Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: JO KOKA PRAPA

Shko poshtë

Vullnet Mato: JO KOKA PRAPA Empty Vullnet Mato: JO KOKA PRAPA

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 10, 2010 12:28 pm

Vullnet Mato: JO KOKA PRAPA 20037_1180536044739_1568334934_30372401_3074120_n

Vullnet Mato: JO KOKA PRAPA 22665_1163900988873_1568334934_30345381_3410171_n

Vullnet Mato

JO KOKA PRAPA

(Këto ditë në Linzë të Dajtit
u zbuluan shumë të pushkatuar pa gjyq.)


Mundësisht, jo koka prapa, or miq !
Se koka prapa sheh varre masiv.
Koka prapa sheh pushkatime pa gjyq,
Sheh ringjallje lotësh dhe vajtim.

Mundësht, jo koka prapa, o njerëz !
Se sheh skelete të zbuluar nga varri
Sheh kofoma të vdekura pa identifikim
Sheh varrosjen e shqiptarit nga shqiptari.

Mundësisht, jo koka prapa, o shqiptarë !
Se prapa sheh vrasjen e ngritur në regjim.
Prapa sheh lidhjen e njeriut me litar,
sheh tërheqjen zvarrë për në moskthim.

Koka prapa sheh nëna, gra e vajza
që fillojnë kujen për të shtrenjtin e shtëpisë,
që rivishen kokë e këmbë me të zeza,
që zgjuajnë nëpër fise ditët e fjetura të zisë.

Mundësisht, koka vetëm përpara, o njerëz të mirë,
të shohim harrimin e lotëve të zgjatur padrejtësisht,
të shohim vetëm shpresën e vendosjes së drejtësisë,
të shohim horizontin ku ka filluar të bulurojë dritë...

Sepse prapa ndodhet Lindja e perënduar
mbi vargun e maleve të krimit mizor.
Kurse përpara - Perëndimi me diellin fiksuar
te kryeligji i nderimit të përbotshëm njerëzor.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi