Bujar Zajmi: Shqiptarët e Kosovës - elitë e racës sonë
Faqja 1 e 1

Shqiptarët e Kosovës - elitë e racës sonë
Mbi librin e Dr. Vasfi Samimit „Nëna Kosovë”
Shkruan Bujar ZAJMI
Për librin e Dr. Vasfi Samimit “Shqipëria e vërtetë-nëna Kosovë” kisha dëgjuar që në vogli, por nuk e gjeja dot, munda ta lexoja vetëm tani (gusht 1995), Botim i Shtëpisë Botuese “Afërdita” Tiranë, 1995”, me titull “Shqipëria e vërtetë-nëna Kosovës” (1838-1943)
Dr. Samimi qe një dietar, publicist, pedagog i niveleve më të larta, këtë e tregojnë veprat e shumta që na ka lënë, një ndër to është edhe ky libër, ku patrioti i madh, intelektuali i shquar, tejt i ndershëm, pati mirësinë të shkruante librin “Shqipëria e vërtetë-Nëna Kosovë”, ku ai me ndjenja aq të holla e të çiltërta, përsshkruan Kosovën, këtë “tempull kombëtar”, “altarin e atdheut” me njerëz të fortë, të pastër, fisnikë e impozantë, “të cilët iu rezistuan gjihë kohërave”, si një “litë e racës sonë”.
Pas Luftës së Dytë Botërore, libri ishte i ndaluar, në bibliotekë ruahej me shënimin “rezervat”, ndërsa autori, u akuzua si kriminel lufte”!- dhe u dënua si “shovenist me burgim”. Paradoks i kohës! Me dënimin e këtij libri, të autorit, dënohej një popull i tërë, dënohej Kosova, “ndëshkoheshin” kosovarët, shqiptarët që jetojnë jashtë kufirit shtetëror të Shqipërisë së cunguar.
Libri “Shqipëria e vërtetë- Nëna Kosovë”, fillon kështu…”Ky libër iu dedikohet martirëve të motshëm e të rinj, të kohërave të kaluara e të ditëve të sotme, që kanë ra dëshmorë për lirinë e kombit e të Atdheut. Në këtë libër nuk ka politikë, shovenizëm dhe pamje të njëanëshme, por ka vetëm një parashtrim të çiltërt, e një të vërtetë të shenjtë njerëzore!…”
Dhe më poshtë… “kam shkuar pesë herë në Kosovë. I jam bërë pesë herë dashnor”. Një sintezë e shpirtit patriotik të autorit, të frymëzuar çdoherë më shumë nga “gjysma” vitale e atdheut dhe Kombit, se “Në Kosovë, për të parën herë, njeriu e ndjen veten të hyjë në tempullin kombëtar”. “Aty për të parën herë besoni vetveten! Me një nderim të amshuar, ngjitemi në altarin e atdheut, me një nevojë të brenshme për t`u falur rreth kombit, racës, historisë dhe dëshmorëve… Bukuria e Kosovës, është bukuria e së vërtetës, e së drejtës. Zëri i Kosovës është zëri i historisë dhe shkëlqimi i saj, është drita e së vërtetës…” a mund të shprehesh më mirë se kaq?!”
“Ne shqiptarët nuk jemi shovenistë dhe e dimë fare mirë se kjo nuk na përshtatet aspak. Ky vetëmohim nuk rrjedh nga vogëlsia e tokës dhe e popullësisë sonë kombëtare e historike. “Kosova na paraqitet si një fole e shkatërruar e një bilbili jalkatar…në këtë gërmadhë kombëtare valonte dhimbja e padukshme dhe ziente një përmallim i virgjër. Qanë dhe këndon ai, sëbashku Kosovën që i dha Shqipërisë kaq trima luftëtarë, dijetarë, mendimtarë, politikanë, shkrimtarë, artistë të njohur përtej kufijve të Atdheut. Me një penë elegante të shkathët si publicist, mendimtar e letrar dr. Vasfiu përshkruan atë deri në hyjnizim, për luftën deri në martirizim, të sakrifikimit të tyre për liri, dhe besë që i ka ruajtur nga brezi në brez, deri në ditën e sotme.
Duke lexuar librin, e ndjen veten brenda në botën kosovare, në shpirtin kosovar, por edhe përtej ku frynte e trishtuar era e pamëshirshme e zgjedhës serbe dhe “Europa kish mbyllur sytë përpara kësaj padrejtësie”. Është e çuditshme që Dr. Vasfiu i ka shkruajtur të gjitha këto 50-vjet më parë dhe gjithçka rrotullohet nnjëlloj në skenarët e rinj, por me regjisorë të vjetër!?!
Që në atë kohë kishte pseudointelektualë që ankoheshin që Kosova nuk na pruri asnjë fuqi kulturore, asnjë përparim estetik dhe asnjë lartësi shpirtërore. Të mos harrojmeë se bëhet fjalë kur Kosova iu bashkua shtetit shqiptar (1943). A thua edhe sot ka njerëz (them njerëz?!) që dashtë Zoti të bashkohej përsëri, nëse do të shpreheshin pokështu për kosovarët!?! Ndërsa Dr. Vasfiu iu përgjigjej se kosovari, në të vërtetë, formon pjesën e elitës të racës sonë, po dritëson edhe vatrën e krijimtarisë artistike “pse të habitemi, ne kemi sot në mjedisin tonë internacionalistohumanitar, që mendojnë për strehimin e serbëve të përndjekur nga vatrat e tyre në Bosnjë, të cilët mund t`i sistemojnë nëpër Shqipëri, por që nuk kujtohet njëherë për Kosovën e robëruar, e pra avazhdohet me vëllezërit kinezë dhe mbi të nga Kosova?!
Gjysma e trupit të mëmëdheut, të ndarë me dhunë, po ta prekim e ndjejmë njëlloj si një trup të vetëm dhe të mos harrojmë, është kjo pjesë ku i takon ana e zemrës!
Dikush përpiqet të ngjall përçmimin për djemtë e trimat e Kosovës, të për hapin helm, fatkeqësisht partiak, të bazuar tek shovenizmi i komshinjëve (gjithnjë intelektualisti që do më shumë komshiun se shtëpinë e vet?!). Si do t`i përcaktonte Hasan Prishtina Eqrem Çabej këta? Përgjigjen e jep dr. Vasfiu: “kurrën e kurrës nuk mund të cenojmë dinjitetitn e personalitetin e Kosovës, dhe kosovarit mëmëdhetar, i cili për atme e flamur digjet në zjarr” edhe këto 50 vjet e këtej, Kosova e ka treguar me dinjitet se ç`mund të bëjë një popull patriot e liridashës për atdhe, mbi të gjitha, me një pjekuri e maturi per t`u admiruar.
Që 50 vjet të shkuara, dr. Vasfiu dëshironte të vinte “një gur në bashkimin e Atdheut, po shtonte “ç`do njeri duhet të dijë se ne nuk duam asnjë Shqipëri të vogël dhe asnjë Shqipëri të madhe, por duam vetëm një Shqipëri të vërtetë”. Ai dëshironte të shtyente më tej shumë më larg, deri në kufijtë e vërtetë të Shqiperisë, ata gurë të bardhë të radhosur në kufi”. Por për këtë ai na porosit, që të jemi realistë në çdi hap dhe jo euforikë, se gjithnjë ka ndodhur që dikush ka hyrë në mes, me urdhërin “Halt!…Prit edhe pak…s`ka ardhur koha”!
Paralajmërimi është akut!
Dr. Vasfiu ishte një demokrat i kulluar, një patriot dhe jo partiak, pa përmendur terminologji “socialiste, fashiste, naziste”, ai, si qytetar i ndershëm shqiptar, ngulmon në vetëdije “për një revolucion shoqëror, ekonomik, për një lumturi e qytetërim perëndimor”. Libri është i konceptuar si prozë publicistike, por që ja kalojnë llojit dhe gjinisë. Në të ndërthuren elementet e qenësishëm, të mjeteve letrare artistike me ato publicistike. Të pesë reportazhet, në një vëllim, kanë një bosht ideor, një vargëzim i natyrshëm, që na japin botën kosovare dhe të k o s o v a r ë v e. Figura dhe figurshmëria e përfituar në mënyrë krijuese, me elemnt të letërsisë publicistike dhe artistike, janë mjetet kryesore të shprehjes së autorit, me një intuitë profesionale na i ka dhënë ato, me një ndjenjë të hollë krijuese dhe vetëdije kombëtare. Ai kuvendon shtruar si me lexuesin, ashtu edhe sikur kuvendon me malet, lumenjtë, tokën, diellin, Kosovën të cilën e personifikon tek një figurë me një shtat të lertë, me supe të gjerë me kokë shekullore, me ballë krenar e me sytë të kaltër e flokë të thinjur… me një të folme të butë e të çiltër.
Libri plotësohet me një analizë mjaft të mirë, nga dr. Hamit Boriçi. Veç kësaj ka mjaft shënime të ndryshme dhe mbyllet me një bibliografi të punimeve të tija.
Grishja e dr. Vasfi Samimit, kumbon e freskët, e qartë për breznitë shqiptare bashkëkohëse:”zëri i atdheut thotë: O njeri, çohu, shkundu…Hapi sytë dhe shpirtin kundrejt realiteteve të sotme, dritave të shekullit të fundit dhe qytetërimit evropian…”. Pra ky libër është tejet aktual!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» ILIRE ZAJMI – RUGOVA - Identiteti evropian dhe shqiptarët
» Ilire Zajmi - Rugova: Identiteti evropian dhe shqiptarët
» Tahir Zajmi:HYMNI I KOSOVËS
» Teuta ishte mbretëreshë ilire, ajo mëkëmbësoi të shoqin, Agronin, në vitin 231 p.e.s.(A i ngjan edhe Presidentja e re e Kosovës Mbretreshës sonë)
» Shqiptarët e Amerikës dhe Pavarësia e Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi