Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

400 kg tritol kompleksit “Jon”, i njohur si pallati i Bashës, reagon Berisha (VIDEO)

Shko poshtë

400 kg tritol kompleksit “Jon”, i njohur si pallati i Bashës, reagon Berisha (VIDEO) Empty 400 kg tritol kompleksit “Jon”, i njohur si pallati i Bashës, reagon Berisha (VIDEO)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 15, 2013 12:08 am

400 kg tritol kompleksit “Jon”, i njohur si pallati i Bashës, reagon Berisha (VIDEO) Pallati-i-lulit-ok




400 kg tritol kompleksit “Jon”, i njohur si pallati i Bashës, reagon Berisha (VIDEO)



400 kg tritol kompleksit “Jon”, i njohur si pallati i Bashës, reagon Berisha (VIDEO) Largea_00-pallati-17-12-401387038145

Berisha:Shembja e kompleksit “Jon”, akt i një të sëmuri psiqik ndaj kundërshtarit

400 kg tritol kompleksit “Jon”, i njohur si pallati i Bashës, reagon Berisha (VIDEO) Pallati-i-lulit-ok

(I plotësuar)- Nuk ka më dilema. Pallati i shumëpërfolur në Ujin e Ftohtë në Vlorë është shembur, dhe për këtë është përdorur skema e preferuar e INUK: hedhja në erë me tritol.
Shpërthimi ka qenë i fortë dhe zona përreth u mbulua nga shtëllunga të zeza tymi, por fatmirësisht nuk janë shënuar dëme përreth kompleksit. Dy pallatet e këtij kompleksi ranë përtokë pjesërisht në krahun e pishinës, pikërisht në krahun në të cilin ishte parashikuar dhe shembja.[/size]
Sipas burimeve të Ministrisë së Brendshme eksplozivi i llojit tritol u vendos në 1500 vrima në kollonat e betonit të pallatit dhe tre brigada të xhenios kanë bërë mbushjen e vrimave me kallëpë tritoli C4,(rreth 400 kg) nga ku më pas u krye dhe shpërthimi i komanduar për rrëzimin e objektit.

Pas shpërthimit është kërkuar ndërhyrja e makinave zjarrëfikse dhe ambulancave ndërsa një mjet i rëndë i INUK-ut po vijon me shembjen totale të objektit.
Masa të forta sigurie u morën në të gjithë vijën bregdetare të plazhit të vjetër nga Skela tek Tuneli ku është ndaluar tërësisht qarkullimi i mjeteve për 8 orë.
Kompleksi “Jon” u bë objekt debati prej disa muajsh dhe megjithëse kishte leje u vendos për shembjen e tij duke kompensuar pronarët dhe familjet që kishin marrë banesë në këtë objekt.

Ditë më parë, Qeveria vendosi shpronësimin dhe kompensimin e te gjithe banoreve te ketij kompleksi brenda ketij muaji, si edhe lejoi zhvendosjen te gjitha objekteve te tyre brenda godines, duke i hapurr rrugen shembjes.


Berisha:Shembja e kompleksit “Jon”, akt i një të sëmuri psiqik ndaj kundërshtarit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjëherë pas prishjes së kompleksit “Jon” në Vlorë. Në një deklararatë për shtyp, Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama duke e quajtur atë një të sëmurë psiqik i cili me këtë akt sulmon kundërshtarin.
“Sot Edi Rama hodhi ne ere nje pallat: te ndertuar me leje te ligjshme dhe jo leje ne konflikt interesi dhe ne thyerje te nenit 64 te Ligjit te Urbanistikes siç eshte pallati i gruas se tij, te nderuar ne perputhje me Planin Urbanistik te zones dhe jo ne sheshin midis pallateve siç eshte pallati i tij ne paje, te ndertuar ne prone private te rregjistruar ne hipoteke dhe jo ne prone publike siç eshte pallati zonjes se tij, te ndertuar me kredi bankare dhe jo nga para te pista te pa deklaruara ne asnje Banke apo organ tatimor siç jane parate e pallatit te gruas se tij, te ndertuar ne nje shesh ku me pare egzistonte nje ndertim tjeter dhe qe nuk ka asnje lidhje me projektin e Lungomares, dhe jo si pallati i Linda Bashes qe eshte ndertuar ne sheshin e lulishtes se femijeve” thekson Berisha.
Sipas tij kompleksi “Jon” prishet duke dhunuar Kushtetuten, ligjin e Urbanistikes, ligjin e Shpronesimeve dhe vendimin e Gjykates qe ndalon kryerjen e cdo veprimi nga qeveria per kete pallat deri ne gjykimin ne themel te ceshtjes se tij.
“Eksplozioni i sotem ne Vlore nuk eshte vetem eksplozion ne psiqiken e nje te semuri te mjekuar me shume se nje dekade si bipolare, por eshte eksplozion potencial ne çdo vater, ne çdo shtepi shqiptare te ndertuar ne perputhje me ligjet e shtetit. Prandaj ftoj qytetaret te ngrihemi sa me pare kunder nje te semuri psiqik qe hedh ne ere nje pallat te ligjshem vetem e vetem se proçeset psiqike i thone atij se Lulzim Basha te mundi ty dy vjet me pare dhe ti tani hakmerru duke prishur me çdo çmim pallatin i vjehrrit te tij. Une ftoj qytetaret te ngrehemi sa me pare kunder Edvinit qe vetem tre jave me pare, i dominuar nga halucinaçionet e tij, mashtroi mbare boten. Ai premtoi shkaterrimin ne Shqiperi te te gjithe arsenalit kimik sirian, mashtroi dy muaj rrjesht partneret tane me kryesore, organizatat nderkombetare kryesore vetem sepse ky haluçinant besonte zerat e brendeshem qe i thonin se tani ai do te renditej me Barak Obamen, Vladimir Putinin, Bashar al Asadin si njeriu me i rendesishem i planetit” thekson Berisha.
Ai u ka kërkuar qytetarëve të ngrihen kundër Edi Rames qe sipas tij po ben çdo gje per ta lene Shqipërinë pa statusin e vendit kandidat edhe kete vit.
“Njerezit dhe kombet e qyteteruara nuk pranojne kurre tu besojne fatin e tyre nje te semuri psiqik. Ne shqiptaret e kemi pesimin e madh nga ky gabim. Nuk e meritojme kurre me nje pesim tjeter si ai” përfundon Berisha.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi