Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BEQIR SINA:NEW YORK-Kremtohet me një aktivitet ndërfetar Ditëlindja e Profetit Muhamed a.s.

Shko poshtë

BEQIR SINA:NEW YORK-Kremtohet me një aktivitet ndërfetar Ditëlindja e Profetit Muhamed a.s. Empty BEQIR SINA:NEW YORK-Kremtohet me një aktivitet ndërfetar Ditëlindja e Profetit Muhamed a.s.

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 24, 2014 12:46 pm

NEW YORK : Kremtohet me një aktivitet ndërfetar Ditëlindja e Profetit Muhamed a.s.

BEQIR SINA, Staten Island - New York


BEQIR SINA:NEW YORK-Kremtohet me një aktivitet ndërfetar Ditëlindja e Profetit Muhamed a.s. Largea_unnamed1390553886
Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork, ambasadori Bekim Sejdiu


BEQIR SINA:NEW YORK-Kremtohet me një aktivitet ndërfetar Ditëlindja e Profetit Muhamed a.s. Ny-mas

Profeti Muahmmed a.s. drejtësinë e lartësonte përherë, ndërsa shprehte bindjen e tij se nderi dhe respekti i njeriut mund të ruhet e mbrohet në një shoqëri ku sundon vetëm drejtësia

BEQIR SINA:NEW YORK-Kremtohet me një aktivitet ndërfetar Ditëlindja e Profetit Muhamed a.s. DitelindjaeMuhamedBEQIR SINA:NEW YORK-Kremtohet me një aktivitet ndërfetar Ditëlindja e Profetit Muhamed a.s. Festa%20islame%20ny
STATEN ISLAND NYC : Në Qendrën Islame Kulturore Shqiptare / AICC, të premten më 17 janar 2014 është organizuar një celebrim ndërfetar me rastin e ditëlindjes së Prophet Muhammed a.s. me titullin " Festojmë jetën e Profetit Muhammed a.s.".

Kjo ditëlindje festua me moton e më të Dashurit shoqëruar me fjalime dhe me një program i cili nisi me rastin Javës Festive të Ditëlindjes së Shenjtë, që i kushtohet ditëlindjes së Prophet Muhammed a.s. .

Në kremtimin e lindjes së shenjtë morën pjesë edhe personalite të shquara njujorkeze, liderit fetar të besimeve të ndryshme, të krishter, ortodoks, Jews, veprimtar të organizatave jo qeveritare, liderët lokal dhe politikë, disa nga udhëheqësit më të lart të qytetit të Nju Jorkut, dhe përfaqësues të Departmentit të Policisë së qytetit të Nju Jorkut, besimtarë të ishullit të Staten Island, ku ndodhet edhe xhamia më e madhe shqiptare, dhe, një ndër më të mëdhat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ligjerues : Honorable Congressman Michael Grimm, (nuk arriti të mbërrij në kohë, por kishte konfirmuar prezencën e tij dhe ishte në listën ligjeruesve).Honorable Bekim Sejdiu Consul General of Republic of Kosova, Honorable Assemblyman Mark Gjonaj/ Bronx,Honorable Assemblyman Michael Cusick,Honorable

(Pjesmarrës nga NYPD Officers: Honorable Thomas M. Chan,Chief Community Affairs Bureau of NYPD,Chief Edward Delatorre, NYPD,Commanding Officer Staten Island/ Deputy Chief Michael Marino, Inspector James Klein, Commanding Officer Crime Prevention Section NYPD,Honorable Inspector John Sprague/ NYPD 120 Precinct, Captain Flamur Cani NYPD, Lt. David Goodwin Community Affair Staten Island, NYPD, Sergeant Raffet Awad, NYPD Community Affairs Division, Detective Karim Zada, NYPD, Detective Ahmed Nasser NYPD, Detective Elton Shametaj NYPD, Honorable Philip Banks III Chief of NYPD, Honorable Raymond Kelly former Police Commissioner of NYPD .

Imamët: Honorable Imam Dr. Rufat Halili, Honorable Imam Nexhat Abdovic, Honorable Imam Kemal Bekteshefic, Honorable Imam GulamRassul/ Pakistani Mosque, Honorable Imam Edin Gjoni, Honorable Imam Mehdija Demirovic,

Klerikët - Staten Island Clergy : Father Liam O’Doherty (OLGC), Mrs. Mona Zaloom Building Bridges Coordinator Rev. Terry Troya Project Hospitality Dr. Ram Nair Hindu Temple.

Aktivistët : Mr. Bobby Digi, SINSIBA Org. Mr. Gonzalo Mercado Director of El-Centro Immigrant Council of Staten Island Mr. Marko Kepi/ Albanian Roots,)

BEQIR SINA:NEW YORK-Kremtohet me një aktivitet ndërfetar Ditëlindja e Profetit Muhamed a.s. Festa%20islame%20ny2


Në ditëlindjen e Profetit Muhamed a.s. u tha se ky celebrim ka për qëllim të sjell grupet e ndryshme ndërfetare në Staten Island të festojnë jetën e Pejgamberit Muhammed me komunitetin musliman e Shqiptar të Staten Island. Vlen të theksohet thanë ata se festime të tilla ndërfetare në Staten Island janë të respektuara shumë dhe kan një trajtim të veçant. Në këtë aspekt AICC është nji ndër qëndrat prijatare në këtë mjedis. Në Staten Island përndryshe nga komunat tjera të New Yorkut celebrohen se bashku edhe festat e tjera ndërfetare si : Kërshëndellat, Honekan, Sederet dhe Thanksgiving.

Këto festime ndërfetare, dikur nuk kan qenë as të imagjinuara në formën sikur ato organizohen tani në Staten Island, por fal lidershipit fetarë në Staten Island - kjo gjë është arrirë dhe është për t’u marrë shembull në të gjithë Nju Jorkun. Duhet cekur se në këtë drejtim janë dalluar dhe Imamët shqiptarë, të kësaj qëndre cilët janë edhe lidershipi i qëndrës Islamike - AICC , Imam Dr. Zurkani Vardar, Imam Ferid Bedrolli dhe dr. Tahir Kukaj, të cilët kan kontribuar në afrimin e komuniteteve të ndryshme ndërfetare. Sipas, tyre thuhet se AICC, është një ndër qendrat islame me aktive në New York.

Kjo qendër ka fituar disa mirënjohje dhe vlerësime nga lidershipi politik, i New Yorkut, nga ish Mayor Bloomberg, Police commissioner Raymond Kelli, Kongressmani Michael Grimm, Assemblymani Michael Cusick, Borough President James Molinaro si dhe nga institutet akademike si Wagner College dhe poashtu nga organizatat joqeveritare si Project Hospitality.



Pjesmarrja në këtë mbrëmje ishte impozante dhe masive. Këtë eveniment e përshëndetën edhe i nderuari Thomas M. Chan Chief Community Affairs Bureau of NYPD, i cili foli në emër të policisë së Nju Jorkut.


Shefi i Çështjeve të Komuniteteve nga Departamenti i Policisë së Nju Jorkut, Thomas M. Chan, tha se :”Falenderoj imamët e kësaj qëndre për rolin e tyre, në nivel të qytetit të New Yorkut, që kjo qëndër e cila është një prej qëndrave të para që kemi parasyshë në bashkpunimin dhe partneritetin me qëndrat fetare. Dr. Tahir Kukaj, është njëherit edhe antarë i këshillit musliman pran zyrës së Police Commissioner of New York, Ne tha ai me AICC kemi parneritet afër një dekadë, ku rinia e kësaj qëndre merr pjesë në aktivitetet sportive që organizohen nga NYPD si futbolli, basketbolli dhe kriket.

Ne së bashku me AICC kemi arganizuar kurse të Akademisë së policisë së New Yorkut, ku pjesmarrja e komunitetit ishte shumë e madhe dhe e vlerësuar. Ne si NYPD vlerësojmë shumë punën dhe lidershipin e kësaj qëndre dhe shikojmë që të kemi edhe më tutje partnership me AICC. Urime edhe njëherë ditëlindja e Profetit Muhammed.” ka përfunduar fjalën e tij shefi i policisë Thomas M. Chan,
BEQIR SINA:NEW YORK-Kremtohet me një aktivitet ndërfetar Ditëlindja e Profetit Muhamed a.s. Festa%20islame%20ny3

Më pasë në emër të politikanëve përshëndeti Assemblymani Michael Cusick , nga Distrikti 63të Staten Island

I cili, pas urimit të rastit, iu drejtua masës që ishte mbledhur në sallë, duke u shprehur se kjo qëndër është nji qëndër që me të vërtetë është në shërbim të gjithëanshëm të komunitetit në Staten Island. AICC , tha asamblesiti Cuisck, është një qëndër që shërben si shembull se si duhet organizatat dhe qendrat joqeveritare të funksionojnë dhe shërbejnë në qytetin e tyre. Propheti Muhammed a.s, tha ai “Ishte njeri modest, që shërbeu popullin e tij, dhe në këtë aspekt AICC, është duke zbatuar shëmbëlltyren e Prophetit Muhammed me aktivitetet e saja”.

BEQIR SINA:NEW YORK-Kremtohet me një aktivitet ndërfetar Ditëlindja e Profetit Muhamed a.s. Festa%20islame%20ny4


Në emër të klerikëve të feve të tjera përshëndeti ditëlindjen e Profetit Muhamed I Përndershmi Liam O’Doherty (OLGC - Our Lady of Good Council)

Ai foli për rolin e AICC dhe se si kjo qëndër Islamike ishte pikërisht ajo që i hapi e para dyert e aktiviteteve të saj, pasiqë, ai kishte ardhur nga Bostoni të shërbente në Staten Island. Father Liam tregoj se si një nga qytetarët e Staten Island - kur e kishte takuar në rruge i kishte thënë atij, “të njoh ty, ti je ai prifti musliman,” dhe ky i drejtohet, kalimtarit se “ ne fakt jam prift katolik e jo musliman, por jam shok i muslimaneve dhe ndihem krenar që kam bashkëpunuar me qëndrën islame kulturore Shqiptare." Father. Liam, tregoj se si AICC dhe OLGC realizuan vizitën e Kardinalit Timothy Michael Dolan në qershorin e 2013. “Aktualisht, tha Father Liam, aktivitetet tona me rininë e dy qëndrave vazhdojnë, vetëm në muajin dhjetorë dhe janar, ne së bashku kemi përgatitur ushqime për të vorfrit në ishullin Staten Island, ku rinia e AICC dhe OLGC kan bërë përgatitjen e ushqimeve dhe pakove, shpërndarjen e tyre nëpër shtëpia dhe qëndrat e të moshuarave.

BEQIR SINA:NEW YORK-Kremtohet me një aktivitet ndërfetar Ditëlindja e Profetit Muhamed a.s. Festa%20islame%20ny5

Ndërkaq, në emër të diplomatëve foli Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork, ambasadori Bekim Sejdiu

Në fillim të fjalës së tij, Ambasadori Sejdiu, uroj AICC për këtë organizim ndërfetar kaq të mrekullueshëm si e quajti ai.”Ne populli shqiptar, tha ambasadori Sejdiu vlerësojmë shumë diversitetin fetar, nga që ne jemi popull që i përkasim tri feve qiellore dhe dua të theksoj se vëllazërimi fetar e kombëtar ndër shqiptarët është shembull për mbarë botën. Në, AICC, ne si diplomat kemi ardhur edhe disa herë tjera për celebrime të ndryshme, dhe jemi përherë krenar me të arriturat e kësaj qendre në fusha të ndryshme. Fjalët e mira që dëgjojmë, sot këtu nga liderët e ndryshëm të New Yorkut, na bejnë të ndihemi krenar me ju komunitetin shqiptar në Staten Island” theksojë Ambasadori Sejdiu - Konsull i Përgjithshëm i Kosovës Në New York.

BEQIR SINA:NEW YORK-Kremtohet me një aktivitet ndërfetar Ditëlindja e Profetit Muhamed a.s. Festa%20islame%20ny6

Kurse, fjalimi dr. Tahir Kukaj, Imam i kësaj qëndre, u përqëndrua rreth prezencës së të krishterëve dhe jahudive në jetën e Pejgamberit a.s.

Dr. Kukaj, potencoj se të krishterët i gjejmë si personalitete të rëndësishme në jetën e Pejgamberit a.s. dhe të muslimaneve. Prifti Behira, tha ai ishte prift krishterë i cili ishte i pari që i tha axhës së Pejgamberit a.s. Abu Talibit, se ky djal ka një ardhmëri të shëndrritshme, ky duhet të jetë pejgamberi i fundit. Pastaj mbreti i drejtë i Etiopisë , mbreti i krishterë ishte ai mbreti, që ju ofroj muslimanëve strehim dhe mbrojtje.


Ndërkohë, duke folur posaqërisht për gazetën tonë, Dr. Tahir Kukaj, një ndër Imamët e kësaj qëndre, tha se :” Qëllimi ynë në organizimin e një celebrimi ndërfetar ishte që të paraqesim Pejgamberin a.s. edhe atyre që nuk e njohin për pejgamber, por që e njohin si figurë ndërkombëtare me një influence të madhe madje edhe të pakrahasuar.”

Qëndra jonë shtoi ai është prej qëndrave fetare dhe kulturore prijatare në fushat të ndryshme të jetës fetare, sociale e shoqerore në New York. AICC, është themeluese e dy organizatave ndërfetare në Staten Island në parteneritet me qendrat tjera në këtë qytet, ku bashkërisht shërbejmë në ishullin Staten Island dhe New Yorkun.

Më tej ai, shprehet se të pranishmëve u treguam se muslimanët në New York, janë saktësisht sikur çdo komunitet tjetër, ne jemi besnik këtij qyteti e shteti, pohon Imam Kukaj duke shtuar se figura jonë themelore e personalitetit tonë na mëson se nuk mund të jesh fetare i mirë, derisa njerëzit të besojnë me jetën, pasurin dhe nderin e tyre.

“ Muslimanët, sipas tij janë besnik dhe duan këtë vend, e në mënyre të veçant ne shqiptarët, ne i jemi shumë mirënjohës popullit Amerikan dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara, për atë që e kan ndihmuar në kohët më të vështira popullin shqiptar , ishin ata që ndihmuan popullin shqiptarë më shumë se kushdo nga e gjithë bota, sidomos në rastin e luftës së Kosovës, si dhe me rastin e formimit të shtetit të Kosovës.”

Duke folur me rastin e kësaj dite, ai përmendi rastin e studimit të jetës së Pejgamberit a.s. ku si shpejegon Dr Kukaj, duket qartë se jeta e tij ishte e lidhur me popullin e librit, sikur e thirrën të krishterët dhe jahudit. Andaj edhe mesimet e pejgamberit Muhammed a.s. janë po ato mësime që pejgamberët e tjerë para tij i sollën njerëzimit.

Andaj me këtë rast “Ne dëshirojmë, që ti njohim të tjerët ashtu sikur janë e po ashtu dëshirojmë, që të tjerët të na njohin ashtu si jemi, drejtë për së drejti e jo të na njohin përmes dikujt që në fakt nuk prezenton Islamin e as muslimanët. Ne kultivojmë vlerat fetare dhe kombëtare që janë në sherbim të qytetit dhe vendit ku frymojmë dhe veprojmë.” u shreh Dr. Tahir Kukaj - një ndër Imamët e qëndrës Islamike AICC, në Staten Island ku u mbajtë edhe kjo veprimtari ndërfetare kushtuar: Ditëlindjes së Profetit Muhamed a.s.



Nata përkujtimore, u ndoq me këndimin e Kuranit të Madhëruar dhe Ilahitë e interpretuara nga Kori i Muzikës djemëve dhe vajzave nga Shkolla islamike Miraj, e cila i bashkoi të gjithë besimtarët në frymën e Profetit Muhamed a.s..

Ky aktivitet përcolli mesazhe të rëndësishëme të natës festive të cilat edhe në fjalët përshëndetëse nxorën në pah drejtësinë e profetit. Ku ata theksuan se Profeti Muahmmed a.s. drejtësinë e lartësonte përherë, ndërsa shprehte bindjen e tij se nderi dhe respekti i njeriut mund të ruhet e mbrohet në një shoqëri ku sundon drejtësia.

Në fund të festimit, nxenësat e MIS, shkollës islame Miraxh, prezentuan disa Ilahi në tri gjuhët, shqip, anglisht dhe arabisht. Pas këtij programi, musafirët u shërbyen me ëmbëlsira, kafe, çaj dhe lëngje të ndryshme frutash.

BEQIR SINA:NEW YORK-Kremtohet me një aktivitet ndërfetar Ditëlindja e Profetit Muhamed a.s. Festa%20islame%20ny7
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi