Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO – MURI I BERLINIT – Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO – MURI I BERLINIT – Poezi Empty VIKTORIA XHAKO – MURI I BERLINIT – Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 29, 2013 11:36 am

VIKTORIA XHAKO – MURI I BERLINIT – Poezi 149067_173035996057254_2619595_n
VIKTORIA XHAKO – MURI I BERLINIT – Poezi

Nga vëllimi i ri poetik “BUKË E HIDHUR”

 
Betoni gjatë natës u mboll e u rrit mes nesh,
Pemë e çimentuar për të vrarë dashuritë,
Tinëzisht gërreva një dritare frëngjí,
Me arsye të keqe e ushqeva çdo ditë, aty ngjita sytë.
 
Nga krahu tjetër urrejtje bajoneta m’i shpoi tejpërtej,
Pas kafkës doli, mbërthyer më mbajti në bosh me shekuj,
Trupi u ngurtësua në lëmin me beton, zemra për çudi rrihte,
E shihte nga frëngjia një hapësirë të ftohtë, muzg mbetur,
Që zbriste e zezë, kafshonte oqanet, ndërsente të tmerrshmet tsuname...
 
Më përfshinin, përplasnin, copëtonin, përsëri zgjohesha,
Kjo lojë makabre vazhdoi e vazhdon gjer tani.
Ndërsa unë pres, sytë ta flakin bajonetën urrejtje mbërthyer,
Dritarja të zgjerohet, si në llagëmet e ëndrrave të kohëve pa data,
Torturë! Atë e betonojnë, e zvogëlojnë çdo ditë nga pak.
 
Unë nuk mundem ta rrëzoj “Murin e Berlinit”,
Por, vazhdoj të çimentohem në themelet e tij.
 
E hënë 7 tetor 2013 ora 14:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
VIKTORIA XHAKO – MURI I BERLINIT – Poezi 1390553_719685774725604_321433992_n

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi