Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FARUK TASHOLLI:JO,EFENDI RECEP TAYP ERDOGAN,KURRË JO

Shko poshtë

FARUK TASHOLLI:JO,EFENDI RECEP TAYP ERDOGAN,KURRË JO Empty FARUK TASHOLLI:JO,EFENDI RECEP TAYP ERDOGAN,KURRË JO

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 19, 2013 11:23 pm

FARUK TASHOLLI:JO,EFENDI RECEP TAYP ERDOGAN,KURRË JO 1069171_613544535331562_1930412728_n
 
FARUK TASHOLLI:JO,EFENDI RECEP TAYP ERDOGAN,KURRË JO 
 
FARUK TASHOLLI:JO,EFENDI RECEP TAYP ERDOGAN,KURRË JO 645887007306
 
 Ka pak çaste që më rastisi të lexoj një deklaratë antiballkanike dhe antishqiptare nga kryeministri aktual turk Recep Tayp Erdogan. Deklarata e tij ma kujtoi fillimin e ngritjes në skenën politike të piromanit të Ballkanit, serbit Sllobodan Millosheviq, i cili po kaq zëshëm si Ergogani,në fund të viteve tetëdhjetë, deklaronte se "aty ku është edhe një varr serb, aty është tokë serbe"! Duke kërkuar atë varr hipotetik serb, për ta arsyetuar hegjemoninë territoriale,Millosheviqi hapi mijëra varre, duke dashur që mesjetën serbe ta shtrijë në Ballkanin modern, duke ndërtuar perandori për vete dhe nënshtrim të popujve të tjerë ndaj serbëve. Por këtë aventurë piromane ai e pagoi vetë, madje duke lënë pas armiqësi të popujve të tjerë ndaj serbëve, popuj që këta u viktimizuan duke luftuar për liri dhe territore të tyre etnike. Të njëjtën etje, të njëjtin oreks pushtues, i çakërdisur në deklarata duke shqiptuar fundamentalizmin osman, Rexhep Taip Erdogan, shpalon ëndrrën për ta shtrirë Perandorinë e sulltanëve, që të bëjë kështu emër në histori, i trimëruar nga diktatura funksionale që tash e ushtron në Republikën turke. Por kjo ëndërr është e vdekur.Nëse kudo mund të hyjë Erdogan, në Shqipërinë etnike jo, pavarësisht se është yshtur nga qëndimet e servilosura të disa politikanëve shqiptarë, ose të disa intelektualëve aktualë shqiptarë që luajnë rolin e hoxhallarëve snobë, të cilët kanë harruar vizionin kombëtar të intelektualëve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe tmerrësisht, predikojnë rryma orientaliste të fiseve dhe sekteve fetare për ardhmërinë identitare shqiptare. Deklarata e Rexhep Taip Erdoganit, meriton një "JO!" të madhe, qoftë nga politikanët dhe intelektualët shqiptarë, qoftë nga ata të shteteve ballkanike. Jo, efendi Recep Tayp Erdogan (e shkrova kështu në origjinal për ta respektuar kulturën turke dhe për ta dëshmuar kulturën time), kurrë jo, them unë, shqiptari që besoj, nuk do të jem i vetëm që ngrit zërin për të hyrë në "ibret tepsinë" turko-aziatike që e ofron ti. Identitetin evropian të shqiptarit nuk e tjetërsuan as sulltanët tu, e as mundesh ti, efendi Recep Tayp Erdogan. As territori evropian i Ballkanit nuk do të jetë turk, efendi Recep. Vetëm deklarata e jote ndez armiqësinë e popujve të Ballkanit me popullin tënd.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi