Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kreshnik Bekteshi:“Murale shpirti”, mbyll vjeshtën letrare të Anamoravës

Shko poshtë

Kreshnik Bekteshi:“Murale shpirti”, mbyll vjeshtën letrare të Anamoravës Empty Kreshnik Bekteshi:“Murale shpirti”, mbyll vjeshtën letrare të Anamoravës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 22, 2013 1:21 am

Kreshnik Bekteshi:“Murale shpirti”, mbyll vjeshtën letrare të Anamoravës 20131221195816405600
“Murale shpirti”, mbyll vjeshtën letrare të Anamoravës

Libri “Murale shpirti”, i shkruar nga poeti Sabit Rrustemi, ka mbyll edicionin e katërt të manifestimit kulturor “Vjeshta letrare e Gjilanit”, që është mbajtur gjatë tërë stinës së vjeshtës në komunën e Anamoravës

Kreshnik Bekteshi

Manifestimi “Vjeshta letrare e Gjilanit” e organizuar nga Ars klubi “Beqir Musliu”, ka përfunduar sot, me promovimin e librit “Murale shpirti”, shkruar nga poeti i njohur gjilanas, Sabit Rrustemi, edituar nga Shtëpia Botuese “Rozafa”, në Prishtinë. Në ceremoninë e promovimit të librit me njëqind poezi të autorit Rrustemi, që u mbajt në sallën e Kuvendit Komunal të Gjilanit, disa kritikë letrarë e kanë vlerësuar atë se ai është një poet që shkruan poezi vetëm për rrethanat aktuale.
Kreshnik Bekteshi:“Murale shpirti”, mbyll vjeshtën letrare të Anamoravës 20131221195155356
Sabit Rrustemi

Poeti, Sabit Rrustemi ka deklaruar para të pranishmëve se çdo krijues letrar duhet të mësohet të ballafaqohet me kritikat letrare.
“Unë realisht kam pritur një ballafaqim më të thellë dhe më rigoroz, ku uroj që të gjitha këto fjalë të lavdishme të cilat u thanë për librin tim, ti përkasin librit, sepse ne tashmë kemi një moshë që nuk do të duhej t’ia bëjmë vetit qefin. Unë për të gjitha këto fjalë të mira kam një mirënjohje dhe natyrisht një obligim ndaj jush që të vazhdojë edhe më tutje duke shkruar”, ka thënë shkrimtari Rrustemi, ku sipas tij disa vargje para se të botoheshin në këtë libër, janë publikuar edhe në rrjetin social facebook, ku miqtë e këtij poeti kanë pasur mundësi t’i lexojnë ato. 

Kreshnik Bekteshi:“Murale shpirti”, mbyll vjeshtën letrare të Anamoravës 20131221205311865
Prend Buzhala

Ndërkohë, kritiku letrar, Prend Buzhala, ka theksuar se poeti Rrustemi nuk merret shumë me kujtesën e së kaluarës, por as me ëndërrimet dhe projektet e së ardhmes.
“Sabit Rrustemi, si poet ballafaqohet drejtpërdrejt me jetën e sotshme bashkëkohore dhe aktualitetin. Nëse fjala murale, huazohet nga piktura që nënkupton një imazh të shenjtë, poeti në këtë rast me poezitë e tij, e ndërthur ndërkomunikimin estetik ndërmjet pikturës dhe poezisë”, ka thënë Buzhala.

Kreshnik Bekteshi:“Murale shpirti”, mbyll vjeshtën letrare të Anamoravës 20131221195546183
Nexhat Rexha

Në anën tjetër, Nexhat Rexha, krijues dhe kritik letrar, në shkrimin kushtuar kolegut të tij, “Shpërfaqja e së brendshmes”, ka thënë se “Murale shpirti”, vjen si preokupim dhe depërtim nëpër thellësitë e botës poetike, të cilat Sabit Rrustemi ka arritur t’i shkrijë në arteriet shpirtërore..
“Në këto murale, poeti Sabit Rrustemit, ka vendosur vargun me racionalizëm, por në të ka programuar kodin e tij poetik, në shikimet dhe përjetimet nga ditët e netëve të stinëve në ndërrim kohësh të vitit të pakshim të pranverës dhe verës. Autori na thotë se këto vargje u renditën ashtu siç erdhën, ku ne edhe i besojmë kësaj ardhje, sepse ajo vjen nga thellësia e shpirtit dhe përpjekjet për të thënë nga vetë Sabiti”, ka thënë ai.

Kreshnik Bekteshi:“Murale shpirti”, mbyll vjeshtën letrare të Anamoravës 20131221195656216
Arsim Halili

Me fjalime kushtuar librit të Sabit Rrustemit, janë paraqitur edhe: Arsim Halili, Bilall Xhaferi dhe botuesi Ramadan Mehmeti. Disa vargje të librit “Murale shpirti” i ka recituar Diana Toska nën tingujt e kitarës së Korab Kallabës.
“Murale shpirti”, është libri i 15 - të me radhë i poetit Sabit Rrustemit dhe është hera e dytë që nga viti 1993 që në Gjilan, një libër i shmanget promovimit dhe, i nënshtrohet vlerësimit nga ana e kritikëve letrar. 

Kreshnik Bekteshi:“Murale shpirti”, mbyll vjeshtën letrare të Anamoravës 20131221195802791
Me këtë veprimtari letrare mbyllet për këtë vit “Vjeshta letrare e Gjilanit” në kuadër të cilit, fillimisht u prezantuan botimet e vitit 2013 të Shtëpisë Botuese "Beqir Musliu", më pastaj, u prezantua romani më i ri i shkrimtarit të mirënjohur kosovar, Jusuf Buxhovit, "Jeniçeri i fundit", u përkujtua me një Akademi, poeti tashmë i ndjerë, Haxhi Vokshi, u përurua libri më i ri i poetes gjilanase, Alketë Spahiut, “Muza jam unë” si dhe u përuruan një varg veprash tjera letrare.
Sabit Rrustemi është i lindur më 3 prill 1959 në fshatin Terizaj, fshat ky në afërsi të Zhegrës. Përpos krijimeve letrare e publicistike, merret edhe me veprimtari publike. Në vitet 2001-2004 ishte deputet në Kuvendin e Kosovës. Aktualisht drejton Ars klubin “Beqir Musliu”, një asociacion alternativ i shkrimtarëve në Kosovë, me seli në Gjilan si dhe revistën letrare kulturore “Agmia”.



KultPlus.com
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi