Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi të zgjedhura nga Shefqet Dibrani

Shko poshtë

Poezi të zgjedhura nga Shefqet Dibrani Empty Poezi të zgjedhura nga Shefqet Dibrani

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 20, 2013 8:06 pm

Poezi të zgjedhura nga Shefqet Dibrani
 
Poezi të zgjedhura nga Shefqet Dibrani Shefqet+Dibrani
 
 
 
DIALOG PËR PAFAJËSINË

Pse ke lindur?
Nuk e di.

Si?
S'ka qenë përcaktimi im.

Atëherë kush ?
Njjë grua.

Kur dhe ku?
Kam qenë i vogël, nuk mbaj mend.

Çfarë të kanë thënë fqinjët?
Nuk merrem me thashethëme.

Mund të mos jenë të sakta.
S'ka rëndësi, ne i vërtetojmë.

Prandaj:
Duhet të përgjigjesh
Për një natë seksi
Për t'i dhënë dëshmi këtij gjyqi
Nëse akti i mbarsjes është bërë lakuriq.

Zotëri, ka qenë drita e fikur.
Po, ku e di këtë ?
S'ka nevojë ra di.
Kështu duhet të kenë përfolur

Ne nuk merremi me thashetheme
tha gjyqtari dhe ma dënoi zemrën.

(CH-Zürich, 2002)

 
 
 
UNË DHE LUMI

Ai rrjedh...
Unë jam këtu
Ky është kundërshtimi që më lind

Unë s'e di a hahem
Ai është i pijshëm...

Kjo është themelorja e dallimit

Unë lumit ia shoh të gjitha fshehtësitë
Ai mua nuk m'i di xhelozitë

Ne jemi në kundërshtim

Ai rrjedh... vazhdimisht
Unë nuk lëviz ...asnjë çikëz
Kjo është e kundërta e kundërshtimit

Ai lëviz dhe është i vdekur
Unë i shtangur në një vend dhe jam gjallë

 

 
INTEGRIMI

Derisa guri të vërë bar përreth
Derisa dielli të ndërrojë kahen e vet
Derisa nata të mos bjerë errësirë
Derisa blerimi të blerojë në errësirë
Derisa uji të kthehet përpjetë

Emigranti s'do ta rregullojë integrimin e vet

(CH - Rorchbach, 14.12. 2000)

 

 
NË KOPSHTIN ZOOLOGJIK

Sa herë që shkoj në kopshtin zoologjik
Më shtohet admirimi për kafshët e egra
Po aq më shtohet dhembja për njeriun
Që tallet egërsisht me to

Ato vazhdojnë qetë, qetë
Jetën që ua caktoi njeriu
Ai që shkroi edhe Kartën e të Drejtave Për Liri
Me tela gjembaçë rrethuar

Ai perandor i përhershëm
Ka shtrirë nbi jetët e tyre
Edhe të drejtën e talljes
Kurse ushqimin ua mat me peshojë

Njeriu di të kërkojë të Drejta e Liri
Po di edhe të shfrytëzojë drejtësinë
E një ligji të lig
Që ua ka verbuar gojën vizitorëve

Andaj jeta është bërë kopsht zoologjik
Me Karta për të Drejta dhe Liri (?!)
Njeriu vepron për përfitime
Edhe kundër ligjit të Natyrës dhe të Zotit

Prandaj o Zot
Vazhdo t'i falësh këta mëkatarë
Që shpikin robërinë e tjetrit
Rrethuar me gjemba vrastarë

(CH - Gossau, 14.09. 2003)


 

 
ME FYTYRË KAH ATDHEU

Ngado shkoj e treti
Mbaj fytyrën kah At - Dheu

Ati vëngër më vështroi
Nga ngashërimi m'u duk
Me gjak profeti

Pastaj Dheu më tha:
S'më kujtohet fytyrra e juaj
kur trup e ndjenja i ke në vend të huaj

(CH - Bernë, 16 prill 2001)


 

 
GJËRAT E PAZGJEDHURA

Emri është një gjë e pazgjedhur
Sepse pa të pyetur fare t' kanë pagëzuar

Lind i një feje të pazgjedhur
Zoti zgjedh besimin tënd

As gjuha nuk është zgjedhur nga ti
Kur e flet së pari


Edhe atdheu është çështje fati
Teksa shkërmoqesh për ta bërë edhe më të mirë

Ke të drejtë të zgjedhësh një tjetër atdhe
Dhe të ta mohojnë ata që vetë s'e kanë zgjedhur

Vazhdimisht njeriu thotë: "Nuk pranoj imponime"
Duke e harruar absurdin e asaj që bën


 

 
DO TË VIJ

Qysh kur mërgova o dhe i shenjtë
Te ti më rri mendja
S'plaket as dita as ora
Shpirti mes jush më rri o njerëz të mi
O fusha plot begati o male kryeqiell
Ara mbushur me diell
Vendlindja ime e ngrohta fole
Me pemë e bar me zogj e dhe
Kosovë me baltën tënde u gatova
Me tamblin tënd u madhova

Me mallin tënd po përvëlohem Kosovë 
Pa ty o Nënë pa dorën tënde të ngrohtë
O e shtrenjtë po ikën kjo jetë
Pa ty o Atë pa këshillën atërore
Pa përqafimin tënd motër pa sytë e tu vëlla
Pa ju shokë

Oooo
Gjithë jetën më mungoi ngrohtësia e diellit njerëzor
E malli djeg për ju njerëz për fusha e male
Për kroje e përroje për gjethe e bar për shi e borë
Për ty Lidhja Demokratike e Kosovës Dega Gjilan - ( Faqja Zyrtare )
Për ty Kosova ime këndova gjithë jetën
Me zërin e mekur të mërgimtarit
Me mallin e pashuar të poetit
Për ty Kosova trime

Një ditë do të vij te ju o male të bukura
O fusha të bleruara me Drinin me Ibrin e Llapin përmes

Do të vij në zemrën tuaj male që rritni veç shqiponja
Do të vij në Kosovën e Lirë

Po plakem me shpejtësinë e rritës së fëmijës
Sot mjeku gjeti një si kancer në trupin tim
Mbyllet një plagë shtatë të reja çilen
Unë i huaj se i huaj në një qytetku rrugët pastrohen
Për t'i lënë vend pluhurit të ri
Për çudi edhe këtu gjethet nga drunjtë në tokë bien
Kur fiken dritat terri më kaplon
Dita e re me lindjen e diellit nis

Unë shuhem si lulja e shtëpia nuk më ze
Lindjen time të dytë duke pritur

_____
Poezitë i përzgjodhi poeti Sabit Rrushtemi

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi