Vullnet Mato në librin e Sabit Rrustemit "MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS" dhe Recension i Arsim Halilit
Faqja 1 e 1
Vullnet Mato në librin e Sabit Rrustemit "MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS" dhe Recension i Arsim Halilit
Vullnet Mato në librin e Sabit Rrustemit "MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS" dhe Recension i Arsim Halilit
Vullnet Mato me dy poezi për Agim Gashin
KRESHNIKU I KANGËS
Kreshniku i kangës Agim Gashi - Elez Alia,
tash sa kohë tue vujtun në shtrat ka ra...
Nat e ditë mbi kryet i pikon e bija,
ia terr dhimbat me lotët e syve të saj.
Shtatin babës ia qetëson me sytë e ballit,
tuei dhanë kurajë me buzagazin e ambël,
tue ia largue dhimbën e sëmundjes e të hallit
me njomzën e shpirtit e bardhësin’ e zemrës.
A dalë zani e paska marrë dhenë,
se sëmundja dhe bajlozët nga krajlia,
duen me ia shue kangën te buza e vet,
e me ia ngri zogjtë e gishtave te sharkia.
Ia ka nis bija e vogël me u trishtue,
e krejt me lot të atin po e mbulon:
Po qysh nana, or babë, me na harrue ?
Qysh Kosova kangët e trimave t’i mohon?
Qysh s’u shembka kulla e kangës me na xanë?
Qysh s’u kthyeka kurbeti në nji muranë!
Qysh s’u shuen rrufetë e liga anembanë
me të shpëtue zanin, o i miri babë?...
Dy riga lot babës për faqe i kanë shkue,
dy fjalë së bijës ia ka lëshue si kangë:
Kurrë ma thekshëm, bijë, s’ke fol me mue,
që për Kosovën më ashtë ndrydh jeta e tanë !
E kam ngrit kullën tonë veç te sharkia,
ku heronjtë i kam ftue me i gostit në kangë !
Hej u nxifshi moj sarajet e kangëve të mia,
dhe vrik në kambë a çue e sharkinë ka zanë !
E ia ka nisë kangës për shpresa ditësh të reja,
e dhimbët e trupit krejt përtokë i kanë ranë,
e vajzën dhe shokët i ka pushtue hareja,
e jeta e tij ashtë zgjatun deri në hanë !...
BUÇIMA E ZËRIT TË AGIM GASHIT
Më kujtohen ngjarje ka ca vjet,
zëri tronditës në tonalite hata,
shkatonte lëkundje të forta tërmet
kur i rritej fuqia në lartësi të mëdha.
Kinezët, që dinamitin të kursenin,
përdornin rezonanca të fuqishme
nga Simfonia e nëntë e Bethovenit,
për të shembur pengesat e shkëmbinjve.
Ma merr mendja sipas kësaj mënyre,
me zërin e Agim Gashit në megatone
mund të shkërmoqen shkrepat e lartësive
për t'i kthyer në blerime pjellore.
Por ndoshta gjëmimi buçitës i zërit të tij
ngritur në lartësinë atomike të bombës,
shemb gjithë muret e zinj me sharki,
për t’u ndodhur te dashuria e Kosovës.
Nga Arsim Halili
Recension
JEHONA E INTERKOMUNIMIT MELO-POETIK
Hyrje
Ai zë që ende dëgjohet, ai shpirt që ende këndon, ajo sharki që nuk rri e heshtur edhe kur të zotin nuk e ka pranë. Ai zë, i cilii tdheut i këndoi dhe këndon po me aq besnikëri për kaq kohë. Shpirti i tij nuk gjen qetësinë për kaq kohë sa përballja me shëndetin jo të mirë, jo vetëm Agimin, por edhe miqtë e tij, i godet në shpirt. Ai ka shumë miq dhe mike, ka shumë dashamirë që çdo ditë dhe çdo orë ofrojnë nga vetja e tyre atë që munden për Agimin, të cilin shpesh agimet e zgjojnë trishtueshëm e përballë terapive dhe mantelbardhëve. E sikur pyet: - Po ku më mbeti sharkia të këndoj edhe një këngë për Kosovën?! E cila është gjithçka për të dhe më shumë se vetë jeta e tij. Ai çdo moment shtron sofrën e dhembjes. Ka bërë aq sa ka mundur, duke e dhënë një pjesë të shpirtit të tij që Kosovën ta shohë ndryshe, ashtu siç edhe e ekzekuton ne telat dhe zërin e kumbueshëm të sharkisë. Ata që e njohin shpirtin e tij, përveç që dëgjuan me shumë përkushtim këngën e tij rapsodike,poezitë e tij epiko-lirike, janë ata që çdo ditë u gjendën me fjalë dhe me vepra pranë tij edhe kur është në Kosovë, edhe kur është në mërgim, madje edhe kur është shtrirë në spital.
Përkufizim i dhembjeve dhe krenarisë përmes vargjeve
Iniciativa për të rrumbullakuar një bagazh krijues, vjen e harmonizuar dhe e konceptuar me një qasje ndryshe nga librat tjerë. Sepse fjala poetike këtu mëton të himnizojë dhe të portretizojë një figurë, e cila jeton mes miqsh dhe të bërat e tij, sidomos vokacioni i tij prej krijuesi dhe atdhetari, ka bërë që këta poetë dhe poete ta ndjejnë nga thellësia e shpirtit sprovën e tyre përkushtuese ku e ku në thellësi të vargut, e në disa çaste edhe elozhe që bartin më shumë nuanca folklorike. Pa dyshim se merita për gjithë këtë përmbledhje poetike është e poetit Sabit Rrustemi, i cili ka mëtuar që të gjithë këto buqeta poetike veç e veç, t’i tubojë në një kopsht të vetëm poetik dhe natyrisht aromën e tyre ta ndjejnë të gjithë ata lexues që shfaqin admirim për rapsodin, Agim Gashi, në veçanti edhe fjalës së shkruar poetike
në përgjithësi.
Cili është në të vërtetë diskursi i kësaj përmbledhjeje përkushtimore poetike? Shihet se i gjithë narracioni krijues ka një shtrirje konvergjente, natyrisht duke dimensionuar figurën e tij në këto pika referimi:Agimi artist i dhembjes dhe Agimi shpresë për jetë. Nuk do të mund t’i ikim dot edhe aspektit receptiv të së kaluarës së tij, të cilën thuaj se çdo krijues me mjeshtri e gërsheton vokacionin e tij prej krijuesi rapsodik e në të njëjtën kohë instrumentin e tij të cilin e ka bërë që Agimi të jetë çfarë është sot,sharkia e tij thuajse është një nga simbolet,për të cilin miqtë e tij krijues demonstrojnë me aq mjeshtri këtë armë të zemrës e të shpirtit, ku ai shpërthen në jehun e këngës së tij. Shihet se në libër ka larushi strukturore dhe i gjithë interkomunikim varion nga kompleksi ideo-estetik, qoftë në harmonizimin e vargjeve, pse jo edhe në strukturën dialektore. Imazhet përballë figurës përkushtuese, këtë rast të Agimi Gashit, nga poetët shihet se interferohen nëpë rskena gati-gati të ndryshme, qoftë nga shtrirja gjeografike e krijuesve, sepseai që e ka larg mundohet të afrojë më afër, ai që e ka afër ia sheh dhembjen më shumë dhe duket se i humb nëpër terr. Por një gjë shihet qartë se pothuaj të gjithë krijuesit pa dallim janë familjarizuar me pasthirrmat poetike, duke i dhënë një modelim të qartësuar portretit krijues e atdhetar të Agim Gashit, por edhe njerëzor. Dhe natyrisht shihet se edhe pse autori bën përpjekje solide për të bërë një përzgjedhje rigoroze, sepse doemos poezia përkushtimore ka edhe kriteret e veta, ndoshta pa dashje jo të gjithë krijuesit e kanë dhënë maksimumin e mundshëm qoftë në aspektin estetik, artistik dhe funksional të vargut. Nuk do mend se gjatë leximit shumë nga poezitë kur lexohen krijojnë një transparencë ritmike dhe melo-poetike, për çka edhe mund të kompozohen si këngënë vete në të ardhmen. Natyrisht me një ndërhyrje qoftë tekstuale, apo edhe kompozicionale. E mira e gjithë kësaj përmbledhje është se autori Sabit Rrustemi, tërë këtë material përkushtimor, me pedanteri e bën në bazë të radhitjes alfabetike.
Në vend të përfundimit
Sigurisht se Agim Gashi tani do të dalë më i fortë, më i çmuar dhe më i respektuar, më me pak dhembje, kur e di se sa shumë miq ka rreth tij. I çmuar në identitetin e tij krijues atdhetar, që pa dyshim ndonjëherë në shoqërinë tonë edhe ka tendenca të tilla për të kundërtën. Sharkia e Agim Gashit tani është më e fuqishme, por këtë rast atë vijë melodike të shpirtit ia trasojnë me devotshmëri të gjithë ata miq që ka brenda dhe jashtë nënqiellit shqiptar. Sepse pa dyshim se kjo vjen si një përmendore e zemrës, ku secili në vetën e parë skalit ndjesinë e tij perceptuese për mikun e tij dhe kur tëgjitha këto fjalë poetike e ngritin Agimin në vertikale të kohës, sepse ashtu e menduan dhe demonstruan këta krijues të përfshirë brenda librit “Mos e lëshosharkinë prej dorës”. Kjo pra është një jetë e tij e rrumbullakuar në dhembje dhe krenari dhe me një shpresë më ndryshe dhe më pozitive nga ajo që ka sot portreti i Agim Gashit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Seveme Fetiqi e Sylejman Aliu në librin e Sabit Rrustemit "MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS"
» Sylë Mujaja e Shaban Cakolli në librin e Sabit Rrustemit "MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS"
» Nga libri i Sabit Rrustemit "MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS"-Rrahim Sadiku dhe Sabit Rrustemi
» DY POEZI NGA LIBRI I SABIT RRUSTEMIT "MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS"
» NGA LIBRI "MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS" të Sabit Rrustemit, sot poezi nga dy autor
» Sylë Mujaja e Shaban Cakolli në librin e Sabit Rrustemit "MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS"
» Nga libri i Sabit Rrustemit "MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS"-Rrahim Sadiku dhe Sabit Rrustemi
» DY POEZI NGA LIBRI I SABIT RRUSTEMIT "MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS"
» NGA LIBRI "MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS" të Sabit Rrustemit, sot poezi nga dy autor
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi