Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:ATYRE QË ADOPTUAN FËMIJË

Shko poshtë

AGIM GASHI:ATYRE QË ADOPTUAN FËMIJË Empty AGIM GASHI:ATYRE QË ADOPTUAN FËMIJË

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 01, 2014 10:17 pm

AGIM GASHI:ATYRE QË ADOPTUAN FËMIJË Wwwwwwwwwwwwwwwwww




AGIM GASHI:ATYRE QË ADOPTUAN FËMIJË
(Vendimi është i madh dhe tepër bujar për ata që marrin fëmijë jetima)

E gjithë bota njerëzore 
Dhe e gjithë ajo atnore
Mirë e dinë se ashtë zbraztësi
Mos me pasë n´prehën nji fëmi,
Sa e zbrazët duket shpia
Mos me qajtë e qeshë fëmia
Mu si varri duket qetë 
Në atë shtëpi ku fëmi s´buzqeshë.

Sikur nata kur ska hanë
Është fëmiu pa babë e nanë,
Por dhe ata që skan fëmijë
I kanë zemrat plot zbraztësi.
E qojnë jetën me mallë t´fëmisë
Dhe i mundon ndjenja e dashunisë,
Për me pasë nji fëmi në prehën
Me e thirrë shpirt e me e thirr në emën!

Porse i Madhi Zot i njerzisë
Ja ka shkru fatin çdo fmisë,
Ja shkrun fatin Zot i vërtetë
Çdo njeriu në këtë jetë!
Lum kush ka po forc e zemër
Ka me pasë rrespekt dhe emën,
Lum kush bahet burr dhe trim
Me e marrë n´shpi nji jetim,
Ai ka ba vepër n´këtë botë,
Jeta e tij sdo ti shkoj kotë.

Kur adaptohet një jetim
Jeta merr tjetër shkëlqim.
Qilen zemrat e qilet qielli
Sa ma bukur shendritë dielli.
Gëzohet bjeshkë e gëzohet fushë
Dashuria bëhet prush.
Kur shkon me marrë e me birësu
Nga jetimorja nji fmi me shpetu,
Me iu ba prind, babë e nanë
Me e mbush natën me hanë,
Edhe qielli qeshë nga gzimi
Kur të hyn në shpi jetimi. 

Mbushet shpia plot buzqeshje
Shiqon fëmiu plot kurreshtje,
Një bujare e thirr nanë
E bujarit o thotë babë.
Se kështu ka dashtë vetë zoti
Me u mbushë shpija e me ndrru moti.
Ia zen vendin mallit gëzimi
Në atë shtëpi ku hyn jetimi.
Fillon jeta e lumtunisë
Jetë e mbushun prej dashunisë,
Zoti i Madh i gjithësisë
Ua ka fal fatin njerzisë.

Shumë familje po mbushen gëzim
Lumtuni dhe mallëngjim,
Sikur lulet ne pranverë
Bukuri e plot polen,
Mbushen zemrat me gëzim
Ma jetimi nuk ashtë jetim, 
Kush merr fmi t´lanun me i rritë
Ka me ju dhënë Zoti dritë!

2005-06-24
Düren


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Mon Jul 28, 2014 2:26 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM GASHI:ATYRE QË ADOPTUAN FËMIJË Empty Re: AGIM GASHI:ATYRE QË ADOPTUAN FËMIJË

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 01, 2014 10:35 pm

AGIM GASHI:ATYRE QË ADOPTUAN FËMIJË 1546164_426982530768323_745215724_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi