Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Berisha-Agim Gashi:Si të festojmë pa ty në ballë?!

Shko poshtë

Adem Berisha-Agim Gashi:Si të festojmë pa ty në ballë?! Empty Adem Berisha-Agim Gashi:Si të festojmë pa ty në ballë?!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 02, 2013 3:11 pm

Adem Berisha-Agim Gashi:Si të festojmë pa ty në ballë?! 408323_350245864992165_1838188985_nAdem Berisha-Agim Gashi:Si të festojmë pa ty në ballë?! 1484170_10151816381914077_1897133035_n
Si të festojmë pa ty në ballë?!
 
Adem Berisha-Agim Gashi
 
 
 Adem Berisha-Agim Gashi:Si të festojmë pa ty në ballë?! 1452350_322462217896364_1397899453_n
 
(Ibrahim Rugovës me rastin e ditëlindjes më 2 dhjetor)
 
 
 
Sot më datën dy dhjetor
kur ditëlindjen doja të festoj,
foton tënde e mora në dorë
me pijetet çdo herë të kujtoj.


Do të ia këpus telat unë sharkisë time
veç për TY sonte do t’ këndoj
o yll drite i Dardanisë sime

më fal të lutem nëse lot lëshoj.


Gëzuar ditëlindjen or i bekuar
në këtë ditë të acartë dhjetori
u linde engjëll e vdiqe burrë
sepse vdekja e pamëshirë të mori?!


Ishe Yll i shqiptarisë,
një ikonë e rrallë kombëtare
simbol paqeje dhe i lirisë
me shpirt të bardhë e zemër të madhe.


Ishe shembull i gjithë njerëzisë,
për ide e vepra madhore
çdo veprim në favor të lirisë
askujt si TY s’i shkoi për dore.


Lot krenarie dhe pikëllimi
fytyrën time sonte përshkojnë
për TY or burrë veprash kryetrimi
që mbarë kombin përherë nderojnë.


Më fal të lutem Ibrahim Rugova
qe në ditëlindje qava për TY
gjithë këta lot që sonte lëshova
tu bëfshin dritë në përjetësi.


Të pershëdes me sharkinë time
tash shko e prehu atje n´qetësi,
gjithë për TY këndon zemra ime
me lot për faqe plot krenari.


O2. 12. 2010
Rahovec-Düren




Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi