Demir Krasniqi: Shyt Mareci - Bislim Zeqiri
Faqja 1 e 1
Demir Krasniqi: Shyt Mareci - Bislim Zeqiri
SHYT MARECI – BISLIM ZEQIRI
Shyt Mareci , ni trim si zana ,
Djalë për pushkë e kish lind nana .
Me Ymerin e Azizit –
Krah ju banë Mulla Idrizit .
Prej Zhegoci e der’ n’ Zajçec ,
Prej Tërpeze e në Tugjec ,
N’ Hajkobillë e n’ Dabishec ,
Prej Mareci e n’ Gjyrishec...
Gjoksat plot me rrethatore ,
Strajcat plot me bomba dore ,
N’ istikame e në llogore –
Anë e mbanë n’ Kosovë Lindore...
Hije u kishin pushkët krahut –
Si dy yje të sabahut,
Në bunkerë bajshin konak ,
Pushkën kishin si jastak...
N’ gjitha fshatrat në Gollak -
Për t’ i mbrojt kufijtë me gjak !
Për t’ i mbrojt tue luftue ,
Tokat tona me i çlirue !
Kanë dhanë besë, janë besatue –
Kurrë të gjallë , mos me u dorëzue !
Me i dalë hasmit n’ mejdan për ballë –
Mos me i ra në dorë për t’ gjallë !
Me u dalë zot, maleve kreshnike –
Me i dalë zot, Shqipnisë etnike !
N’ ato male , nëpër Gollak –
Shumë kanë nxjerrë këta trima hak !
Kanë nxjerrë hak, veç për shqiptarë ,
Për do burra – trima t’ parë !...
Shyt Mareci, shumë luftonte ,
Por tradhtarët , nuk i donte !
Kush iu bante argat shkaut ,
Kush ia thente krahun vëllaut...!
Be në Zotin, kishte ba :
“Ai që bahet krah me shka,
E nuk din as Zot që ka,
Vend për s’ gjalli s’ do t’ i la –
S’e lëshoj t’ gjallë, kurrë, pa e vra !
Do ta vras , si me e vra qenin –
Ta pastroj prej tyne, vendin !”...
Shumë familje nëpër Gollak –
I dhanë bukë, i banë konak .
Shyti, ishte trim i paqë,
Njeri t’ gjallë nuk merrte n’ qafë !
Gjithmonë , shokëve ju ka kallxue –
Kur kam dalë n’ mal me luftue ,
Njiherë Zotit, ju kam betue-
Kurrë i gjallë, mos me u dorëzue !
-Do t’ luftoj, sa t’ më bajnë shneti,
Tej t’ ë mjet i mramë fysheki,
Nja dy bomba i ruej për veti,
Kur t’ ëm vjen dita e kiametit –
Këto dy bomba ia zbrazi vetit !
Në Hajnoc, OZNA e Serbisë –
Kish “stranicën” e milicisë ;
Bashkëpunëtorë kanë rekrutue ,
Shumë me pare i kanë pague!...
Shumëve , poste iu kanë premtue –
Me këqyrë , Shyti , ku asht strehue ,
Me e nxanë t’ gjallë , me e arrestue ,
Ose n’ kurthë me e likuidue !...
Bashkëpunëtorët , në gjah janë lëshue –
Me e gjetë Shytin, ku asht strehue !
Edhe n’ rreth , gjahtarët e shtinë ,
E njoftuen milicinë:
“Banju gati, t’ ia rrethojmë shpinë –
N’ shpi t’ Rexhë Vrapcës, ish n’ Meshinë!”
Më 8 Shkurt, dyzet e shtatë ,
E rrethojnë Shytin e ngratë .
E rrethojnë OZNA me milici ,
Bashkë me ta, shkuen shumë hafi...
Prej Hajnocit, po shkojnë n’ Meshinë –
Rexhë Sinanit, ia rrethojnë shpinë:
“Dil, bre Shyt, n’ dash me u dorëzue ,
Se i gjallë, s’ mundesh me pshtue !”
T’ madhe, Shyti, ju ka ngërmue:
“O, tradhtarë, koki mashtrue,
Këta gjahtarë, ju kanë tradhtue,
Qysh me kohë, s’ ju kanë kallxue -
Shyti, i gjallë, s’ ka me u dorëzue!
N’ fyshek t’ fundit, për pa u kallë –
Nuk dorëzohet , Shyti, i gjallë !”
Luftë e rreptë kishte fillue ,
S’ po mujnë , Shytin, me e zaptue !
Si vetimë e çau rrethimin –
Dhe u nis me e gjetë shpëtimin !...
N’ luftë me OZNËN, dhamë për dhamë –
E kish marrë nji plagë të randë ,
Trupi , Shytit, ju kish ligshtue ,
Nuk ka mujtë ma ndej me shkue !
Zhdirgjej Shyti, teposhtë nji shpatit –
Ndër shtëpi t’ Shaban Gubacit...
Mu ndër Bri të Kurtoviqe –
Në livadh asht ungjë “kambkryqe”...
S’ mund t’ i bante plagës ballë ,
As s’ dorëzohej , dot, i gjallë !
Nxori dy bomba prej nji xhepi –
Që i ruente gjithmonë për veti !...
Këto dy bomba i ka kurdisë –
Ra me bark, mbi to, përmbys ;
Bombat, shpejt i aktivizoi –
Aty, vetin e likuidoi !...
Turren OZNA, si kasapë –
Për hakmarrje, t’ kërkojnë jatakë !
Kush i bani , Shytit, konak –
Ia kanë mësy për me marrë hak ?!
Rexhë Sinanit, në Meshinë –
Menjiherë ia rrethojnë shpinë !
E vranë Rexhën, n’ derë t’ oborrit –
Veç pse i jepte bukë , dëshmorit ?!...
“Te Ymer Aziz Tugjeci –
Shumë ka nejtë, ai Shyt Mareci !
Te Ymeri, tash do t’ shkojmë –
Edhe atë, ta pushkatojmë !
E ka majtë Shytin, me bukë t’ vet –
Të dy bashkë , t’ i çojmë “n’ xhenet!”...
Shkojnë, Ymerin, e kanë thirrë –
N’ derë t’ oborrit e kanë lidhë !
Para syve t’ robëve t’ vet –
E kanë lidhë me të dy djemtë !...
Me Ramizin e Hajrullahin –
Babë e djemë, teposhtë po i marrin !
Po i çojnë para, nëpër Dibok :
“Asht mërzitë me t’ pa nji shok!...
Asht mërzitë , nji shok i yti –
Qatje poshtë, asht tuj t’ pritë Shyti !
Ish mërzitë, për ty, me t’ pa –
Na erdh keq , prej tij, me t’ nda !...
Në livadh, Shyti, po t’ pret –
Bashkë me ty, me shkue n’ xhenet !”...
Kaluen lumin, përpjetë po ngjiten –
Muharrem Vrapcës, po i aviten ...
N’ Shtab të OZNËS, te Muharrem Vrapca –
Pak ma parë, ku kish ndodhë vrasja !...
Ku e vranë Rexhën, të mjerin –
Aty, tash , po e çojnë Ymerin !
Komandanti, ai barbar –
Po i kërkon dy “vullnetarë” !
Dy milicë, ju kanë lajmërue –
Komandanti i ka urdhënue :
“Merrne Ymerin, para me e çue ,
Drejt te Shyti, keni me e çue ,
Krye për krye me i bashkue
Dhe n’ atë vend me e pushkatue !”
Qysh ju tha – qashtu vepruen
Dhe Ymerin e pushkatuen !
Para djemve , ia morën shpirtin ,
Veç pse e mbajti n’ konak, Shytin !
Nip e dajë, i vranë në borë –
N’ histori, mbetën dëshmorë !
Xhelatxhinjtë , po bisedojnë:
“Komandantët, nuk na besojnë !
Do t’ na kapin neve për fyti –
Ku kanë mbetë Ymeri e Shyti?!”...
Njeni u tha:”Nuk keni faj,
Për këtë punë, ia bajmë kollaj ,
Po e ngarkojmë , Shytin, në saj,
Drejt n’ Hajnoc, kemi me e çue ,
Komandantat me na besue ,
Shkije e shkina, kanë me u gëzua !
Shkije e shkina, do t’ flejnë rehat –
S’ e shohin n’ andrra, Shytin, për çdo natë !”...
*****
OZNA – Serbisht: Odsek za narodnu odbranu = Seksioni për mbrojtje popullore.
Hafi- turqisht = Spiun, tradhtarë .
Demir KRASNIQI
“KËNGË KRISMASH LIRIE 2”
Gjilan, 2003/ faqe 124 - 129/
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Demir Krasniqi: Flet me brushë Demir Behluli
» Demir Krasniqi: Vendlindja
» Demir Krasniqi:ATA KËNDUAN PËR NE
» Demir Krasniqi: Kopshti i Atdheut tim
» Demir Krasniqi: T'i rikthehemi traditës!
» Demir Krasniqi: Vendlindja
» Demir Krasniqi:ATA KËNDUAN PËR NE
» Demir Krasniqi: Kopshti i Atdheut tim
» Demir Krasniqi: T'i rikthehemi traditës!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi