Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dade: Deklarata e kryeministrit turk, çështje e Kosovës

Shko poshtë

Dade: Deklarata e kryeministrit turk, çështje e Kosovës Empty Dade: Deklarata e kryeministrit turk, çështje e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 27, 2013 7:25 pm

Dade: Deklarata e kryeministrit turk, çështje e Kosovës F1_27dade1382864051Tiranë, 27 tetor - Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, Arta Dade, në një intervistë për gazetën Panorama, vlerëson Italinë dhe Greqinë si partnere strategjike në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Sipas saj, deklaratat e bëra në Prizren nga kryeministri turk Erdogan, kanë të bëjnë me raportet e shtetit të Kosovës me Turqinë, dhe jo me Shqipërinë. Duke folur për qeverinë e re, Dade u sugjeron ministrave të rinj që të kenë në stafet e tyre këshillimore ekspertë me përvojë, ndërsa shton se roli i deputetëve të maxhorancës në Kuvend do të jetë monitorues dhe mbikëqyrës ndaj qeverisë. 

Që pas ardhjes në pushtet të së majtës, kemi disa pozicione të reja në politikën e jashtme, si partneriteti strategjik me Turqinë, por dhe një dimension i ri në marrëdhëniet me Greqinë dhe Italinë. Kemi teprime apo eufori në çështjet e politikës e jashtme të Shqipërisë?

Dade: k dua të flas për terminologjinë, sepse terminologjia në politikën e jashtme lë hapësira për interpretime të ndryshme. Dua t’i referohem asaj çka PS ka shprehur në programin e saj themeltar, elektoral e qeverisës, që partnerët strategjikë, duke iu referuar fqinjëve tanë, janë Italia dhe Greqia dhe në një rrafsh më të gjerë përcaktohet se me Turqinë Shqipëria do të ketë marrëdhënie strategjike. Nisur nga kjo, nuk ka asgjë të keqe nëse ne do të intensifikojmë përpjekjet tona lidhur me diplomacinë ekonomike dhe duke shfrytëzuar çdo hapësirë që investimet e huaja, përfshirë dhe ato turke, jo vetëm të jenë të pranishme në vend, por edhe të konsolidohen mbi bazën e interesit e përfitimit të ndërsjellë. 

Si e vlerësoni prezencën e investimeve turke në Shqipëri?

Dade: soj se dhe në momentin që flasim ka mjaft prezencë të kapitalit turk edhe në sektorin strategjik në Shqipëri. Do të ishte e udhës që ne të bënim një analizë të thellë, gjë që u takon, sigurisht, strukturave qeverisëse, sa efektive kanë qenë këto investime jo vetëm ato turke, por dhe investimet e tjera. Dy ditë më parë ishim në një takim me një grup monitorues të ministrive të jashtme të Suedisë, të Letonisë dhe të Spanjës, të cilët bënë një vizitë në vendin tonë për të monitoruar investimet përmes “Cooperazione italiana”. Sigurisht, një grup deputetësh kanë njohuri dhe kanë ndjekur në vazhdimësi edhe marrëveshjet në këtë kuadër, dhanë vlerësimet e tyre për ecurinë e këtyre investimeve. Do të kisha dëshirë që e njëjta gjë të ndodhte dhe me investimet e tjera në Shqipëri, në mënyrë që qeveria dhe Parlamenti të jene të mirinformuar për efektivitetin e investimeve të huaja në Shqipëri si dhe respektimit të termave të kontratave.

Në ç’nivele gjenden sot dy partnerët e vjetër strategjikë të Shqipërisë? 

Dade:  është partnerja kryesore në volumin e shkëmbimeve tregtare me vendet e BE; në Greqi, me gjithë problematikën e krizës ekonomike, emigrantët shqiptarë vazhdojnë të punojnë e jetojnë atje duke u integruar në shoqërinë greke. Përparësi e politikës së jashtme të shtetit shqiptar është integrimi i plotë në BE, dhe dy vendet fqinje, Italia dhe Greqia, janë anëtare të BE-së e na kanë mbështetur në axhendën tonë europiane si dhe për anëtarësimin në NATO, ku nuk ka munguar edhe mbështetja e Turqisë, si aktor i rëndësishëm i NATO-s. Por do të punojmë pa reshtur e do të vazhdojmë të kërkojmë mbështetjen e Italisë e Greqisë për të përmbushur anëtarësimin e plotë të vendit në BE.

Si i vlerësoni deklaratat e kyeministrit turk Erdogan se Kosova është Turqi dhe Turqia Kosovë?

Dade:  M këtë deklaratë të Kryeministrit Erdogan në Kosovë, që ka të bëjë me kontekstin e marrëdhënieve dypalëshe Turqi-Kosovë, të cilat përcaktohen nga vetë shtetet respektive, komentet tona do ishin të tepërta. Kosova, si një shtet i pavarur, ka artikulimin e saj në përparësitë e saj në politikën e jashtme, si integrimi në strukturat euroatlantike. Sigurisht, kam ndjekur një numër analistësh për këtë çështje, por praktikisht kjo ka të bëjë me shtetin e Kosovës, dhe jo me Shqipërinë. Unë si kryetare e Komisionit Parlamentar për Politiken e Jashtme, që kam ndjekur dinamikën e zhvillimeve rajonale dhe posaçërisht dhe për Kosovën, do të kisha dëshirë që Kosova të vazhdojë me ritme më të shpejta drejt angazhimeve të saj për integrimin në BE dhe në strukturat euroatlantike. Ishte një lajm i mirë për gjithë shqiptarët që Komisioni Europian ka propozuar që Kosova të nisë negociatat për MSA-në dhe sigurisht kursi i këtij shteti është drejt BE-së. 

Mendoni se krijohet ngërç për Shqipërinë nga deklarata e zotit Erdogan, ku ka përfshirë shtetet me popullsi myslimane në Ballkan, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë, Shqipërinë, Kosovën si vende që do të ecin të gjitha bashkë drejt BE-së, kur ne jemi shumë pranë BE-së? 

Dade: Hercegovina, por dhe Kosova, edhe nga vetë përfaqësuesit e tyre konsiderohen shtete multietnike. Integrimi në BE nuk ka të bëjë me strukturën fetare të popullatës, nëse një popullatë e caktuar i përket kristianizmit apo myslimanizmit. Integrimi në BE lidhet vetëm me përmbushjen e standardeve në rastet kur shtetet janë përcaktuar e punojnë për këtë integrim. Presidenti i KE, Barroso, ripërsëriti këto ditë se Ballkani duhet të integrohet i tëri në BE. Përsa i përket Shqipërisë, që është një vend i shkëlqyer sa i përket tolerancës fetare, vonesat për statusin e vendit kandidat janë krijuar prej papërgjegjshmërisë e paaftësisë qeverisëse, e jo për shkaqe të tjera që do t’i vinin për shtat asaj kategorie që arsyet do i kërkonin diku gjetkë. Unë nuk do të dëshiroja që feja të ndërhynte me përmbushjen e standardeve të secilit vend në integrimin në BE, apo dhe në strukturat e tjera euroatlantike. Unë shpesh i referohem të ndjerit Arbër Xhaferri, i cili u ka bërë një trajtesë edhe shkencore tentativave për të barazuar fenë me kombin, të cilat do të ishin të gabuara në mënyrë të veçantë në rajonin e Ballkanit, i cili tashmë ka lënë pas dekadën e luftërave të përgjakura mbi baza fetare dhe etnike dhe është përcaktuar qartë në kursin drejt proceseve integruese rajonale e euroatlantike.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi