Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Major Nazif Ramabaja:Urrejtja e Rrexhep Qosjes ndaj Ibrahim Rugovës i ka rrënjet e thella, ja disa nga të cilat humbës do jetë vetë Qosja

Shko poshtë

Major Nazif Ramabaja:Urrejtja e Rrexhep Qosjes ndaj Ibrahim Rugovës i ka rrënjet e thella, ja disa nga të cilat humbës do jetë vetë Qosja Empty Major Nazif Ramabaja:Urrejtja e Rrexhep Qosjes ndaj Ibrahim Rugovës i ka rrënjet e thella, ja disa nga të cilat humbës do jetë vetë Qosja

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 26, 2013 1:40 am

Urrejtja e Rrexhep Qosjes ndaj Ibrahim Rugovës i ka rrënjet e thella, ja disa nga të cilat humbës do jetë vetë Qosja
Major Nazif Ramabaja:Urrejtja e Rrexhep Qosjes ndaj Ibrahim Rugovës i ka rrënjet e thella, ja disa nga të cilat humbës do jetë vetë Qosja Mmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm-300x297
Shkruan: Major Nazif Ramabaja


Ky nivel i komunikimit dhe akuzave ndaj Rugovës dhe marrjes me njeriun i cili fizikisht nuk është në mesin tonë tregon edhe njiher pa aftësin e Qosjes për ballafaqim idesh dhe mendimesh deri sa ishte në jetë Rugova. Mbjellja e farës së urrejtjes ndaj tij nuk është e kohës së sodit ajo daton shumë më heret në vitet 70 dhe 80 kur ju pamundësua mbrojtja e temës së doktoraturës Dr. Ibrahim Rugovës nga ana e Qosjen dhe kjo inatosje dhe mllef kaloi në urrejtje dhe vazhdoi deri në v.1984, por prap se prap s´mundi tia ndaloj Rugovës mbrojtjen e doktoraturës edhe pse u formuan lloj lloj komisionesh me anëtar të komisioneve të larmishëm të përzgjedhur nga ky i fundit, kjo është më se e qart dhe ata të cilët kan dijeni për kët periudhë duhet të prononcohen e jo të heshtin sepse është detyrë e akademikëve ta thon të verteten dhe me teza ta mbrojnë dhe ti dalin zot asaj të vertete të hidhur.
Do i lëm këto vite pas duke shpresuar se do të ndëgjohet zëri i arsyes dhe thirrjet të cilat bëhen nga adhuruesit Rugovjan për nji reagim përmbajtësor dhe cilësor në lidhje me temën e hapur nga “Babai i kombit” siq e quan vehten Rexhep Qosja duke ja dhën kët epitet dhe atribut të pa qenë vet-vehtes për të mos pritur fare që dikush ta vlerësoj dhe analizoj në hollësi figurën e tij.
Pasi që urrejtja ndaj Rugovës daton nga më heret të shofim se me cilat veprime mirret Qosja në mënyrë që të mundohej ta largoj nga skena politike Shpëtimtarin e popullit dhe themeluesin e subjektit të parë politik në trojet shqiptare dhe Evropën Jug-Lindore LDK-së, pas shembjes së murit të Berlinit duke mos e pasur guximin dhe kurajon për marrjen e përgjegjësive dhe vendosjen në ball të këtij subjekti apo më mirë të them lëvizjeje gjithpopullore duke ndejtur anash dhe kundërshtuar qdo përpjekje dhe hap të bërë nga Ibrahim Rugova.
Themelimi i grupit koordinues të partive politike në trevat shqiptare dhe marrja e përgjegjësive nga Ibrahim Rugova në krye të këtij grupi ishte edhe nji goditje e rëndë për “Babain e Kombit” i cili prap qëndroj anash duke vëzhguar dhe uluritur, por jo edhe të behet pjesë e tijë dhe bashkarisht të koordinohen punët në programin e këtij grupimi prograni i të cilit më vonë tregoi se ishte kërkesë reale e vetme e mundshme në rrethana dhe kushte gjeo politike dhe strategjike të rajonit dhe më gjërë.
Me fillimin e prularizmit politik u bën tentime që të jenë konkurent duke formuar subjekte politike siq ishin Partia parlamentare dhe LBD-ja më vonë, por nuk munden t´ju bëjnë ball projektit nacional Rugovjan të cilin projekt e përqafoi dhe u mishërua me te i tër Populli si në Kosovë ashtu edhe në të gjitha trojet shqiptare të ish sistemit monist. Edhe kjo përpjekje për t´ju bër konkurent Ibrahim Rugovës dështoi dhe populli i ndëshkoi duke jav treguar vendin e tyre sepse s´munden ta mbushin nji autobus me përkrahës dhe simpatizant të tyre.
Fillimi i luftës së fundit e gjeti skenën politike si dhe ushtarake të ndarë, u bën shumë përpjekje për unifikimin e faktorit ushtarak siq është marëveshja e Osllos më 22-23 maj të vitit 1998 në mes të Ministrit të mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës kol. Ahmet Krasniqit dhe Adem Demaqit i cili ishte në cilësin e përfaqsuesit politik të UCK-së, por që kjo marëveshtje asnjihet nuk u jetësua dhe u tradhtua nga ana e Adem Demaqit dhe satelitëve të tijë siq ishin disa anëtar të shtabit të përgjithshëm të UCK-së.
Mendohej se me unifikimin e faktorit ushtarak më lehtë do të bëhej bashkimi dhe unifikimi i faktorit politik i cili në at kohë ishte i ndarë dhe lypej nevoja për nji bashkim të tillë për t´ju kundërvy makinerisë vrastare policoro-ushtarake dhe paramilitaro- mercenare serbe në krye aparatin shtetëror të kasapit ballkanik hitlerit të dytë Sllobodan Millosheciqit i cili kishte për qëllim dhe plan të fshihej pluhuri i elaboratit të Ilija Garashaninit të v.1844 për shfarosjen e shqiptarëve dhe largimin e tyre nga trojet stërgjyshore nëpërmes zbatimit të planit dhe strategjisë së tokës së djegur dhe dëbimin e popullatës autoktone Kosovare-Dardane përtej Bjeshkëve të nemuna të cilin plan e kishin riaktualizuar edhe Cetnikët e Vojsllav Sheshelit në programin e tyre të v.1995.
Edhe këtyre svidave dhe ramjes me thikë pas shpinde Rugova me sukses i përballoi dhe vazhdoi rrugëtimin e tij në zbatimin e projektit nacional i cili gjeti mbështetje në të gjitha shtresat e shoqërisë dhe popullatës së okupuar dhe robëruar.
Takimi i Rexhep Qosjes me Janullatosin dhe puthja e dorës nga ana e Qosjes ishte rezultat i takimit dhe bisedimeve të Fatos Nanos me Sllobodan Millosheviqin në Kretë i cili rezultoi me vrasjen e ministrit të mbrojtjes kol. Ahmet krasniqit në mes të Tiranës nga bandat Nano-Klosi dhe argatëve e klyshve të tyre të cilët e përkrahën dhe ndihmuan këtë akt të shëmtuar dhe barbar levisjet marksiste Leniniste dhe Enveriste në Kosovë.
Me këtë akt të shëmtuar dora e zezë ja lëndoi njërin krah Rugovës krahun ushtarak i cili veproi dhe luftoi në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës të dala nga Kushtetuta dhe ligji për mbrojtje, por akti i tillë se gjunjizoi fare Rugovën i cili besonte në projektin e tij nacional LIRI, PAVARËSI dhe DEMOKRACI.
Si hakmarrje Qosja priri momentin e volitshëm dhe në bisedimet e Rambujesë propozon kryesuesin e delegacionit për negociata të jetë nga UCK-ja dhe për këte qet në rend të parë Hashim Thaqin nji kryesues i drejtorisë politike të UCK-së dhe gueril i cili deri në at kohë ishte emer i panjoftur për publikun e gjër.
Si njeri i madhë që ishte Pugova përtypi edhe këtë svidë dhe siq thoshte në takimet të cilat i pata me te: ”Nganjiher njeriu duhet tëe përbijë gur të nxehtë” dhe montim të bërë nga ana e Qosjes për hirë të gjendjes aktuale në të cilën gjindej populli dhe rrezikut të nji masakre të pa parë lëshoi pe dhe dha pëlqimin duke vazhduar me negociata dhe bisedime, por duke pas për bazë gjithmon projektin nacional të tijë.
Sa i përket arrestit shtëpiak dhe dërgimit të Rugovës në Beograd e pastaj në Itali për të cilin takim i referohet Qosja, dihet botërisht se Rugova ishte rob lufte dhe qëndronte në arrest shtëpiak dhe se dhunshëm u dërgua në Beograd për ti përmbushur apetitet tuaja, por në asnji dokument dhe asnji zyrtar ska dhën të kuptoi se ai sipas jush ”ka kërkuar ndalimin e bombardimeve”, kjo është propagandë dhe shpifje e cila u lansua nga kuzhinat e ideologëve Enverist siq je ti dhe shkuarja në Itali s´është bërë me aeroplanin të qeverisë serbe, por të asaj Italiane, ndërsa sa i përket faktit se pse nuk ateroi në Shqipëri por shkoi në Itali Rugova nuk deshi që t´jav plotësoi dëshirën juve dhe bashkëveprimtarëve të juaj për ta parë të vdekur sepse figuronte në listën e likudimeve në numrin rendor një ”Shalli”, për këte Rugova dëshiroi të vazhdoi projektin e tijë e bërjes së Kosovës së pavarur dhe demokratike ju besoi miqve të vet të cilët e ndihmuan dhe përkrahën në këtë projekt madhor e jo ty dhe klikës suaj.
Tregomëni se si u largove ti nga Kososva si ishe i veshur dhe kend e pritën me lule në Stankovec, pse s´qëndrove në Kosovë por ike, këte ma trego sepse ka dëshmi dhe dëshmitar të cilët e dinë mënyrën e ikjes sate këte do e lë heren tjeter për ta spjeguar dhe argumentuar.
Mbarimi i luftës dhe nënshkrimi i kapitullimit të Millosheviqit në Kumanovë më 10 qershor 1999 për tërhjekjen e administratës serbe nga Kosova dhe pasaojat që i shkaktoi aparati shtetëror serb nënkuptoi vënjen e Kosovës nën protektorat ndërkombëtar ashtu siq kishte kërkuar Rugova dhjet vite rreshtas dhe kurr pa u ndal dhe i qëndronte besnik kësaj kërkese sepse e dinte se nji gjë e tillë ishte më se e nevojshme për rifillimin dhe organizimin e shoqërisë Kosovare në periudhën e pa sluftës në mënyrë që të vazhdojnë me kërkesat legjitime për nji kosovë të pavarur dhe demokratike e hapur dhe në fqinjësi të mirë me shtetet e bashkimit Europjan dhe miqëssi të përhershme me SHNA-të.
Edhe në këtë periudhë shumë delikate dhe vendimtare për Ksovën dhe Popullin e sajë Rugova në asnji qast dhe në asnji moment se humbi përkrahjen dhe simpatin por kundrazi i fitoi të gjittha zgjethjet lokale dhe nacionale dhe smundi kush ti bëj konkurencë edhe pse u bën shumë vrasje politike paslufte anëtar dhe bashkëpunëtor të ngusht të Rugovës dhe LDK-së e të cilat vrasje duhet me do e mos të zbardhen dhe aktorëve të krimit dhe urdhër dhënësve t´ju ipet denimi i merituar, por edhe kjo se gjunjëzoi të madhin Rugova sepse para vehtes dhe popullit kishte Kosovën e pavarur dhe demokratike për të cilën punoi dhe veproi tër jetën deri në momentin kur shkoi në amshim për të jetuar dhe kujtur gjithmon në shpyrtin dhe zemrat tona si një njeri i madhë i cili e shpëtoi popullin nga më e keqja që i kanosej nga kasapi i Ballkanit Millosheviqi dhe që me projektin e tij nacional ishte dhe mbetet ideatori dhe arkitekti i pavarësisë së Kosovës i cili ia vuri themellin shtëpisë sonë të quajtur Kosovë, por se arrijti ta përjetoi qitjen e kulmit dhe përfundimin e kësaj vepre madhore për shkaqe të njohura. Njeriu i cili jetoi pak por ndryshoi një shekull ky ishte Dr. Ibrahim Rugova.  Major Nazif Ramabaja.25.12.2013
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi