AGIM GASHI:VETEN E PAÇ NË QAFË O BACA ADEM!
Faqja 1 e 1
AGIM GASHI:VETEN E PAÇ NË QAFË O BACA ADEM!
AGIM GASHI:VETEN E PAÇ NË QAFË O BACA ADEM!
Dikur moti na ishte një njeri që e donim.E donim dhe betoheshim në kokën e tij kur donim ta tregonim të vërtetën. Kur betoheshim dhe fillonim aksione me emrin e tij, gjithmonë dështonim. Askush fajin atij nuk ia linte. Vetëm Zoti dhe ata që kishin qenë me të kazamateve, e kishin ditë se ky njeri do të bëhej një ditë kurvar, falsifikator, tradhëtar dhe se do të shitej shumë lirë tek "komandantët" e Rognerit dhe vilave të Enver Hoxhës, do të bie në kthetrat e kriminelëve që sdo të mund të dilte kurr. Këta i servuan lavire këtij „meraklisë“,e gjiruan dhe tani është tërsisht vegël e tyre.
Kur populli hante dajak për Adem Demaçin, nuk ndjenin dhimbje.Ata krenoheshin se për emrin e më të "madhit" ishin rrahë nga policia serbe.
Më kujtohet kur në vitin 1990 u hap fjala se po vie Adem Demaçi, mija njerz iu versulen Lupçit për ta parë përsëafërmi „heroin“ e gjallë të kombit.Ai nuk erdhi dhe popullit të zhgënjyer i ishin zënë rrugët nga të katër anët për ti shtrue në dru. U rrahën mijëra vasha e djelmosha, dhe mu aty ku ishte vrarë nxënësja 16 vjeçare Ylfete Humolli, policët serb shfryheshin pa dhimbje mbi trupat e njomë.
Askush nuk humbi shpresat se ai sdo të vinte. Edhe pse populli sheronte plagët nga rrahjet barbare, askush nuk kishte humbë aspak dashuri ndaj heroit tonë, „trimit“ Adem Demaçit që ishte „terur“ për kombin e atdheun, kazamateve serbe anë e këndë Jugosllavisë.
Atë vitë ai kishte aq autoritet, aq e donte populli sa ishte bërë edhe mbinjerzor.Shumica mendonin se Adem Demaçi nuk hante e as nuk pinte, nuk pshurrte e as nuk dhinte, se me u marrë me seks ose me mendu dikush, ruana Zot. Bile shkohej deri atje sa disa mendonin se ai as frymë nuk merrte.
Sot kur flet Adem Demaçi, zgjohen plagët e atëhershme dhe dhimbjen peshë qojnë ndjenjat tona. Flet dhe me fjalët e tij vret popullin, lirinë dhe shtetin.
Dhe ai një ditë erdhi. Sipas Dr.Hakif Bajramit, Demaçi skishte bërë asnjë veprimtari për të qenduar 17 vitet e fundit në burg. E kishin burgosur për qëllime politike.
Në shtëpinë e tij pritej në radhë dhe me otë të tëra vetëm ta shifnin apo edhe ta preknin kudo dikund në trupin e tij, apo të ia shtrinin dorën burrërisht. Me muaj renditeshin njerzit të cilë shumica dilnin të zhgënjyer me fjalët e tij. Bile tani fillaua ta kuptonin se ai hante e pinte, pshurrte e dhinte, bile edhe marak në zogëza të reja ishte. Në zogza, sepse ky posa erdhi nga burgu, gruas që e kishte pritë tri dekada ia ktheu shpinën, ia ktheu shpinën edhe fëmijëve dhe shtëpinë që ia kishte ndërtue populli, donte ta shiste. Gruan e la, fëmijëve ua ktheu shpinën, por shtëpinë smundi me e shitë sepse populli ia kishte ndertuar familjes së Adem Demaçit të jetohet aty e jo të shitet. Dhe Adem Demçi filloi punën në liri ku populli e nderonin, e ndihmonin dhe krenoheshin me të, sidomos spektri i kuq stalinisto-enverist. Demaçi tani here martohej e here çmartohej, shkonte në intervista në televizionet serbo-sllave, donte ta formonte Ballkaninë, popullin serb e quante popull vlla (dikush i thoshte njeri i madh që po e quan ashtu armikun), derisa një ditë iu rrit nevci dhe se me rritjen e nevcit rriteshin nevojat për para. Si ti fitonte mësë lehti? Duhet të shitej pra. Dhe u shit aq lire saqë vrau veten dhe se pshurri e dhjeu plotsisht veprën e tij të cilën ia nderonte populli.
Kur u shit Adem Demaçi, tani më ky duhej të fliste me gjuhën e mafisë, me gjuhën e krimit, me gjuhën e tradhëtisë dhe falsifikimit. Fliste aq “besnikrisht” saqë edhe faktet më të dokumentuara nuk i pranonte. Ç´të bëjmë ne? Edhe popullin e ndanu në pjesë-pjesë.Dikush e përkrahte, dikush e shante e dikush e urrente.Edhe tani kështu është sepse Demaçi „vrau“ veten!
Asgjë më nuk është e rastit.As fjalët e Demaçit, as intervistat dhe as falsifikimet e historisë.Demaçi u çthurr totalisht dhe vlerat e tij i futi në krizë. Të rrallët janë ata që knaqen me fjalimet e tij ose edhe me intervistat e tij. Me rrena e filloi rrënimin e tij dhe me rrena do ta përmbyll edhe pse këtë dikur askush nuk do ta besonte. Populli u zhgenjye në të gjitha nivelet e ky prap vazhdon me avazin e vjetër. Bile tani filloi ti quaj spin e tradhëtar, secilin që guxon ta kundershtonte. Ky po e din që populli sot është mu në bishtin e sorres dhe se ky popull si kurr më parë, u bë pikë e pesë. Asnjëherë më të përqarë, më të shkelur e vetëshkelur, më të përbuzur e vetërobruar nuk ishim. Asgjë më nuk di askush pos të knaqet me mjerimin që na rëndon.
Njerzia e pa punë. Shetit me duar në xhepa rrugëve të atdheut, dherave të huaja shkon e vjen dhe kudo has në mjerim.Ndersa Luli i Vocër, Kosovës i mbështillet nëpër këmbët e popullit edhe pse Migjeni kaherë ka vdekur. Askund ti nuk mundesh ta bëshë një hap pa duart e zgjatur dhe refrenin:.Më fal diçka zotëri!
Dhe prap Adem Demaçi sulmon, falsifikon, gënjen....!
Zgjaten duart e me fytra të mavijosura, vdiset edhe në këmbë, falsifikohet historia, lufta dhe humbjet ngriten në fitore e në trimëri, trimat i shëndrrojnë në frikacak...Manipulator, profiter, karaxhoz trimërohen sepse mungon ligji, mungon gjyqësia dhe burgi u bë synonim i mjerimit. Dhe kur të tjerët duan të na ndihmojnë me gjyqe e tribunale, ne ankohemi në ekstrem duke i bërë armiq edhe ata që na çliruan.
Dhe prap Adem Demaçi sulmon, falsifikon, gënjen....!
Kudo që të dalësh sot, në kafene, restoran, shetirore, vendbanime, nuk has më në miqë të dikurshëm apo në ndonjë njeri bujar por kudo ke palaço, kiçmen, sharlatan, mizantrop....dhe dëgjon kaq e kaq trimëri e „vrasje“ të armiqëve!
Çdo gjë tretet në atdheun tonë, sepse egzistojnë vetëm ata që shkatrrojnë, të rrahin, të vrasin...Po ku mbeten vallë shkollimet tona, librat tanë, kultura e mirësjellja?
Dhe prap Adem Demaçi sulmon, falsifikon, gënjen....!
I bashkangjitet edhe Qosja e disa matrapaz tjerë që kaherë e kanë humbë nderin dhe dashurinë për popullin e atdheun, e që ajo iu është kthy në urrejtje! Si shpjegohet ndryshe ku Demaçi sulmon Presidentin e Kosovës Dr. Ibrahim Rugovën. Ai qëllimisht i bën këto sepse e di që po ta sulmonte Dr.Rigoven, po i sulmon edhe miliona shqiptar. Përçarësi nuk mund të jetë ndryshe, as ndarësi.
Demaçin nuk e duan as ata që e paguajnë, por e shfrytzojnë si një leckë ku të ju nevoitet me mbyll ndonjë vrimë politike.
Sot, heroj bëhen njerzit pa heroizëm, trima pa trimëri, luftëtar pa luftuar kurr dhe dëshmor ata që vdiqen në Mekë.
Dhe prap Adem Demaçi sulmon, falsifikon, gënjen....!
Demaçin e dergojnë në intervista të ndryshme dhe askush nuk guxon ti thotë mos bertit.Ky bertet, sulmon, gënjen, falsifikon...dhe të bëjnë tradhëtar, spiun e udbash poqëse nuk i besoni.
Demaçi verbërisht beson në mençurinë e tij, beson në mundin dhe trimërinë e tij, beson edhe pse në tragjedinë e vetëkrijuar të tij dikush tjeter ngrihet duke ndërruar, sharë e djegë flamuj.
Dhe prap Adem Demaçi sulmon, falsifikon, gënjen....!
Merrnje me mend po të ishte Demaç i të gjithëve? Çfarë autoriteti do të kishte dhe do të krenohej se po e donte i mbarë populli. Do të krenohej edhe populli me Bacen. Po ti o Baca Adem, a vetëm për bandat e krimi ishe në burg apo për mabrë popullin? Pse nuk u pozicionove me popullin? Pse zgjodhe grupet e caktuara për të ju sherbyer e për të paguar me parat e popullit? Djersen e taksapaguesve shqiptar po e shkarravit, andaj ske të drejt ti urresh o Bacë!!!
Do ti them përsëri fjalët që ti kam thënë para dhjetë vitesh:
Nelson Mendela u dorgj burgjeve famkeqe te Apartheidit Jugoafrikan vetëm nje vit më shumë se Ju, dhe u bë President i Afrikës së Jugut, pasi që ishte idoli i atij kombi ashtu siq ishit edhe Ju për ne. Tani lindë pyetja: pse u bë Nelson Mendela president i Afrikës Jugore e nuk u bëtë Ju president i Kosovës? Sepse nuk ditëm por edhe nuk mundëm të jemi pran jush ashtu siq ishin Jugoafrikanët për idolin e tyre Nelson Mendelen.. Së pari që nga dita e parë e daljes nga burgu i Nelson Mendelës atij iu urdhërua që asnjë fjalë mos ta fliste për opinionin pa u kshilluar me disa dhjetra kshilltar që ia kishte caktuar populli dhe partia e tij. Sepse, populli e dinte se ai nuk mund ta ketë mendjen e shëndoshë pas të gjitha atyre vuajtjeve. Këtë e dinte edhe Nelson Mendela, dhe as që i shkoi mendja ta bënte të kundërten. Ndersa Juve Baca Adem nuk ju ofrua një eskortë kshilltarësh sikurse Mendelës, por edhe sikur të Ju ofrohej Ju nuk do ta kishit pranuar, sepse keni menduar se më të menqur se Ju në botën shqiptare nuk ka lindë e as që do të lindë! Kështu Ju humbëm ne si popull, por hubët edhe Ju si njeri.
Dhe prap Adem Demaçi sulmon, falsifikon, gënjen....!
Veten e paç në qafë o Baca Adem.
09.04.14
Düren
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Agim gashi:Lamtumirë Baca Adem!
» AGIM GASHI VJEN MERZITSHËM BACA ISË
» Agim gashi:Kangë për ADEM BERISHEN
» Adem Berisha-Agim Gashi:Si të festojmë pa ty në ballë?!
» Adem Berisha-Agim Gashi:SI TË FESTOJM PA TY NË BALLË?!
» AGIM GASHI VJEN MERZITSHËM BACA ISË
» Agim gashi:Kangë për ADEM BERISHEN
» Adem Berisha-Agim Gashi:Si të festojmë pa ty në ballë?!
» Adem Berisha-Agim Gashi:SI TË FESTOJM PA TY NË BALLË?!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi