Asllan Dibrani: Deklaratat e dy udbashëve të Serbisë
Faqja 1 e 1
Asllan Dibrani: Deklaratat e dy udbashëve të Serbisë
Deklaratat e dy udbashëve të Serbisë në emisionin Rubikom spekulim hipokrit apo devijim i shqiptarëve?!
Nga Asllan Dibrani
Tradhtia dhe spiunimi nuk janë fenomen i panjohur për shkencën, regjimet dhe shtetet e botës. Tek shqiptaret sikur ka mbetur një lakmi patologjike nga trashëgimia otomane qe sundoj 500 vjet mbi këtë popull .Tradhtia dhe spiunimi sikur ka nxënë vend ma tepër në shtratin e kombit shqiptar!?Si shembull marrim shkakun e lakmisë dhe të përfitimit Sulltan Sylejmani ja preu kokën babës së vet për të hipë në postin e frontit !!!.Shembull i dytë është Hamza Kastrioti ishte nipi dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Skënderbeut , i cili e humbi shpresën për t'i zënë vendin ungjit të vet kur këtij i lindi djali trashëgimtar, kaloi në anën e sulltanit e tradhtoj Skënderbeun . Ai udhëhoqi trupat në mbështetje të osmanëve kundër Skënderbeut në 1457.
Vet faktorët kryesor dëshmojnë se burimin dhe trashëgiminë nga ai pushtues ne mbrapshtitë të këtij kombi është feja ku i fut hundët ajo fabrikon prova se tek popujt aziatik tradhtia, mashtrimi , terrorizmi dhe shumë gjera po pjellin nga atje .Ky fenomen po i qëndron besnik kohës edhe sot ndër shqiptarë të përzier , jo qe tu përkulem, apo ti marrë si serioze deklaratat e këtyre bashkëpunëtoreve të Serbisë, Mehmet Locit dhe deklaruesit tjetër Fadil Kajtazit , po nuk janë as për ti anashkaluar nga këndi se i thane dy udëbash të shërbimit serb, të cilët përmes këtyre ,njeriu përfiton një bindje se shumë gjëra këtu janë një hipokrizi spekulative qe të krijohet një huti paqartësi dhe një mjegull (përçajë e sundo) Ky shtet në sendërtimin e vet po i kalon sfida të ndryshme edhe sakrifica duke e përvjedhur me pushkë në dorë "lirinë" nga pushtuesi serb , por tash nga vet lidershipi shqiptar me vetëdije apo pa te, në bashkëveprim me raca tjera për çdo ditë përpiqen t'i mihin varrin Kosovës, Shqipërisë dhe kombit shqiptar në tërësi!
Këto ditë jemi në prag të një mjegulle të re qe po përpiqet UDB-ja të shpërndaj nëpërmjet mjeteve televizive, portaleve, gazetave dhe ish UDB-asheve shqipfolës siç është rasti i fundit në emisionin Rubikon, ku qëllimi ishte që të mbrohej UDB-ashi siç ishte rasti Jusuf Buxhovit nga UDB-ashët Loci, dhe Kajtazi si dhe Adriatiku Kelmendi gazetar i cili ka krijuar diversion mbi mediat shqiptare në Kosovë , përmes spiunëve apo bashkëpunëtorëve të Serbisë. Serbia vazhdon propagandën dhe veprimet e veta me të gjitha mjetet dhe në jetën institucionale të Kosovës dhe këtë drejtpërdrejt përmes bashkëpunëtorëve të saj, të cilët janë të përfshirë në të gjitha institucionet relevante të vendit nga mercenar dhe lakmitar që qojnë ujë në mullirin e armikut shekullor.
Këto sikur i krijojnë poligon monitorimi , manipulimeve të dhunshme të UDB-ës, apo bashkëpunëtoreve të tyre që thirren në rolin organeve legjitime në stilin e aktrimit të gjyqtarëve ekzekutive , karshi lumit të viktimave te të vrarëve, ish të burgosurve, të helmuarve, të masakruarve , të zhdukurve , të luftëtarëve , kjo s'ka dyshim këtu po luhet me vlerat e kombit në promovimin e baraspeshimit të patriotit me tradhtarin, të kriminelit me viktimën , të çlirimtarit me okupuesin !!!
-Fadil Kajtazi derdhi lot krokodili që ta luaj rolin e komisarit politik si prokuror i regjimit diktatorial duke i ndarë ne dysh ish të burgosurit politik apo njerëzit e vrarë qoftë edhe të strukturave ushtarake , apo politike me orientime, pro Enver Hoxhës apo Titos i cili varrosi për së gjalli Kosovën nen regjimin barbar jugosllav pas luftës së dytë botërore me çka nuk ka të bëjë me realitetin !
-Ai ma tutje ne deklaratë, ceku se 740 bashkëpunëtor apo agjent janë ,qe secili ka pas vetes një batalion gjë qe këtu vërtetohet që ta fut një frikë në popull dhe në institucionet e shtetit të Kosovës ?
Heshtja e deri tashme e këtyre spiunëve , kujt i shkoj për shtati qe u fshehën, por mos kallëzim, mos kallëzimi duhet ndëshkuar. Këta zotërinjtë kanë pas fakte dhe vet janë të involvuar në këtë proces antikombëtar, përse nuk i treguan ma herët, po tash kësaj i thonë " llaf mbas darke" Nuk besoj që në Republikën e Kosovës ka shqiptarë,(në kuptimin e plotë të fjalës) të cilët jetojnë në Kosovë dhe punojnë për shërbimet sekrete serbe! Por,nëse vërtet ka të tillë që punojnë ende për Udbën serbe,atëherë lind pyetja se kush janӕ ata te cilit nacionalitet i përkasin?. Ku është shteti i ynë ?.
-Ku janë organet tona që të mbrojnë sekretin shtetëror?. A thua jemi shtet apo nuk jemi ?!. Në saje të këtyre prognozave politike është e dyshimtë vrasja e disa udb-ashave me "letra" menjëherë pas lufte,por megjithatë ishte gjendje lufte tradhtari duhet të vritet në luftë. Lufta është për atë të vritet kundërshtari dhe tradhtarët që bashkëpunojnë me armikun. Lojnat qe po bëhen në kurrizin e pjesëtarëve të UÇK-së një pjesë të fajit e kanë edhe këto kritere. Gabimet po na kushtojnë se ata udbash ma se miri i kishin treguar të bërat dhe të pa bërat faktike të Serbisë ndaj shqiptarëve. Bie fjala spiunët dhe bashkëpunëtorët e deri atëhershëm që riokupoj Serbia Kosovën, janë , ishin dhe do të jenë faktorët ma të mirë për tu shfrytëzuar , qoftë si të burgosur apo të izoluar për interesat e shtetit tonë të Kosovës. Veprimtarinë ,terrorin , vrasjet dhe dëmet qe i ka krijuar Udëbëja ma se miri e dinë bashkëpunëtoret shqiptarë të udhës serbe. Unë si ish i burgosur politik ,Adem Demaqi , Hysen Gega , Sylë Muja ,Hydajet Hyseni , Jakup Krasniqi apo vëllezërit Gervalla , komandantët që u vranë në front të luftës, nuk i dimë ato fshehtësi siç i dinë ata , sepse kemi qene në luftë frontale me pushtuesin . Nuk përjashtohet fakti se bashkëpunimi i shqiptarëve me ta edhe na burgosen , na torturuan , na vranë dhe sot , lloj lloj matrapazësh dalin kokrrizën me opinione të ndryshme për vrasjet e shumta , por edhe të vëllezërve Gervalla e Kadri Zekën duke u përpjekur ti humbin gjurmët e krimit të organizuar të udbës ,por mos qoftë realitet që ishin edhe shqiptarët në shërbimin e tyre... Nga kjo mjegulli , opinionesh nga këta udbash , organet e shtetit të Kosovës janë të shantazhuara, të diskriminuara dhe të gjitha institucionet e Kosovës duke përfshirë edhe strukturat ma të larta duhet të mobilizohen dhe tu përgjigjen këtyre provokimeve, duke i shpallur vetës detyra mesa vijon:
1 . Janë mjaft deklarata konfuze për numrin e dhënë , prandaj këta lajmëtarë të UDB-ës duhet të arrestohen dhe të nxirren të dhënat e sakta me emër dhe mbiemër se kush janë 740 veta, që po punojnë në interesin e Serbisë?!.
2. Këta dy udbash të rangut të lart do t'i sillnin informacionet ma me vlera të çmuara që do të shërbenin për të nisur bazat e shëndosha të shtetit të Kosoves qoftë në shërbimin informativ të Kosovës që asnjë shtet nuk ka pa te , sado që duan disa parti, apo grupe ta injorojnë një strukturë të një ShIK-ku të mirëfilltë të Kosovës , duke i marrë në thumb te kritikes dobësitë e ish ShIK-ut që ka vepruar në Kosovë .
3. Të formohet një (Shërbim Informativ i Kosovës ) me njerëzit ma të devotshëm që i kanë shërbyer vendit deri me tash, të tillë ka mjaft në Kosovë, me qellim që t'i kundërvihemi Shërbimit Informativ të Serbisë apo UDB-ës famëkeqe për shqiptarët.
4. Kosova duhet të ndryshojë sa ma shpejt rrjetin telefonik dhe të shkëputet nga Serbia qoftë me numër të vetin ndërkombëtar , qoftë me u lidhur me rrjetin e Telekomit të Shqipërisë, që t'u shmangemi përgjimeve nga Beogradi , që as edhe një bisedë nuk munden kosovarët me zhvilluar pa përgjimin e Serbisë .
5. Thirrja nga udbashit e lartpërmendur, apo mënyra e shkarkimit siç pretendojnë largimin nga organet qeveritare, të atyre që mendohet se janë agjentë të Serbisë, është " qesharake "dhe e pa presidencë. Ata duhet të arrestohen dhe të përgjigjen pran organeve gjegjëse për dëmin dhe tradhtinë . Tradhtinë e gjithë bota e dënon dhe spiunazhin edhe ato me regjime të hekurta. por edhe ato shtete demokratike .
6 . Shtohet pyetja të shifra sipas deklaratave të tyre 740 veta është numër skandaloz fatal, për shtetin e vogël të Kosovës. Ta imagjinojmë një shtet të madh siç është Rusia me mbi 250 milion banorë, po t'i ketë 740 spiun për Amerikën,besoj se do të jetë e rrezikuar Rusia si shtet?!.
7. Është shokuese se si mediumet televizive ju japin aq hapësirë njerëzve që natë e ditë veprojnë kundër Kosovës, siç janë këta matrapaz spiunë qe përmes duarve të tyre janë përgatitur dosjet e mijëra shqiptareve qe ishim të parët në rrënimin e ish Jugosllavisë . Tetë muaj ditë u zhvilluan hetimet kundër meje , nga inspektoret shqiptar siç ishin , Xhavit Kuqi, Jakup Hoti , Ibush Kllokoqi , Lutfi Ajvazi, Hasan Shahini, Jusuf Karakushi që kanë përdorë dajak tortura dhe dhunë me mjete ma çnjerëzore , duke më torturuar barbarisht për me mbrojë Jugosllavinë, dhe Rrahman Morina që nuk ka bërë dhunë ndaj meje, por vetëm me mjete psikologjike dhe taktike ka ushtruar presion për plotësimin e procedurës hetimore për zbulime gjatë veprimtarisë time ilegale. Në zhvillimin e hetuesisë asnjëherë skam pas inspektor serb, pos atyre shqiptar që i përmenda ma lart.
Ata që përbënin strukturat udhëheqëse të këtij shërbimi famëkeq dhe që përgatitën mijëra procese gjyqësore, në bashkëpunim me strukturat politike në Kosovë,kundër studenteve , intelektualëve , profesorëve dhe atdhetarëve shqiptarë, që synim kishim rrënimin e regjimit jugosllave dhe heqjen e çizmes serbe nga Kosova për krijimin e Republikës së Kosovës. Në ish Udbën jugosllave ishin emra të ndryshëm, këtë duhet ta dinë zyrtarët e Kosovës , apo fatkeqësisht udbashit shqiptarë qe ishin në shërbimin e tyre.
-Mediat e televizioneve shpesh i përzgjedhin këto figura për intervista dhe prononcime të ndryshme nga fusha politike, po edhe ajo ekstremiste fetare siç është Shefqet Krasniqi ,Gezim Kelmendit, Fuad Ramiqin,si piun sllavo - turko- arab , aq gjakftohte deklarohen si bashkëpunëtor të okupatorit shekullor, aq pa turpshëm, apo siç veproj gazetari i emisionit Adriatik Kelmendi, është për tu hamendur. Të tmerron gjakftohtësia e të shprehurit si kuisling dhe bashkëpunëtorë të armikut me që njeriu çuditet sikur me qenë në krye të shtetit, e jo aq komoditet të shprehur nga një pozitë e tradhtarëve ska koment!?. Jemi ne njerëz apo kafshë me figurë njeriu në këto forma që sulmohet shteti dhe nuk reagojmë , nuk e luftojmë të keqen ?.
Ku janë ata atdhetarë që flejnë , ku janë rinia studenteske dhe përparimtare që hesht para këtyre informacioneve poshtëruese!? Çfarë bënë Presidenca, çfarë bënë Qeveria dhe çfarë bënë Parlamenti si institucioni më i lartë i shtetit?
- Si nuk kanë turp përfaqësuesit e popullit të ushqehen me djersën e tij dhe mos të bëjnë as minimumin e asaj për çfarë thirrën!? Me të vërtetë ne na duhen jo vite e dekada por, shekuj për tu bërë njerëz, komb apo popull me avazin dhe politiken qe ndiqet karshi tradhtarëve dhe kuislingëve me trup në Kosovë dhe me kokë në Serbi,Arabi -Turqi e Siri.
8. Citojmë të dhënat e këtyre dy "eksperteve " të lartshënuar , kur thonë gjatë kohës së viteve të 90-ta ishin të përfshirë direkt në shërbimin sekret të Republikës së atëhershme të Kosovës,por edhe sot në Republikën e Kosovës ka shumë bashkëpunëtorë të Shërbimit Inteligjent serb (BIA).
“Unë njoh njerëz që vazhdojnë t’i shërbejnë shërbimit sekret serb (BIA). Ata janë profesorë që respektohen, kanë tituj shkencorë, janë pjesë e institucioneve të Kosovës. Serbia aktualisht në Kosovë, ka rreth 740 bashkëpunëtorë shqiptarë”, thotë Fadil Kajtazi.
Ai thekson se 140 agjentët shqiptarë që spiunonin për Serbinë ishin të përfshirë edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa 740 janë që kanë punuar për Serbinë.
- Pas kësaj informate kërkohet urgjentisht të burgosen këta agjent dhe të alarmohen në forma urgjente ,Shoqatat e dala nga lufta ,veteranet e luftës, spektri i UÇK-së, ish të burgosurit politik , institucionet qeveritarët dhe jo qeveritarë të kërkojnë në mënyrë ultimative që këta dhe jo vetëm këta të sjellin emrat e të gjithë atyre bashkëpunëtorëve të okupatorit serb për t'i publikuar dhe shënuar me qellim që hitia në popull të përfundoj një orë e me parë , po qe nuk janë të sakta atëherë ta informojnë popullin.
9. Kërkohet gjithashtu nga shteti dhe qeveria për të vënë në funksion ligjin shtetëror mbi propagandën , urrejtjen , shantazhet , dezinformimet dhe tradhtia përfundimisht të ndahet "shapi prej sheqerit"
10. Mos të nëpërkëmbet gjaku , lufta , veprimtaria , vlerat dhe synimet e dëshmorëve , luftëtarëve, ish të burgosurve politik , veprimtarëve dhe patriotëve për interesat e armiqve tanë apo interesat personale , po të goditën të rrënohen për interesin e shtetit tone respektivisht t'i qojmë synimet tona drejt krijimit të një uniteti dhe të një klime kombëtare drejt bashkimit të kombit tonë që mos të përbaltemi ma nga karagjoz , kuisling e tradhtar!
*Ish i burgosur politik , dhe anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Asllan Dibrani - Deklaratat e fundit të Isa Mustafës tejet skandaloze të paarsye dhe tërësisht devijuese për interesat e Kosovës!
» Asllan Dibrani:Letër Jakup Krasniqit - Asllan Dibrani
» Asllan Dibrani:Dibrani: Turko-serbo-sllavët sulmojnë Kadarenë!
» Asllan Dibrani: Tefik Jashari-Dibrani pas 37 vjet pune në Zvicër u kthye në një parajsë të vërtet
» Karikatura nga Asllan Dibrani
» Asllan Dibrani:Letër Jakup Krasniqit - Asllan Dibrani
» Asllan Dibrani:Dibrani: Turko-serbo-sllavët sulmojnë Kadarenë!
» Asllan Dibrani: Tefik Jashari-Dibrani pas 37 vjet pune në Zvicër u kthye në një parajsë të vërtet
» Karikatura nga Asllan Dibrani
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi