Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndërkombëtarët prapa kulisave

Shko poshtë

Ndërkombëtarët prapa kulisave Empty Ndërkombëtarët prapa kulisave

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 04, 2009 8:26 pm

Ndërkombëtarët prapa kulisave



Si po shihet Këshilli i Sigurimit nuk i ka stërvitur sa duhet që ata të komunikojnë me mediat, sidomos me ato serbe, sepse sa herë flasin në Serbi, ose dedikuar Serbisë, menjëherë u duhet ta demantojnë “ligjëratën” e tyre mbi Kosovën. Kështu, Ban Ki-a u ka dhënë urdhër jozyrtar që të heshtin, ata nuk janë “oratorë” ose të shkathët të flasin mbi komplikacionet e ligjeve që zbaton “6-pikëshi” kështu që u rrëshqet gjuha. Media në Kosovë kur i mungon “mediumi” ajo shikon seri, vetëm shikon e nuk flet. Nuk bën të “përzihesh” në punë të të mëdhenjve, se ata i dinë punët, neve na mungojnë informacionet nga “burimet tona” që tashmë janë shterur me urdhrin e Ban Ki-së. Informacionet e devalvuara do të duhej të jepeshin për ne, sikur të ishin, kuptohet, por nuk janë më. Më mirë është të heshtësh, sesa të thuash “ekzistojnë paqartësi” të rikonfigurimit. Tash gati dhjetë ditë në skenën politike të Kosovës po shfaqet komedia e “riatdhesimit” në shkallën e ndërtimit të pesë shtëpive kosovare midis protestuesve serbë, kundër të cilëve e ka ngritur zërin edhe Bashkësia Evropiane, derisa Serbia zyrtare hesht, edhe pas konstatimit të Presidentit të Kosovës, se demonstruesit janë instrument i shtetit serb. Meqë shteti serb nuk e demanton Presidentin e Kosovës, kjo në politikë d.m.th, e pranon se ai është skenaristi i komedisë të “Kroi i Vitakut” e cila nuk e shtyn të qeshë Bashkimin Evropian. Pra, ja ku ka zbritur kualiteti politik “i heshtjes” ndërkombëtare të spostuar në skenën e Komedisë te Kroi i Vitakut. Athua ku është ky farë Lamberto Zanieri, a mos po do ta bindë “opinionin” se UNMIK-u vërtet është tërhequr pasi që nuk po ia var estabilishmenti politik i vendorëve? Paj, mund të jetë edhe ndryshe, mund të jetë vendosur “gjendja (permanent) stabile” në Kosovë, kështu që status quo-ja është vetëm një trill i analizës politike mediale?! Ku të dihet, veç një gjë dihet - diçka ka rënë, një heshtje solemne, e cila nuk karakterizohet as si “pritje” e diçkaje, por si një heshtje që nënkupton zgjidhjen e problemeve ashtu siç janë thënë publikisht në deklaratat e demantuara. Madje lajme vijnë nga Top Chanali mbi “krimet e luftës” që presin në dosjet e dorëzuara të UNMIK-ut në EULEX, dhe të cilat do të “merren nëpër dorën” “juridike” që të arrihet pika kulminante e “vlerësimit” të luftës së fundit në Kosovë, ku deri më sot janë ndryshuar rolet e viktimës dhe kriminelit, dhe do të shkohet edhe më larg, tash viktima duhet ta marrë edhe statusin e kriminelit. Diçka po vlon në heshtje, prapa kulisave, ose mbase asgjë nuk po vlon, të gjithë që vendosin të huaj e vendorë, janë komodë, mirë po u shkon puna e status quo-së, ndaj pse të flasin që të detyrohen pastaj të demantojnë. Edhe sa kohë skena politike në Kroin e Vitakut do ta mbajë gjallë “heshtjen ndërkombëtare” në pritje të Ban Ki-Moon’it, për t’ia komunikuar Zanierit kompetencat e tij, pasi që ai nuk i ka “të qarta” as kur i lexon prerogativat e rikonfigurimit të vendosur zyrtarisht nga Këshilli i Sigurimit. Gjatë do “t’i presë” Zanieri “këshillat” e Ban Ki Moonit aq gjatë sa do të mbretërojë heshtja që i bën mirë status quo-së së betonuar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi