Fritz Radovani: A thue edhe ti i ke ''falë'' ...para se me të shkye?...
Faqja 1 e 1

Jul Bonatti |
Nga Fritz RADOVANI:
A THUE EDHE TI I KE “FALË”... PARA SE ME TË SHKYE ?...
NË 135 VJETORIN E LINDJËS
SË IMZOT PROF. JUL BONATTIT
SË IMZOT PROF. JUL BONATTIT
Kur kam punue këte portret në vitin 1993, as nuk me ka shkue mendja se një ditë do të vehem me shkrue për këte Njeri kaq të madh të Popullit Shqiptar! Portreti i tij asht aq shprehës i një tragjedije të pashoqe, sa vetë madhështia e Tij si Martir i Katoliçizmit! Me orë të tana kam mendue: Si mundet njeriu me u kujtue për një fund jete t’atillë, tue pasë para syshë një Burrë që vetëm mendon për të mirën e Atdheut dhe të Popullit të vet? “Asht armik!”...vraje, there, mbyte, mbyte si mbytet njeriu, por jo si të mbytë kafsha, madje, ndonjë e tërbueme se jo, as ujku sado i uritun me kenë...por, historia tregon se komunistët nuk ngopeshin kurr me krime e gjak të Klerit Katolik Shqiptar! Nuk do të baj përshkrime të gjata biografike apo hetimore të Sigurimit komunist, mbasi do t’ishte një përsëritje e atyne që kam shkrue në librin “Një Monument në dhe” apo, të librit tjetër të Z.Dr. Pjetër Pepa “Tragjedia dhe lavdia e Klerit Katolik në Shqipëri”, ku janë mjaft gjana të kjarta dhe të kuptueshme për ata që donë me e kuptue...
Kush ishte Imzot Prof. Jul Bonatti? Nga origjina familjare vjen prej Italie, ndonse ka le në Shkoder me 4 Maji 1874, plot 135 vjet përpara. Studimet e larta i ka përfundue në Vjenë, në Austri, por ka vazhdue edhe degën e letërsisë në Universitetin e Padova të Italisë, ku bahet një njohës i mirë i disa gjuhve të hueja. Përkëthen në italisht “Lahutën e Malcis”. Posa ka mbarue studimet për letërsi ka shkue me shërbim në Stambollë, ku me vullnet të madh gërmon për 16 vjet ndër arkivat turke dhe grumbullon shumë materiale me vlerë për historinë e Shqipnisë. Vjen famullitar në Vlonë dhe punon për tri vjet aty. Në vitin 1942 shkon në Itali për arësye shëndetësore dhe, atje vazhdon të merret me studime shkencore historike dhe letrare shqiptare...deri në vitin 1946.
Në vitin 1946, shpjegon Ai: “mbas pak muejsh, jemi mbledhë në Romë, dhe aty na foli Papa Piu XII. Prej aty më kanë sjellë me aeroplan për në Shqipni anglezët” (Dosja nr. 3616 Arkivi i Min. Mbrendshme Tiranë 1998). Nga Italia vjen edhe pa rroba të domosdoshme, kështu, posa mërrinë në Shqipni vjen në Shkoder dhe merr disa plaçka për veshje nga At Mati Prennushi. Nga Shkodra shkon në Vlonë dhe aty me dt. 6 Dhetor 1946, arrestohet “si spijun i Vatikanit...”...Hetimet vazhdojnë gati një vit, dhe në fund kryetari i gjykatës së Vlonës, Myftar Grabocka me datën 31 – 10 – 1947 “vendosi dënimin e tij me 7 vjet burg...tue i ngarkue edhe 54 lekë shpenzimet e gjyqit...”
Gjithmonë shpenzimet e gjyqit justifikojnë plaçkitjet e bame në qelat e kuvendet e tyne nga Sigurimi gjatë kontrollit të arrestimit, si në ketë rastë punimet shkencore....
Imzot Profesor Jul Bonati, kur ishte në Stambollë u dergue nga kolonia shqiptare e Stambollës si delegat në Konferencën e Parë të Parisit...Pra, për këte shërbim që i ka ba Popullit dhe Shtetit Shqiptar tue mbrojtë në Paris interesat kombëtare...i epën të gjitha epitetët e nevojshme nga hetuesia komuniste, për me u konsiderue “armik i Popullit”.
Me datën 9 Dhetor 1947, Imzot Prof. Jul Bonati i drejtohet Këshillit të Gjykatës së Naltë Ushtarake në Tiranë: “...ndaj dënimit me 7 vjet privim lirije....duke marrë parasyshë moshën e thyer; kontributin ndaj Atdheut në të kaluemen, nuk kam krye fajin e agjitacionit dhe të propagandës, kërkoj një dënim tjetër ma të lehtë, sëpse veprat nuk i kam krye dhe jam me ndërgjegje të pastër. Jul Bonati”. Niko Çeta, “si gjykatës i drejtë” që ishte në Gjykatën e Naltë, ia zbret dënimin në 5 vjet...heqje lirie.
Ishte plot 73 vjeç kur Sigurimi komunist, mbas një viti hetuesi gja që asht e kjartë nga të gjithë se cila ishte sjellja e atij Sigurimi ndaj një kleriku të lartë, me dy universitete dhe i sjellun me aeroplan “ekspres” nga anglezët, prej Vatikanit..në vitin 1946, fillon e “mendon” për shëndetin e Tij, prandej edhe e dërgon në çmendinë e Durrësit!...
Kjo ngjarje asht shumë domethanëse për zhvillimet tona historike, mbasi vetë ato pasoja që pësoi Imzot Bonati ma vonë dhe, mos përgjegjësia e “askujt” për ate që u ba mbi trupin e Tij, janë një krim i pafalshëm që asnjëherë nuk mund të shlyhet nga asnjë ata që në këte rast kanë lye duert me gjakun e pastër të Këtij shkencëtari Atdhetar e Fetar!
Në takimin që ban me mbesën e vet Imz. Bonati, tregon: “Kam provue tortura të pandigjueme e të palexueme. Masakra me knaqë shpirtin e tyne pa asnjë arësye!”
Me datën 5 Maji 1951, dikund... shënohet: “Jul Bonati vdiq!...”!
Kam pyet e do të vazhdoj me pyet: A thue me të vërtetë Imzot Bonatin e kushedi sa të tjerë që janë dërgue nga Sigurimi i Shtetit Shqiptar si Imzot Bonati në çmendi, janë shkye e coptue copa copa nga të vetdijshmit apo nga të pavetdijshmit e Byrosë politike të KQ të PPSH, pa vullnetin e së cilës nuk asht kenë e mujtun me u ba asnjë vëprim?
Jo, heshtje!...Jo, mos kokçamje! Pa drejtësi nuk ka kurr paqë as pajtim kombëtar! E po kje se ndokush mendon se edhe pa pajtim kombëtar do të bahet Shqipnia... gabon!
Hapni dosjet!... Asnjë mjek endè nuk tregon sesi janë plotësue kartelat e këtyne viktimave që endè vazhdojnë me vrritë nga gropat ku janë tretë “copat” e trupit të tyne të shkyeme nga të “pavetëdishmit”, të cilët, vazhdojnë me paturpësi edhe sot e venë edhe kandidatura për deputet dhe pushtetar në Shqipninë “Demokratike”...
E në kjoftë se kartela e Imzot Bonatit asht zhdukë, hapni kartelën e Don Mikel Beltojës, i cili edhe Ai ka pasë po atë fund tragjik si Imzot Bonati... Por, jo, heshtje!
Burrat Atdhetar nuk shkyhen, Ata vetëm vritën dhe vritën vetëm nga komunistët!
Apo jo, Ramiz Alia? Ke vazhdue dhe me siguri vazhdon me thanë prap edhe sot: “Edhe gjak do të derdhim...këtu e më tej nuk shkojmë!”...Po, ku deshte me shkue ma?!...
Lexoni dosjen e Imzot Bonatit dhe shihni “portretin e vërtetë të komunizmit”!
Ndonse, nga materiali hetimor kuptohet qendrimi burrnor dhe njëkohësisht del në pah krejt pafajsia e Imz. Bonatit, dosja edhe ashtu e gjymtueme flet për skenarin djallzor të Sigurimit, i cili nuk mundet me mshef urrejtjen e tij për Klerin Katolik dhe Katolikët Shqiptar në përgjithsi. Edhe në një takim prej dhetë minutash në rrugë spijunët informator shënojnë: “takoi katolikun...i tha katolikut... bënte propagandë për pëllumbat e Krishtit...” si e si me cilësue besimin e Tij dhe rolin “reaksionar” të Klerikut Katolik Imz. Bonatit, por edhe të të gjithë Katolikve...që takoheshin kjoftë edhe rastësisht me Tè. Kjo bie në sy edhe në dosje të Imzot Vinçenc Prennushit, ndërsa në Shkoder, hetuesit në proces verbale janë tregue ma të “kujdesëshëm” në ketë çeshtje. Nga Jugu janë kenë ma të sigurt se proceset e tyne nuk kanë me u lexue kurr nga ndonjë “katolik”...Kjo në fakt duket shumë pa rendësi edhe pse zblon fëtyrën e vërtetë të fanatikve “komunist” në Shqipni, por sikur të ndodhte krejt e kundërta që në proceset e shkrume nga katolikët të përdorej ajo gjuhë kundër qytetarve musliman apo ortodoks, cili do t’ishte reagimi i tyne sot? Mendoj se këtu ka hapsinë që medoemos duhet të hapën dosjet, mbasi fanatikët dhe perqarësit e Popullit dhe të Shtetit të cilitdo krah, nuk kanë vend ma në asnjë organ shtetnor...
Pa hapje dosjesh të pakushtëzueme nuk ka zgjedhje Demokratike as Shqipni të Lirë, të denjë për tryezën Evropjane! Prof. Sami Repishti thotë: “Në Shqipni dinastitë e kalbuna nuk mërrijnë me kuptue elementat demokratikë!”...
Atëherë, cilen duhet të pranojmë “a nuk mërrijnë” apo, nuk donë me i kuptue?...

Melbourne, Maj 2009.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fritz Radovani: 105 vjet përpara edhe një ushtar ma shumë në elterin e fesë dhe t'atdheut
» Fritz Radovani:DUHEJ SHKELË EDHE TOKA KU RUHEJ BESA, BURRNIA DHE BUJARIA !
» Fritz Radovani: TEFA...
» Fritz Radovani: At Pjetër Mëshkalla
» Fritz Radovani: ''Leninistët nuk dorzohen...!''

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi