Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deklarata e Ambasadorit Dell mbi nominimin e Jahjagës për Presidente të Kosovës

Shko poshtë

Deklarata e Ambasadorit Dell mbi nominimin e Jahjagës për Presidente të Kosovës Empty Deklarata e Ambasadorit Dell mbi nominimin e Jahjagës për Presidente të Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 07, 2011 2:35 pm


Deklarata e Ambasadorit Dell mbi nominimin e Jahjagës për Presidente të Kosovës

Deklarata e Ambasadorit Dell mbi nominimin e Jahjagës për Presidente të Kosovës Dell-060411_x


Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Christopher Dell, mbrëmë, pas marrëveshjes së Hashim Thaçit me Isa Mustafën e Behgjet Pacollin, ka lavdëruar kandidaten për presidente të Kosovës, Atifete Jahjaga. Ai është shprehur i bindur se ajo do të jetë një presidente që do të dijë t’i ruajë Kushtetutën dhe institucionet e Kosovës, ashtu siç i kërkohet një udhëheqësi të shtetit.

Ka thënë se ajo kur është zgjuar në mëngjes nuk e ka pasur idenë se jeta e saj do të ndryshonte. “E di se ajo kurrë nuk e ka kërkuar një nder të tillë. Ajo gjithmonë ka qëndruar në ballë të detyrës. Ajo është një prej oficerëve më të mirë në Kosovë dhe qysh para 11 vjetësh ajo është zotuar se do ta përmbushë misionin për sundimin e ligjit. Prandaj, jam i bindur se si presidente e Kosovës, ajo do ta mbrojë Kushtetutën dhe institucionet e Republikës të cilat janë detyrë e saj”, ka thënë Dell. Presidenca e saj, sipas tij, do të shënojë një kapitull të ri dhe konstruktiv në historinë e Kosovës.

Dell e ka pranuar se SHBA-ja kanë punuar me vite me Jahjagën. “SHBA-ja ka punuar me Atifeten për shumë vjet. Ajo e ka admirimin e të gjithëve që kanë punuar me të. Dhe, tash ajo po shkon në një zyrë ku ka shumë sfida dhe i nevojitet përkrahje e qytetarëve dhe partive politike”, ka deklaruar Dell.Deklarata e Ambasadorit Dell mbi nominimin e Jahjagës për Presidente të Kosovës 87h-dell-ZKM-03
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi