Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AKTAKUZA NGA HETIMET PËR RAPORTIN E DICK MARTYT

Shko poshtë

AKTAKUZA NGA HETIMET PËR RAPORTIN E DICK MARTYT Empty AKTAKUZA NGA HETIMET PËR RAPORTIN E DICK MARTYT

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 23, 2014 1:55 pm

AKTAKUZA NGA HETIMET PËR RAPORTIN E DICK MARTYT
AKTAKUZA NGA HETIMET PËR RAPORTIN E DICK MARTYT Hasha_635861
Nga Express | 23 Janar 2014

Krerët e lartë të UÇK’së, të cilët tash udhëheqin politikën e Kosovës, shumë shpejt mund të përfundojnë si të kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare.
Ata, dhe disa të tjerë po hetohen për trafikim organesh, krime tjera të njerëzimit, trafikim droge, nafte dhe armësh, dyshime që u bënë publike në raportin e senatorit të Këshillit Evropian, Dick Martin ë vitin 2011.
Ish-senatori zviceran pati akuzuar kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi se, si udhëheqës i Grupit të Drenicës, është përgjegjës për krimet e lartpërmendura.
Gazeta Tribuna ka mësuar se do të ketë një aktakuzë për zhdukjen e disa civilëve para dhe pas fushatës së bombardimeve të NATO’s në Kosovë. Civilët, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë, janë nga rajoni i Prizrenit (ku përfshihet edhe Rahoveci).
Aktakuza nuk do të pretendojë se këto viktima kanë pasur fatin e trafikimit të organeve, siç ka pretenduar senatori Marti, pasi që në bazë të hetimeve, një gjë e tillë nuk mund të provohet.
Aktakuza tjera mund të ketë për lloje të tjera krimesh siç janë kontrabanda me naftë, narkotik e armë. Këto hetime mund ta tronditin skenën politike të Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi