ELIDA BUÇPAPAJ:PROFITERËT E RUGOVËS JANË ANTIRUGOVIANË
Faqja 1 e 1
ELIDA BUÇPAPAJ:PROFITERËT E RUGOVËS JANË ANTIRUGOVIANË
PROFITERËT E RUGOVËS JANË ANTIRUGOVIANË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
(Ky opinion është botuar me rastin e 7 vjetorit të vdekjes të Ibrahim Rugovës dhe është përfshirë në librin e Elida Buçpapajt "Traumat e Tranzicionit", Onufri 2013)
Që prej 1989 kur është themeluar LDK-ja, prej meritave dhe popullaritetit të liderit të Pavarësisë, kanë përfituar dhe vazhdojnë të përfitojnë gati të gjithë ata që i qëndruan pranë dhe e pasuan Rugovën, por që mjerisht nuk ndoqën gjurmët e tij.
Populli i Kosovës është i jashtëzakonshëm, ka një intuitë të pagabueshme, i njeh burrështetasit e vërtetë dhe nuk e ha sapunin për djathë. Këtë e tregon raporti që kishte Rugova me popullin e tij, popullin rugovian, që tani ka mbetur pa lider. Ibrahim Rugova përfaqëson Liderin Europianist të Kosovës, intelektualin elitar, politikanin Perëndimor, shqiptarin mendimtar dhe mendimtarin sovran.
Ibrahim Rugova në rrugën që ka përshkuar ka kaluar ato vështirësi që do të kalonte vetëm Odiseu për të shkuar në Itakë, Ibrahim Rugova përshkoi të pamundurën dhe arriti të realizonte ëndërrën shekullore të shqiptarëve. Prej meritave të tij përfituan pjesa më e madhe e politikanëve që prodhoi LDK si gjatë kohës që ishte gjallë Rugova dhe pas vdekjes së tij, por ata janë 180 gradë ndryshe nga Lideri Indipendentist.
Të gjithë që erdhën në lidërshipin e LDK-së pas vdekjes së Rugovës sollën përçarjen dhe frymën autokratiste duke e shndërruar LDK- në parti lokale, uzurpuan gjithçka, larguan njerëzit e Rugovës, i persekutuan ata dhe e transformuan partinë e Rugovës në një parti me të cilën Rugova do të distancohej menjëherë po të ishte gjallë.
Dhe meqë nuk kanë asnjë lidhje me formatin e liderit që kishte Rugova dhe meqë nuk bëjnë as përpjekjen më të vogël të vijojnë filozofinë e rrugës së tij, kjo i bën ata të jenë pa identitet dhe të veshur me kostumin e profiterit. Arsye kjo që i lë ata janë në opozitë sepse populli rugovian nuk beson tek ata.
Në manifestimet e 100 vjetorit që u organizuan në Shkup, ku ishin bashkuar liderët nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia nuk u përmend Rugova. Të përmendësh Ibrahim Rugovën në një tubim të tillë, në kryeqëndrën e Dardanisë, në Shkupin me atë trashëgimi historike, ku Hasan Prishtina kishte paraparë të ngrinte flamurin e pavarësisë, ishte obligim për çdo politikan. Aq më tepër në një rast të tillë që do të përsëritet pas një shekulli dhe uroj që atëherë klasa politike shqiptare të ketë arritur pjekurinë e duhur, larg përçarjeve dhe frymës partiake, sepse mendoj se arsyeja për mospërmendje ka qënë politike.
Në manifestimet e 100 vjetorit që u organizuan në Shkup, ku ishin bashkuar liderët nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia nuk u përmend Rugova. Të përmendësh Ibrahim Rugovën në një tubim të tillë, në kryeqëndrën e Dardanisë, në Shkupin me atë trashëgimi historike, ku Hasan Prishtina kishte paraparë të ngrinte flamurin e pavarësisë, ishte obligim për çdo politikan. Aq më tepër në një rast të tillë që do të përsëritet pas një shekulli dhe uroj që atëherë klasa politike shqiptare të ketë arritur pjekurinë e duhur, larg përçarjeve dhe frymës partiake, sepse mendoj se arsyeja për mospërmendje ka qënë politike.
Sepse nuk mund të pranoj se ka qënë për harresë. Ka qënë për ligësi, çka e ka shoqëruar Rugovën edhe kur ishte gjallë. Po me vdekjen e tij do të duhej një qasje tjetër sepse nuk e kanë më rival. Sa ishte gjallë, kundërshtarët e tij e urrenin, ndërsa populli i Kosovës e donte dhe ia jepte votën. Dhe dinte se kë donte. E sa herë që në Kosovë u zhvilluan zgjedhjet, Rugova dilte fitimtar, ndërsa kundërshtarët e tij humbisnin, paçka se kishin me vete një makineri propagandistike e cila fabrikonte shpifje të pafundme për demonizimin e Rugovës. Pra, nëse nuk e përmendën, kjo nuk e ul vlerën e Rugovës si lider, përkundrazi ai ka vendin e tij dhe qëndron shumë më lart në krahasim me ata që nuk e përmendën.
Unë për shembull, besoja se Sali Berisha në kuadrin e festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë do të kishte paraparë që në Tiranë të lartoheshin shtatorja e Rugovës dhe Pjetër Arbnorit, dy burrave shumë të ndritur të kombit shqiptar që janë pjesë e historisë tonë bashkëkohore. Unë jam me fat se i kam njohur të dy.
Unë jam rugoviste, jo me fjalë por me vepra dhe këtë e kam provuar me veprimtarinë time si gazetare Unë besoj tek idealet rugoviane. Dhe besoj se brezat e politikanëve që do të vinë do ta kenë pikë referimi Ibrahim Rugovën. Rugova ka hyrë në histori dhe do të mbetet, ashtu si Skënderbeu, ndërsa pseudopasuesit e tij do të jenë pjesë e rutinave dhe stanjacioneve të formacioneve politike. Historiografia shqiptare do të dalë nga inercia e historiografisë komuniste-staliniste e do të fillojë që të ndreqë gabimet e saj dhe ta shkruajë historinë ashtu si duhet dhe jam e sigurt se pasardhësit tanë do ta kujtojnë Ibrahim Rugovën si babain e Pavarësisë të Kosovës dhe si një nga Etërit e Kombit Shqiptar.
Unë kam patur fatin që kur posa kisha nisur profesionin e gazetares, në fillimet e mia, kam patur nderin ta intervistoj disa herë Ibrahim Rugovën, pastaj e kam takuar edhe pas konfliktit që solli çlirimin e Kosovës. Nuk i kushtonte vemendjes mediokritetit të politikës të ditës, paçka se ishte në fokus të të gjitha sulmeve më të pacipa e të pashpirta. Rugova shihte gjithnjë përpara.
Dhe ndodhi gjithçka ashtu si e kishte paraparë ai, ndërhyrjen e NATO-s, çlirimin dhe shtetin e pavarur të Kosovës, me aleatin jetik të Shqiptarëve, që janë SHBA, aleat tek i cili Ibrahim Rugova lidhi fatin e Kosovës, sepse si njeri vigan e dinte se kështu do të ishte e mira e Kosovës dhe popullit të tij. Dhe nuk gaboi.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» ELIDA BUÇPAPAJ:RUGOVËS I DOLI NË KRAH AKADEMIK MARK KRASNIQI SI SHENJTORI I GJALLË - RUGOVËS ADEM DEMAÇI T'I KËRKOJË NDJESË!
» Elida Buçpapaj - Meditime në 10 vjetorin e Misionit Katolik NënëTereza Aarau (Fotoreportazh) Nga Elida Buçpapaj
» ELIDA BUÇPAPAJ:PRESIDENTJA JAHJAGA TA LARGOJË RAMUSH TAHIRIN NGA STAFI I SAJ PAS DEKLARATËS SKANDALOZE TË KËTIJ TË FUNDIT SE STRUKTURAT PARALELE JANË LEGJITIME!
» ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ:NJË FTESË NGA BERNA - APES I MIKPRITUR NGA KANCELIERJA KAZANOVA
» ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ:PËR 12 QERSHORIN E ARDHSHËM UROJMË QË KOSOVA TË KETË NDEJTËSEN E VET NË OKB!
» Elida Buçpapaj - Meditime në 10 vjetorin e Misionit Katolik NënëTereza Aarau (Fotoreportazh) Nga Elida Buçpapaj
» ELIDA BUÇPAPAJ:PRESIDENTJA JAHJAGA TA LARGOJË RAMUSH TAHIRIN NGA STAFI I SAJ PAS DEKLARATËS SKANDALOZE TË KËTIJ TË FUNDIT SE STRUKTURAT PARALELE JANË LEGJITIME!
» ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ:NJË FTESË NGA BERNA - APES I MIKPRITUR NGA KANCELIERJA KAZANOVA
» ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ:PËR 12 QERSHORIN E ARDHSHËM UROJMË QË KOSOVA TË KETË NDEJTËSEN E VET NË OKB!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi