Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A DO TË HEQ DORË MUHAREM SVARQA NGA NËNSHTETËSIA GJERMANE APO NGA POSTI I KRYETARIT TË FERIZAJT

Shko poshtë

A DO TË HEQ DORË MUHAREM SVARQA NGA NËNSHTETËSIA GJERMANE APO NGA POSTI I KRYETARIT TË FERIZAJT Empty A DO TË HEQ DORË MUHAREM SVARQA NGA NËNSHTETËSIA GJERMANE APO NGA POSTI I KRYETARIT TË FERIZAJT

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 11, 2013 9:19 pm

A DO TË HEQ DORË MUHAREM SVARQA NGA NËNSHTETËSIA GJERMANE APO NGA POSTI I KRYETARIT TË FERIZAJT Muharremi_650858


A DO TË HEQ DORË MUHAREM SVARQA NGA NËNSHTETËSIA GJERMANE APO NGA POSTI I KRYETARIT TË FERIZAJT?


Nga Express | 11 Dhjetor 2013 17:35Madhësia e tekstit:AAA

Kryetari i ri i Ferizajt Muharem Svarqa deklaron që ka dy nënshtetësi; atë gjermane dhe kosovare. Në Gjermani nuk lejohet dyshtetësia. Kështu që, Svarqa duket se shumë shpejt do të jetë para dilemës së madhe: ta mbajë shtetësinë gjermane apo postin e Kryetarit të Ferizajt.

Muharrem Sfarqa apo Muharem Svarqa, kush është zgjedhur Kryetar i ri i komunës së Ferizajt?

Kjo është dilema që po shtohet pas zgjedhjeve të fundit në këtë komunë të cilën e ri-mori Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Kandidati i tyre që është edhe kryetar i degës së LDK-së për Ferizajn erdhi nga Gjermania në Kosovë në vitin 2012. Ai tha publikisht që kishte hequr dorë nga bizneset në Gjermani dhe ato ua ka lënë vëllezërve, por diçka mbeti pa sqaruar deri në fund: dy nënshtetësia e tij.

Ky person që në po thuajse të gjitha prononcimet, intervistat dhe lajmet që janë bërë për të është quajtur si Muharrem Sfarqa, në listat zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) del të jetë Muharem Svarqa ( një shkronjë më pak në emër dhe një “v” në vend të “f” në mbiemër). Si Muharrem Sfarqa është nënshkruar në çdo intervistë të tij në media, përfshirë edhe mediat lokale të Ferizajt, gazetarët e të cilave edhe mund të njihen personalisht prej vitesh me të.

Express merr vesh nga burime të veta se pikërisht Gjermania është problemi që Kryetari i ri i Ferizajt mund të ketë. Ai fitoi kohë më parë nënshtetësinë gjermane, por në të njëjtën kohë deklaroi që ka mbajtur edhe nënshtetësinë kosovare, një veprim që sipas legjislacionit gjerman është i kundërligjshëm.

Praktikisht, Gjermania nuk lejon dy-nënshtetësi dhe mbetet të shihet nëse ai do të heq dorë nga nënshtetësia gjermane apo nga ajo kosovare, me çka automatikisht do të humbte pozitën e kryearti të Ferizajt dhe kjo komunë shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Për këtë situatë Muharrem Sfarqa është pyetur në vitin 2012, dhe ai në “Interaktiv” deklaroi që në kohën kur ai mori nënshtetësinë gjermane ka ekzistuar një ligj i cili kaqëndruar pak në fuqi e që ka lejuar që të mbahen dy nënshtetësitë dhe se ai e ka shfrytëzuar këtë kohë. Ai pati deklaruar se në atë kohë, në vitin 2012, kur u bë kryetar i degës së LDK’së në Ferizaj, kishte vetëm një letërnjoftim të UNMIK’ut si lidhje me Kosovën, dhe se nuk posedonte pasaportë kosovare, vetëm atë gjermane.

Burime të Express ia përmendin atij edhe mundësinë që të ketë dy identitete dhe jo dy nënshtetësi.

Muharem Svarqa është i lindur më 10 korrik 1960, në Sazli-Ferizaj, dhe figuron në listën e votuesve me këtë identitet.

“Në Gjermani ai ka identitet tjetër: Muharrem Sfarqa, adresa: INNEI TADT, Kőln Deutchland dhe ka aplikuar për nënshtetësi me këtë identitet në mënyrë që të ruaj edhe nënshtetësinë e Kosovës” , i kanë thënë Express burime të saj.

Express ka provuar që të kontaktojëmë të për të marr një sqarim për këtë ndryshim, por i njëjti gjendet tash në Gjermani dhe ka qenë e pamundur që të kontaktohet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi