert Mertiko, ndihesh ngushtë, ose e thënë saktë eklipsohesh, por gjithësesi unë do vërtitem, të qëmtojë c'ka i ka shpëtuar Robertit, dhe me këto grimca të mija do them dy fjalë të pathëna për Luanin.
Burrat e mençëm , trima dhe patriota, Atdheut i kanë ardhur paralel me kohën, që prej Kosove gjer në Camëri. Ata lindin për të mos vdekur.
Një ndër qytetet e Atdheut, i ngarkuar pak më tepër me këta sojlli, është Vlora.
Vlora ngelet si një vend i shenjtë i Atdheut dhe është i tillë.
Eshtë i tillë, se gjithë Atdheu, vjen dhe falet në Vlorë, rinohet, merr zjarrin e shpirtit për ushqim gjaku, vetëm tek Flamuri.
Bijtë e Vlorës së shenjtë kanë ngelur etalon dijesh, nderi e patriotizmi.
I vranë intelektualët, i burgosën, i internuan, por Vlora përkulet me nderim para tyre, si pjesa më e dhimbshme e saj.
Qindra intelektualë të nderuar, mbijetuan me shumë vështirësi, me një ekuilibritet tepër të qëndrueshëm. Ata me ballin lart, mbritën edhe të plakur, në fund të stafetës së nderit.
Një nga këta intelektualë sipëror është pa dyshim Luan Çipi.
Çipajt në Vlorë jenë nga familjet, që bëjnë ballin e qytetit, por këta ngelen kështjella e pa marrë nga komunizmi.
Po merem me Luanin, se hyri në lëmin e letërsisë aq denjësisht sa dhe modest, për këtë dhunti të tij janë marrë penat para meje, por një gjë them me bindje, se Luani të shkruante herët, sot do të ishte një nga zërat e fuqishëm në letërsinë tonë.
Luanin e kam mik dhe mik të mirë shumë, ndaj dhe krenohem me këtë njeri.
Luani i shkurtër peshohet me flori, s'e them se e kam mik, por do më qeshnin gjithë vlonjatët që e njohin, në se s'them një të vërtetë.
Ai rrezaton mirësi, fisnikëri, ndaj të vërtetën dhe dashurinë e ka busull në jetë.
Për ta bërë të plot kornizën, pa i ngelur borxhe Hanëmes, gruas së tij, do të thoshja, se ajo është një shenjtëreshë, që ka qenë me fat bashkëshorti i saj, që e bëri shoqe jete.
Nga këta prindër kanë lindur tre fëmijë të rrallë, dy vajza dhe një djalë.
Meqënse e kam këtu djalin e Luanit në Çikago, po ju them dy gjëra për Kamanin. Kamani dhe Adela janë burr e grua, ish studentë të shkëlqyer për mjekësi në Tiranë.
Erdhën në Amerikë dhe me shumë sakrifica punuan dhe vazhduan shkollën.
Ata mbaruan shkëlqyeshëm, aq sa shumë spitale kërkojne t’i kene me vehte.
Pa u larguar nga Kamani dhe Adela duhet t’u prezantoj dhe me trashëgimtarin e tyre Nikolasin, vazhdus i denjë i Çipajve.
Luani fitoi, por c'fitoi Luani në diktaturë?
Ai fitoi dashurinë dhe kënaqësinë e jetës nga respekti i miqve, shokëve të brezit të tij dhe më tej, respektin e mijëra lexuesve të faqeve elektronike, por mbi të gjithë Luani fitoi medalionin e artë të nderit.
Dalan Luzaj
Chicago, me 30 prill, 2009
Për ZSH: Kozeta Zylo
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi