Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

IDRIZ ZEQIRAJ:Tri pyetje për kryehuliganët e “UÇK-së”???

Shko poshtë

IDRIZ ZEQIRAJ:Tri pyetje për kryehuliganët e “UÇK-së”??? Empty IDRIZ ZEQIRAJ:Tri pyetje për kryehuliganët e “UÇK-së”???

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 04, 2015 11:55 pm

IDRIZ ZEQIRAJ:Tri pyetje për kryehuliganët e “UÇK-së”???

IDRIZ ZEQIRAJ:Tri pyetje për kryehuliganët e “UÇK-së”??? Huli


Pyetja e parë: 


Emërtoni ndonjë betejë tuajen kundër armikut, ku dhe kur? Pyetja e dytë: Sa bagëti keni therur dhe ngrënë fshatrave të Kosovës? Pyetja e tretë: Në sa krime – vrasje, korrupsion – hajni zyrtare, uzurpime pronash shtetërore dhe haraç të vjelur, jeni të implikuar ju – si krerë të veteranëve dhe disa nga mbështetësit tuaj fanatikë e militantë?
Për 15 vjet radhazi vazhdon përpjekja e dështuar e matrapazëve dhe huliganëve, të prirë nga kryematrapazi Hashim Thaçi, për ta përvehtësuar edhe atë luftë modeste, e bërë në Kosovë, përgjatë 14 muajve, fillim marsi 1998 – fund maji 1999. Për kër përvehtësim dhe falsifikim banal e kriminal është angazhuar e gjithë llumhanja ideologjike ruso-sllaviste, e tubuar në Lëvizjen e Republikës të Kosovës (LPK-e), grupi kundërshtar i Lëvizjes të Jusuf Gërvallës, e drejtuar nga agjentët e vjetër dhe të rinj të UDB-së serbo-jugosllave.
Nga mitra e përgjakur e LPK-së, lindën dy partitë-banda: PDK-ja dhe AAK-ja, parti të një brumi majtist, me ideologji komuniste – staliniste, por të ndara për karrierizëm e bajraktarllëk. Këto dy parti blenë dhe aktivizuan kalemgjinj të shumtë, madje edhe nga jashtë rretheve të tyre ideologjike, për të manipuluar dhe sajuar “beteja heroike”, “epopera të lavdishme” të “strategëve”, “gjeneralëve” me arsim fillor e ndoca edhe me shkollim të mesëm nator! Ndihmë të pakursyer e profesionale këtyre dy partive – banda u dha edhe “Nana Parti” nga Tirana, mbeturinat e së cilës vazhdojnë ta lënë Shqipërinë në tranzicion edhe tani pas çerek-shekulli të pluralizmit politik.
Për ta lehtësuar falsifikimin dhe përvehtësimin e luftës, duhej hequr disa pengesa parësore, si dëshmi faktike për vërtetësinë e luftës 14 mujore të Kosovës. Dhe, partitë-banda hartuan listat emërore, duke vrarë, në mes tjerësh, komandantët markantë të luftës: ministrin e luftës, kolonel Ahmet Krasniqin, kolonel Tahir Zemaj; komandantët dhe komisarët e Kosharës: Sali Çekaj, Agim Ramadani, Sabahate Tolaj, Isuf Haklaj; komandantët e Pashtrikut: Ekrem Rexha – Drini, tribunin Ukë Bytyçi; komandantin e trevës të Rugovës, mikun dhe bashkëpunëtorin e heshtur të Presidentit Rugova – Smajl Hajdaraj; komandantët e Dukagjinit: Agim Çela e Adem UKëhaxhaj; shefin e Emergjencës – Ilir Konushevcin; njesitin luftarak: Hakif Zejnullahun, Zahir Pajazitin, Edmond Hoxhën; oficerët e Brigadës “Mërgimi”: Rexhë Osaj, Ramë Peja, Sinan Musaj, Bashkim Balaj; komandantë Ismet Jashari – Kumanova e Behaudin Hallaçin dhe shumë të tjerë, të dënoncuar, publikisht, nga familjet dhe bashkëluftëtarët e tyre.



Pyetja e parë: Emërtoni ndonjë betejë tuajen kundër armikut, ku dhe kur?


Kam bindjen se pyetja e bërë për ju, mbetet pa përgjigje! Janë të njohura betejat e Kosharës, Pashtrikut dhe e Loxhës, në të cilat ju, kryehuliganë të protestimit rrugaçëror, nuk keni qenë të pranishëm. Sepse ato janë bërë nga komandantë e ushtarë të FARK-ut dhe ju nuk keni qenë pjesë e organizimit institucional. Veteranët e betejave të cituara janë edukuar me mësimet e porositë e krykomandantit të tyre, Presidentit Ibrahim Rugova dhe kurrë nuk mund të bëjnë kërkesa e veprime huliganësh e rrugaçësh.
Kur luftëtari i çetës së parë luftarake të Drenicës, Gani Geci, në një mision televiziv, rrëfente takstikën e aksioneve kundër postave policore serbo-sllave, thoshte se kur pas sulmit tonë me të shtëna armësh, pasonte kundërsulmi policor i motorizuar, ne iknim tri katunde larg. Edhepse zotëri Gani Geci pohonte një të vërtetë absolute të përjetuar, të nesërmen ish-kryetari i “veteranëve të luftës”, Muharrem Gjemajli,me kryesinë-bandë të tij, e përjashtoi zotëri Gani Gecin nga kjo organizatë, tashmë, tërësisht e politizuar dhe e manipuluar nga PDK-ja, me motivacionin se Geci po e paraqet UÇK-në si frikacake!
Por, zotëri Gani Geci nuk heshti. Ai ripohoi të vërtetën e shpalosur botërisht në televizion, duke dokumentuar bindshëm se çetat luftarake të Kosovës nuk kishin mundësinë e përballjes me forcat policore e ushtarake serbo-sllave në fillimet e luftës dhe kjo taktikë ishte mundësi e vetme reale e logjike.

Zotëri Geci, me këtë rast, shpalosi edhe biografinë errëtake të SHIK-istit Muharrem Gjemajli, si bashkëpunëtor në vrasjen e një familjeje në Drenicë, i burgosur për krime, i liruar me ndërhyrjen e SHIK-ut, me qëllim të vënies në krye të kësaj organizate, tashmë, të dalë boje me fund, për të protestuar pas çdo arrestimi të kriminelëve të SHIK-ut si dhe për raste tjera, sipas porosive të padronit – PDK-së. Zotëri Geci faktoi se Muharrem Xhemajli nuk është veteran, sepse nuk ka marrë pjesë në luftë. Gjyqi kundër grupit kriminal të Drenicës nxori se Muharrem Xhemajli ishte në cilësinë e hetuesit në kampin-burg të Likocit, ku “gjykoheshin”, torturoheshin e vriteshin veprimtarët, oficerët dhe ushtarët e Ibrahim Rugovës.
Është po ky kriminel – Muharrem Gjemajli, i cili, me porosinë e shefit të tij, Hashim Thaçi, hartoi listën emërore të veteranëve të luftës, duke i përjashtuar pikërisht ata që e bënë luftën e Kosharës, Pashtrikut, Loxhës si dhe aksionet luftarake në Kosovë! Dhe, këtë listë emërore të kryematrapazit të veteranëve e aprovuan partitë staliniste si PDK-ja, AAK-ja dhe simotrat e tyre majtiste.
Metodat e falsifikimit të luftës të Kosovës, e historisë të kësaj lufte, janë huazuar të gatshme nga komunistët shqiptarë të Enver Hoxhës për Luftën e Dytë Botërore. Partizanët e Enverit luftën për liri e kthyen në luftë civile për pushtet. Këtë të vërtetë e ripohoi dhe e dëshmoi edhe historiani amerikan, Bernard Fischer, në një konferencë të mbajtur me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, organizuar nga Akademia e Shkencave. I pyetur a kishte luftë civile në Shqipëri apo luftë kundër pushtuesit, historiani Fischer është gjegjur: “Sigurisht ka pasur luftë. Këtë ne mund ta quajmë luftë civile ose mund ta quajmë thjeshtë një përleshje a betejë, por fakti është që ka pasur luftë mes partizanëve dhe nacionalistëve”.

Nëse nuk pajtoheni me këtë konstatim, dëshmojeni të kundërtën, pra, emërtoni, numëroni betejat e bëra kundër pushtuesëve italianë e gjermanë, – tha studjuesi amerikan. Në favor të kësaj teze flet edhe mosdhënia Shqipërisë e dëmshpërblimit për shkatërrimet e kësaj lufte. Me kot u mundua historiuci enverist Paskal Milo ta kundërshtojë historianin Bernard Fischer, sepse nuk arriti ta faktojë asnjë betejë kundër pushtuesit, ndërkohë që numërohen me dhjetra beteja kundër Organizatave nacionaliste, atdhetare të “Ballit Kombëtar” dhe të “Legalitetit”!


Pyetja e dytë: Sa bagëti keni therur dhe ngrënë fshatrave të Kosovës?


Partizanët e Enver Hoxhës, gjatë Luftës së Dytë Botërore, merrnin nga fshatarët dhe qytetarët shqiptarë gjithëçka që ishte e transportueshme: bagëti, ushqime dhe gjësende tjera, duke ua lënë një copë letër të zhubravitur qëllimshëm: “Borxhin jua kthejmë në Shqipërinë e lirë”! Ky borxh, jo vetëm që nuk u kthye kurrë, por kur Shqipëria u bë e “lirë”, atyre që u kishin marrë më se shumti “hua”, ua morën edhe jetën, i burgosën, i internuan, duke ua konfiskuar edhe të gjithë pasurinë e tundshme dhe të patundshme.
Kuqaloshët e Kosovës, të organizuar në partitë-banda, huazuan, përpikmërisht, metodat e partizanëve të Hoxhës kriminel. Milionat e marra nga Qeveria Bukoshi, pastaj nga Fondi ilegal e kriminal “Vendlindja thërret”, i futën xhepave të tyre. Ndërkohë, u turrën bagëtive të fshatrave të Kosovës si dhe bisneseve të qyteteve. “Komandant” Shukri Buja me “ushtarët” e vet, i hante viçat e katundit aty, përball Reçakut, por vetëm nga radiot mësoi për masakrën e Reçakut! Ndërsa kërcënonte me vdekje kryetarin e LDK-së të Ferizajit, Adem Salihaj, i cili vepronte natë e ditë, për ta mbrojtur popullatën e Ferizajit nga krimet e mundshme serbo-sllave.
Në një televizion të SHIK-ut, i cili hiqet privat, por e përdorë RTK “publik” si pronë të vetën dhe Kryesia e deputetët e LDK-së heshtin(!), Shukri Buja, i krekosur si biban, shprehej se urdhërova të ma sjellin në zyre Adem Salihaj dhe i thashë: “Hiç dorë nga përfaqësimi i popullit, pëndryshe unë të vras”! Ky krye-SHIK-as komunal, i trimëruar nga bandat e tij që e rrethonin, kërcënonte heroin e burgjeve jugosllave – Adem Salihaj! Bashkëvuajtësitë e Adem Salihaj, edhepse kundërshtarë politikë, e pranojnë se zotëri Salihaj shquhej për qëndresë dinjitoze në burgun politik serbo-sllav. Shukri Buja e la të lirë Adem Salihaj, duke dërguar tek ai, pasluftës, grupin ekzekutues të SHIK-ut. Kërcënimi i djeshëm i burracakut Buja, është barazi me një vrasje të kryer sot. Andaj, ai duhet të merret në hetim e përgjegjësi, sepse ka ushtruar terror gjatë luftës. Dhe, gjithmonë mbetet aktuale pyetja: “Sa bagëti keni therur dhe ngrënë fshatrave të Kosovës, ndërkohë që nuk mund të dëshmoni për asnjë betejë të bërë?!
Lexues të vëmendshëm! Kujtoni e krahasoni komandantët e përgjegjshëm dhe trima: Tahir Zemaj dhe Smajl Hajdaraj, të cilët, edhe pas tërbimit armik të disfatës të pësuar në betejën e Loxhës, arritën të shpëtojnë mijëra qytetarë të Dukagjinit. Dhe sot, këta frikacakë e halabakë, që kanë ngrënë tërë bagëtinë e fashatrave, kanë fytyrë të akuzojnë ata, heronjtë e luftës së njëmendët, për dezërtim e tradhti!! Luftën në prani të grave dhe të fëmijëve, rrezikimin e jetës së tyre, nuk e lejon as kanuni i Lekës dhe kjo normë njerëzore përputhet edhe me ligjet ndërkombëtare. Ndërsa në Kosovë, stalinistët e yshtur nga ideologjia marroqe staliniste – enveriste, të cilët janë shquar për terror familjar, kanë ngritur në piedestal krimin, tanimë, të bërë, qysh në fillimet e luftës në Kosovë!


Pyetja e tretë: Në sa krime – vrasje, korrupsion – hajni zyrtare, uzurpime pronash shtetërore dhe haraç të vjelur, jeni të implikuar ju – si krerë të veteranëve dhe disa nga mbështetësit tuaj fanatikë e militantë?


“Nuk ka krim të organizuar politik, ekonomik dhe ordinier, ku nuk janë pjesëmarrës TMK-ja dhe Policia e Kosovës”. Ky konstatim i kolonel Tahir Zemaj është i saktë, faktik dhe prandaj ne po e perifrazojmë për të satën herë. Dhe, në këto dy struktura, të krijuara për qëllime fisnike, përveç vajzave dhe djemëve të dlirë, të përkushtuar për Kosovën, penetruan edhe shumë kriminelë e halabakë, që sot janë kontigjenti më destruktiv dhe agresiv i Shoqatës të Veteranëve të Luftës, e cila ia ka nxirë fytyrën Kosovës dhe vazhdon t`ia bëjë gjëmën asaj.
Për 15 vjet radhazi vazhdojnë gjyqet kundër këtij kontigjenti vrastarë, pengmarrës, haraçgjinj, uzurpues të pasurive shtetërore e shoqërore, vjedhës të shtetit dhe një thes me poshtërsi të tjera. Dhe, shumë përshtati do të shkonte shprehja popullore: “Bir Selmani i nanës, çfarë të qaj më parë”!



Enklavizimi i Kosovës – vepër e “veteranëve”, agjentë të Serbisë


Ngjarjet e mars-prillit 2004, tashmë, është faktuar se ishin organizim i Serbisë, përmes agjentëve të saj në LPK-e, pra, në SHIK. Dhe, kjo detyrë iu dha për zbatim Shoqatës të “Veteranëve të Luftës”. Shembullojmë: Ditë pazari në një qytet veri-perëndimor të Kosovës. Krerët e veteranëve të tri komunave, së bashku me kryetarët e partive-banda vendore ishin pozicionuar në kryerrugën e mbyllur, me qëllim të tubimit të dhunshëm të qytetarëve. Një i ri, me veturë, në shtëpinë e të cilit gjatë luftës kishte qendruar një pjesë e shtabit lokal, i shoqëruar edhe nga tre të rinj të tjerë, zbret nga makina dhe pyet njërin nga shefat e partisë-bandë:
– “Çfarë ka ndodhur, pse keni mbyllur rrugën, keni bllokuar qytetarët, popullin?
– “Kemi organizuar protestë kundër Serbisë, për mbytjen në Lumin Ibër të tre fëmijëve të Çabrës, në komunën e Albanikut (Zubin Potoku), – përgjigjet shefi lokal i partisë-bandë.
– “Hyp në veturën time dhe të shkojmë të protestojmë ose edhe të luftojmë me armë në Mitrovicë, ke Ura e Ibrit. Sepse këtu, në këtë qytet, është vetëm një grua serbe, i ardhur nga fshati, raje, që thuhet se janë shqiptarë të moçëm, të sllavizuar dhunshëm dhe ajo e martuar me një shqiptar”, – përgjigjet i riu, i gatshëm për të udhëtuar për Mitrovicë.
– “Ne do të protestojmë këtu”, – gjegjet i zënë ngusht shefi i partisë-bandë.
Ndërkohë, tre të rinjtë i largojnë pengesat nga rruga. Qytetarët shfrynin të lehtësuar: “I njohim këta horra dhe qëllimet e tyre të poshtra”.
Protestat e dhunshme të mars-prillit 2004, me sulme vandaliste dhe idioteske kundër minoritetit serb dhe kishave të tyre, të bëra në sy të ndërkombëtarëve, u panë me habi dhe mëri nga bota demokratike. “Bashkëjetesa shqiptaro-serbe është e pamundshme”, – thanë qendrat e vendosjes dhe pasoi decentralizimi, enklavizimi brenda Kosovës. Serbia inskenoi protestat, krerët e veteranëve, hafije të Serbisë, zbatuan skenarin serb.


Universiteti i Prishtinës – strehë e SHIK-ut


Qysh në vitet `90-a LPK-ja krijoi bazën stalinistë-enveristëve të rinj, studentë në UP-e. Ajo imponoi një grup të dhunshëm në Këshillin studentorë, të kryesuar nga Albin Kurti, Bujar Dugolli, Dritan Lajçi me shokë. Me ideologjinë e tyre staliniste, ishin po aq anakronik për kohën, sa edhe enveristët Edvin Rama, Ilir Meta, Pandeli Majko me shokë shumë në Tiranë. Edhe rektorët, që pasuan njëri-tjetrin, dëshmuan bindje majtiste e hiçe, duke e “ndërruar gëzofin sipas motit”. Zenal Kelmendi, njësoj si vëllai i tij Aliu, ishte dhe mbeti kuqalosh i pandreqshëm. Ai intrigoi shumë me krerët e LPK-së, duke e politizuar skajshëm Universitetin e Prishtinës. Arsim Bajrami ishte partia vet, PDK-ja. Rrethi i kuq sa vinte e zgjerohej në Universitetin qendror të Kosovës.


Metamorfoza e dr. Mujë Rugovës


Dr. Mujë Rugova ishte kuadër i LDK-së, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të saj. Pastaj, pjesë e personelit të Qeverisë në Mërgim, në cilësinë e këshilltarit, por, i angazhuar, kryesisht, me agjitimin për Fondin Qeveritar, i shprehur në 3%-in obligativ. Ai punoi shumë dhe suksesshëm, megjithëse pjesën kryesore e mbante LDK-ja në Diasporë, e kryesuar nga zotëri Hafiz Gagica.
Në bisedë e sipër dr. Mujë Rugova me tha se me rrogën që marrë nga Qeveria, nuk po e përballoj jetesën familjare. I premtova se do të bisedoj me kompetentët e Qeverisë, për mundësinë e rritjes të rrogës së tij. Dhe, vërtet, bisedova me ministrin e financave – Isa Mustafën, i cili më tha se për këtë çështje vendosë kryeministri Bukoshi, ndërsa unë kryej veprimet përkatëse financiare. Pastaj bisedova me dr.Bukoshin, i cili u përgjigj prerazi: “Tepër i ka edhe ato që i merr”, duke numëruar ndihmat materiale, financiare, pagesën e banesës dhe tjera beneficione nga Byroja Sociale gjermane. Dr. Mujës i dhash përgjigjen e shkurtër se eprorët qeveritarë mendojnë se paguheni mjaftueshëm, duke pasur parasysh edhe ndihmën sociale familjare që gëzoni.
Dr. Muja pati edhe disa mospajtime me ministrin Isa Mustafa, lidhur me pagesat e biletave të udhëtimeve. Rastiste që veprimtarët tanë e bartnin me veturë dr. Mujën nga një qytet në tjetrin për mbledhje. Por, ministri i financave ishte i përkorë deri në pedantëri dhe paguante vetëm për biletën faktike dhe jo paushall. Ndërkohë, dr. Muja ishte parë edhe në kokëtime me ndoca nga krerët e LPK-së dhe njëri syrësh provokoi me kërcënim një ministër, madje në mjediset e Zyrës të Kosovës në Bonn, që përbënte një skandal dhe si rregull duhej lajmëruar policinë gjermane, për ta lidhur si qenin provokatorin e dyshimtë për shumëçka. Megjithatë, familja e ministrit asnjëherë nuk e ka amnistua provokatorin vandal.
Dr.Mujë Rugova braktisi Zyrën Qeveritare dhe për interesa materiale e personale iu bashkua LPK-së, përkatësisht, “lëpiu atë që kishte pështyrë”, duke sharë Fondin Shtetëror dhe duke lavdëruar Fondin shumë të përfolur për menaxhim dhe shpërdorim kriminal, krejt privat “Vendlindja thërret”. Ai, tashmë udhëtonte me veturë luksoze dhe në shoqërim të zhurmshëm e spektakular nga veprimtarë me peshë të LPK-së. Gjuha gjarpër, fjalori kritik ndak´j LDK-së, Presidentit Rugova, Qeverisë në Mërgim, ishin refreni i tij i preferuar.
Emri i Mujë Rugovës u pa në disa struktura interne sigurie, pra, në SHIK. Dhe, emërimi i tij i mëvonshëm rektor i Universitetit u bë nga krerët e PDK-së dhe vet dr. Muja ishte shef i SHIK-ut në Universitetin e Prishtinës. Ai punësoi, me punë e papunë fare, shumë dhjetra kuadro SHIK-as, duke e shikizuar Universitetin me “pedagogë” e studentë. Marrëveshjet me ish-struktura e UÇK-së zënë fill me Mujën rektor. Kryehuliganët e veteranëve të sotëm protestues, kanë mbështettjen e pakursyer nga kuadrot SHIK-as të rektorit Mujë Rugova. Për rrënimin e cilësisë në Universitet, ai ka garuar suksesshëm Millosheviçin.


Këkesat absurde dhe veprimet kriminale të “jallan” veteranëve


Lufta 14 mujore në Kosovë nuk ësht shquar as për lavdi dhe as për epope. Ajo ishte një luftë e kontrolluar fort nga Serbia, përmes agjentëve të saj në Lëvizje, përkatësisht, në SHIK. Qëllimi i Serbisë ishte zbrazja e Kosovës, bërja fakt të kryer, siç ka ndodhur një shekull më parë me Kosovën Lindore, me shpërnguljen masive, pastaj Çamërinë dhe në vitet 

60-a me disa qytete e fshatra në Maqedoninë sotme. Pra, lufta u sabotua në atë masë, sa kurrë nuk pati një shtab të vetëm, unik dhe të mirëfilltë ushtarak; kurrë nuk u arrit krijimi i një ushtrie çlirimtare, por mbeti vetëm me formacione, grupe luftarake, kryesisht, të vogla, me përjashtim të Kosharës, që ishte detashmenti më i madh dhe më i organizuar ushtarak.
Numri prej tej 60 mijë luftëtarëve, pra, të veteranëve, me lista të hartuara nga krerët e LPK-së, përkatësisht, SHIK-ut, është astronomik, i hipërbolizuar, tërësisht “jallan”, i rrejshëm. Kjo shumësi është bërë për të siguruar kontigjentin e votave, për vijimësinë e pushtit të PDK-së, të SHIK-ut kriminal. Po të llogarisim se Kosharja kishte rreth 2.500 luftëtarë, kryesisht, institucionalë, ndërsa grupet tjera ishin relativisht të vogla, nga 1o deri në 3o veta, rezulton se kurrë nuk është arritur numri dyshifror në mijëshe, pra, rekrutimi i rregulltë nuk kalon shifrën prej gjithsejt 5 deri në 6 mijë luftëtarë.
Organizimi civil, mbrojtja territoriale, qenia në gadishmëri, kryesisht, në disa zona të prekura nga lufta, nuk mund të llogaritën si luftëtarë dhe as si veteranë të luftës, sepse nuk kanë zhvilluar asnjë betejë, asnjë aksion, rrjedhimisht, nuk kanë zbrapsur asnjë sulm armik, nuk kanë vrarë asnjë ushtar armik.
Shifrën marramendëse prej 66 mijë “luftëtarësh veteranë”, e ka rritur edhe futja në këtë listë, – an blok – e 30 mijë anëtarëve të SHIK-ut, të cilët, jo vetëm që nuk kanë luftuar pushtuesin, por e kanë sabotuar luftën, duke i vrarë dhe burgosur luftëtarët e FARK-ut, përkatësisht, kuadrin ushtarak dhe ushtarët e Presidentit Rugova. Ky është paradoksi i madh i manipulimit me shifra, i sajimit të gënjeshtrave, i falsifikimit banal të historisë më të re të Kosovës, duke ndjekur shembullin e monstrumit filosllav Enver Hoxha, në falsifikimin e luftës në Shqipëri, e cila e nisur si luftë për çlirim, degjeneroi në luftë për pushtet, në luftë qytetare, në luftë brenda shqiptarësh.


Gjuha fashizoide e terroriste e kryematrapazëve “veteranë”


“Në protestimin tonë, nuk garantojmë sigurinë e qytetarëve”, – kërcënojnë “veteranët e luftës”, “veteranët e çlirimit”, “veteranët e lirisë dhe të demikracisë të Kosovës”!!! Çfarëdo komenti është i tepërt. Garda kriminale e “veteranëve të luftës”, don gjak dhe përmes gjakut të derdhur të shqiptarëve, don pushtet të pakufizuar, të bëjë çfarë t`i dojë qejfi, pa përfillur as norma ligjore dhe as kode morale.
Sulmi i egër, fashizoid e terrorist i levës, i veglës të SHIK-ut, Shoqatës të Veteranëve të Luftës, kundër botës akademike, vatrës krenare të Kosovës, tempullit të dijes, Universitetit qendror të Kosovës, është i paprecedentë, i paparaprijës në historinë e njerëzimit përparimtar. Kërkesat absurde, alogjike, për të ndryshuar, përdhosur e përtokur kriteret e pranimit, të studimit, ftojnë për alarm shoqërinë shqiptare të Kosovës, se diç e jashtëzakonshme po ndodhë ndër këto troje, tani e 15 vite me radhë.
Futja e Serbisë në çdo pore, në çdo qelizë të shoqërisë tonë, nëpërmjet të agjentëve të saj në LPK-e, SHIK, pra, në PDK-e, ka bllokuar të gjithë jetën normale të Kosovës. Rrjedhojë e kësaj ndërhyrjeje, janë edhe shantazhet kriminale të krerëve të “veteranëve të luftës”, pa qenë kurrë pjesë e luftës.
Si duket Albin Kurti është ndjerë i befasuar me konstatimin e Isa Mustafës se “më i zi është SHIK-u se sa UDB-a”! Megjithatë, mendoj se me habinë e tij zotëri Kurti shtiret, sepse ai është aq i zgjuar sa t
50-a e këtej. Akademik Isa Mustafa është burrë i matur dhe posedon të dhëna të sakta për atë që thotë.
Është logjike që SHIK-u të jetë më i zi se UDB-a, sepse me veprimet e tij e bëri sot Serbinë hisedare të sundimit në Kosovë, madje edhe atëherë kur e mundi dhe e përzuri NATO-ja (dhe jo “UÇK-ja) dhe se mendohej se Serbia e humbi “davanë” përgjithmonë në Kosovë! SHIK-u është krijesë e UDB-së, andaj ngjasojnë ose, më sakt, janë njësh. Motoja e përbashkët, tashmë, e provuar, ka qenë: “Vraj shqiptarë të përzgjedhur dhe jo qyqarë!”
Ne, si Nëndegë e LDK-së, për Rheinland Pfalz, Gjermani, e kemi thënë edhe më parë, e përsërisim edhe tani, se kriminalizimi i Kosovës është i skajshëm, se krimi është në pushtet, se Serbia e bënë ligjin në Kosovë me argatët numerikë të saj brenda LPK-së, se në Kosovë LPK-ja, përkatësisht, PDK-ja me SHIK-un e saj kanë përgjakur Kosovën dhe tani po e sundojnë me egërsi e cinizëm, dhe këtë do ta bëjnë edhe me Isa Mustafën, kryeministër kukullë.
UNMIK-u dhe EULEX-i dështuan në vendosjen e rendit, në sundimin e ligjit, dështuan në mbrojtjen e pasurive të Kosovës. Andaj, e vetmja shpresë do të ishte drejtimi, administrimi i Kosovës, për një periudhë të caktuar kohore, nga vetëm një shtet i fuqishëm e ligjor perëndimor, siç është Amerika, Gjermania, Anglia, Austria… Gjatë kësaj kohe do të bëhej gjykimi e ndëshkimi i krimit të organizuar – vrastar, i krimit ekonomik – hajnisë zyrtare, i sekuestrimit të pasurive të vjedhura dhe kthimit të tyre shtetit të Kosovës, për mirëqenien e brezave.
Ndërkohë, do të profesionalizohej e aftësohej kuadri, tashmë, i shkolluar në vend dhe në botë.Mbretëria Shqiptare, për të 30-a të qyteteve shqiptare, nuk ësht arritur as sot, pas tej tetë (Cool dekadave në Shqipëri. Asnjë gardh, asnjë mur, nuk është lejuar të bëhet pa urdhrin e Ministrisë botore, siç quhej atëherë Ministria Komunale.


Rektori dinjitoz – dr. Ramadan Zejnullahu


Përkrahja akademike e popullore dhënë rektorit Zejnullahu është fisnike dhe inkurajuese, për qendresë karshi hordhive të shfrenuara, përveç se ajo e Hashimit është hipokrite. Aprovimi i listës së turpshme, prej 1.050 shkollarëve të mesëm, për t`u regjistruar jashtë kritereve akademike, nga ministri Ramë Buja, antar i SHIK-ut, është vendim i shefit të tij, Hashimit. Këto kuadro gjysmake i duhen partisë dhe Hashimit edhe në të ardhmen për pushtet e dilinxhillëk.
Edhe ndërprerja e rrogave shtesë hajnave zyrtarë, nga rektori Zejnullahu, duhet vlerësuar si guxim qytetar, njeriu i përgjegjshëm dhe i ndergjegjshëm për institucion in që përfaqëson. Disa nga pararendësit e tij kanë qenë robotë, kompromisaxhinj dhe aminxhi të shefit Hashim, madje edhe atëherë ku ky nuk ishte ulur ende në karrikën e kryeministrit.


Lufta për Atdhe nuk është sakrificë, është detyrë


Na ka rënë të dëgjijmë shpesh kur flitet për dëshmorët, luftën dhe rënia e tyre quhet sakrificë. Mendoj se ky është një thjeshtëzim jo i drejtë, kur bëhet fjalë për mbrojtjen, lirinë e Atdheut. Po e shkruaj Atdheu me germë të madhe, sepse në Shqipëri gjithëherë është shkruar me germë të vogël, ndërsa partia me germë të madhe. Sipas kësaj logjike klinike Atdhe ka boll, ndësa partia është një, e përveçshme! Rrjedhimisht, rënia për Atdhe është vetëm kryerje e një detyre më parësore.
Heronjtë, dëshmorët, invalidët e luftës, veteranët e luftës, kudo në botë janë kategori të respektuar dhe kanë statusin përkatës. Përjashtim ka bërë Shqipëria, sepse, atje, në Luftën e Dytë Botërore, lufta kundër pushtuesit, degjeneroi në luftë civile, qytetare. Andaj, veteranët, edhepse të privilegjuar nga partia-shtet, nuk gëzonin respektin e popullit, sepse në vend të armikut pushtues, kishin vrarë shqiptarët atdhetarë, sepse këtë porosi e dhanë edhe emisarët jugosllavë: Dushan Mugosha dhe Milladin Popoviçi, të atashuar pranë Shtabit të Enver Hoxhës.
Komunizmi është dogmë fatale për bnjerëzimin. Gjenerali kukësian, Rrahman Përllaku, me të cilin jemi shkërryer, së bashku, vite të tëra në në birucat, qelitë e burgut të Burrelit, me gjithë sakatosjen personale e familjare, përsëri mbron dogmën e komunizmit, terrorin e Enverit!!
Me sjelljet aktuale, veteranët e luftës të Kosovës, rrezikohen ta kenë fatin e morrespektimit nga populli, njësoj si ata të Shqipërisë. Krerët e kësaj Shoqate, tashmë, shumë të përfolur, janë tejet të dyshimtë, si SHIK-as të implikuar në vrasjen e shqiptarëve, si hafije të Serbisë. Por, brenda turmës të çoroditur dhe të çakorduar, ka edhe veteranë të mirëfilltë, të ndershëm. Por, ata janë ose të mashtruar, ose të detyruar të protestojnë, se puna, trajtimi i tyre është në vullnetin e shefave të tyre.
Megjithatë, shumëka duhet të ndryshojë. Edhe SHIK-u do të ndeshet në “hund lesh”, sepse është vrasës serial i shqiptarëve dhe gjaku nuk humbë, nuk bëhet ujë. Prandaj, njerëzit e mirë, të ndodhur pa vullnetin e tyre brenda turmës së ndyrë, duhet të këndellën, të tërhiqen nga rruga dhe veprimet e tanishme huligane e rrugaçërore. Sa më parë, aq më mirë.
Ka shumë mënyra e mjete për t`i ndihmuar dhe privilegjuar fëmijtë e luftëtarëve, mbi bazën e vullneteve dge të aftësive të tyre, për studim e punësim adekuat. Dhe, kjo është detyrë e shoqërisë dhe jo e nepotikëve, e nepotizmit. Kam bindjen se luftëtarët e vërtetë të Kosovës, janë shumë më modestë në kërkesa për vete dhe fëmijtë e tyre. Andaj, veteranë, nëse, vërtet, jeni të tillë, mos bëni veprime të nxituara, sepse, sot i turpëroni fëmijtë, nesër do të jeni të turpëruar para fëmijëve tuaj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi