Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kimete Berisha:Gra të neveritshme!

Shko poshtë

Kimete Berisha:Gra të neveritshme! Empty Kimete Berisha:Gra të neveritshme!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 22, 2015 11:56 pm

Kimete Berisha:Gra të neveritshme!

Kimete Berisha:Gra të neveritshme! Largea_kimete-berisha-645-8g1442937095


Po, mos moj Albulena. A s'e sheh veten qysh po dukesh primitive, agresive, vulgare, banale, e çoroditur, si e arratisur nga azili i çmendisë.
Një damë, një zonjë, një luftëtare dhe një revolucionare nuk gjuan me vezë, si amviset e dëshëruara kur u "digjen" pallaqinkat.
Një luftëtare e vërtetë secilën fjalë, secilin argument e ka një armë të fuqishme, që rrëzon për toke.
Sepse, gjuha thyen eshtra. Jo vezët. Vezët nuk thyejnë eshtra, përveç nëse pulat ia dalin t'ia fusin nga një vezë nën sqetulla Kryeministrit.
Edhe, diçka. Ti bashkë me Donikën (e cila të ngrehte për krahu si zhele) prej sotit e keni rehabilituar Kryeministrin, ia keni marrë mëkatet, ia keni "pastruar" dhe ia keni bërë një maskë të dobishme lëkurës së tij, sepse s'ka maskë më e mirë për lëkurën e fytyrës sesa të bardhtë dhe të kuqtë e vezës.
Çka po doni? Ta turpëroni Kryeministrin!
Veza nuk shërben për të turpëruar njerëzit.
Nuk turpërohet "viktima", por gjithmonë turpërohet agresori.
Nuk gjuhet njeriu me vezë ja "kajsh nanën".
Definitivisht, pula është më e vjetër se "voja"!


Marrë nga bllogu i saj në Facebook
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi