Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nëna e një protestuesi: Milazim Krasniqi, ti fyesi më i madh ndër shekuj, kërkoju nënave falje

Shko poshtë

Nëna e një protestuesi: Milazim Krasniqi, ti fyesi më i madh ndër shekuj, kërkoju nënave falje Empty Nëna e një protestuesi: Milazim Krasniqi, ti fyesi më i madh ndër shekuj, kërkoju nënave falje

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 08, 2014 8:25 pm

Nëna e një protestuesi: Milazim Krasniqi, ti fyesi më i madh ndër shekuj, kërkoju nënave falje

Nëna e një protestuesi: Milazim Krasniqi, ti fyesi më i madh ndër shekuj, kërkoju nënave falje N-euml-na-e-nj-euml-protestuesi-milazim-krasniqi-ti-fyesi-m-euml-i-madh-nd-euml-r-shekuj-k-euml-rkoju-n-euml-nave-falje_2_hd



Në një email të redaksisë, reagon nëna e një studenti protestues, ndaj deklarimeve të profesorit të UP-së, Milazim Krasniqi, i cili thotë se “bijtë e shkinave po përdhosin edhe institucionin më sublim të dijes në shtetin tonë dhe po duken krenarë”!

“Unë nuk jam akademike, jam një nënë e një protestuesi që po proteston për parregullsitë në UP. Unë jam Fatmire Zyba Morina, u linda në vitin 1958 në fshatin Bukosh, jam rritur në një familje nga gjyshërit prindërit dhe xhaxhallarët. Kur është fjala për gjyshin, ai porosiste nuset dhe bijat e tija, citoj: ‘Kurrë mos shani me epitetin shkinë ose shka. Nuk ka fyerje me te madhe se kjo’. E kishte edhe tjetrën që thoshte: ‘mos ju thuani femijëve - pis’. Z. Milazim, gjyshi im nuk ishte i shkolluar, por ishte urtak. Sharja e yte prej akademiku më irritoi shumë dhe më tmerroi, andaj me të drejtë të quaj: fyesi më i madh mbarëkombëtar ndër shekuj. Ti duhet të dalësh përmes mediave, qoftë të shkruara ose elektronike, dhe t’ju kërkosh falje këtyre nënave për këtë fyerje të rëndë. Respekto, që të jesh i respektuar”, thuhet në letër. /Telegrafi/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi