Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO – DY MONEDHA MBAJ NË GRUSHT – Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO – DY MONEDHA MBAJ NË GRUSHT – Poezi Empty VIKTORIA XHAKO – DY MONEDHA MBAJ NË GRUSHT – Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 27, 2013 9:42 pm

VIKTORIA XHAKO – DY MONEDHA MBAJ NË GRUSHT – Poezi 149067_173035996057254_2619595_n
VIKTORIA XHAKO – DY MONEDHA MBAJ NË GRUSHT – Poezi


Nga vëllimi i ri poetik “BUKË E HIDHUR”

 
Rrisin shtatin malet qiellit, fushat gropat i thellojnë,
Thyer ngjyrën kanë dëborërat e nuk bien më të bardha,
Ne nga vetja paralelet i tërheqim përmbi glob,
Diç pengon që t’i lëshojmë, fluturim, të jemi pranë.
 
Si të them, çfarë të them, a më sheh ti ndonjëherë?
A e hap gojë dritaren kur kaloj unë rrëzë saj?
A mendon ndopak për mua, kur i lodhur shtrihesh shtratit?
A më prek ti lehtë ëndrrës, që aromën dot s’ia ruaj?  
 
Ikën stinë, erdhën të tjera, vrap e vrap u tretën motet,
Bashkë me to dhe ne po shkojmë, qetë, zbehtë, dalngadalë,
Që të dyve na zhvesh koha ngjyrat, rrobat dhe fytyrat.
 
Dy monedha mbaj në grusht, derën ku do flemë, ta hapin.  
 
E enjte 31 tetor 2013 ora 23:45
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

VIKTORIA XHAKO – DY MONEDHA MBAJ NË GRUSHT – Poezi 1477729_738344856193029_2080303258_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi