Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Avdyl Gërvalla:Krejt ndryshe

Shko poshtë

Avdyl Gërvalla:Krejt ndryshe Empty Avdyl Gërvalla:Krejt ndryshe

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 18, 2014 12:55 pm

Avdyl Gërvalla:Krejt ndryshe 10663372_722788757769655_1537516457_o-890x395
Avdyl Gërvalla:Krejt ndryshe

Avdyl Gërvalla:Krejt ndryshe 11HAJDARI

Vepra e paharruar e Heroit të Kombit Azem Hajdari fisnikëron çdo shqiptar. Kam patur nderin ta takoj një herë, gjatë dy orëve, në Stuttgart të Gjermanisë. Isha i bindur se Azemi ishte Trim e trimi me gjoks i shtyen bjeshkët.
Ai Trim po, madje Trim mbi Trimat, por bjeshkët nuk i shtyente me faren e vet. 

Kisha shumë përvoja të pakëndshme me një mori shqiptarësh nga Shqipëria, qëllimi i të cilëve ishte të flasin, pushkazi, pa e dëgjuar asnjëherë mendimin e bashkëbiseduesit, por vetëm fjalen që ua programonte truri, aty për aty.

Heroi Azem Hajdari ishte krejt ndryshe. 
E kishte të trashëguar rendin, aq të nevojshëm, të tradites, të besës, të disiplinës, të njerëzisë, të fjalës e bisedës.
Nuk iu besoja veshëve, as syve të mij.

Ishte një njohës i përkryer i ngjarjeve të hidhura të së kaluares sonë, të të gjitha trojeve të ndara me dhunë të Shqipërisë. 

Shqetësimi i Tij vërehej, ndjehej. 

E çmonte tej mase rreshtimin pas Prijësit të mençur Dr. Ibrahim Rugova, për të cilin kishte bërë aq shumë, haptazi. 
Në asnjë moment nuk mund të ndaja aktivitetin e përkushtimin e Azem Hajdarit dhe isha i bindur se kisha të bëja me një Luftëtar për të cilin s’egzistonin kufijtë politik.
Edhe atëherë kishte politicientë të Shqipërisë që ishin, me gjithë shpirt të dhënë për Liri të Shqipërisë. 
Edhe Azemi ishte, por pak ndryshe, Ai e shprehte në çdo hap domosdoshmërinë mbi angazhimin e përbashkët, synim që e dallonte nga të tjerët.
Edhe ata kishin pak nga ai preokupim, por vetëm pasi ua përkujtonim ne kosovarët. 

Azem Hajdari këtë e kishte të lindur, të qartë. 

Ai nuk e thoshte: Kosova është në Luftë! - por brohoriste krejt ndryshe: 
Kombi është në Luftë!

Pra vrasja e Tij ishte domosdoshmëri dhe e vetmja zgjidhje për të shqiptuar parullen: Kryeqyteti i Kosovës është Beogradi!

Avdyl Gërvalla
Gjenevë 12 shtator 2014
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi