Në vend të përkujtimit për Ismail Hajdaraj
Faqja 1 e 1

01 maj 2009
Në vend të përkujtimit për Ismail Hajdaraj
Si lindi Ushtria Çlirimtare për rajonin e Rugovës ?
Pjesë nga intervista ekskluzive e Ismail Hajdarajt, ish-komandant i Shtabit
Rajonal të Rugovës e pastaj shef i Operativës pranë Brigadës 136 për
zonën e Rugovës .-
Sa luftëtarë u inkuadruan fillimisht në ushtrinë rugovase ? Me kë
kontaktuat prej ushtarakëve që të udhëheqë me brigadën rugovase ?
Kur
bëri tentimin e parë Serbia për të hyrë në Rugovë ? Pse nuk u përpoqët
ta krijoni një unitet në strukturën ushtarake rugovase ?
A
janë të vërteta spekulimet se rugovasit, pas ofensivës së parë, u kanë
dorëzuar armë disa njerëzveqë kanë dalë në Rugovë ?A është kjo e
vërtetë, apo dikush këtë e përdor si alibi përfitimi ?
Kur
dhe si u formua Brigada 136 « RUGOVA ». Pse Komanda e Shtabit e
përforcuar me ushtarakët Naim Maloku, Gëzim Ozreni dhe Ali Geci, gjatë
ofensivës serbe, në vend që t’i përforcojnë pikat mbrojtëse, kishin
marrë vendim për tërheqje. A është e vërtetë se rugovasit nuk kanë bërë
rezistencë ndaj policisë e ushtrisë serbe ? Për të gjitha këto në
intervistën ekskluzive për gazetarin e mirënjohur pejan Nazmi Lukaj ,
flet Ismail Hajdaraj, ish-komandant i Shtabit rajonal të Rugovës e
pastaj shef i Operativës pranë brigadës 136.
NAZMI LUKAJ: Kur u organizuan rugovasit për t’i bêrë rezistencë Serbisë?
I. HAJDARAJ:
Rugovasit asnjëherë gjatë historisë nuk ishin në bisht të ngjarjeve te
mëdha kombëtare, por ata ishin mu në ballë të tyre. Ata ishin në
Lidhjen e Prizerenit, ishin më 18 Nëntor në Viorën historike, ishin të
inkuadruar në Lëvizjen kaçake, ishin në të gjitha luftërat përkrah
vellëzerve tanë të Plavës, Gucisë e deri në Pazarin e Ri. Ishin
pjesëmarrës në Luftën e Dytë Boterore, ishin aktivë gjatë rezistencës
së viteve të 50-ta, ishin në Demonstratat e 1968-ës, të 1981-shit,
ishin mjaft të zës hëm në kundërshtimin e ndërri meve kushtetutare të
soldateskës serbosllave, ishin mjaft aktivë në vitet e rezistencës
kombëtare të viteve të 90-ta.
Çka është më karakteristike,
rugovasit e përqa fuan rezistencën e armatosur, duke formuar
formacionet ushta rake të UÇK-së në pranverën e vitit 1998. Disa
lëvizje të këtilla kishte edhe më parë, mirëpo në këtë kohë dolëm
haptas në Rugovë. Së pari, filluam me grumbullimin e armatimit të
nevojshëm për formacionet usht arake.
Patëm takime me shumë
ushtarë të Rrafshit të Dukagjinit, sidomos të fshatit Strellc, për të
bashkëpunuar në fumizimin me armë. Në fillim, organizuam rojet nëpër
secilin fshat. Rojet e para posedonin armatimin vetanak, i cili nuk
ishte i pakët për këtë formë të organizmit. Pastaj, morëm edhe konvojin
e armatimit të sjellë nga Shqipëria, të blerë nga mjetet e tubuara nga
bash katdhetarët tanë në Gjermani. Kështu, lindi Ushtria Çlirimtare për
regjionin e Rugovës.
NAZMI LUKAJ: Sa luftëtarë u inkuadr uan fillimisht në ushtrinë rugovase?
I. HAJDARAJ:
Në fillim, kishte arsye për një konspiracion, ngase shërbimi sekret
serb ishte i orga nizuar rnirë. Mu për këtë, në fil lim ishim
relativisht pak. Mirëpo, me aktivizimin e rojave numri ynë është rritur
gjithnjë. Fillimisht ishim: Demë
Dashi, Isa Rr. Nikçi, Selman Lajçi, Fazli Muriçi, Idriz Kurbogaj, Malë
Zekaj, Sali Lukaj, Sokol Muriçi, Tahir Cukaj, Rexhep Hajdaraj, Haxhi B.
Nikçi. Ramiz Muriçi. Sali R. Lajçi. Nga Selmani kemi kuptuar se edhe vëllai i tij ( Sali B. Lajçi) ishte në këto rrjedha. (...)
Pse ndodhi ndarja e shtabit të UÇK-së për Rugovë?
NAZMI LUKAJ: Disa veta pohojnë se ishin komandantë të parë të UCK-së në kêtë trevë. CiIa është e vërteta?
I. HAJDARAJ:
Ne fillim nuk ka pasur asnjë të tillë të emëruar. Këtë emërim mund ta
bënin vetëm institucjonet e Kosovës, e jo individët ose grupacionet e
ndryshme. Fundi i fundit, emëri mi bëhet duke u bazuar në profe
sionalizëm. E, asnjëri nga ne nuk kishim këtë profesion (nuk ishim
ushtarakë). Në jetë, rrethanat ndi kojnë në mënyrën e sjelljës. Sulmi i
forcave serbe, që i bënë Rugovës më 24 gusht 1998, na shtyri që t’i
emërojmë koman dantët ushtarakë.
Më 26 gusht 1998, nga ushtarët
e shumtë, të cilët e kishin veshur uniformën e UCK-së, formuam Shtabin
Rajonal të Rugovës, dhe i bëmë këto emërimi: unë u caktova komandant i
shtabit, Naim Dashi komandant i Operativës për Zonën I, Ramiz Muriçi – komandant i operativës për zonën II, Idriz Kurbogaj, komandant i PU-së Demë Dashi – kryeshef për çështje shëndetësore. Sali Lukaj (nuk kishtendonjë përcaktim), Sali Lajçi (gjendej në Shqipëri për armatim), Besnik Lajçi e Sylë Muriçi për vëzhgim dhe Selman Lajçi, i cili u emërua zëdhënës i shtabit.
NAZMI LUKAJ: Cilat ishin peripecitë e rugovasve?
I. HAJDARAJ:
Peripecitë e rugovasve ishin të shumta. Ishte e ditur se lufta do të
vazhdojë gjatë. Dimërat janë shumë të vrazhdë në Rugovë. Duhej të
sigurohej buka, së paku për 20 000 banorë (momentalisht Rugova banohej
me rreth 10.000 banorë).
Na llogariteshim edhe për 10.000 të
tjerë të zhvendosur nga rrafshi i Dukagjinit. Përgatitjet duhej të
bëheshin së paku për 10 muaj. Na mungonin edhe ekipet e mjekëve dhe
ambulancat. Gjatë tërë kohës jemi përballuar me një fluks të madh të të
zhvendosurve ( me popullatë, por edhe ushtarë, që në disa raste ishin
edhe dezerterë).
Ekzistonin dy rryma. Rryma institucionale e UCK-së, të cilën e përmbaja une dhe shumica e ushtrisë
NAZMI LUKAJ: Pse nuk u përpoqët ta krijoni një unitet në strukturën ushtarake rugovase?
I. HAJDARAJ:
Po, këtë s’mund e arritëm për shkaqe të theksuara më lart. Ekzistonin
dy rryma. Rryma institucionale e UCK-së, të cilën e përmbaja unë dhe
shumica e ushtrisë. Këtij koncepti i ishin betuar 312 ushtarë rugovas,
me rastin e solemnitetit të betimit.
Këtë asesi nuk dëshiroja ta
tradhtoja. Rryma tjetër ishte ajo jashtinstitucionale. Kështu që edhe
te ne u paraqit lufta e egër për pushtet. Këtë rrymë e pengonte pa masë
inkuadrimi i anëtarëve të LDK-së dhe udhëheqjes së saj në radhët e
UCK-së. Ne, si LDK, gjatë periudhës së luftës,patëm vënë moratorium
partiak.
NAZMI LUKAJ:
Forcat serbe u detyruan të tërhiqen nga Shtupeci i Madh, më 28 tetor
1998. Kush dhe kur erdhi në Rugovë për të komanduar me UCK-në, dhe kush
e dërgoi atë?
I. HAJDARAJ:
Meqë ushtria e UCK-së në Rugovë ishte e ndarë në dy taborre (është
ndarë më 28 tetor, 1998) ishte mëse e nevojshme të ribashkohet. Andaj
kërkuam nga Ministria e Mbrojtjes që të dërgojë përforcim me kuadër
profesional.
Kjo Ministri, më 27 dhjetor 1998, dërgoi në Rugovë ushtarakun Florim Çelaj. Ai ishte i mirëseardhur nga ushtarët e Shtabit Rajonal, që e përbënin 172 ushtarë, dhe nga të gjitha shtabet lokale.
NAZMI LUKAJ: Pas bisedave dyjavore, arritët që më 14 janar 1999 të bëni promovimin e Brigadës 136 “RUGOVA”. Patët sukses në këtë drejtim?
I. HAJDARAJ:
Pas formimit të Brigadës, numri i ushtarëve rriti shifrën në 2005. Ky
numër ishte kaq, sepse shtabi tjetër kishte përafërsisht 30 ushtarë.
Për komandant brigade u emërua Florim Qela, kryeshef i Shtabit Sali B. Lajçi, kryeshef i Operativës Ismajl Hajdaraj, dhe kështu me radhë. Me rëndësi është se u formuan të gjitha njësitë e domosdoshme të Brigadës. (...)
NAZMI LUKAJ: Flitet e përflitet se Rugova nuk rezistoi. Cili është komenti yt lidhur me këtë?
I. HAJDARAJ:
Rugovës dhe ushtrisë së saj nuk iu dha shansi për të luftuar më shumë.
Kjo ndodhi për arsye se iu bë hile, me qëllim që të mos dëshmohet
Rugova si trevë. Rugova dhe rugovasit, respektivisht ushtarët e saj,
ishin lidhur me institucionet e Kosovës dhe i njihte ato.
Me këtë, lidhet hilja e zotërinjve Naim Maloku, Bislim Zyrapi
dhe alamet ushtarakëve të tjerë. Përkundër kësaj, Ushtria Clirimtare e
Rugovës për një kohë shumë të gjatë mbajti të lirë territorin e
Rugovës, dhe e bëri të pamundshëm lidhjen e Serbisë me Malin e Zi.
Po
ashtu, mundësoi tërheqjen e dhjetëra mijëra të ikurve nga të gjitha
pjesët e Kosovës, mundësoi furnizimin me armatim, bëri bartjen e të
plagosurve nga frontet e luftës, mundësoi strehimin dhe tërheqjen e
ushtarëve nga Rrafshi i Dukagjinit. Këto ishin të bërat e Rugovës.
Mjafton që ajo iu bashkangjitluftës kundër Serbisë edhe kësaj radhe.
Dihet se çfarë luftërash kanë bërë rugovasit edhe në luftërat e tjera
kundër Serbisë dhe pushtuesve të tjerë.
Intervistoi: Nazmi Lukaj

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Naim Ymeri:Ne vend te perkujtimit
» ILIRE ZAJMI:Në vend të përkujtimit për Ali Podrimjen Pavdekësia e poetit
» Sabit Zeneli:Në vend të përkujtimit për dëshmorin kombit Bedri Ahmeti...-KOMANDANT BEDI
» Darling Ismail Vlora:ALI ASLLANI, NJË POEZI E PANJOHUR PËR VDEKJEN E ISMAIL QEMALIT
» Rrahim Sadiku:Ku dallojnë Ismail Ismail Kadare e Rexhep Qosja

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi