Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Disa nga vetite dhe vlerat e xhenxherfilit

Shko poshtë

Disa nga vetite dhe vlerat e xhenxherfilit Empty Disa nga vetite dhe vlerat e xhenxherfilit

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 08, 2014 10:03 am

Disa nga vetite dhe vlerat e xhenxherfilit



 



Xhenxhefil, me aromën e tij të fortë të erzës, e ka vendin e vet në kuzhinën indiane. Ai mund të përdoret si i freskët apo i tharë, si pluhur apo në formën e lëngut ose vajit. Çaji i xhenxhefilit, çaji i preferuar klasik në familjet indiane, është forma më e përdorur, për të mos e përmendur përgatitjen e xhenxhefilit që jepet sa herë që dikush ftohet.



 



Për mijëra vjet, xhenxhefili është përdorur për trajtimin e sëmundjeve të panumërta për shkak të efekteve të tij të fuqishme terapeutike dhe parandaluese. Ai ka veti antiinflamatore, analgjetike, antioksidante dhe antiemetike. Ai ndihmon në uljen e inflamacionit, ënjtjes dhe dhimbjeve për shkak të aftësisë së tij për pengimin e sintezës prostaglandine dhe leukotriene. Ai i pengon receptorët e serotoninës dhe ka aftësinë për ta thyer dhe shpërberë gazin e zorrëve (efekti karminativ), gjë që e bën atë një agjent të mirë antiemetik. Aktiviteti i tij antioksidant, aftësia për ta nxitr vdekjen e qelizave (apoptoza) dhe shuarja e proteinave të caktuara i jep atij veti antikancerogjene.



 



Komponimet e gjetura në xhenxhefil janë të njohura për shuarjen e reaksioneve alergjike. Të gjitha këto veti e bëjnë xhenxhefilin një central të përfitimeve shëndetësore. Ja disa prej tyre:



 



Problemet e frymëmarrjes



 



Vetia antihistamine e xhenxhefilit ndihmon në trajtimin e alergjive. Xhenxhefili gjithashtu njihet për pengimin e tkurrjes së rrugëve të frymëmarrjes dhe ndihmon në stimulimin e sekrecioneve të mukusit. Është bima e përzgjedhur për kollë të vazhdueshme dhe dhimbje të fytit që ndërlidhen me ftohjet. Një lugë e vogël me lëng xhenxhefili e kombinuar me mjaltë është efektive kundër dhimbjes së fytit. Edhe çaji i xhenxhefilit është çaji më i preferuar për ta lehtësuar kongjestionin në fyt dhe hundë. Lëngu i freskët i xhenxhefilit i përzier me fenugreek dhe mjaltë është i shkëlqyer gjatë astmës.



 



Trajtimi i të përzierave dhe të vjellave



 



Përtypja e xhenxhefilit mund t'i reduktojë të përzierat dhe të vjellat. Sipas studimeve, xhenxhefili mund ta trajtojë ndjenjën e të përzierave pas operacionit, dhe të përzierat nga udhëtimi, sëmundja e detit, etj. Ai është gjithashtu i dobishëm për të përzierat si rezultat i efektit anësor të kimioterapisë.



 



Parandalimi i të përzierave të mëngjesit



 



Për disa gra shtatzëna xhenxhefili është i dobishëm në parandalimin e të përzierave të tyre në mëngjes. Por është e këshillueshme që të konsultoheni me mjekun para se ta përdorni atë.



 



Ilaç për humbjen e oreksit



 



Nxitni një oreks të madh duke ngrënë xhenxhefil të freskët pak para se ta hani ushqimin tuaj. Xhenxhefili mund t'i vërë në lëvizje lëngjet tuaja të tretjes dhe ta shtojë oreksin tuaj.



 



Ndihmon në tretje



 



Keni ngrënë një shujtë të madhe? Konsumoni xhenxhefil. Xhenxhefili e përmirëson absorbimin dhe asimilimin e ushqyesve thelbësorë dhe ndihmon në tretje. Ai gjithashtu ndihmon në shpërbërjen e proteinave në ushqimin tuaj. Xhenxhefili e mbron stomakun tuaj kundër ulcerave duke promovuar sekretimin e mukusit.



 



Antifryrje



 



Qetëson stomakun tuaj të trazuar me xhenxhefil. Vetia karminative (largimi i gazrave) siguron lehtësimin nga fryrja dhe gazrat dhe ndihmon në reduktimin e fryrjes.



 



Redukton dhimbjet menstruale



 



Xhenxhefili, kur merret në fillim të ciklit menstrual, mund t'i zvogëlojë simptomat e dhimbjeve menstruale tek disa gra.



 



Lehtëson kokëdhimbjet



 



Aplikimi i pastës së holluar të xhenxhefilit në ballë besohet se e lehtëson kokëdhimbjen e migrenës. Aftësia e xhenxhefilit për ta penguar sintezën e prostaglandinës ndihmon në lëhtësimin e dhimbjeve dhe inflamacionit në enët e gjakut duke siguruar lehtësim nga migrena.



 



Artriti 




Vetia analgjetike dhe antiinflamatore e xhenxhefilit mund të ndihmojë në uljen e dhimbjeve të nyjave të artritit tek disa njerëz. Për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve të muskujve dhe të nyjave, shtoni pak vaj xhenxhefili në dush.





Kanceri





Rrënjët e xhenxhefilit përmbajnë një nivel shumë të lartë të antioksidantëve. Xhenxhefili ka aftësinë për ta nxitur vdekjen qelizore (apoptozën) dhe t'i shuajë proteinat e caktuara. Sipas disa studimeve, xhenxhefili mund të jetë një armë e fuqishme kundër kancerit.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi