Ndahet nga jeta Artisti i Meriuar Sali Mani
Faqja 1 e 1

Beqir Sina
DETROIT ( BOTA SOT) - Në moshën 65 vjeçe, pas një sëmundje të rëndë, u nda nga jeta në Detroit, artisti i merituar Sali Mani.
Në orët e para të mëngjesit të së martës, ditën e parafundit të vitit që lamë pas, më 29 dhjetor 2009, pas një sëmundjeje të rëndë vdiq në spitalin qendror të Detroitit, artisti i merituar Sali Mani.
Sali Mani është operuar në këtë spital prej një sëmundjeje të rëndë në kokë.Megjithë përpjekjet e mjekëve, ai u nda nga jeta në moshën 65 vjeçe, duke lënë në hidhërim bashkëshorten dhe fëmijët.
Kultura shqiptare ka humbur artistin, Malësia e Madhe rapsodin, shokët dhe miqtë e Saliut njeriun e mirë dhe familja të dashurin e zemrës.
Një koleg i tij kujton: "Në një takim që kisha me artistin e madh e të merituar Sali Mani, më tha se këto dy këngë: "Oj Kosovë hej tungjatjeta" si dhe këngën "Moj e mira e bregut Cemit" i thura për mes natës në hotelin Grand Prishtina", për arsye se programi m`u ndalua ta këndoja ashtu si e kisha përgaditur më heret, e dihet pse asaj kohe ndodhnin kësi gjërash”....
Një tjetër koleg kujton në të njëjtin forum: "Sali Mani ka qenë këngëtar i mrekullueshëm. Ai me këngët e tij i ngrinte zemrat peshë në Kosovën e atyre viteve. Me vargjet e këngëve ai ua shtonte dashurinë për Shqipërinë, për atdheun, për kombin tonë.
Vdekja e tij u bë më e dhembshme pasi rapsodi i shquar vjetëve të fundit ka qenë në kërkim të djalit të humbur që nga 26 apo 27 qershor 2004. Djali i tij quhet Sfaelt Sali Mani nga Kopliku i Malësisë së Madhe.
Arkivoli me trupin e Artistit të Merituar Sali Mani do të varroset në Malësi të Madhe.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
NDAHET NGA JETA SALI MANI
NDAHET NGA JETA SALI
MANI
Pas nje semundje të rëndë
,ndahet nga jeta rapsodi i nohur,artisi i merituar Sali Mani. Kishte më se një
muaj që luftonte me vdekjen në njërin prej spitaleve më të njohura të
Detroitit.Ndonëse deri në castet e fundit ai fliste per projekte dhe ëndërra që
mendonte t’i realizonte,vdekja si gjithnje e pabese ndau nga familja dhe të afërmit
shokun dhe mikun tonë të paharruar.
Sali Mani lindi ne Koplik te
Malesise se Madhe ne vitin 1945. Që në moshë të re ,i frymëzuar nga traditat folklorike të zonës,Saliu
filloi të përcillte me lahutë eposin e kreshnikëve.Zeri i tij terhoqi vëmendjen
e malësorëve të cilët e inkurajuan këngëtarin e ri që të ishte i pranishëm dhe
shumë i kerkuar ne dasma t e gëzimet e tyre. Udheve të artit dhe të këngës do të
ecte Sali Mani gjithe jeten e tij, deri ne frymen e fundit.(vetem dy muaj para
se te nderronte jete,promovoi kengen e fundit:”Ku je mor djale”)Shume shpejt emri
i Saliut i kaloi kufijtë e Malesië dhe të Shkodrës,madje edhe të Atdheut.Ai u bë
nje nder rapsodet me te degjuar ne mbarë trojet shqiptare. Duhet theksuar se ai
nuk ishte thjesht rapsod i lindur dhe qe mesoi te luante disa instrumenta
muzikore,por ishte nje muzikant i edukuar i cili krijonte,kompozonte dhe
interpretonte,cilesi te cilat i perfeksionoi gjate gjithë veprimtarisë së tij
mbi 50-vjecare.Disa breza këngëtarësh jo vetëm e njohën Salën,por mësuan nga përvoja
e tij dhe shumë prej tyre interpretuan pjesë te krijimtarisë së tij. Ai be
percjelles i traditave me te mira folklorike te Malesise dhe te trevave veriore
te vendit.Zëri i tij karakteristik
ngjante të ishte binjak me jehonën që përcjellin bjeshkët e Kelmendit,të
cilave u këndoi me aq pathos,kishte gurgullimën e lumit të Cemit,brigjeve te të
cilit shëtiti muza e këngëtarit poet. Derisa mbylli syte Sali Mani u bë simbol i
këngës popullore rapsodike. Mbi 100 këngë mbajnë autorësinë e tij ,ku mjaft
prej tyre tashmë kanë zënë vend ne thesarin e krijimtarisë popullore shqiptare.
Mjafton te pëmendim këngët: “Moj e mira nga Gjakova”,Moj Kosovë mirese të
gjeta”,”Moj e mira bregut te Cemit: etj. Per më shumë se 30 vjet Sali Mani ishe
në krye të grupeve folklorike të Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe.Në të gjitha
festivalet ai dhe grupet që ai drejtonte fituan cmime dhe mbi të gjitha
admirimin e publikut te gjërë shqiptar.Kënga e Sali Manit do te conte peshë
zemrat e bashkatdhetarëve ne Kosove,Maqedoni,Malësi dhe jashtë kufijve etnikë
shqiptar. Ai do të bënte pjesë në ansamblet që përfaqësuan Shqipërinë në skenat
nderkombëtare. Zeri dhe telat e ciftelisë së tij,që nuk iu nda deri në frymën e
fundit, do të jëhonin në Gjermani,Zvicer,France,Egjypt,Amerikë etj. Për
kontributin e tij në kulturë dhe në art atij iu dha tiulli i lartë “Artist i
Merituar” Vitet pas ndryshimeve demokratike sollën ndryshime edhe ne jetën e
artistit.Ai sëbashku me familjen e tij iu bashkua vargut të gjatë të zogjve
shtegëtarë ne kërkim të një jete më të mirë,duke u përplasur me vështirësi të
reja dhe të papritura që do të linin jo pak gjurmë në jeten e tij madje edhe nw
krimtari. Gjithësesi ai për asnjë cast nuk iu nda skenës. Duke jetuar mes
bashkatdhetarëvë në Detroit për më shumë se dhjete vitë,Saliu organizoi dhe
drejtoi mjaft veprimtari e koncerte,ku në përgjithësi përcillej malli dhe
dashuria e thellë për Atdheun. Sali Mani dëshmoi se ishte edhe një poet i mirëfilltë
duke lënë të botuar dy libra “Malli për malet” dhe “Si ikin vitet”,në të cilët
përvec teksteve të këngëve ka mjaft poezi dhe vjersha rapsodike që deshmojne për
vlerat e shumëfishta të autorit. Sëmunda e paritur do ti ndërpristë endërrat e
tij për veprimtari te reja. Tanimë odave
dhe sofrave malësore do t’u mungojë këngëtari i dashur ,ne skenat e festivaleve
do të mungoje rapsodi me zërin-jehone.Me ndarjen nga jeta të Sali Manit familja
dhe të afërmit humb. njeriun e shtrenjte,shokët,miqte,mikun më të mirë dhe
artistët kolegun e nderuar. Pas nderimeve që iu bënë nga bashkathetarët në
Detroit,trupi i tij pritet të përcillet për në Atdhe ,atje ku edhe artisti dëshironte
t’i preheshin eshtrat.
ZEF LLESHI
Detroit, Janar 2010

Similar topics
» NDAHET NGA JETA ARTISTI I MADH I HUMORIT - SKËNDER SALLAKU
» Rush Dragu: ''Artisti i Merituar'', rapsodi Sali Mani në kërkim të djalit të humbur (+ Video
» Ndahet nga jeta piktorja Safo Marko
» Ndahet nga jeta koreografi Agron Aliaj
» Ndahet nga jeta shahisti Ilir Karkanaqe

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi