Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Seveme Fetiqi e Sylejman Aliu në librin e Sabit Rrustemit "MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS"

Shko poshtë

Seveme Fetiqi e Sylejman Aliu në librin e Sabit Rrustemit "MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS" Empty Seveme Fetiqi e Sylejman Aliu në librin e Sabit Rrustemit "MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS"

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 15, 2013 2:27 pm

Seveme Fetiqi e Sylejman Aliu në librin e Sabit Rrustemit "MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS"
 
 
Seveme Fetiqi e Sylejman Aliu në librin e Sabit Rrustemit "MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS" 1455893_10151785801559077_768725788_n

Libri i Sabit Rrustemit "MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS" kushtuar Agim Gashit

Seveme Fetiqi e Sylejman Aliu në librin e Sabit Rrustemit "MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS" 1395152_10151785802669077_476889054_n
Sevëme Fetiqi



Seveme Fetiqi 


PENA DHE ZËRI I TIJ NË ÇIFTELI
 
Aty ku brenga e tij përjetësohet
Derisa të shndërrohet në dhembje
E dhembja sfidohet me këngë
Aty bashkohen lumenjtë
Në një det të madh malli
Siç bashkohet i biri me t’ëmën
Dhe merren ngryk me mall
 
Aty ku pagjumësia e tij bën roje
Si ujëvarë e bardhë për lulëkuqe
Rritet shtati i Azalesë
Të atit i nderon vazhdimësinë
Dhe shpresën për ardhmërinë.
 
Aty ku qan e rënkon toka e tij
E larë në lot e djegur me flakë
Ai e dërgon freskët këngën e ringjalljes
Flamurin e fitoreve duke mbajtur lart
Derisa të bëhet yll në qiellin e vet
 
Aty ku burrëria dhe trimëria
Bëhen shpirt i krenarisë
Ai në ballë të oxhakut
I bënë roje këngës dhe dashurisë
Që do na bashkojnë
 
Me bukë kripë e zemër
Sofrëne shpirtit shtron
Me ndjenjën e çiltërsisë
 
Aty ku lakmia e zilia
Verbërojnë arsyen
E ndjenja bëhet dëshmitare
E kohës së mëkateve të mëdha
Ai i bën konak bujarisë
Me fjalën mjaltë shëron
Me zërin pushkë thërret
Horizonteve të dritës
Të arrijmë në pranverë
 
Aty ku heshtja shndërrohet në harresë
E njeriu në rob në kameleon
Ai i jep shpirt e jetë çiftelisë
E përjetësi ëndrrës dhe besës
 
Aty ku kurbeti di vetëm gjuhën e mallit
Largësisë i shtohet shtati
E i thinjen flokët
Ai lufton me harrimin
Asimilimin konvertimin
Në këngë duke përjetësuar flijimin
 
Atje ku rrudhat e ballit
Skalisin dhembjen për nënën
Që e la me kokë në dritare
Me duar në gji te pragu i pritjes
Ai synon të kthehet
T’i bëhet diell vendlindjes
Dhe fole zogjve të braktisur
Logjeve të mallit horizonteve të dritës
Nga ëndrra të futet në histori
 
Aty ku penda e tij është kushtrim
Është frymë e parë dhe e fundit
Është perla e ujërave të ëmbla
Që i vë emër këngës
Ku atdhe e ka kullën e qëndresës
Aty shndërrohet në ujëvarë
Zemrat e strukura për t’i freskuar
Me ëmbëlsinë e buzëqeshjes
Me dritën e dashurisë
Miqësi mbjell në të gjitha fushat e botës
Ai ngrihet deri në maje
Hapësirë e rrugë
Për t’i hapur fatit atdhetar
 
Për fisin e ndarë për gjakun e shprishur
Këndon si Naimi si qiriri i tij shkrihet
Në përmendore të gjallë e ngre
Guximin dhe shpresën që na duhen



 Seveme Fetiqi e Sylejman Aliu në librin e Sabit Rrustemit "MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS" 1450305_10151785807624077_1651099865_n
Sylejman Aliu

 
Sylejman Aliu
 
NGA KOSOVA KE TË FALA
 

More rrugën dhe u ktheve
Në dritare pak je ndalë
Sytë pushove n’ato relieve
Jami fortë, the, më shumë se i gjallë
 
Lumi Rur të dërgoi pëllumba
Shërim t’shpejt ty t’uruan
T’ishin pëllumba edhe turma
Te ti do t’vinte pa u vonuar
 
Atdheu t’përlotur sytë i ka
I sëmurë është më shumë se ti
E hanë korbat hiq pa pra
Mjegull e zezë mbi të rri
 
Lumit Rur dërgoja një fjalë
Do t’shërohem t’mos kesh frikë
Se jam burrë e jam djalë
Sëmundjes sime do t’i vë pikë
 
Kam nevojë për atdheun tim
Atdheu im ka nevojë për mua
Korbat do t’i përzëmë me nxitim
Është kështu a s’më thua?

 
 
KOHA E KËNGËS

 
Mbledh jehun e heshtur
Copëzave t’atdheut
Brenda ritmit tonë të vetënjohjes
 
Vjen në derë të kujtesës
Më sjell stinën e përlotur
 
Jemi ne aty
Apo përlotja e stinës
Shërohet nga ne
 
E unë
Do të vdisja për një buzëqeshje
Miku im
 
Mbledh në kopshtin tonë të zemëruar
Pranverën e ringjalljes në këngë
Dhe këlthas
Dhe kushtroj
Ma shëroni atdheun
Ma ringjallni njeriun tonë
 
Tingulli i sharkisë
Në prehër më merr
I vdekur më s’jetoj


Seveme Fetiqi e Sylejman Aliu në librin e Sabit Rrustemit "MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS" 488010_10151785833809077_1352173451_nSeveme Fetiqi e Sylejman Aliu në librin e Sabit Rrustemit "MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS" 1461201_10151785838549077_498858907_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi