Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkrime të mëhershme

Shko poshtë

Shkrime të mëhershme Empty Shkrime të mëhershme

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 22, 2008 12:48 am





Shkrime të mëhershme U1_AgimGashi
Agim Gashi
RTK-ja PERANDORI E EKSTREMIT TË MAJTË
Shkruan: Agim Gashi
Do të ishte krejt pa kuptim të hysh në problemet e RTK-së, pa pasur një njohje paraprake se çka po ndodh në brendinë e këtij institucioni njëpartiak të Kosovës. Të duket se brendia e RTK-së, mban mbi supe një perandori komuniste të vdekurish; gazetarë e puntorë vijnë njëri pas tjetrit, janë përzier, kanë rënë dhe janë ngritur në këto katër vitet e pasluftës, të mugëta barbarie e gjakderdhjeje ndërshqiptare, që ende e ruajnë shkëlqimin e madhështinë e kohëve të shkuara, kanë luftuar e janë ndeshur secili për të grabitur sa më shumë poste e para, derisa një ditë do t’i përpijë vala karrieriste dhe e gjithëpushtetshme, e t’i fshijë nga historia e keqe shqiptare.
Por, kur pas një nate të 13.03.2003 dhe pas një ore të gjatë kacafyetjesh, para kamerave televizive e në një emision të drejtpërdrejtë, dhe me një të vetmen dëshirë për ta vazhduar avazin e vjetër, ata e panë fare qartë (nëse do ta shohin), se bota shqiptare kishte ndërruar faqe, dhe fuqi të reja do të dalin në skenë. Aty u pa fare qartë se brenda RTK-së kishin mbetuar dhe instaluar forca komuniste të së kaluarës, forca të cilat simpatizojnë diktaturën staliniste, (pa pyetur për hallet e të tjerëve), ndërsa së jashtmi prisnin probleme të tjera të shekullit 21-ë, të natyrës perëndimore e që nuk do të zgjidhen aq lehtë.

Dihet fare mirë se RTK-ja tani jeton e frymon në pasurinë e huaj. RTP-ja që ishte një shtëpi e popullit shqiptar e që ishte një pasuri shqiptare e kosovare, kishte një mori gazetarësh, kamermanësh, inxhinierësh, redakorë të profileve të ndryshme, orkestrën e saj, këngëtarët e që numronte mbi 1300 puntorë e me mbi 52 objekte, të cilat sot u uzurpuan nga klika komuniste, nuk do të jetë kafshatë e lehtë për Bordin e Adem Demaçit edhe pse ai tani po e lozë rolin e diktatorit Hoxha, duke i rënë tavolinës me grusht se „Sa do të jem unë në këtë Bord nuk do të vijne të djathtët ne këtë shtëpi“.

RTK-ja sot është vendi i „perandorive të një njeriu”, është perandori e cila do të rrnojë sa është gjallë njeriu që e kanë në krye. Por si duket kjo „perandori“ nuk do ta ketë të gjatë, sepse të gjithë ata që duan të fitojnë në kurriz të të tjerëve, janë të denuar si mos më keq. Edhe kungullit nuk i shkon gjithmonë mbi uj. Kur atë natë dhe atë orë të gjatë kacafyetjesh në mes të varfërve e të pasurve, kryetari i Sindikatës së pavarur të RTP-së fliste mbi vuajtjet dhe urinë e punëtorëve të kësaj shtëpie mediale, shpejt dilnin në pah qeshjet cinike e mospërfillëse të kryebordistit Adem Demaçit dhe të asaj zonjes së PS-së e ardhur si përforcim nga Tirana për të majtët në Kosovë. Si t’iu thuhet atyre që qeshin në tragjedinë e të tjerëve?- Të mjerët brina nuk kanë dhe ndryshe nuk duken.

Zotëri Adem Demaçi duke e humbur kontrollin nga e vërteta tha se: „Nuk dua të lejoj që RTK-ja të marri ngjyrime politike dhe se nuk dua që partitë politike t’i fusin hundët në RTK”! A nuk na duket kjo frazë si një parullë komuniste e kohërave të shkuara? Apo edhe thënja e hoxhollarëve të së kaluarës: „bëj çka të them unë, e jo çka veproj unë“! Nuk i ke fjalët përnëmend, Zotëri Demaçi, sepse çështja paraqitet krejt ndryshe po ta shohësh nga një kendvështrim tjetër. Që RTK-ja i takon krahut të djathtë politik të Kosovës, këtë e dinë edhe fëmijët në djep. Që RTK-ja ua mbanë anën të majtëve të Kosovës, këtë e dinë edhe të majtët por edhe të djathtët. Që RTK-ja po ndjell urrejtje ndërshqiptare, po paralajmëron luftëra vllavrasëse të stilit të revolucionit të vonuar demokratik, këtë më tani po e dinë edhe në Kinë. Që RTK-ja në plan të parë po ju jep më përparësi kohore „liderëve“ të krimit se sa Presidentit të Kosovës, këtë po e shohim të gjithë.

Pra e parë me sytë tanë, çështja me të cilën Ju po merreni, po merr ngjyra krejt tjera dhe se RTK-ja e Juaj tani i ka marrë ngjyrat politike të së majtës së Kosovës dhe se ju nuk mund të dilni kollaj nga këto ngjyrime, sepse ju jeni i ngjyer në këto bojra qysh se moti. Mund të Ju them se njerëzit e ngjyer me këto bojra e kanë vështirë ta duan popullin dhe atdheun. Ose më mirë me thënë, se ata e duan edhe popullin edhe atdheun, porse e duan ashtu siç thonë vllëzërut siamez të Kinës, Kubës, Serbisë, Rusisë e Greqisë, por edhe qysh urdhëron Nanosi e Klosi diku nga bunkerët.

Popullit të Kosovës i është dashur të luftojë për këtë liri kundër shumë pushtuaesve me radhë, madje dhe sot e kësaj dite lufton. Ai është populli më i ri dhe më me plot elan në Evropë, por pse të mos thuhet edhe në botë. Me gjithë të mirat dhe të ligat e tij, ky popull duhet të qëndrojë në thelb të shumicës së problemeve vetanake, dhe çdo plan që synon t´i zgjidhë këto probleme pa i lënë hapsirë të zhvillohet ashtu si do ai, është i destinuar të dështojë. Tani pas luftës së Kosovës, populli është i veshur me lavdi. Disa lavdinë e kanë të merituar dhe ju qoftë hallall, disa e kanë të rreme, e disa të tjerë si synim e kanë karrierën, despotizmin e disa dhe diktaturën staliniste- enveriste.

Populli ka votuar bukur, mirë e qetë. Ndërsa Ju Zotëri Demaçi, para kamerave televizive, në një kacafyetje debatike mundoheni ta frikësoni popullin edhe ashtu të frikësuar se në Kosovë po zihet diç e pa parashikuar. Qofsh me jetë profeti Demaçi. Kështu populli nuk ka dashur të Ju shohë. Ai ka pasur besimin në Ju, Ju ka dashur, Ju ka lavdëruar e ngritur epose për Ju, e JU ? Ju sot nuk e leni këtë popull t‘i kalojë ato fazat e para të rritjes së tij, duke ndjellur urrejtje ndaj Presidentit, ndaj luftës e ndaj çdo të mire që është në dobi të këtij populli. Deshet ju apo nuk deshet, populli shqiptar është në rritje e sipër, është në miqësi me amerikanët dhe evropianët. Ai po shkon para kah perëndimi e jo nga Moska. Komunizmi ka vdekur njëherë e përgjithmonë, por bashkë me to po vdesin edhe dokrrat e rrenat e parullave famkeqe që mashtronin popullin e ngratë, se vetëm komunizmi është shpëtim i popullit.

Dhashtë zoti e Kosovës t´i mbetet vetëm çerdhja e RTK-së si çerdhe e fundit komuniste. Sepse për fatin e pushtuar të RTP-së që nesër synon të bëhet gjithkombëtare, dinë edhe të tjerët. Ky kontest është i zgjidhur. Ju e keni formuar RTK-në e Adem Demaçit, por në vend të huaj. Lëshojeni pasurinë e RTP-së dhe të atyre punëtorëve që kanë mbetur në rrugë tash e trembdhjetë vite, ta gëzojnë atë çka e meritojnë . E Ju zotërinj të RTK-së, mund të shkoni edhe në Tiranë apo Beograd, ku i keni shokët e idealit. Dhe pa hyrë ne punët e juaja të brendshme, ju sygjeroj t’i lini ato debate irrituese, sepse e keni bërë skllop.

Dhe krejt ne fund diç për Zotëri Adem Demaçin
Zotëri i nderuar,

Nelson Mendela u dergj burgjeve famkeqe të Apartheidit Jugoafrikan, vetëm një vit më shumë se Ju, dhe u bë President i Afrikës së Jugut, pasi që ishte idoli i atij kombi ashtu siç ishit edhe Ju për ne. Tani lind pyetja: pse u bë Nelson Mendela president i Afrikës Jugore e nuk u bëtë Ju president i Kosovës, apo edhe Pjetër Arbnori i Shqipërisë? Sepse nuk ditëm por edhe nuk mundëm të jemi pranë jush ashtu siç ishin Jugoafrikanët për idolin e tyre. Së pari që nga dita e parë e daljes nga burgu i Nelson Mendelës, atij iu urdhërua që asnjë fjalë të mos e fliste për opinionin, pa u kshilluar me disa dhjetra këshilltarë që ia kishte caktuar populli dhe partia e tij. Sepse, populli e dinte se ai nuk mund ta ketë mendjen e shëndoshë pas të gjitha atyre vuajtjeve. Këtë e dinte edhe Nelson Mendela, dhe as që i shkoi mendja ta bënte të kundërten. Ndersa Juve, Baca Adem, nuk ju ofrua një eskortë këshilltarësh sikurse Mendelës, por edhe sikur të Ju ofrohej, Ju nuk do ta kishit pranuar, sepse keni menduar se më të mençur se Ju në botën shqiptare nuk ka lindë e as që do të lindë! Kështu Ju humbëm ne si popull, por hubët edhe Ju si njeri. Ky është dëmi më i madh që iu bë popullit shqiptar që nga lufta e dytë botrore.

11.04.2003 - Trepca.net
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime të mëhershme Empty Re: Shkrime të mëhershme

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 22, 2008 12:50 am


Shkrime të mëhershme U1_AgimGashi
Agim Gashi
Dikushët - Kurrkushët
Shkruan: Agim Gashi
Shqipërinë shpëtoje, Zot, nga shqiptarët“ (Faik Konica)
Nga vdekja e Presidentit Rugova në zemrat e shumë shqiptarëve ndihet një zbrastësi dhe pasiguri për të ardhmen tonë. Nuk ka më trishtim se kur zbrastësia dhe trishtimi zënë vendin e shpresës, zënë vendin e lumturisë dhe ardhmërisë. Por, fatkeqësisht mjedisi ynë është mbushur me lajme senzacionale të çdoditëshme duke na servirur lloj-lloj të pa pritura. Kaluan pak kohë nga ndërrimet që u bënë në Qeveri dhe Parlament dhe këto „aksidente“ rënduan dhëmbjen që populli kishte me rastin e vdekjes së Presidentit Rugova. Dikushët, apo më mirë me thënë askushët, mundohen që brenda natës të bëhen yje të kombit çka lenë të kuptohet se në mesin tonë po hapen plagë të reja. Thashethemet kanë vërshuar opinionin e gjërë shqiptar dhe as të vërtetave më nuk u besohet. Thuhet se Ramë Maraj është ai që e dirigjon LDK-në, thuhet se pë rrëzimin e Dacit janë dhënë një milion euro, thuhet se këto para i ka marrë Eqrem Kryeziu, thuhet se Veton Surroi ka paguar shuma të mëdha për ta shkatërruar jo vetëm Akademik Dacin por edhe LDK-në....E çka nuk thuhet more vlla sot në hapësirat tona? Madje harrohen të gjitha, harrohet Presidenti, harrohen simbolet, harrohet djersa, mundi e gjaku që ata dikushët-askushët të bëhen yje kombëtar. Imitatorët e mjekërr-bardhëve të Tiranës e Prishtinës kanë filluar ta lozin lojën e djallit.
Oh Zot, po si erdhën kohra të tilla që bariu të bëhet gjeneral e hajdutët patriota?!
„Shqipërinë shpëtoje,Zot, nga shqiptarët“ thoshte Faik Konica para gati njëqind vite. Kjo thënje e këtij vizionari është aq aktuale në ditët e sotme sa kurrë më parë. Kjo donë me thënë se ne shqiptarë kemi ngelur dhe jetojmë akoma në kohën e Faik Konicës. A mund ta shofin këtë patriotët me bateria të harxhuara ? Sa bukur e shfrytzojnë dikushët-kërkushët rastin dhe momentin për tu ngritur me merita të huaja! Të më besohet se unë nuk jam për konfrontizëm as në radhët shqiptare e aq më pak në partinë time LDK-në, së cilës i takoj qe gjashtëmbdhjet vite. Por në mendje më sillet një pyetje e madhe : pse na ndodhë kjo neve kur akoma kemi shumë për të bërë? Më besoni se nuk mund ti duroj akrobatët e partisë, që shfrytëzojnë rastin për të iu futë „aksionit për pastrim“ kur dihet se akoma jemi në një kaos kombëtar, dhe kur dihet se amaneti i Presidentit Rugova për Pavarësi e Sovranitet të plotë të Kosovës akoma nuk është realizuar. Dhashtë Zoti që të realizohet sa më parë sepse ky popull është lodhur edhe nga pritja, por edhe nga servimi e çdoditshëm i lajmeve senzacionale të akrobatëve politik.
Akrobatët e tillë politik ngrehin dollinë e tyre për hiç punë sepse suksese nuk ka. Vetëlavdërimi ka arritur majët e zenitit duke harruar se akoma ka përndjekje, hasmëri, vëllavrasje, përdhunime....Hafillëqet dhe punët tinzare me njëqind e njëmijë dollovere për poste e karrige ka kapluar në të gjitha anët e Kosovës. Imitatorët e verbër e mediokër, pseudopatriotët e pseudoluftëtarët, bashibuzukët e kontrabandistët sot shesin mend kudo e me këdo për të arritur majën e pushtetit duke harruar çdo gjë kombëtare e çka është më e rëndësishmja ata e harrojnë shtetësinë e Kosovës dhe shtetin më të ri të Evropës, për të cilin shtet u flijuam me shekuj e dekada. Shmangshmëria nga shtetësia dhe amaneti i Dëshmorëve, Heronjëve të Demokracisë dhe Presidentit Rugova është krim.
Ky popull është lodhë nga dikushët-kërkushë që ngrehin gishtin e krimit në emër të patriotizmit, që shkelin mbi varret e dëshmorëve gjithënjë në emër të patriotizmit dhe që manipulojnë me votën e sovranit në emër të patriotizmit. Përdhosja e lirisë është tradhëti. Liria duhet të jetë e lehtë, e bardhë si veli i nusërisë, e pastër si loti…ajo po rëndohet nga njerëzit e lloj-lloj bashibuzuku e krimineli që mundohen ta bindin këtë popull se me ta do ta ketë më mirë. Formohet bindja se këta dikushët-kërkushët janë shpëtimi i atdheut, se populli pa ta do ta ketë fatin e kthimit nën sundimin serb e dokrra tjera. Shkurt e shqip këta dikushët-kërkushët ia friksojnë ardhmërinë këtij populli që diti ta bjerë punën buzë pavarësisë. E si zakonisht këta mundohen ta ulin meritën e Arkitetktit të Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugovës duke u munduar të gjejnë edhe „qime në vezë“, duke shpifur çdo gjë që ishte progresive,duke lëkundur gurët e themelit të Pavarësisë. Natyrisht se njerzit e ndershëm i kapë tmerri dhe turpi se nuk mund të ndryshojnë gjë. Harrohet se duke u bërë shteti më i ri i Evropës dhe Botës nuk shkëputemi nga e keqja. Na mungon dinjiteti njerëzor mu siç na mungon akoma ligji dhe shtetësia. Dikushët-kërkushët harruan se çka na ndodhte vetëm pak vite më parë kur fara e kuqe komuniste gëlltiste çdo gjë që ishte shqiptare. Tani dëshirohet të kthehet komunizmi duke harruar se toka e Kosovës atë farë nuk e rritë sepse kjo tokë është mjaft e kuqe me ngjyrën e gjakut që marrë në përgjithësi, më shumë u vramë ndërveti se sa na vrau hasmi.
Dhe dikushët-kërkushët krenohen dhe e zënë burrëri të vrasin shqiptarë, të vrasin çlirimtarë, të përdhunojnë traditën në emër të patriotizmit.
Dikush do të pyet: po ku janë këta dikushët-kërkushët? Ç´kërkojnë këta? Pse lejohen të veprojnë këta? Këso pyetje e pyetje si kto, renditen çdo ditë në bisedat tona me familjarë, shokë e miq. Dhe dikush do të përgjigjet: dikushët-kërkushët janë ndër ne dhe në ne. Dhe pse janë ndër ne e në ne, nuk është rastësi por është kurdisje. Ata veprojnë në të gjitha partitë. Kanë një ideologji dhe një oreks. Ata gjithnjë janë në frontin e betejës, të asaj beteje që do të na verboj. Kjo betejë ndërshqiptare nuk dihet ku e ka fundin. Ndoshta kur do ta hamë njëri tjetrin!
Gusht 2006
Gjermani
P.S.
Sot, pas shumë kohësh që kur e kam shkruar këtë artikull, kan ndryshuar shumë gjëra por më shumë kan ngelur aty edhe ku ishin.
Nga ndryshimet rrënjësore po përmend vetëm një: që unë më nuk jam antar i asnjë partie. U dasht shumë kohë ta kuptoj se unë nuk mund ti përkas klaneve politike të cilat interesin partiak e qesin para interesit kombëtar. Sot, fatkeqësisht në token e Arbërit të gjitha partite e kan këtë primat.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime të mëhershme Empty Re: Shkrime të mëhershme

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 22, 2008 12:52 am





Shkrime të mëhershme U1_AgimGashi
Agim Gashi
GOJËKËQIJTË LE TË FLASIN - SHQIPTARËT LE TË BASHKOHEN
Shkruan: Agim Gashi
Nëse në Kosovë apo edhe në mërgatë fillon ta flasish realitetin, që dosido nganjëherë është i hidhur për dikend, gjithsesi do të sulmohesh, sepse disa individë megalomanë janë të bindur se vetëm "ata" janë më të "mençurit", më të "dijshmit" dhe se mbi ta nuk mund të jetë askush.
Madje shkohet aq larg saqë, sipas ideve të tyre të thata, edhe historia fillon nga këta, edhe atdheu bëhet me këta, duke mos thënë kurrë asgjë që zë vend, pos sharjeve dhe ofendimeve të poshtra, që dijnë të dalin vetëm nga gojet e tyre.
Dhe shtrohet pyetja: kush janë përçarësit? Kush janë ata që nuk ia donë të mirën edhe bashkimit kombëtar dhe bashkimit të trungut të Arbërit?
Unë ndoshta nuk di shumë, por një e di dhe jam i sigurtë se me sharje, ofendime e denigrime nuk fitohet as shteti e as liria, se lene më bashkimi kombëtar dhe bërja një e trungut të Arbërit.
Luftëtarët e rënë për liri, që nga kohërat e e moçme e deri tek lufta e fundit dhe lufta në vazhdim e shqiptarit me shqiptarinë, nuk ranë dhe as nuk u flijuan të përdoren si xhokerë për të sulmuar të tjerë që mendojnë ndryshe politikisht, dhe as që ranë në alltarin e lirisë të lozin lojrat e "pidpidakut" djelmoshat e këqijë që për synim kanë destabilizimin e situatës ndërshqiptare dhe ndjelljen e dhunës dhe vrasjeve me pagesa të majme.
Me ata që profesion e kanë bërë krimin ose e ndihmojnë krimin, është e vështirë edhe të flasësh se lene më të ruhet vlera e luftës dhe e gjakut të derdhur për liri.
Ata që sot nuk duan ta shohin realitetin, që kombi shqiptar duhet të këndellet dhe bashkohet fuqishëm për një ardhmëri më të mirë, nuk e kanë vendin në radhët e shqiptarëve, por as në radhët e njerëzve të qytetëruar e të edukuar kombtarisht dhe në frymen e bashkimit të trungut arbëror, për të cilën gjë u derdh gjaku lumë.
Koha nuk pret. Shqiptarët duhet të bashkohen duke i hudhur në njërën anë hasmëritë dhe inatet politike, duhet të bashkohen për hir të kombit, duhet të bashkohen për hir të lirisë dhe për hir të Shqipërisë Etnike. Çdo rrugë tjeter e ndjekur nga shqiptarët do të jetë gabuese dhe vetëmashtruese.
Unë nuk di dhe nuk mund ta marrë me mend se kujt ia ka zënë rrugën Dr. Sali Berisha? Kritikat që iu bënë këto ditë Presidentit shqiptar, nuk iu kanë bërë as qarqeve politike serbe që vizitonin Kosovën e as atyre ruse, greke e të dreqit e të birit. Kosovën e ka vizituar edhe Koshtunica, Drashkoviqi, Shesheli e deri tek kriminelët më vrastarë të shqiptarëve, por fjalori që u përdor për ta diskredituar Dr. Berishën, ua tejkalonte çdo tjetri, thua se Dr. Berisha ishte "kasapi" i shqiptarëve e jo serbët kriminelë e vrastarë. Ky ishte vtëm një shembull !
Me këtë fjalor që po përdor shqiptari ndaj shqiptarit, mos të mendon askush se po u bën nder të rënëve për liri si në Kosovë ashtu edhe në trojet etnike të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës! Përkundrazi!!!
Të kthehemi mbrapa vetëm disa muaj, sa ishte gjallë Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova (Ai s’ka vdekur e as nuk vdes kurrë), kur mu këta gojëkëqijë dhe gojëndyer, me fjalor të rrugaçëve e huliganëve mundoheshin që ta denigronin figurën madhore të Tij. Përdoreshin lloj-lloj etiketmesh, talleshin me sëmundjen e tij, shpifshin aq sa ua zente goja e çka ua mendonte truri. Tani kur për vizitë erdhi edhe Dr. Sali Berisha, mu këta të njejtit huliganë e rrugaçë u munduan të trillonin historina të paqena në mardhënjet mes Presidentit tonë të ndjerë dhe Kryeministrit të Shqipërisë. Athua, vallë, tipat e tillë mendojnë më parë se çka shkruajnë apo i hudhin fjalët e tyre mu si lopa bajgat e saja!?
Të gjenden afera të paqena, të shpifet si është më së keqi, të gënjesh kur nuk është koha e momenti, nuk do të thotë se po bën fushatë për spektrin tënd politik, apo edhe të ndonjë grupimi tjetër, por do të thotë se je duke bërë propogandë antikombtare që me një fjalë ia kryen punën armiqëve të Shqipërisë dhe të Kosovës si shteti më i ri i Evropës, i cili akoma është në fazën e bërjes shtet.
Edhe disa liderë të partive apo edhe të disa OJQ-ve kanë filluar të sillen thua se janë Zoti vetë, pa menduar se autoriteti i tyre akoma nuk i ka kaluar kufijtë e lagjeve të tyre. Ata mundohen që, me deklarata të pa matura dhe aspak serioze të jua marrin meritat të tjerëve, duke u munduar që mundin dhe sakrificën e tjeterkujt të e ngarkojnë mbi veten e tyre. A do t’ia arrinë kësaj, nuk di, por tentimi i tillë jo që çon në kaos tek populli por edhe në sytë e botës del si i mjerë e falso. Askush nuk mund të bartë mbi supe më tepër se sa që ia mbajnë këmbet. Askush nuk mund të dijë më shumë se sa ia perthekon truri i tyre. Andaj ngarkesa e tepërt me merita të pa merituara është mu si stolisja e barinjëve me grada gjeneralësh.
Pra, shqiptarë e shqiptaresha, demokrate e demokratë, antarësi e popullit, të mbeldhim mendjen, sepse është momenti dhe shansi ynë historik të jemi të bashkuar e të besatuar, duke i lënë anash ideologjitë e huaja, duke lënë hasmëritë, sepse shqiptarët janë ata që dinë të fjalosen, por dinë edhe të bëhen tok, kur e lyp nevoja. Shqiptari di të bëjë edhe vepra të mira...
Poqëse arrihet të fitohet lufta për bashkim e unitet, atëherë me siguri se edhe nga varret e luftëtarëve të rënëve pë liri do të dëgjohet kënga e shqiptarit.
Asgjë nuk është më e vështirë se fitorja e LIRISE nga vetëvetja.
Nëse në Kosovë apo edhe mërgatë fillon ta flasish realitetin, që dosido nganjëherë është i hidhur për dikend, gjithsesi do të sulmohesh, sepse disa individë megalomanë janë të bindur se vetëm "ata" janë më të "mençurit", më të "djshmit" dhe se mbi ta nuk mund të jetë askush.
Madje shkohet aq larg saqë, sipas ideve të tyre të thata, edhe historia fillon nga këta, edhe atdheu bëhet me këta, duke mos thënë kurrë asgjë që zë vend, pos sharjeve dhe ofendimeve të poshtra që dijnë të dalin vetëm nga gojet e tyre.
Dhe shtrohet pyetja: kush janë përçarësit? Kush janë ata që nuk ia donë të mirën edhe bashkimit kombëtar dhe bashkimit të trungut të Arbërit?
Unë ndoshta nuk di shumë, por një e di dhe jam i sigurtë se me sharje, ofendime e denigrime, nuk fitohet as shteti e as liria, se lene më bashkimi kombëtar dhe bërja një e trungut të Arbërit.
Luftëtarët e rënë për liri, që nga kohrat e e moçme e deri tek lufta e fundit dhe lufta në vazhdim e shqiptarit me shqiptarinë, nuk ranë dhe as nuk u flijuan të përdoren si xhokerë për të sulmuar të tjerë që mendojnë ndryshe politikisht, dhe as që ranë në alltarin e lirisë të lozin lojrat e "pidpidakut" djelmoshat e këqijë, që për synim kanë destabilizimin e situatës ndërshqiptare dhe ndjelljen e dhunës dhe vrasjeve me pagesa të majme.
Me ata që profesion e kanë bërë krimin ose e ndihmojnë krimin, është e vështirë edhe të flasësh se lene më të ruhet vlera e luftës dhe e gjakut të derdhur për liri.
Ata që sot nuk duan ta shohin realitetin që kombi shqiptar duhet të këndellet dhe bashkohet fuqishëm për një ardhmëri më të mirë, nuk e kanë vendin në radhët e shqiptarëve por as në radhët e njerzve të qytetëruar e të edukuar kombtarisht dhe në frymen e bashkimit të trungut arbëror, për të cilën gjë u derdh gjaku lumë.
Koha nuk pret. Shqiptarët duhet të bashkohen duke i hudhur në njërën anë hasmëritë dhe inatet politike, duhet të bashkohen për hir të kombit, duhet të bashkohen për hir të lirisë dhe për hir të Shqipërisë Etnike. Çdo rrugë tjeter e ndjekur nga shqiptarët ,do të jetë gabuese dhe vetëmashtruese.
Unë nuk di dhe nuk mund ta marrë me mend se kujt ia ka zënë rrugën Dr. Sali Berisha? Kritikat që iu bënë këto ditë Presidentit shqiptar nuk iu kanë bërë as qarqeve politike serbe që vizitonin Kosovën e as atyre ruse, greke e të dreqit e të birit. Kosovën e ka vizituar edhe Koshtunica, Drashkoviqi, Shesheli e deri tek kriminelët më vrastarë të shqiptarëve, por fjalori që u përdor për ta diskredituar Dr. Berishën ua tejkalonte çdo tjetri thua se Dr. Berisha ishte "kasapi" i shqiptarëve e jo serbët kriminel e vrastar. Ky ishte vtëm një shembull!
Me këtë fjalor që po përdor shqiptari ndaj shqiptarit, të mos mendon askush se po u bën nder luftëtarëve të rënë për liri, si në Kosovë ashtu edhe në trojet etnike të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës! Përkundrazi!!!
Të kthehemi mbrapa vetëm disa muaj, sa ishte gjallë Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova (Ai s’ka vdekur e as nuk vdes kurrë), kur mu këta gojëkqijë dhe gojëndyer, me fjalor të rrugaçëve e huliganëve mundoheshin që ta denigronin figurën madhore të Tij. Përdoreshin llojlloj etiketmesh, talleshin me sëmundjen e tij, shpifshin aq sa ua zente goja e çka ua mendonte truri. Tani kur për vizitë erdhi edhe Dr. Sali Berisha, mu këta të njejtit huliganë e rrugaçë u munduan të trillonin historina të paqena në marrëdhëniet mes Presidentit tonë të ndjerë dhe Kryeministrit të Shqipërisë. Athua, vallë, tipat e tillë mendojnë më parë se çka shkruajnë apo i hudhin fjalët e tyre mu si lopa bajgat e saja!
Të gjenden afera të paqena, të shpifet si është më së keqi, të gënjesh kur nuk është koha e momenti, nuk do të thotë se po bën fushatë për spektrin tënd politik apo edhe të ndonjë grupimi tjetër, por do të thotë se je duke bërë propogandë antikombtare që me një fjalë ia kryen punën armiqëve të Shqipërisë dhe të Kosovës si shteti më i ri i Evropës i cili akoma është në fazën e bërjes shtet.
Edhe disa liderë të partive apo edhe të disa OJQ-ve kanë filluar të sillen thua se janë Zoti vetë pa menduar se autoriteti i tyre akoma nuk i ka kaluar kufijtë e lagjeve të tyre. Ata mundohen që me deklarata të pa matura dhe aspak serioze t’ua marrin meritat të tjerëve duke u munduar që mundin dhe sakrificën e tjeterkujtë ta ngarkojnë mbi veten e tyre. A do t’ia arrinë kësaj nuk di, por tentimi i tillë jo që çon në kaos tek populli, por edhe në sytë e botës del si i mjerë e falso. Askush nuk mund të bartë mbi supe më tepër se sa që ia mbajnë këmbet. Askush nuk mund të dijë më shumë se sa ia përthekon truri i tyre. Andaj ngarkesa e tepërt me merita të pa merituara, është mu si stolisja e barinjëve me grada gjeneralësh.
Pra, shqiptarë e shqiptaresha, demokrate e demokratë, antarësi e popullit, të mbeldhim mendjen, sepse është momenti dhe shansi ynë historik të jemi të bashkuar e të besatuar, duke i lënë anash ideologjitë e huaja, duke lënë hasmëritë, sepse shqiptarët janë ata që dinë të fjalosen por dinë edhe të bëhen tok kur e lyp nevoja. Shqiptari di të bëjë edhe vepra të mira...
Poqëse arrihet të fitohet lufta për bashkim e unitet, atëherë me siguri se edhe nga varret e luftëtarëve të rënë për liri, do të dëgjohet kënga e shqiptarit.
Asgjë nuk është më e vështirë, se fitorja e LIRISE nga vetëvetja.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime të mëhershme Empty Re: Shkrime të mëhershme

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 22, 2008 1:54 am

Agim Gashi: Pse po vriten Shqiptaret
Shkruan: Agim Gashi



Shkrime të mëhershme U1_Image1
Agim Gashi
Që nga lufta e këndej krimi i organizuar përsoset dhe vazhdon të marri jetra në hapsirat shqiptare, me gjithë forcimin e policisë vendore dhe asaj ndërkombëtare. Pa marre parasysh nga cila anë vinë këto vrasje makabre, në sy të botës dalim ndryshe seq mendohej e njëherit këto vrasje shkojnë në dobi të armikut tonë i cili synon akoma të na ketë në dorë.
Edhe pas qindra e mijëra vrasjeve nuk dihet se cila dorë po i kryen kto veprime, cila dorë po shuan jetra shqiptare dhe në emër të cilit "patriotizëm" ngrehet gishti i krimit!? Por çka është edhe më e keqja se nga disa persona kerkohet rehailitimi dhe ngadhnjimi i tyre në emër të "lirisë"! Kerset pushka në mes të ditës, në mes të qytetit, në mes të fshatrave. Kto shkrepje pushkësh, kto kurdisje bombash, kto shuarje jetrash janë tërsisht jasht çdo norme njerzore dhe tërësisht jashtë ligjore. Por ato përsëri bëhen, përsëri mbrohen dhe arsyetohen nga dikushët-kërkushët dhe përsëri vriten shqiptarët.
Për këtë arsye Serbia trumpeton në politiken e ditës se shqiptarët mund ti qetsoj vetëm policia serbe, ajo polici që vrau, masakroj dhe hapi qindra varre masive anë e mbanë Kosovës.
Srebia dhe politika e saj millosheviqiane paralajmëron çdo ditë dhe me të gjitha mjetet se poqëse njifet pavarësia e Kosovës, atje do të ketë luftë.
A nuk është ky një sinjal që shqiptarët njëherë e përgjithmonë duhet ta ngulisin në kokën e tyre se armiku i vjetër është edhe ky i riu. Asgjë nuk ka ndryshuar në kokat serbe dhe kjartë janë duke na treguar se ne duhet të këndellemi. Na lajmëron Serbia se ne nuk duhet të vritemi, nuk duhet të kokorisemi kafeneve e bodrumeve të partive politike, nuk duhet të shesim mend se sa luftuam e sa trima ishim, se me ne nuk ka etj.etj.
Pas çdo atentati, pas çdo vrasje, pas çdo eksplodimi vinë deklarata apsurede. Denohet krimi, denohen vrasjet, denohen ekslodimet ndërsa autorët nuk kapen. Gjithëherë ata mbesin të pa njohur thua se këto veprime kriminale janë duke i kryer jashtë toksorët. Dhe është një dukuri se mu këto veprime ndodhin atëherë kur nuk do të duhej të ndodhin dhe çdo gjë progresive dhe e arritur me mund kombëtar fillon ta marri tatëpjetën. A ka njerz që qështjen kombtare e ndien si shqiptar e kto veprime të demaskohen fuqishishëm në mënyrë që vetëdija kombatre të kthehet në veprim të mirë në favor të kombit? Poqëse nuk veprohet me maturi e shpejtësi, të tjerët do të perzihen në fatkeqësitë tona e sidomos ata që rrinë duke pritur shansin e vërsuljes mbi trojet tona.
Sot kur ne të gjithë duhet të jemi një, dalin në skenë grupe e individë për ta mjegulluar situatën dhe për ta vrarë në shpirt kombin. Kombi çdo vrasje, çdo kurdisje bombe, çdo sulm e merr si sulm mbi veten e tij, mbi dinjitetin e tij dhe mbi lirinë e tij. Kombi sot pret që ligji ta marri drejtësinë në dorë e jo bandat me maska. A mos vallë kërkohet libanizimi i KOsovës?
Kush e dëshiron forcimin e faktorit shqiptar në Ballkan dhe Evropë?
Pos një Shqipëri londineze ndoshta, të tjerë nuk ka. Dhe kur ne nuk kemi të tjerë duhet ti hapim sytë, ta kthjellim mendjen tonë si komb sepse të tjerët dëshirojnë që pak ose hiq të flitet për ne, që të na paraqesin neve si popull barbar që vritet akoma ndër veti, që thënjet e Cvijiqëve e Çubrilloviqëve të paraqiten të vërteta dhe në BN të krijohet një kaos nga i cili zor se do të dilet.
Vetëm të verbërit nuk mund ti shofin lidhjet e lëvizjeve të trekëndëshit Beograd-Moskë-Athinë. Kur dihet se forcat e errta ruse e serbe komunizmin e shofin si ideologji të pansllavizmit, tok me bullgarë e grek, rus e serb në shumë mbledhje e takime të mshefta marrin pjesë edhe komunistët shqiptarë ku në të gjitha këto takime kërkohet nxjerrja nga Ballkani të forcave të NATO-s dhe të dominimit amerikan duke e ditur se këto janë të vetmet forca që mund ta ndalin dhunën dhe eskalimin e konflikteve në rajon. Dhe absurdi bëhet më rrënqethës kur këta komunistë "shqiptarë" i përkulen me dinjitet ( nëse e kanë) vrasësit, barbarit, katilit....!
Por, nuk duhet harruar edhe diçka: disa faktorë të bashkësisë ndërkombëtare nuk janë të interesuar për paqën në rajon e më së pakti ata janë të inetersuar për një paqë në Kosovë. Ata Kosovën e duan si në momentet e paraluftës, të robëruar e të djegur duke u munduar të na zhveshin nga identiteti dhe njdjenja kombëtare. Prandaj ka ardhë momenti i fundit që ne si shqiptarë të bëjmë diç më tepër për veten tonë dhe kjartas të deklarohemi se a dom të jetojmë si njerz apo si shtazë!
Dihet se deri tani me vrasje e krim nuk ka arritur askush të bëhet hero. Heronjët janë ata që e luftojnë armikun e jo vllaun. Heronjë janë ata që shpëtojnë jetra fëmijësh e jo ata që vrasin fëmijë. Detonimet e bombave dhe tritolít nuk e kanë të kufizuar dhe programuar ken po e vrasin. Ajo pëlcet në masë dhe fare nuk e pyet askend se kush je e nga je. A pak na vranë të tjerë që edhe ne sot ta vrasim njëri tjetrin?
Dhe për këtë them se ne si shqiptarë duhet ta dimë cila është ajo dorë që po na vret!?
16.09.2006 - Gjermani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime të mëhershme Empty Golgota shqiptare ndër shekuj

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 05, 2009 6:43 pm




Shkrime të mëhershme U1_AgimGashi-3
Agim Gashi
GOLGOTA SHQIPTARE NDER SHEKUJ
Fotografi tmerri që flasin më shumë se një shekull
Nga Agim Gashi - Zemra Shqiptare Ekskluzive
Kur në vitin 1990 pas daljes nga burgu, vazhduan represaljet e policisë serbe mbi mua dhe familjen time, u detyrova ta lë Kosovën time. Pas qëndrimit disa mujor në Slloveni, kalova në Kroaci për ta vazhduar aktivitetin tim politik dhe muzikor. Kontaktet me njeriun shqiptar që ishte i bollshëm sidomos në Zagreb, dhe duke iu falenderuar çunave nga të cilët çdo ditë më dhuronin rrespekt dhe dashuri shqiptare, rashë në kontakt me një ish oficier rus që jetonte në Zagreb. Atë ditë më erdhën dy të rinjë në banesën time në fashatin Botinec e që ishte periferi e Zagrebit. Më treguan se e njofin një njeri që kishte fotografi të vjetra të masakrave të ushtrisë serbe bërë në Kosovë gjat luftrave ballkanike. Poashtu kisha fatin që të banoja sebashku me prof. Dr. Shaban Hashanin i cili ishte historian me përvojë të madhe. Biseduam dhe u dakorduam që sëbashku me çunat të lajmërojmë edhe prof. Dr. Zekiria Canen i cili ato ditë qëndronte në Zagreb, e që të gjithë sëbashku të shkojmë tek ish oficieri rus në një lagje të Zagrebit. U ngjitëm me ashensor në një nga katet e asaj ndërtese të lartë dhe kur u afruam tek apartmani i tij, para na doli një plak i kërrusur që na priti me një dashamirësi të jashtëzakonshme. Duke pirë kafet që na i solli nusja e djalit të tij ai e filloi bisedën: “Quhem Nikolla Kizem, na tha, dhe dikur moti isha këshilltar i ushtrisë dhe gjandarmërisë serbe për teritorin e Kosovës. Me vete mbaja një fotoaparat me detyrë që të bëja foto dhe ta lajmëroj Qeverinë ruse të asaj kohe për ngjarjet në Ballkan. Bëra shumë foto të ndryshme nga të cilat një pjesë i ruajta në albumin tim”. Pas një pauze të shkurtër, u ngrit dhe nga vitrina e tij nxori një album me shumë foto të vjetra. Ai ishte album që tregonte se sa gjaku i shqiptarit u derdh gjatë asaj kohe dhe në ato masakra serbe. E pagëzuam “Albumi i gjakut shqiptar”!
Derisa shiqonim albumin e rusit Kizem, rrënqethjet na e përshkonin trupin. Asnjëri nuk bënim vërr me gojë. Atmosferë e zymtë mbretëronte në banesën e rusit. Edhe më të zymtë u bëmë atëherë kur ai na e tregoi çmimin për çdo foto. Me ato para që kisha unë, mund ti blenim vetë katër foto. Çmimi ishte shumë i madh, por fotot kishin një vlerë për ne sa smundeshim ta paramendonim. Zgjodhëm katër foto, i pagova dhe dolëm me shpresë se do të gjenim para që të marrim akoma foto që dëshmojnë kjartë gjenocidin serb ndaj popullit shqiptar. Asnjëherë më më për mungesër mungesë parash nuk munda ta vizitoj pronarin e „Albumit të gjakut“!
Menjëherë shkova tek një fotograf dhe bëra nga dyqind kopje për çdo foto. Ia vura detyrë vedit që këto foto tua dërgoj të gjithë kryetarëve të shteteve të botës në mënyrë që ta ken të kjartë se çka hoqëm nën robërinë serbe. Letrën e parë me ato foto ia dërgova Franjo Tuxhmanit. E dyta ishte për Alia Izetbegoviqin.



Shkrime të mëhershme U2_Deshmia
Dëshmia e dërgesës për Dr. Franjo Tuxhmanin
Vlenë të theksohet se këto foto ia dhashë edhe gazetës “Dielli” që dilte aso kohe në Zagreb. Për çudi askund nuk figuronte emri im. Që të ishte çudia edhe më e madhe, aty shkruante se këto fotografi i paska zbuluar “Dielli”! Më vonë kishte raste kur disa persona të pa ndërgjegjëshëm jo që i publikonin këto fotografi, por i ngritnin “nam” vedit duke u krekosur se këto fotografi i “kanë blerë tek Nikolla Kizemi në Zagreb”, duke e marrë historiatin ashtu siq ua kisha treguar. Në anën tjetër kishte edhe aso njerz që posa i shiqonin këto foto më akuzonin se gjoja i kam marrë nga UDB-ja për të provokuar. Nga sulmet që më bëhen nga disa marksist-leninist për shkak të bindjeve politike shkojnë aq larg sa mendja e njeriut është vështirë që ti përthekoj, duke mu kërcnuar edhe me likuidim. Këto akuza vinë mu nga ata njerz që dikur ishin në sherbime direkte apo edhe indirekte me strukturat e sistemit të atëhershëm por edhe UDB-në. Njerzit e tillë akoma janë aktiv.
Pas ardhjes sime në Gjermani, këto foto ua kam dërguar edhe shumë udhëheqësve shtetrorë të Evropës, si dhe Presidentit të Amerikës z. Bill Clinton. Bashkë me fotot shfrytzoja rastin që në ato aftësitë e mia tua shkruaj edhe nga një letër duke ua treguar të vërtetën mbi gjenocidin që kryente Serbia ndaj këtij populli liridashës. Letrën e Presidentit Clinton do tua paraqes ashtu siq e kam shkruar atëherë.
Origjinalet e këtyre fotografive i ruaj me një gjelozi të madhe. Kam menduar që një ditë do i dhuroj në Institutin e Historisë në Prishtinë.
DAS ALBANISCHE GOLGOTHA WÄHREND DER GESCHICHTE
Autor: Agim Gashi
Während das albanische Volk in Kosova wedwr die Möglichkeit hat,die Opfer des serbischen Massakers beizusetzen oder sie zu beweinen, schauen sich fast alle mit Gleichgültigk3eit den albanischen Holocaust an. Diese Beweise benötigen keinen Kommentar.
Kosova verblutet dem Jahre 1878. Die Metzger Serbienes wählten nie Mittel um das albanische Wesen zu vernichten. Mit den blutsaugendsten Methoden wie in der mittelalterlichen Inquisition, dauert noch heutzutage die slawische Barbarei an. Dieses Volk und dieser Boden ist von den serbischen Stiefeln ermüdet.
Die Garasaninus, Cubrilovics, Milics und Pecanacs sind durch die Milosevics, die Sesels,Arkans und Draskovics ersetzt wordwn. Die Schlange, die auf lateinisch serpe bedeutet, wechselt nur die Haut, aber nicht ihr Handwerk. Die Wetlt schaut dasjenige vom Jahre 1878, 1912, 1920, 1945, 1990, 1992,1997.
Der Blutsauger von Balkan, Milosevic, sendet Europa jeden Tag die entsetzlichsten Szenen, während das älteste Volk Europas,keine Möglichkeit hat ihre Opfer beizusetzennoch sie zu beweinen.Wie soll das Volk sie beweinen können, da um den Hals herum die serbische Schlange schlängelt.
Alle bleiben tatenlos und schaunen sich den albanischen Holokaust an.
Hunderte, Tausende von Kindern, Frauen und ältere Menschen in den Bergen, viele hunderte zerstörte Dörfer, Hunderte und Tausender Tote und Verwundete. Wiviel sollten noch getötet werden, um uns zu einigen?
In der Fortsetzung veröffentlichen wir einige Photos vergangener Massaker, welche von einem russischen Offizier, namens Nikolla Kizem mit Aufenthalt in Zagreb, der als Berater in der Gendarmerie und dem Militär des Königreichs Jugoslawiens gedient hat, gekauft sin. Die Originalpfotos befinden sich beim Autor dieses Schreibens.
Artikulli i botuar në „Rilindja“ më 25.08.1998 që ishte i përkthyer nga Donika Gërvalla
LETER E HAPUR ZOTIT PRESIDENTIT TE SHB-ve BILL CLINTONIT
SHUME I NDERUAR ZOTI PRESIDENT!



Shkrime të mëhershme U2_faqja
Faqja e fundit e letrës dërguar z. Bill Clinton
Jam një rapsod popullor shqiptar, dhe sipas traditës sonë, nuk është vonë për urime, andaj më lejoni që me gjithë zemër t´ua uroj fitorën e Juaj për President të SHBA-ve.
U urojmë edhe hapjen e muzeut të Hollakastës në vendin Tuaj të madh, liridashës dhe demokratik. Ndaj, si shqiptar në fillim të kësaj letre po e marr një thënje të Mary Edith Durhanit, ku si antropologe, piktore e historiane, qëndroi me vite të tëra në Ballkan, e ku para 70 vitesh tha: “Për popullin shqiptar fundi ende nuk ka ardhur”. Dhe ne mbijetuam edhe ato 70 vite të tmerrshme të robrimit, përjetuam Golgotën e parë botrore, Holokaustën gjithashtu të pare, për të mbetur nën thundrrën slave atëherë dhe sot.
Po mos të Ju nderonim shumë, nuk do të shkruanim, por, me anë të kësaj letre nuk do të mundemi t´ua shkruajmë të gjitha ato tmerre që përjetoi populli ynë shqiptar: nënshtrime, tradhëti, mizori…që me gjakëftohtësi dhe me brutalitetin e pa pare njerzor ushtroi serboslllavia për ta futë nën thundrrën e saj këtë skaj të Ballkanit, i cili edhe në kohët më të herëshme, por edhe sot është një vatër lufte dhe vend i pa shpresë e I mjerimit. Po të vinit ke ne, do ta gjeni një popull të mjerë që lufton për vatrën e tij, por, që ka shpresë se një ditë nën mbikqyrjen e Juasj do ti gëzoj të drejtat e tija legjitime, sepse këto tmerre, gënjeshtra e intriga që u gatuan dhe gatuhen me shekuj ndaj popullit shqiptar u bënë monotone dhe janë të thjeshta e vetëm slave.
Shumicës I është e njohur se populli shqiptar është populli më I madh I Ballkanit, por që vdekshmëria e foshnjeve tek shqiptarët e Kosovës dhe viseve tjera etnike është më e madhja në Evropë. Shkenctari françez Ami Boue vërtetoi se më 1838 numri i popullsisë serbe në Ballkan ishte 900.000 (nëntëqind mijë), ndërsa numri I populates shqiptare 1.600.000 (një milion e gjashtëqind mijë). Pra popullata shqiptare atëherë ishte më e madhe se e grekëve, por dy herë më e madhe se e serbëve.. Këto të dhëna tregojnë fare kjartë se sa I tmerrshëm ishte gjenocidi ndaj shqiptarëve që u zhvilluan me metoda më barbare e që shekulli XX dhe XXI nuk duhet dhe nuk është dashtë ti lejoj. Edhe e sotmja, si e kaluarja, është kaq e mjeruar sa që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Dhe ne shqiptarët u Urojmë nga zemra që mu në shtetin e Juaj demokratik u hap një nuze I Holokaustës çnjerzore që u zhvillua ndaj popullit izraelit. Një frigë të madhe për një muze të tillë e pati edhe humanisti dhe publicisti izraelit Leo Freundlich kur para se të filloj Lufta e pare Botrore, në të Hënen e Kërshëndellave të vitit 1913 në Vien ua dha mediumeve botrore librin dokumentar, “Akti i gjykuar”, dokumentin për “Golgotën shqiptare”, i cili bën fjalë për holokastin I cili ndodhi para 80 vitesh. Kjo hollokaustë për fat të keq ndodhë edhe sot ndaj popullit shqiptar të Kosovës, si dhe ndaj muslimanëve të Bosnës, ku aktori është po ai I para 80 viteve. Andaj holokaustën e pare te Evropës e filluan dhe e planifikuan serbët më 1912-13, dhe ku Leo Freundlich shkruan: „Për më pak se gjysmë viti ushtria serbe dhe bandat serbo-çetnike u egërsuan dhe kjo soldateskë çnjerzore bëri krime të pa para. Disa dhjetra mijëra njerz të pambrojtur u vranë, grate u dhunuan, pleqët e fëmijët u masakruan ndërsa mijëra fshatra me zjarrë u bënë rrafsh me tokë- e Evropa s´bëzan”.
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime të mëhershme Empty Re: Shkrime të mëhershme

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 05, 2009 6:45 pm

Këto ishin zhdukje kolektive Zoti President, por që fatkeqësisht janë edhe sot; gjërsa aktori I hollokaustës izraelite bnuk egziston më, ai I hollokaustës shqiptare vepron edhe sot, dhe para gjithë botës së shekullit XXI I kërcnohet edhe shtetit të Juaj demokratik e liridashës. Deri kur do ta lejon bota këtë tmerr?
Kur më 22 qershor të vitit 1912, ushtria serbe hyri në Prishtinë ajo më nuk u tërhoq kurrë, dhe, filloi pastrimin etnik të këtyre trojeve, gjë që ne jemi të bindur se poulli amerikan nuk e dashti kurre një robrim të popullit shqiptar. Nuk e don populli I Juaj as sot kur Ju po e udhëheqni, dhe një pastrim i sotëm etnik, nuk është asgjë tjetër pos realizim i Elaboratit të shovenistit të përbetuar serb Vaso Çubrilloviqit dhe I “nobelistit” Ivo Andriqit, që synonin pastrimin etnik të tërë Ballkanit dhe formimit të një shteti të madh serb. Serbia të drejtën për vetëvendosje nuk ia pranoi asnjë populli të Ballkanit e sidomos shqiptarëve, ku me hyrjen e ushtrisë së saj më 1912-13 në trojet shqiptare, e deri sot, zhduki nga faqja e dheut mbi 2 milion shqiptarë, duke vazhduar të zhdukë dhe shpërngulë nëpër fushat e Anadollit edhe 5 milion të tjerë, siq po synon të zhduki edhe 6 milion shqiptarë të sotëm..A nuk është kjo një hollokaustë e re? Dhe, përse sot bota hesht? Përse bota I ka armët e saja? Për ti përdorë vetëm kundër Irakut, apo vetëm për Somalinë?!!!! Pse nuk u shkrep ende asnjë plumb I botës paqëdashëse edhe në Ballkan? Mos vallë po pritni që të zhduket nga faqja e dheut popullata e Ballkanit dhe pastaj bota ta bën tërë Ballkanin Muze të Hollokaustit të shek. XXI?
Vallë, pse Ballkani e ka tretmanin si të ishte pjesë e teritorit të Hënës apo të ndonjë planeti tjetër? Ne shqiptarët dhe popujt tjerë të vegjël të Ballkanit mendojmë se edhe Ballkani është pjesë e Evropës dhe e Botës, ku në këtë teritor pos Ilirëve dhe Grekëve nuk jetonin popuj të tjerë. Atëherë kishim teritorin tonë, por ja që erdhën sllavët për të na vrarë, plaqkitë, dhe për të na e marrë plang e votër. E këta sllavë nuk ndryshuan kurrë në sjelljet e tyre barbare, dhe sot e gjithë ditën po këta sllavë merren me gënjeshtra, komlote e tradhëtira. Na e vodhën me dhunë çdo të drejtë kombëtare, lirinë, shtypin, radion e TV-në, na përzunë nga puna duke na vrarë e burgosin sot e gjithë ditën.
Sot, qindra e mijëra shqiptarë lëshuan trojet e tyre etnike për tu strehuara në Evropë, sepse janë të vetëdijshëm se janë para një hollokauste të re. Këtu dua të shprehem me një fjalë të vjetër shqiptare që kur malsoret e maleve shqiptare bisedonin me të huajin për rrethanat e Ballkanit, gjithëherë gjithëherë thonin: „Leri sllavët të lirë e do të shohësh a do të ketë vend për njeri tjetër. Këtë mbajeni mend mirë“!-shpreheshin ata. Andaj Zoti President, a e dini se sa afër sot në Ballkan rrinë shkëndija me barotin, sepse shqiptarët dhe serbët nuk kanë qenë e as nuk do të jenë kurrë vllëzër. Dhe kjo për Ballkanin është një tragjedi sepse shqiptarët kurrë nuk do të pajtohen me një robërim të tillë. Ne ishim të robëruar që nga vdekja e Skënderbeut, por të nënshtruar kurrë!
E ndoshta një ditë nga vendet e Evropës dhe të Amerikës do të hudhen miliona shqiptar në tokat e tyre etnike për një të drejtë legjitime. Ne mendojmë se e kemi edhe përkrahjen e Juaj dhe të popullit amerikan, por një gjë të tillë do ta bëjmë vetëm atëherë kur do të jenë shterrë kanalet e rrugëve të diplomacisë demokratike, sepse ne shqiptarët duam të bisedojmë edhe me armikun tonë, por të barabart e tolerancë, sepse jemi një popull që armikut si falim asgjë, por për këtë arsye mikut i falim çdo gjë. Luftën nuk e dëshirojmë sepse jemi të vetëdijshëm se bota e civilizuar din ti zgjedhë qështjet me kulturë njerzore, por çdo të bënit ju me një armik siq është i yni (dhe i gjithë botës). Të luftosh me trimin është trimëri, me barbarin është çmenduri, por barbarin duhet ta luftoj e tërë bota për humanitet. Sot bota demokratike duhet të jetë më energjike në çrrënjosjen e dhunimeve, helmimeve, vrasjeve masive, çnjerzimeve dhe çdo gjëje që është jashtë kulturës njerzore, e që po ndodhin para syve të Juaj dhe të botës.
Neve shqiptarëve na i helmuan edhe fëmijët në shkolla, ku ushtria dhe policia serbosllave hodhi helmin nëpër mësonjëtoret tona, për të mbetur 7000 fëmijë pa familje të reja e trashëgimtar. A mos vallë që fëmijët e Ballkanit janë të gjykuar të jetojnë në këtë gjendje? Këtë barbarizëm të ushtrisë serbosllavo-malazeze, bota dhe Ju zoti President duhet ta ndalni, sepse keni forcën por e keni edhe arsyen. Pa zgjedhjen e drejtë të qështjes shqiptare ne jemi të bindur se nuk do të zgjidhet as kriza ballkanike.
Ju përshëndes Zoti President, duke Ju dëshiruar Juve dhe popullit të Juaj lumturi, prosperitet dhe jetë të gjatë. Ndërsa Muzeu i Hollokaustës le të jetë mësimi i fundit për botën e civilizuar. Kësaj bote i takon edhe populli liridashës shqiptar.
Agim Gashi
rapsod popullor shqiptar
28 prill 1993,
Gjermani





Shkrime të mëhershme U2_banda
Banda e Miliq Kërstes me shqiptarë të zënë rob, të vrarë e të plagosur. Pas fotografimit të gjithë likuidohen.


Shkrime të mëhershme U2_HazirKuka
Hazir Kuka i prerë në fyt. Gjëra të tilla serbët bënë edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë


Shkrime të mëhershme U2_Ushtria
Ushtria franceze bën varrimin e viktimave të gjenocidit më 1917. Katolik e mysliman varrosen sëbashku sepse para se të ishin fetar, ata ishin shqiptarë.


Shkrime të mëhershme U2_KadriRaka
Kadri Raka me plumb në zemër. Pastaj i lidhur me shokën e tij për një dyrek në qoshin e shtëpisë, ku qëndroi një javë. Gjatë gjithë asaj kohe duhej që familjarët e tij ta shikonin me orë të tëra. Këtë mund ta bën vetë dora sllavo-karpatiane.
Ndersa sipas variantit te nje kacanikasi: Ky eshte Shaqir Kuka nga fshati Kukaj afer Kaçanikut. Ishte ushtar ne ushtrine serbe dhe pasi dezerton ai rrinte i fshehur. Ishte njeri i zoti, 2 m i gjate. Nje nate e zane ne shtepine e tij sepse ishte percjellur nga hafijet (spiunet). E qesin para xhamise tek nje shelne dhe te Ura e Konakut dhe ne menyre publike e pushkatojne ne prani te familjes dhe farefisit. Pas ketij akti makaber ata e lidhin me shoken e tij per dyreku tek shtepia e tij dhe ashtu e lene per nje jave te tere.


Shkrime të mëhershme U2_artikulli
Artikulli në gjuhën gjermane i botuar në gazetën „Rilindja“ më 25.08.1998


Shkrime të mëhershme U2_artikulli2
Artikulli në gjuhën gjermane i botuar në gazetën „Rilindja“ më 25.08.1998
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime të mëhershme Empty Re: Shkrime të mëhershme

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 05, 2009 6:54 pm

Ata janë gjallë
Nga Agim Gashi



Shkrime të mëhershme U1_AgimGashi-3
Agim Gashi
U bënë tetë vjet nga rënja heroike e Komandantit Legjendar Adem Jasharit. Simbolika e tij sot zë një vend me rëndësi në prizmin e institucioneve shtetërore, bile edhe pse mos të themi se zë njërin ndër vedet më të rëndësishme e më të mëdha në historinë tonë kombëtare. Kosova sot është krenare me heroizmin e madh të familjes së Kryekomandantit Legjendar Adem Jasharit. Sepse, ata u bënë kurban të çështjes madhore kombëtare,qëndruan si burrat jo vetëm ata, por edhe fëmijët e gratë e fisit. Ademi, Hamza e Mixha Shaban me nipa e mbesa mbajtën frontin e luftës me Serbinë tri ditë e tri netë të gjata.
Dihet mirëfilli se familja Jashari nga Prekazi ka hyrë në analet e historisë sonë kombtare.Jasharajt jane krenaria e jone kombëtare.Por është krenari kombëtare kur përmendet emri i familjes së Komandantit Legjendar Adem Jasharit.Gjaku i derdhur i familjes Jasharaj, si dhe i gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, nuk do të harrohet kurrë.
Breza të tërë që vijnë pas nesh do të kenë mundësi të mësojnë për heroizmin e thellë dhe luftën heroikeqë bënë Jasharajt për çlirimin definitiv të Kosovës. Sot,të gjithë ata që ranë në alltarin e lirisë kanë hyrë në historinë tonë kombëtare. Jasharajt janë ata që shkrepën pushkën e parë për lirinë e Kosovës. Andaj Jasharajt janë krenaria e shtetit të Kosovës, dhe si të tillë, ata u takojnë të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë ata, pa marre parasysh se cilit subjekt politik i takojnë, e që për synim kanë pavarsinë e Kosovës.Prandaj, sot në pesëvjetorin e rënnies së Komandantit legjendar Adem Jashari, kryevepra dhe idealet e Komandantit Legjendar Adem Jasharit ka hyrë në faqet më të ndritshme të historisë sonë më të re. Populli shqiptar i Kosovës e ka obligim të të bëjë çdo gjë për familjen Jasharaj, sepse Jasharajt me veprën e tyre shkuan në pavdekësi. Jasharajt luftuan me plot zemër për çlirimin e Kosovës nga thundrra serbe.Emri i tyre sot dëgjohet kudo. Jasharajt nuk jane vetëm, ata sot pranë i kane të gjithë shqiptarët kudo që gjenden, andaj edhe neve këtu. Jasharaj jane krenaria e kombit tonë.
Lufta heroike e Jasharajve tetë vjet më parë bëri kthesa të mëdha në historinë e shqiptarëve të Kosovës. U flijuan 22 antarë të familjes për Kosovën e lirë dhe të pavaruar. Komandant Adem Jashari nuk ka vdekur, ai është gjallë. Eshtë gjallë, sepse i vuri themelet e para një Ushtrie Clirimtare të Kosovës, ndërsa UÇK-ja së bashku me Adem Jasharin dhe popullin shqiptar janë në të gjitha pjesët e Kosovës. Sot të gjithë shqiptarët e Kosovës përkulen para veprës së Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jasharit. Qëllimi dhe ideali i vetëm i Komandanti Legjendar Adem Jasharit ishte Kosova e lirë, demokratike dhe e pa varur dhe që shqiptarët gjithmonë të jenë të bashkuar dhe të gjithë të flasin me një gjuhë të përbashket. (Këtë e ceku fare kjart edhe djali i Hamzë Jasharit ne manifestimin qendror ne sallen e studentëve.) Pra, për veprën dhe heroizmin e madh të familjes Jasharaj sot dinë të gjithë shqiptarët e Kosovës, kudo që jetojnë. Shqiptarët e Kosovës asnjëherë nuk i lënë vetëm Jasharajt. Në familjen Jasharaj, por edhe në të gjitha familjet shqiptare, dhashtë zoti e të lindin fëmijë si Ademi e Hamza, si xha Shabani e shumë e shumë trima e trimëresha të Kosovës, që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Tetë vjet më parë, nga forca të egra, ishte sulmuar atëbotë për të satën herë shtëpia e Komandantit tonë Legjendar Adem Jasharit. Atëbotë Shaban Jashari, Adem Jashari, Hamëz Jashari i treguan okupatorit serb se shqiptarët e Kosovës do ta mbrojnë pragun e shtëpisë së tyre deri në fund.
Dhe ja tash, tetë vjet më pas, e tërë Kosova e kujton këtë ditë të lavdishme të epopese së UÇK-së, pasi që Jasharajt qendronin në krye të saj. Jasharajt ishin unikë dhe të vendosur se shpejtë do të vijë dita e çlirimit definitiv të Kosovës. Dhe, ajo sot është e lirë. Sot, familja Jashari nuk i ka 22 antarët e saj të familjes që ranë për lirinë e Kosovës, por ka atdhedashurinë dhe krenarinë e saj kombëtare për Kosovën shtet të pavarur, sepse, ata dhane bijt e bijat e tyre më të mirë për këtë ditë e mbi të gjitha për Kosovën e pavarur.Jasharajt sot kanë vend nderi në historinë tonë kombëtare. Emri i tyre sot përmendet në tërë botën. Vepra dhe ideali i Jasharajve sot është udherrëfim për të gjithë ata që e duan Kosovën e lirë dhe të pavarur.
Pikrisht tetë vjet më parë forcat e okuparorit serb të armatosura deri në dhëmbë e kishin rrethuar shtëpinë e Shaban Jasharit me te vetmin qëllim që ta shfarosnin familjen Jasharaj. Mirëpo djemt e Shabanit:Ademi e Hamza dhe antarët e familjes Jashari nuk e lëshuan dot vatrën e tyre shekullore. Eshtë Adem Jashari që me bijt e bijat më të mira të këtij populli formoi Ushtrine Clirimtare të Kosovës,forcë ushtarake kjo që ia ktheu pushkën okuparorit qindvjeqar serb.Familja Jashari sakrifikoi gjithçka për Kosovën e lirë dhe të pavarur. Kjo familje i dha 22 anëtarë për këtë tokë të shenjtë që tashmë është e lirë dhe mëton nga realizimi i plotë i pavarsisë së Kosovës. Sot familja Jashari është krenari e kombit shqiptar. Sot Jasharajt janë emër që dëgjohet e rrespektohet gjithëkund, aty ku flitet e punohet shqip. Prekazi legjendar dhe Kosova e lirë sot mburren me heroizmin e thellë që tregoi familja Jashari në luftën kundër okupatorit serb që gjithmonë ishte e sigurt se një ditë të afërme do të vijë liria e jonë e shumëpritur. Familja Jashari nuk është asnjëherë vetëm. Atë e vizitojnë sot shqiptarët anë e kënd botës. Jasharajt janë kapitull në vete në historinë tonë më të re. Jasharajt rrespsektohen kudo dhe rrespektohen kurdo. Ata janë prap aty, ne Prekaz. Aty ku filloi pushka e pare për lirinë e Kosovës. Aty ku Adem Jashari shkrepi plumbat e parë për pavarsine dhe lirinë e Kosovës.Sot në Prekazin legjendar, në Prekazin e mbuluar me kurora lulesh në dheun e lirë të Kosovës, Trupi i pa jetë i Komandantit Legjendar Adem Jasharit prehet i qetë së bashku me trupin e pajetë të babait të tij Shabanit, vëllait Hamzës, fëmijve të tij, të shoqës, të kusherinjëve, të mbesave e nipave. Mirpo Jasharajt nuk janë vetëm. Ata kanë për rreth të gjithë shqiptarët e Kosovës. Ata janë gjallë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime të mëhershme Empty Re: Shkrime të mëhershme

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 07, 2009 2:58 am


Shkrime të mëhershme U1_PerparimGashi1
Përparim Gashi në vlugun e lojës
PORTRETE SPORTISTËSH SHQIPTARË NË DIASPORË
Edhe në sport tregohet atdhetaria
Shkruan: Agim Gashi


Përparim Gashi nga fshati Okllap i Lypjanit, si shum shqiptar erdhi në Gjermani në vitin 1993. Ky djal thatik e i gjatë atëbotë nuk e dinte se në moshën 21 vjeçare do të bëhej një idol për qytetin e Bajreuth-it, e as që i shkonte mendja se në ndeshjet futbollistike të ligës OBERBECIRX të Bajernit, stadiumet do të buqisnin me emrin e tij dhe të simpatizuesve të tij.
Kjo u bë realitet dhe sot me të vërtetë Përparimi është i lumtur sepse siç thot edhe vet: „nuk ka më lumturi se në ndeshjet e tilla i tërë një stadium përmend emrin e një shqiptari. Në të vërtetë unë nuk jam akoma si Rraklli, Vokrri, Lala etj. por synoj të bëhem dhe do ta arrij, sepse vullnetin dhe shëndetin i kam të mjaftuar“. Përparimi sot luan për ekipin SPVVG Bajreuth që është në ligën e Bajernit, dhe atë që nga viti 1996. Ai me krenari mban numrin 11-të, sepse për çdo sezonë 17 deri në 20-të herë tund rrjetën e kundërshtarëve. Për këtë me plot meritë disa vjet radhazi u shpall sulmuesi më i mirë i ligës në fjalë. Përparimi ka lëvizje elastike, driblues i mrekullueshëm por mbi të gjitha dispnon me teknikën fenomenale të gjuajtjes në portën e kundërshtarit. „Mundohem ta kopjoj Fadil Vokrrin”- thot ai, “dhe do të bëhem si Fadili“- buzqesh me bindje Përparim Gashi. Deri më
Shkrime të mëhershme U1_PerparimGashi2
Gjithmonë vigjilent se kend e ka mbrapa – Përparim Gashi
tani sulmuesi shqiptar ka pasë oferta të shumta për ta ndërruar ekipin, por këtë nuk e ka bërë meqenëse është mësuar me Bayreuth-in dhe Bayrethasit, ndersa udhëheqja e këtij klubi nuk do të pranonte që të mbesin pa Përparimin. „Jam mësuar me ovacionet e këtij publiku të mrekulluar“- na thotë për www.zemrashqiptare.net djaloshi i cili e fitoi dashurinë dhe rrespektin e qytetarëve të kësaj ane. „Unë ndjehem krenar kur dëgjoj emrin tim: Pimi,Pimi! Ose edhe Pimi Albania. Me këto ovacione unë ndjehem si ta mbaja Kosovën në duar dhe atëherë jam më i rrezikshëm, ndërsa rrjeta e kundërshtarit tundet si të ishte një rrjetë marimange”- krenohet çuni sulmues kosovar.
Përparimi rregullisht lexon shqip në faqet e internetit por në “zemrën shqiptare” është më i rregullt. Për këtë faqe gjithëkombtare ka fjalët më të mira dhe falenderon për kontributin në afirmimin e sportit shqiptar në diasporë. Përshëndet përzemërsisht të gjithë bashkatdhetarët tanë në diasporë dhe kudo që janë, duke i porositur të gjithë të rinjët që të merren me sport e në veqanti me
Shkrime të mëhershme U1_logo
Shenja e Klubit Futbollistik ku luan shqiptari Përparim Gashi
futbollin.”Sporti është edhe ilaç kundër smundjeve të vartësisë siç janë, alkooli, duhani dhe mjetet narkotike. Futbolli, është si lënda e matematikës. Hap pas hapi, në garë me kohën, i lenë gjurmet e veta që na sjellin knaqësi dhe krenai”- përfundon Përparim Gashi i cili me këtë rast përshëndet stafin e Web-Faqës www.zemrashqiptare.net . U ndamë nga ky djalosh duke i uruar suksese edhe më të mëdha e njëherit duke i dëshiruar të e arrijë atë që është duke e synuar. Me kësi djel krenohet Kosova.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime të mëhershme Empty Re: Shkrime të mëhershme

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi