Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Disa nga vetite dhe vlerat e Ftoit

2 posters

Shko poshtë

Disa nga vetite dhe vlerat e Ftoit Empty Disa nga vetite dhe vlerat e Ftoit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 30, 2013 2:22 pm

Disa nga vetite dhe vlerat e Ftoit
 
 
Disa nga vetite dhe vlerat e Ftoit Ftoi

Për qëllime mjekësore përdoren farat e thara, gjethet dhe tuli i ftonjve.Farat kanë shije të lehtë të bajameve të hidhura dhe janë pa erë. Ftoi përdoret i freskët osenë formë reçeli, prevedeje, marmelate, si dhe për t’i dhënë shije, aromë dhe qëndrueshmëri marmelatës së mollës, të dardhës dhe të frutave të tjera. 

Ftoi është i ushqyeshëm; ai përmban vitamina 
A dhe C, sheqerna, pektinë, acide, kripëra minerale, si kalium etj. Frutat e ftoit janë të pasura me lëndë aromatike, të cilat ia shtojnë vlerën.

Ftonjtë kanë veti rrudhëse dhe janë përdorur qysh në lashtësi për këtë qëllim. Përdoren kundër diarresë (jashtëqitjes), dizenterisë (dizenteri: mahisje ose zhvoshkje e zorrëve që shkakton dhimbje e heqje të shpeshta barku, nganjëherë edhe me gjak) dhe të vjellave.

Gjithashtu, ky frut ka gjetur përdorim si tonifikues i organeve gjinore femërore dhe forcon gjinjtë. Ai është një qetësues i mirë dhe përdoret edhe në rastet e pagjumësisë dhe kollës. Përdorim të mirë kanë gjetur për forcimin e organizmit të pleqëve, si dhe të atyre që janë dobësuar pas kalimit të ndonjë sëmundje. Valesa e gjetheve të ftoit përdoret për të larë sytë kur vuani nga sëmundje të syve.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Disa nga vetite dhe vlerat e Ftoit Empty Re: Disa nga vetite dhe vlerat e Ftoit

Mesazh nga Snow Hristina Sat May 03, 2014 3:04 pm

Talha bin Ubejdullah , r.a., ka thene: Njehere kur shkova tek i Derguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e gjeta duke mbajtur nje ftua ne dore, te cilin ma ofroi duke me thene: ” Merre kete, o Talha, dhe haje, sepse ky eshte mjet per forcim, i cili perqendron fuqine e zemrese”.
Ftoi eshte peme e familjes se molleve me trung te vogel Cydonia oblonga, e familjes se trendafilit. Me se shumti perdoret i zier dhe si reeel. Ftoi eshte i ftohte dhe i thate ne shkalle te ndryshme, varesisht nga shija e tij. Por, ftoi eshte mjet i fuqishem per tkurrje dhe eshte i mire per barkqitje. Ftoi i embel eshte me pak i ftohte dhe eshte me i afert me ftoin e lehte, ndersa ftoi i hidhur dhe i tharte eshte me teper mbylles, i thate dhe i ftohte.
Te gjitha llojet e ftoit e shuajne etjen, ndalin te vjellat, rritin nxjerrjen e urines, ekuilibrojne ndjenjat, sherbejne per sherimin e furunkulave (te thateve) ne zorre, menjanojne te enjturit gjate menstruacioneve, ndihmojne laktacionin (rrjedhen e qumeshtit) dhe rrisin tajitjen e qumeshtit te gjirit, zvogelojne nauzene (ndjenjen e te vjellave) dhe qetesojne lekuren dhe membranen (qelizore).
Ngrenia e ftoit pas bukes zbut barkun, vepron si laksativ (pastrues i zorreve), lehteson vrerin dhe koncentrimin e vrerit te verdhe, dhe parapengon ngritjen e avullimeve. Ngrenia e ftoit para bukes vepron si konstriktor (lidhes, shtrengues) i fuqishem.
Ftoi pershpejton gjithashtu kalimin e qullit te ushqimit te tretur dhe te sedimenteve te tjera neper zorre, por ngrenia e tepert e tij mund te shkaktoje dhembje ne zorre dhe te demtoje nervat. Ngrenia e ftoit te zier vepron si shtrengues (lidhes) i lehte dhe eshte me i kendshem per bark. Hapja e vrimes ne ftua, heqja e farave dhe mbushja e tij me mjalte dhe me argjile te paster natyror dhe pjekja ne hi te nxehte (pastaj perdorimi i tij) per sherim e ben ftoin elektuarium.*
Me se miri eshte kur ftoi hahet i zier ose i pjekur me mjalte. Fara e frutit te ftoit eshte e dobishme per sterfyellin (lat. Trachea), sheron acarimin e fytit dhe kollen. Venia e melhemit te perfituar nga ftoi ndal djersitjen, forcon venat dhe barkun.
Si peme e zier, ftoi forcon barkun dhe meleine, vepron si mjet per forcimin e zemres, menjanon shtrengimet ne gjoks, relakson zemren dhe hap enet e gjakut.
Ftoi ka prejardhje nga Persia. Perdoret i fresket ose ne forme kompostoje, reeeli, prevedeje, marmelate, si dhe per tei dhene shije, arome dhe per ta bere me te qendrueshme marmelaten e molles, te dardhes dhe te frutave te tjera.
Ftoi eshte i ushqyeshem: ai permban vitamina A dhe C, sheqerna, pektine, acide, kripera minerale (kalium etj.). Fruti i ftoit eshte i pasur me lende aromatike, qe ia shtojne vleren. Ftoi ka veti rrudhese dhe, per kete qellim, eshte perdorur qe ne kohet e lashta. Perdoret kunder diarrese, dizenterise dhe te vjellave. Perdorim te mire ka ne forcimin e organizmit te pleqve dhe te atyre qe jane ne rekonvaleshence. Rezultate shume te mira jane arritur kunder erregullimeve te lukthit dhe te zorreve, kur ftoi perdoret si eaj, i cili ka efekt rrudhes (shtrengues).
Receta: 1-2 kokrra ftoi pastrohen dhe priten ne copa te vogla, te cilat zihen nje ore ne tre eerek litre uje. Lengu i perfituar pihet 1-2 gota ne dite. Kjo kure zgjat 2-3 dite.
Vlere te madhe kane edhe gjethet e ftoit, te cilat perdoren si qetesues kunder nevrastenise, pagjumesise, kunder rrahjeve te shpeshta te zemres (takikardia), kunder kolles se panderprere etj.
Receta: 5 g gjethe te ftoit zihen ne 100 g uje per 10 minuta. eaji pihet menjehere.
Lengu i perfituar nga zierja e gjetheve te ftoit perdoret per larjen e syve ne raste kur dhembin.
Farat e ftoit permbajne lende mucilagjinoze e yndyrna. Ato perdoren kunder hemorragjive (gjakderdhjeve), hemorroideve etj. Kane efekt ne rastet e erregullimeve te lukthit dhe te zorreve dhe ndihmojne ne pastrimin e zorreve.
Ne keto raste merren: 200 g fara dhe pasi te shtypen, zhyten ne 100 g uje. Lengu i fituar, pas kullimit, pihet njeheresh. Ky leng perdoret edhe per larjen e plageve dhe per gargara (shperlarje) ne acarimet e grykes.*
Snow Hristina
Snow Hristina

Numri i postimeve : 35
Age : 29
Location : Bruksel
Registration date : 03/05/2014

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Disa nga vetite dhe vlerat e Ftoit Empty Re: Disa nga vetite dhe vlerat e Ftoit

Mesazh nga Snow Hristina Sat May 03, 2014 3:05 pm

Ftoi dhe dobitë e tij në Mjeksinë Pejgamberike
Disa nga vetite dhe vlerat e Ftoit Images?q=tbn:ANd9GcSeZjr7EJNCze780GIFzTXDQ3zYYYsJLZp5gnQGCrhb5Wh5Ikuz

Ftoi ndikon në bark si astringent (tkurës).Parandalon gjakderdhjen e tepërt gjatë pastrimit mujor.Ngrënia e ftoit pas ushqimit pushon barkun, por nëse e hamë në sasi të madhe shkakton kolikë (shtërngim barku). Shurupi nga ftoi është i mirë kundër kollitjes dhe dhembjeve në fyt.Ajka nga ftoi i freskon damarët dhe forcon barkun.

Enesi transmeton hadithin: "Hani ftoin në bark të zbrazët" Talha transmeton se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Sepse vërtetë ai e qetëson zemrën". Transmeton Ibn Maxhe.

Ibn Maxhe po ashtu e transmeton hadithin: "Hani ftoin, sepse, ai e qetëson zemrën, kurse All-llahu, subhanehu ve teala, nuk ka dërguar pejgamberë, e të mos i kishte dhënë të hajë ftua të Xhennetit, sepse ai i ka dhënë fuqi së paku të dyzet njerëzve".

Nga i njëjti transmetues është edhe ky hadith: "Le të hanë ftonj gratë e juaja shtatëzë, sepse vërtet ato e bëjnë zemrën më të butë dhe të mirë".Kur thuhet, e bëjnë zemrën më të butë' ka për qëllim se ftoi në zemër futë butësi dhe mirësi.
Snow Hristina
Snow Hristina

Numri i postimeve : 35
Age : 29
Location : Bruksel
Registration date : 03/05/2014

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Disa nga vetite dhe vlerat e Ftoit Empty Re: Disa nga vetite dhe vlerat e Ftoit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi