AVDYL GËRVALLA:Halle të tjera
Faqja 1 e 1
AVDYL GËRVALLA:Halle të tjera
AVDYL GËRVALLA:Halle të tjera
… ndoshta ai e ka parë ndryshimin e gjendjes tash pas demonstratave të studentëve para rektoratit, kundër rektorit… se janë çue peshë azem vllasat me gjithë udb-ashët, së bashku me tezakët e tyre, dhe do të bëjnë demonstrata kundër qeverisë… dhe ndoshta pikërisht ata e rrëzojnë qeverinë, pasi që s’po don isa mustafa ta rrëzojë në rrugë institucionale… se azem vllasave do t’ju ndihmojnë edhe disa parti e ojq të tjera…
Pardje, një ditë para festës së Shën Valentinit, ditës së të dashuruarve, kanali televiziv euronews, sikur deshi këtë festë t’ia uronte, madje një ditë përpara, edhe kryeministrit të Kosovës* hashim thaqit. Siç duket prej atmosferës së festës hashimi gati u trullos… dhe u zu në flagrancë… pra si me pelë për dore… duke folur sinqerisht, për pjesëmarrjen e tij në luftë.
Ndoshta hashimi ka deklaruar se ka qenë në vijën e parë të luftës, por përkthyesi, i cili ka mundur t’ia ketë edhe inat ia paska përkthyer deklaratën gabimisht, e ka thënë pikërisht atë që nuk është dashur ta thotë.
Mua më shumë ma merr mendja se ka vënë në pozita të këqia kanalin Euronews me atë deklaratë… edhe ata ia fusin kot nganjëherë lajmeve… bash mirë ua bëri… përse shkuan aq larg?... po hashimi s’është i marrë t’iu thot: po kam qenë në vijen e parë të frontit.
Unë e them me bindje të plotë, jo 100% por dhjetë mi për qind, se ai ka qenë në vijë të parë aty, i ulur, në autobusin e edi ramës, edhe kësaj radhe më 11 janar të këtij viti në Prizren. Shoferi dhe konduktori nuk numërohen… pra shoferi, më duket se ishte ministër i doganave… konduktori ishte edi rama… pastaj në rendin e parë ishte ulur hashim thaçi me nja katër ministra tjerë, dy serb e dy turqi.
Ndoshta hashim thaçi ka patur tjetër hall, një zot e di se si ndryshojnë kohët e punët në ballkanin e trazuar… ndoshta ai e ka parë ndryshimin e gjendjes tash pas demonstratave të studentëve para rektoratit, kundër rektorit… se janë çue peshë azem vllasat me gjithë udb-ashët, së bashku me tezakët e tyre, dhe do të bëjnë demonstrata kundër qeverisë… dhe ndoshta pikërisht ata e rrëzojnë qeverinë, pasi që s’po do isa mustafa ta rrëzojë në rrugë institucionale… se azem vllasave do t’ju ndihmojnë edhe disa parti e ojq të tjera… e para se të bëhen të gjitha ato demonstrata të vazhdueshme dhe të pandalshme, natën kur bajram rexhepi do t’i urdhërojë, për të nesërmen, policinë e Kosovës t’i vret nja 200 e ca studentë, aeroplani i hashimit veç do të ketë ateruar në Wien të Austrisë, nga ku do ta merr një destinacion tjetër, të panjohur… e demonstratat do t’i përcjellë, edhe të nesërmen, në lajmet e kanalit Euronews…
Një Zot e di se për ç’farë arsyeje e bëri këtë kamuflazh, ndoshta për t’ia njohur më lehtë kërkesën e azilit… kush e di?
Por unë prap i besoj atij varianti siç na ka thënë neve deri më sot se hashimi ka qenë në vijën e parë të frontit.
Ndoshta për anglezët më e rëndësishme është të jetë njeriu në vijën e pestë të luftës, do me thënë atje ku shkalla e rrezikshmërisë është më e larta… sepse edhe hashimi është i lartë me trup dhe sipas masave dhe logjikes angleze hashimi do të duhej të ishte i pari në vijen e pestë të luftës, gjë që ne shqiptarët pothuajse nuk e kuptojmë, ky është përshkallëzimi anglez i rrezikshmërisë… këtë u mundova t’ia shpjegoj edhe Zenës, një shokut tim, i cili në fund të bisedës gati se i ngatërroi të gjithat, pastaj tha se s’ka fjetur as natën e kaluar dhe se të nesërmen i duhet, pa çare, të shkoj herët në punë.
Ose, hashimi ka dashur të na shpjegojë neve shqiptarëve se ishte i pari, së bashku me drejtorinë e përgjithshme të UçK-së në Vlorë, pra më së afërmi, drejtpërdrejtë, në vijë ajrore me cepin e fanarit, pra të qytetit bregdetar Brindisi… sido që ta marrish, matematikisht apo gjeografikisht, ai ishte i pari në çdo mënyrë, sikur prej drejtimit Vlorë – Brindisi, ashtu edhe prej kësaj anës tjetër, kur e marrim rrugën detit me anije, prej Italie, destinacioni: Brindisi – Vlorë.
Edhe Zena, shoku jem ka qenë në luftë, mëzi i ka pas shpëtuar një mosmarrëveshjeje të vogël që i kishte ndodhur në fshatin e dajave të tij… ky i veshur me tesha të UçK-së, ata i thonin ti s’je UçK… katër ditë burg i ka pas mbajtur Zena i jem, me atë rast…
Mate si ta matish, ai prap del i pari, dhe në gjuhen shqipe: i pari është i pari dhe s’mund të jetë i dyti siç i ngatërrojnë njerëzit këto kuptime. Gati se u zura sërish në fjalë me Zenën, atë shokun tim, ngase ai pajtohej kur flitej se hashimi ishte i pari kur nisem prej Brindisit, se edhe Zena jeton në Gjenevë dhe ka udhëtuar nja katër herë nga Brindisi, por vetëm deri në Durrës…
Pastaj kur i flisja edhe për drejtorinë e përgjithshme, me zëvendës-komandantin, me zëdhënësin, me arkëtarin, gjashtë zëvendës-arkëtar, dhe 18 zëvendës-zëvendës arkëtar, aty thuajse çdo gjë i ngatërrohej. Dhe në fund më luti t’ia përsëris të gjithat nga e para.
Hymë në një kafe, e para se të kthehem në shtëpi, me Zenën folëm një bisedë krejt tjetër, rreth një dihtungu (prej gome) të kroit të banjos në bodrum, të cilën, siç më tha edhe Zena nuk e përdorin aq shpesh… sikur paraqitja e hashimit në Euronews të ishte një gjë e përditshme, s’u mërzit Zena, bash hiç, kurse unë u çudita nga ai qëndrim aq i ftohtë i tij…
gervalla@bluewin.ch
Gjenevë, më 15 shkurt 2014

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Avdyl Gërvalla:Krejt ndryshe
» Avdyl Gërvalla:“Projekt Plani i Qeverisë së Kosovo-me fus-notë për vitin 2023”
» Avdyl Gervalla:PETICION-NON BIS IN IDEM
» AVDYL GËRVALLA:GJERMANIA 49 : 47 KOSOVO*
» Avdyl Gërvalla:Vetëm ai dhe askush tjetër

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi