Linda Bekteshi:Xhemal Ahmeti bëhet Jon Leka
Linda Bekteshi:Xhemal Ahmeti bëhet Jon Leka
Xhemal Ahmeti bëhet Jon Leka
Linda Bekteshi
Publicisti Xhemal Ahmeti sot në facebook njoftoi se do të ndërrojë emrin dhe mbiemrin në Jon Leka. “Zëri“ u interesua për motivin dhe arsyet e një vendimi jo aq të zakonshëm, sidomos kur dihet se autori është i njohur si publicist dhe autor librash me emrin e tij të deritanishëm.
Zëri: Si quheni?
Jon Leka.
Zëri: Nga ideja për ta bërë këtë veprim?
Nuk ishte ide ose është një problem i vjetër i imi. Duke rikonfiguruar të dhënat në murrin tim e shkrova rastësisht mbiemrin Leka. Nuk shkoi gjatë dhe shpërthyen reagimet. Sidomos në inbox më shkruan shumë të rinj edhe nga Maqedonia, të cilët qëmoti tentojnë kot të ndërmarrin një aksion të tillë, mirëpo të pengohen nga familja, rrethi, ofiqaritë e të ndryshme. Pse? Identiteti është e drejtë supreme dhe personale e njeriut. Ai ka lirinë vetë të vendos mbi të dhe askush tjetër.
Zëri: Domethënë jo i motivuar nga arsye religjioze apo politike?
I motivuar nga arsye politike ndoshta po. Mbiemri im si Ahmeti shfaqet veç pas Luftës së Dytë botërore. Në shumicën e dokumenteve të siguruara deri tani njerëzit e fisit tim (shek 18-19) përmenden si Gjoni i Lekeve, Rusta i Lekeve, Mihajli i Stepeve, Gjergji, Fili, Krista i Gjonkeve veç në dokumentet e pasluftës hasim në Qamili i Lekeve, Ramizi i Lekeve ose siç ishte ne dokumentet e babait tim të ndjerë edhe Zekir Kamilov Leka e më vonë Ahmeti. Nuk ka asnjë dilemë se administrata turke ka ndryshuar emrat në myslimanë, ajo bullgare i ka bullgarizuar e kjo maqedone pastaj i ka përforcuar me ov - in dhe ovski - at. Kemi të bëjmë me një asimilim të detyruar e permanent të emrave dhe popullatës ndër shekuj.
Personalisht nuk kam asnjë motiv religjioz. Të gjithë që jetojnë atje nga vij unë e dinë se babai im gjithmonë është thirrur Zeqir Leka e jo siç ka qenë zyrtarisht.
Zëri: Po këto fise si quhen sot?
Njëjtë Gjonke, Stepe, Gurushe, Lice, ndërsa të rejat shumë të vonshmet Halilet, e ku ta di.
Zëri: Jo religjioze, mirëpo ti e ndërron edhe emrin?
Ta them të drejtën asnjëherë nuk jam ndier mirë me këtë emër e mbiemër. Emrin ma ka vënë një hoxhë, madje si Xhemaludin. Për fat të mirë babai im e harron pjesën e dytë dhe mbetet vetëm pjesa e parë. Sa herë që pyetem si quhem – mendoj përballë tjerëve – menjëherë ia nisin: je turk? Jo. Egjiptas? Jo. Arab? Jo u them dhe lodhem dikur e u them shqiptar jam!
Nuk kam motive religjioze. S'mund t'i kem. Familjen atje e kam myslimane. Thjeshtë: emrin ma ka ngjit dikush, mbiemrin ma ka vënë dikush dhunshëm dhe që të dy nuk kanë të bëjnë as me bindjet e mia, as me origjinën e as me identitetin tim kështu si jam. Pse t'i barti si një depresion të përjetshëm edhe pse më bëjnë nervoz.
Zëri:Në rrjet lexova se e konsideron edhe “trashëgimi” nga i ati të merresh me këtë punë?
Njëherë e pyeta. Ishte Bajram. Thash pse shkon ti tek varret kur i shanë ata që shkojnë në xhami. Më tha: “Ku shkojn kit budallt shkojme ene ne”. Unë e di se ngula këmbë: “Ku janë varret e tjerëve; babës së gjyshit, e tjerëve”? Tekstualisht më tha: “Kur të rrajtesh kërkoj napër defeterët e turçive, bullgarëve, sëbeve... hajt shtaj mos m' shurdho dhe mos ma mer ftajrën”. Këtë e bëna unë pas shumë viteve. Gjurmova dhe morra vesh për djegien sistematike të varreve, demolimin e kishave e shumë gjëra tjera, që mendoj se dikur i botoj si studime.
Zëri: Tha se kanë reaguar shumë të rinj e të reja që duan ta bëjnë të njëjtën gjë?
Po. U habita nga reagimet. Edhe ata jo patjetër të nxitur nga debatet mbi fetë, por shumica edhe nga vetëdija se dinë që emrat që bartin si familje nuk janë të tyre, janë të imponuara madje edhe me dhunë në kohëra të ndryshme. Nuk identifikohen me to. Duan emra konform identitetit sepse ndihen shqiptarë, flasin shqip. Unë iu apeloj ta bëjnë sa më parë, sepse është e drejtë e tyre dhe çlirohen nga depresionet që ua sjell emri i padëshirueshëm sa herë të thirren të tillë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kërcënohet me vdekje Xhemal Ahmet
» Xhemal Ahmeti:Gorilla akuzon qytetërimin njerëzor
» XHEMAL AHMETI I KËRKON NDJESË JUSUF BUXHOVIT NË NJË LETËR PRIVATE-DISKRETE
» Martesa e Princ Leka II të bëhet në Prishtinë
» Hektor Lumezi:PDK-ja bëhet e djathtë, nëse bëhet djathi mjaltë
» Xhemal Ahmeti:Gorilla akuzon qytetërimin njerëzor
» XHEMAL AHMETI I KËRKON NDJESË JUSUF BUXHOVIT NË NJË LETËR PRIVATE-DISKRETE
» Martesa e Princ Leka II të bëhet në Prishtinë
» Hektor Lumezi:PDK-ja bëhet e djathtë, nëse bëhet djathi mjaltë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi