Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

IDRIZ ZEQIRAJ:BANDAT E DUKAGJINIT SULMOJNË ISTOGUN-ISTOGU NË PRAG TË PËRGJAKJES

Shko poshtë

IDRIZ ZEQIRAJ:BANDAT E DUKAGJINIT SULMOJNË ISTOGUN-ISTOGU NË PRAG TË PËRGJAKJES Empty IDRIZ ZEQIRAJ:BANDAT E DUKAGJINIT SULMOJNË ISTOGUN-ISTOGU NË PRAG TË PËRGJAKJES

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 03, 2013 7:55 pm

ISTOGU NË PRAG TË PËRGJAKJES
 
 
BANDAT E DUKAGJINIT SULMOJNË ISTOGUN
 
 
IDRIZ ZEQIRAJ:BANDAT E DUKAGJINIT SULMOJNË ISTOGUN-ISTOGU NË PRAG TË PËRGJAKJES BILD0422
 
 
 
Shkruan: IDRIZ ZEQIRAJ
 
     Dukagjini me kullat, odat e tij të zëshme e masive, të cilat kanë qenë edhe shkolla edukimi, ka qenë i njohur në Kosovë, Shqipëri dhe kudo në Shqiptari. Në këto oda është folur për historinë, për luftërat në trojet tona, për burrëri dhe trimëri. Kanuni me kodet e tij ka qenë temë e parë në odat e Dukagjinit. Sjellja korrekte, krijimi i marrëdhënieve të mira ndërnjerëzore, mosshqetësimi i fshatit dhe i lagjës ku banonin, jetonin, ishin bisedë e porosi në çdo mbremje për meshkujtë e shtëpisë, për fëmijtë shkollarë, për anëtarët e familjes në përgjithësi.
     Përgjatë luftës dhe pasluftës, me etjen dhe ethet për pushtet e para, u harrua pushtuesi dhe u sulmua kundërshtari politik, ai që kishte pushtetin moral dhe organizimin institucional, nën çatinë e partisë së parë pluraliste, Lidhja Demokratike e Kosovës. Armët që i siguruan nga Fondi legal i Kosovës, për të luftuar armikun pushtues serbo-sllav, do të përdoreshin kundër shqiptarëve, të cilët, stalinistët e Kosovës, të istruktuar nga social-komunistët e Tiranës zyrtare, kishin planifikuar anashkalimin e deri edhe eleminimin e atyre që do t`i pengonin në synimet e tyre kriminale.
     Kompozimi i Qeverisë të Përkohshme në një vilë bllokiste të Tiranës, nga Sigurimi i Shqipërisë dhe SHIK-u kriminal i Kosovës, e gjysmë legalizoi krimin në Kosovën e dalë nga lufta. Nëpërmjet shantazhit, terrorit, të burgjeve numerike rurale e, deri edhe të vrasjeve seriale të ushtarakëve institucionalë dhe të veprimtarëve të LDK-së, me dijeninë dhe përkrahjen përfide të Serbisë, kishin për qëllim marrjen e pushtetit me dhunë.
    Është gënjeshtër e madhe të pretendohet se para 12 qershorit të vitit 1999 ka pasur ndonjë zonë të lirë në Kosovë. Kujtojeni për një çast Dragobilin e Malishevën e Jakup Krasniqit, pritjen e pajisjeve me pashaporta të Kosovës të qytetarëve dhe sulmin fatal të bandave serbo-sllave, gjakosjen e dhimbshme të popullatës të Malishevës dhe të Rahovecit.
     Nën maskën e UÇK-së, të luftës të pabërë, terrorizuan Dukagjinin, përgjakën Dukagjinën dhe Kosovën, i shtuan mijëra jetimër Kosovës, hasmëruan familje të tëra, u vranë qindra njerëz dhe vazhdojnë të vritën edhe sot, në vjeljen e reketit, të haraçit, për llogari të shefave kriminelë partiakë, duke e mbajtur peng biznesin, lirinë, demokracinë në Kosovën tonë në përgjithësi dhe në Rrafshin e Dukagjinit në veçanti. 
     Haraçi, kjo plagë e re e Kosovës, që daton nga vitet e luftës e këndej, është bërë gangrenë e shoqërisë kosovare. Edhe pas denoncimit publik, madje nga foltorja e shenjtë e Parlamentit të Kosovës, me adresimin e saktë të shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit, Prokuroria kriminale e Kosovës dhe strukturat tjera po aq kriminale shtetërore e qeveritare të Kosovës, e heshtën rastin faktik, për t`i lënë hapësirë gjobëvënies, për të gjitha llojet e bizneseve, nën kërcënimin e vënies të tritolit, të detonimit, të hedhjes në ajër të magazinave dhe të objekteve të tjera. Dhe, kjo është provuar shumë herë.
     Krimi i pandëshkuar presupozon vijimësinë e shpenguar të krimit. Kështu ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë në Kosovën tonë mjerane, e cila gjithëçka mund të jetë, por vetëm shtet jo. Në Kosovë gjithëçka është kriminalizuar. Ligji nuk funksionon. Drejtësia ka dështuar tërësisht. Kriminelët, duke qenë brenda burgut, ushtrojnë pushtetin kriminal jashtë burgut, me telefon, me porosira gojore, nëpërmjet policisë agjenturore, të emëruar dhe të punësuar enkas për shërbime të tilla ultra kriminale.
    Liderët fodullë, injorantë e halabakë, të ardhur, nëpërmjet agjenturave të huaja kundrashqiptare, në krye të partive politike në Kosovë, po e parcializojnë hapësirën gjeografike të Kosovës, njësoj si Esad Pashë Toptani në vitet `20-a Shqipërinë. Njëri merr Drenicën, tjetri Dukagjinin. Dhe, ashtu siç i kanë privatizuar partitë, duan t`i privatizojnë edhe territoret e Kosovës.
     Komuna e Istogut, vendlindja e Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova, i cili nuk ka ndërmjetës, në historinë tonë kombëtare, që nga Skënderbeu i ynë e këtej, gjer me tani, ishte zona më e qetë në tërë Kosovën. Kjo komunë, e udhëhequr me përgjegjësi e profesionalizëm dje nga Fadil Ferati, e pasuar sot nga bashkëpunëtori i tij shumëvjeçarë, Haki Rugova, vazhdon të jetë model i qeverisjes të mirë, madje të përkryer, shembull në gjithë Kosovën.
     Administrimi racional i buxhetit komunal, përkujdesja për infrastrukturën në çdo skaj të territorit të komunës, njohja deri në imtësi të nevojave dhe të halleve të qytetarëve si dhe angazhimi maksimal për t`u shëbyer atyre, kanë përafruar stafin drejtues të komunës me komunitetin, banorët e saj. Shërbimet civile janë përsosur, janë të shpejta dhe cilësore. Kuadri është në krye të detyrës dhe nuk ka sorollatje dhe bjerrje kohe për qytetarin. 
     I vetmi resor komunal që çalon, për më sakt, grabitës e kriminal është pajisja me kartë identiteti dhe pashaportë për mërgimtarët. Vonesat e marrjes të këtyre dy dokumenteve janë subjektive, të qëllimshme, për të grabitur qytetarët e vendit, të cilët punojnë e jetojnë në botën përendimore. Ky resor është policor, nën vartësinë e Ministrisë të Brendshme, të qeverisë qendrore. Dhe, stafi lokal, pra, në komunë, kryen detyrën në mënyrë korrekte. Por, është stafi qendror, është kryeministri  dhe misinistri i brendshëm me shokë, që kanë projektuar këtë zhvatje, këtë grabitje zyrtare, këtë haraç të tupshëm e kriminal, në kurriz të mërgimtarëve të Kosovës.
      Ky haraç, kjo gjobë zyrtare, të cilën mërgimtarët janë të detyruar ta paguajnë për përshpejtimin e marrjes të dokumenteve të cituara, dikur kamuflohej me shumësinë e kërkesave. Ndërsa, sot nuk ka asnjë përligjje për vonesa enorme, të pamundura për ta pritur muajin. Kjo zhvatje, grabitje kriminale, e bërë nga kryeministri dhe ministri i brendshëm i Kosovës, është e njëjtë me pagesën e sigurimit të makinës në kufi, edhepse nuk ka asnjë makinë që vjen nga bota e jashtme pa sigurimin përkatës.
     Njëra nga partitë private, me qendër në Dukagjin, kërkon zgjerimin e hapësirës sunduese, madje me çdo kusht, qoftë edhe me gjak. Në kundërshti të hapur me ligjin për zgjedhjet, përkatësisht, fushatën parazgjedhore, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ka filluar dy muaj më parë këtë fushatë. Siç e pranoi sonte, në debatin televiziv, të drejtuar nga Jeta Xharra, kandidatja e kësaj partie për kryetare të komunës, se për disa muaj ka angazhuar në punë të ndryshme 500 (pesëqindë) punëtorë, në aksionin parazgjedhor të çdoditshëm, pa asfarë autorizimi nga komuna, edhepse për shumëçka e parashikon ligja këtë. 
 
     Shtrohet pyetja pse nuk punohet në ato komuna, ku partia e haraçit dhe e krimit e ka pushtetin, por sulmohet me ngulfatje pikërisht Istogu. Ndërkohë, që Gjakova, Deçani, Peja kundërmojnë rrëmujë e mangësi elementare e, të mos flasim për krimet, si rrjedhojë e shantazheve politike dhe të haraçit gjithnjë aktiv?! Dita e djeshme i hoqi çdo maskë AAK-së të haraçit. Qindra vetura u funizuan më lëndë djegëse, për të defiluar, parakaluar, zhurmshëm, përgjatë ditës fshatrave dhe qytetit të Istogut, sepse vinte këtu pronari i partisë bandë. Paratë e tjera po shpëndahen për blerjen e votave. Varfëria e ka lodhur këtë popull dhe disa syrësh po shesin edhe nderin e tyre, duke tregëtua votën. 
   Vallë, kush derdhë kaq shumë mjete, para, për blerje votash, për dreka dhe darka të kushtueshme të çdoditëshme, të kësaj partie opozitare?! Pas atyre mijëra denoncimeve për vjelje reketi, haraçi, gjobëvënie, a nuk është edhe ky fakt i freskët shtesë, për të zhdaravitur çdo dyshim, hamendje për autorësinë faktike, të këtij krimi të rëndë, që ka ngulfatur bizneset në Kosovë, lirinë e zhvillimit të bizneseve, demokracinë elementare në Kosovë!?!
     Istog, më 31 tetor 2013, ditë e enjte. Turma e njerëzve ishte drejtuar Pallatit të Kulturës, du do të zhvillohej debati televiziv i kandidatëve për kryetar të komunës të Istogut. AAK-ja ishte kujdesur për ta menaxhuar sallën, më sakt, për ta pushtuar sallën dhe fillon hyrja selektive. Turma reagon, duke kërkuar të hapet porta, meqë ka vend të mjaftueshëm në sallën e madhe. Kundërshtia është e prerë. Këtë rrëmujë, me një mjedis e situatë fort të tendosur, nuk e pranon kryetari aktual i Komunës të Istogut, Haki Rugova dhe deklaron tërheqjen nga debati, për të shmangur aksidentët e mundshme. "LDK-ja është parti e vlerave, parti e përgjegjshme dhe përjashton çfarëdo lloj dhune", - thotë kryetari Haki Rugova.
      Edhe kryesia e LDK-së është e një mendjeje, sepse brenda dy ditëve pati dy rrahje, me pasojë therje me armë të ftohta dhe trajtim klinik, për motive politike.
Pas një kompromisi, me ndërhyrjen efikase të gazetares Jeta Xharra, u vendos që debati të zhvillohet në "ilegalitet", pra, pa praninë e qytetarëve në sallën e debatit. Rast unik, i imponuar nga bandat e Dukagjinit.
     Bandat e Dukagjinit sulmojnë Istogun. Shumë dhjetra vetura vinin nga larg, të dalluara nga numrat. Njerëz të panjohur, të çakërdisur dhe syprishur. Prindërit e shqetësuar për djemtë dhe vajzat e tyre, vraponin për t`i marrë ata, nga frika e bandave, tashmë, të shtuara përrreth objektit, ku do të mbahej debati. Qytetarët e Istogut, të mësuar me rahatinë e deri tanishme, janë fort të shqetësuar për tensionin artificial, që synon të krijojë partia e haraçit, AAK-ja, me qëllim të marrjes me dhunë të votave të qytetarëve paqëdashës të komunës të Istogut.
 
Istogu në prag të përgjakjes. Kush është i etur për gjakun e rinisë tonë?
 
 
Poeti çek, 70 vite më parë, Julius Fuçik, para skuadrës të pushtatimit fashist, jipte thirrjen -  kushtrim:

NJERËZ, JU KAM DASHUR! JINI VIGJILENTË!

IDRIZ ZEQIRAJ:BANDAT E DUKAGJINIT SULMOJNË ISTOGUN-ISTOGU NË PRAG TË PËRGJAKJES 200903100959450.trofta4
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi