Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NDAHET NGA JETA ARTISTI I MADH I HUMORIT - SKËNDER SALLAKU

Shko poshtë

NDAHET NGA JETA ARTISTI I MADH I HUMORIT - SKËNDER SALLAKU Empty NDAHET NGA JETA ARTISTI I MADH I HUMORIT - SKËNDER SALLAKU

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 11, 2014 6:00 pm

NDAHET NGA JETA ARTISTI I MADH I HUMORIT - SKËNDER SALLAKU

News24 maratonë intervistash me artistët, miq të Skënder Sallakut




NDAHET NGA JETA ARTISTI I MADH I HUMORIT - SKËNDER SALLAKU U2_ss4
TIRANË - Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare një prej ikona të humorit, z Skënder Sallaku. I konsideruar si një prej ikonave të humorit shqiptar, aktor Sallaku vuante kohët e fundit nga një sëmundje e rëndë. Në 10 ditët e fundit gjendja e tij shëndetësore u rëndua së tepërmi. Branda këtij harku kohor ai kreu 3 ndërhyrje kirurgjikale.

Aktori i humorit mbylli sytë në zbardhje të ditës së martë, sot më 11 Shkurt.

Skënder Sallaku lindi në Tiranë më 25 janar 1935, dhe është konsideruar si një nga aktorët tanë të humorit me skece dhe parodi të ndryshme ai e ka bërë publikun shqiptar të qeshë me shpirt.

Aktori është nderuar dhe me titullin e lartë ‘Artist i Popullit’.

Sallaku, njihet dhe si ish-kampion kombëtar në mundjen klasike. Ka mbaruar Institutin e Lartë të Kulturës Fizike "Vojo Kushi" dhe ka kryer një kualifikim një vjeçar në Kinë, pranë cirkut të Pekinit. Fillimisht filloi punë si profesionist në Estradën e Kufirit, më pas si klloun akrobatik në cirk, duke dhënë një kontribut të papërsëritshëm në ecurinë e këtij profili sa të vështirë aq edhe të bukur. 

NDAHET NGA JETA ARTISTI I MADH I HUMORIT - SKËNDER SALLAKU U2_ss2
News24 maratonë intervistash me artistët, miq të Skënder Sallakut

Tinka Kurti: Një humbje e madhe. Unë isha dje në spital dhe takova familjen. Ai do kryente një operacion tjetër. Isha në merak, i thashë vajzës së tij të më telefononte, të më njoftonte mbi cdo të re. Gjithë natën kam qenë në siklet dhe ndjeva një dhimbje të madhe teksa mësova humbjen e madhe.

Margarita Xhepa: Nuk na ishte shuar ende dhimbja nga humbja e Vace Zelës, tani dhe aktori i shkëlqyer, i dimensioneve të mëdha. Kishte një humor që i buronte natyrshëm. I qëndiste rolet me mimikën e tij shprehëse. Kishte karakteristika të vecanta, zëri i tij karakteristik, shquhej për spontanitetin. Aktor i mençur që e dashuronte artin dhe punonte me thjeshtësi.
E takova para një muaji në Librazhd në një event dhe ishte i lumtur. Ai kishte fituar respektin e madh të popullit dhe këtë e shprehte dhe ia shprehnin vazhdimisht.

Veli Rada: E kujtoj Sallakun ku së bashku me Vasillaq Vangjelin e paharruar i kam takuar dhe i kam njohur. Ishte aq korrekt, vinte i pari ulej në tryezën e punës dhe ngrihej i fundit. Një ndër artistët më korrekte, i pari kloun në Shqipëri. Një plastikë të tillë si ai, i paarritshëm. Në turet që kemi bërë jashtë vendit ai pëlqehej kaq shumë. Një tifoz i Tiranës, si tiranas autokton donte që Tirana e tij të ishte e para. Iku me peng që Tirana nuk e kënaqi si duhet këtë sezon.

Gëzim Kruja: E kam pas shok, para 5 muajsh kemi dhënë një shfaqje në Durrësi. Artist i madh nuk i vjen më Shqipërisë, dac parodist, dac kloun, akrobat. Duhen romane të flasësh për Skënder Sallakun. Aq i thjeshtë, ndaj populli e deshi se populli do të thjeshtën.
NDAHET NGA JETA ARTISTI I MADH I HUMORIT - SKËNDER SALLAKU U2_ss6
Rezarta Reci: Nisëm një miqësi teksa pija një filxhan caji që zgjati 3 orë. Dëshiroja ti bëja një intervistë dhe kam qeshur pa fund si kurrë në jetën e tij. Aktor i mrekullueshëm dhe vetëm me mimikën që kishte të shkaktonte gaz, por ndërkaq një njeri që përlotej me ngjarje tragjike. Miku im i mirë, takimi i fundit ka qenë një ditë para ditëlindjes së tij. Më 24 Janar, e kisha planifikuar për ditëlindjen e tij ‘Arratinë e Peshkut të Kuq”. Ishte nga ata artistë që ka ikur pa pengje, sepse nuk i ka munguar vlerësimi, kujdesi nga shteti, por dashuria e artdashësve. Do na mungojë të gjithëve.
NDAHET NGA JETA ARTISTI I MADH I HUMORIT - SKËNDER SALLAKU U2_ss
Muharrem Hoxha: Vit i poshtër, po na ikin artistët. Para dy javësh fola në telefon, dhe i thashë po bën ditëlindjen e nuk jam unë aty. ‘Hë tha s’ka problem se 79 vjec po bëj’. U shpreh ngushëllime familjes, nipërve dhe mbesave. Një aktor kaq popullor, kaq i madh.

Fadil Hasa: Herën e fundit që e takova, ishim në Durrës. Si e mbaj mend. Kur thoshte që do tregoj një gjë, ne e lusnim ta tregonte se e dinim që nuk do e përsëriste më atë histori. Skënderi u ka dhënë bukë popullit kur ishte i uritur, i varfër, ai i ushqeu me humorin e tij. Familja Sallaku humbi një njeri të jashtëzakonshëm.
Nuk besoj se ka një brengë besoj, ai i ka marrë stimujt moralë, dhe pension special, ka marrë vazhdimisht respekt dhe është nderuar dhe vlerësuar, por sidomos nga populli. U shkëput një yll tjetër i artit sot. 

Sulejman Dibra: Estrada pati humbje të madhe, Njeriu i parë që i dha jetë estradës, humorin me të shëndetshëm dhe populli do e kujtojë për humorin e tij të madh dhe të shëndetshëm. Ai e donte dhe e ruante humorin. I pari njeri që thirrej në gëzime, ishte Skënder Sallaku. E donin njerëzit dhe sa e respektonin dhe kjo sepse kishte zemër të madhe. E njihnin nga të miturit dhe deri tek moshat e mëdha sepse ai bënte humor për të gjithë.
NDAHET NGA JETA ARTISTI I MADH I HUMORIT - SKËNDER SALLAKU U2_ss3
Politika

Edi Rama: Lajm i trishtueshëm vdekja e Skënder Sallakut, humoristit popullor që në kohe të zymta bëri të qeshin pleq e fëmijë! Ngushëllime familjes.

Lulzim Basha: Ndarja nga jeta e legjendës së humorit tiranas Skënder Sallaku më trishtoi pa mase. Pak jave më pare u takuam në Bashki. Përcillte si gjithmonë po atë humor dhe optimizëm që e shoqëronte emrin dhe praninë e tij prej dekadash. Skënder Sallaku ishte një nga artistët më të dashur për cdo qytetar të këtij vendi pavarësisht moshës. Ngushëllime familjes, miqve dhe artdashësve të tij të shumtë.
NDAHET NGA JETA ARTISTI I MADH I HUMORIT - SKËNDER SALLAKU U2_ss7
Prefekti i Qarkut Tirane, z. Sadi Vorpsi: Sot, Tirana shënon 94-vjetorin e shpalljes kryeqytet. Por kjo ditë bëhet më e varfër për të gjithë kur mësojmë se ikona e artit kryeqytetas, Skënder Sallaku, nuk do të jetë më fizikisht me ne. Ngushëllime familjes për njeriun e tyre të dashur, i cili i dha Tiranës shembullin më të mirë në aktrim, cirk e më gjerë. Respekte përjetë "Artistit të Popullit" që i dha shumë vendit dhe mori pak prej tij.
NDAHET NGA JETA ARTISTI I MADH I HUMORIT - SKËNDER SALLAKU U2_ss5
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi