Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Luta na qon fjalë-: Mos u kompleksoni pse jeni muslimanë

Shko poshtë

Luta na qon fjalë-: Mos u kompleksoni pse jeni muslimanë Empty Luta na qon fjalë-: Mos u kompleksoni pse jeni muslimanë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 05, 2013 8:06 pm

Haziri: Mos u kompleksoni pse jeni muslimanë
Luta na qon fjalë-: Mos u kompleksoni pse jeni muslimanë Largea_haziri1386194840

Kryetari i zgjedhur i Gjilanit Lutfi Haziri i cili gjatë fushatës është angazhuar për lejimin e shamive në shkolla, ka përsëritur qëndrimin e tij se askush nuk mund t'i ndalojë fëmijët të mos shkojnë në shkollë për shkak të shamisë.
Madje Haziri është treguar i ashpër me Presidenten e Kosovës Atifete Jahjagën, Ministrinë e Arsimit që kohë më parë kishin reaguar ndaj të tij duke thënë se po keqinterpretohet ligjin.
Ai ka shkuar edhe më larg duke thënë se disa duhet të bëhen operacion për ta hequr kompleksin e të qenit myslimanë.
"As Presidentja e as Ministria e Arsimit nuk mundet me thonë se vajzat nuk kanë obligim me shku në shkollë fillore. Shkollimi është i obligueshëm, e kam thënë se kom me shku ...edhe s'guxon me i prek dikush, le ta provon nëse ka autoritet, Pse këta zotnitë që po thirren në ligj, pse nuk e nalin mësim besimin ne shkolla ortodokse" ka thënë Haziri në një intervistë në Rubikon.
"Disa njerëz te ne duhet të bëhen operacion nga kompleksi i të qenit mysliman ... te ne shqiptarët e para është etnia, është kombi, është atdheu jonë dhe këtu nuk mund të bëjë askush dallim" ka shtuar ai.
Haziri ka marrë shembull familjen e tij kur ka folur për çështjen e shamisë.
"Nëna ime 45 vjet në Zvicër ka bajt shami pa problem" ka thënë ai.

Kreytari i Gjilanit ka treguar se shkon edhe në xhami:
"Në xhuma jam shku gjithmonë, ajo është traditë e familjes time, nuk mund të ndahem nga familja" ka treguar ai.
Haziri ka reaguar paksa me nervozë kur është pyetur rreth çështjes së alkoholit duke pranuar tërthorazi se e konsumon atë.
"Kjo është shumë paragjykuese sepse besimi fetar nuk lidhet me pengesa tjera, lidhet me obligime" ka shtuar ai.
Por për të treguar se nuk është aq fanatik në fe, Haziri ka treguar se ka qenë roker ndërsa tërthorazi ka përmendur edhe pirsingun e tij të famshëm në gjoks.
"Si i ri kam qenë roker i kam shenjat e mia që i baj ..." ka thënë ai. E për pirsingun ka thënë se "ajo është pjesë e kulturës së tij që ka të bëjë me kulturën e rokut ...
"Në Gjilan jemi më urban se sa në shohin të tjerët " ka thënë ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi