AGIM GASHI:PO ZGJOHET KOSOVA IME
Faqja 1 e 1
AGIM GASHI:PO ZGJOHET KOSOVA IME
Të dashur motra e vllëzër, mikesha e miq të rrespektuar!
Dua ta përsëris këtë poezi me lutje që ta lexoni. Kjo gjë duhet të ndodhë.
BOLL MA!
________________________________
AGIM GASHI
PO ZGJOHET KOSOVA IME
N´mëngjes herët sot jam ngritur,
Mora sharkinë, atë të bekuar
Për Kosovën këngën kam nisur,
Se nga gjumi ka nisë me u zgjuar.
Qe sa vite s´na lanë dritë,
Jetë të rëndë që kem kaluar,
Tuj na vra e pre në pritë,
S‘kem pas kujt me iu ankuar.
Kur menduam se u çliruam,
Nga zgjedhë shovene serbe-barbare,
Karagjozë, kriminelë t´paguar,
Lirisë sonë i hapnin varre!
Na vrisnin natën, na qanin ditën,
N´prani t´fmijve e nanave tona,
T´veshun n´maska na zinin pritën,
Kjo shëmti, s´është traditë jona.
Nga shtëpia porsa dilje,
Me shkue n´shkollë apo në punë,
Të zihej rruga prej maskazinjëve,
N‘çdo kënd t´vendit kishte dhunë.
Ne që jem popull i vogël
Por që e kem zemrën e madhe,
Simpatinë e morëm t´botës,
Kur bëmë luftën çlirimtare.
Mirë u nis kjo luftë e shenjtë,
Me organizim dhe pushkë të mbarë
Dolën sheshit njerëz t´pa denjtë,
Na përçanë, na bënë bizarë.
Na i prunë do ligje t´qyqeve
Çdo gjë fillonte nga ata,
Ndërsa populli duart ndrydhte,
Ah, t´mjertë ne për k´të hata!
II
Dhe, iku koha e bajlozëve,
Vrasje e krime le t´dalin n´shesh,
Le t´jetë fundi i karagjozëve,
Se me shtetin kanë rënë ndesh!
Në t´merr, panik dhe frikë jetohej,
Edhe sofra me frikë shtrohej,
Jo jo, Populli nuk dorëzohej,
Për ditë më të mira po mundohej.
Zgjohu tash, Kosova Jonë!
Zgjidhe t´lutem at nye krimi!
Le të zh´bëhen përgjithmonë,
Frika, vuajtja e trishtimi.
Le të mbillet dashuria
Në mes popullit të një gjaku,
Le të g´zohet n´djep fëmija,
Ngjyra lulesh të merr oxhaku.
III
Jo qebesa, për gjashtëqind vjet,
Në k´to troje s´patëm pa,
I mjeri vëlla, vëllaut të vet,
Ti del n´pritë, haraç me i la!
Të vinin turli “komandanti”
Të tmerronin e futnin frikë,
Bashibuzukë, lloj intriganti,
Për ca plaçka t´prisnin thikë!
Ah, bashkësia ndërkombëtare
Ju ndihmonte me lavdata,
Klikat, që plaçkisnin ashiqare,
I shpërblenin me dekorata.
Zot nga ç´vende që na erdhën?
Nga Afrika e Bangladeshi,
N´Kosovë, pisllëkun e derdhën,
Njëmijë grosh, sahanpërsheshi!!!
Ka ardhë koha që të zgjohemi
Të mendojmë me koka esull,
Ndal, krimit! Është lodhur Populli,
Në shpirt i ndrydhur si një petull.
Ngrite zërin o Djelmëri!
Ju akademikëe intelektualë.
Jo jo, krimi mbi Dardani,
Kurrë përjetë s´guxon m’u falë!
Të dënohen kriminelët
Që me kohën të ecim n´hap,
S´bën Liria peng të ngelet,
Që ky popull e lau me gjak.
Le të mbushen sot zemrat tona
Këngë, gëzim me plot hare.
Krejt çfarë ishte, t´jetë prapë jona,
T´lirë, pa krim t´ndërtojmë Atdhe!
05.05.2011
Düren
Dua ta përsëris këtë poezi me lutje që ta lexoni. Kjo gjë duhet të ndodhë.
BOLL MA!
________________________________
AGIM GASHI
PO ZGJOHET KOSOVA IME
N´mëngjes herët sot jam ngritur,
Mora sharkinë, atë të bekuar
Për Kosovën këngën kam nisur,
Se nga gjumi ka nisë me u zgjuar.
Qe sa vite s´na lanë dritë,
Jetë të rëndë që kem kaluar,
Tuj na vra e pre në pritë,
S‘kem pas kujt me iu ankuar.
Kur menduam se u çliruam,
Nga zgjedhë shovene serbe-barbare,
Karagjozë, kriminelë t´paguar,
Lirisë sonë i hapnin varre!
Na vrisnin natën, na qanin ditën,
N´prani t´fmijve e nanave tona,
T´veshun n´maska na zinin pritën,
Kjo shëmti, s´është traditë jona.
Nga shtëpia porsa dilje,
Me shkue n´shkollë apo në punë,
Të zihej rruga prej maskazinjëve,
N‘çdo kënd t´vendit kishte dhunë.
Ne që jem popull i vogël
Por që e kem zemrën e madhe,
Simpatinë e morëm t´botës,
Kur bëmë luftën çlirimtare.
Mirë u nis kjo luftë e shenjtë,
Me organizim dhe pushkë të mbarë
Dolën sheshit njerëz t´pa denjtë,
Na përçanë, na bënë bizarë.
Na i prunë do ligje t´qyqeve
Çdo gjë fillonte nga ata,
Ndërsa populli duart ndrydhte,
Ah, t´mjertë ne për k´të hata!
II
Dhe, iku koha e bajlozëve,
Vrasje e krime le t´dalin n´shesh,
Le t´jetë fundi i karagjozëve,
Se me shtetin kanë rënë ndesh!
Në t´merr, panik dhe frikë jetohej,
Edhe sofra me frikë shtrohej,
Jo jo, Populli nuk dorëzohej,
Për ditë më të mira po mundohej.
Zgjohu tash, Kosova Jonë!
Zgjidhe t´lutem at nye krimi!
Le të zh´bëhen përgjithmonë,
Frika, vuajtja e trishtimi.
Le të mbillet dashuria
Në mes popullit të një gjaku,
Le të g´zohet n´djep fëmija,
Ngjyra lulesh të merr oxhaku.
III
Jo qebesa, për gjashtëqind vjet,
Në k´to troje s´patëm pa,
I mjeri vëlla, vëllaut të vet,
Ti del n´pritë, haraç me i la!
Të vinin turli “komandanti”
Të tmerronin e futnin frikë,
Bashibuzukë, lloj intriganti,
Për ca plaçka t´prisnin thikë!
Ah, bashkësia ndërkombëtare
Ju ndihmonte me lavdata,
Klikat, që plaçkisnin ashiqare,
I shpërblenin me dekorata.
Zot nga ç´vende që na erdhën?
Nga Afrika e Bangladeshi,
N´Kosovë, pisllëkun e derdhën,
Njëmijë grosh, sahanpërsheshi!!!
Ka ardhë koha që të zgjohemi
Të mendojmë me koka esull,
Ndal, krimit! Është lodhur Populli,
Në shpirt i ndrydhur si një petull.
Ngrite zërin o Djelmëri!
Ju akademikëe intelektualë.
Jo jo, krimi mbi Dardani,
Kurrë përjetë s´guxon m’u falë!
Të dënohen kriminelët
Që me kohën të ecim n´hap,
S´bën Liria peng të ngelet,
Që ky popull e lau me gjak.
Le të mbushen sot zemrat tona
Këngë, gëzim me plot hare.
Krejt çfarë ishte, t´jetë prapë jona,
T´lirë, pa krim t´ndërtojmë Atdhe!
05.05.2011
Düren
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Agim Gashi:Po zgjohet Kosova ime
» Agim Gashi : SOT KA RA NË ZI KOSOVA
» AGIM GASHI - GZOHU TI MOJ KOSOVA IME
» AGIM GASHI:ME JU KRENOHET SOT KOSOVA
» AGIM GASHI - A E DINI KAH I BIE KOSOVA
» Agim Gashi : SOT KA RA NË ZI KOSOVA
» AGIM GASHI - GZOHU TI MOJ KOSOVA IME
» AGIM GASHI:ME JU KRENOHET SOT KOSOVA
» AGIM GASHI - A E DINI KAH I BIE KOSOVA
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi